Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Çadra e famshme u bë për shkak të financimit rus”, Rama: Jo vetëm PD-ja! Edhe PL-ja, në thesin e rublave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Çadra e famshme u bë për shkak të financimit rus”, Rama: Jo vetëm PD-ja! Edhe PL-ja, në thesin e rublave
KryesorePolitike

“Çadra e famshme u bë për shkak të financimit rus”, Rama: Jo vetëm PD-ja! Edhe PL-ja, në thesin e rublave

Published: November 8, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar edhe Partinë e Lirisë se ka marrë financime ruse, njësoj si Partia Demokratike. Kreu i qeverisë u shpreh gjatë një takimi në Kamëz ku u prezantuan punët e kësaj bashkie, se shumë shpejt do të shohim që jo vetëm PD-ja ka qenë e përfshirë me financimet ruse.

Sipas Ramës, greva e zhvilluar disa vite më parë në çadrën e vendosur përpara Kryeministrisë, ka qenë pjesë e skenarit të financimit rus.

Kryeministri shtoi se mendon që edhe Partia e Lirisë është në thesin e rublave.

- Publicitet -

Edi Rama: Ose kur bëhet fjalë për ata që janë në krye të kësaj përpjekje, pikërisht atyre që e kanë nisur dhe po e çojnë përpara këtë luftë, agresorëve në Kremlin. S’ka asnjë shpjegim. Ne mund të debatojmë për shumë gjëra, mund të diskutojmë cila është mënyra më e mirë për të përballuar efektin e kësaj lufte, por nuk mund të diskutojmë ka apo jo luftë. Nuk diskutojmë dot nëse është e vërtetë goditja e çmimit të energjisë. Këto janë fiks siç i thotë Putini, “nuk ka luftë thotë, është një operacion ushtarak”.

Është një përpjekje për të nxitur tension, për të fryrë zjarrin dhe sherrin, për të bërë rrëmujë dhe pas kësaj të dalë ku të dalë. Tani, si po zhvillohet kjo luftë. Cila është përpjekja që po bën Putini. Kriza e energjisë nisi përpara luftës. Filloi shkurtimi i sasisë së gazit rus në Europë. Filloi të rritej çmimi.

Ishte e qartë, energjia dhe inflacioni kthehen në dy armë që shkojnë në çdo shtëpi. Fatura e energjisë futet poshtë derës ndërsa inflacioni është tek dera e çdo dyqani dhe në momentin që do paguash, të kap dorën dhe të thotë prit se kam dhe unë pjesën time këtu. Ne nuk kemi nevojë që të fantazojmë apo të bëjmë analiza të bazuar në imagjinata, sepse ne kemi provën që PD është paguar gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë tonë. Çadra e famshme dhe e gjithë ajo përpjekje ishte e bazuar tek një skenar që financohej nga paratë ruse. Për çfarë mund të financojë një fuqi si Rusia një parti në Shqipëri kundër qeverisë? Për ta bërë Shqipërinë më demokratike?

Për ta bërë Shqipërinë më të besueshme me partnerët tanë strategjik? Komplet të kundërtën, për të krijuar një thyerje mes Shqipërisë dhe aleatëve tanë strategjik. Unë besoj që shumë shpejt nuk do shohim që është vetëm PD-ja. Mendoj që ata bashkë edhe me atë Partinë e Lekut, janë në thesin e rublave.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. says:
    November 8, 2022 at 6:02 pm

    Kur akuzon Kryeministri kaq shpesh opozitën sa ështe bërë bajat,ka diçka që nuk shkon.Ai që është përzier në pazaret me rubla,është Rama vetë,që sa herë flet për këtë temë duket i mbaruar,me zor gjenë fjalët.
    Fshati digjet kurva krihet.Kujt i rruhet për rublat?Shqiptarët i ka mbytur fukarallëku ky akoma me avazin e vjetër!Ke 5-6 vite që akuzoni vetëm Lulzim Bashën se ka qenë përfshirë me financimet ruse, kurse tani (prej disa Javësh) thua PD-ja,por edhe PL-ja na qënka e përfshirë me financimet ruse.Lehe sa lehe por i hëngre munë Lulzim Bashës,tani haja edhe të tjerëve,se ndonjë program se çfarë do i afrosh shqiptarëve për ti përmisuar jetën nuk ke më,sepse 10 vite vetëm i ke mashtruar.

    Reply
  • Pjeter mustaku says:
    November 8, 2022 at 6:12 pm

    Ha moot putinist gjoba, ha de te Ben mire! Po ua lame juve ne dore Shqiperine, mortja te na marre!

    Reply
  • Estrada says:
    November 8, 2022 at 6:15 pm

    Ky esht km me i deshtuar ne historine e Shqiperise, eshte nje deshtak kronuk ne cdo fushe te jetes dhe uroj qe ashtu ta pershkruaje dhe historia e brezave te ardhshem qe mos te bie ne te njejtin llum.
    Shqiperia do te mbijetoje dhe do te lukezoje do apo nuk do mbetja e komunizmit!

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    November 8, 2022 at 6:20 pm

    Ne zgjedhjet e v.2013, e pata percaktuar Ramen si nje model i ri politikani, si politikan shprese. Thjeshte nga fakti qe, ndersa Berisha, edhe pse vinte me thesin e mekateve me te pa hamendesueshme te qeverisjes, vetem shante, nxinte e shpifte per Ramen. Rama as nuk u merrte fare me ato…
    Sot ka perfunduar ne nje demagog klasik nga me te rendomtit.
    Edhe po te dale sheshit ndonje çek me rubla, Rama do jete i pari qe do e “harroj”, ashtu siç e harroi dhe beri president autorin e çekut 700 mije eurosh te D.Priftit, ashtu siç i harroi, sikur s’paten ndodhur, vrasjet e janarit.
    ” Emigracioni, thote, eshte trend historik. Nuk ikin nga politika, nuk kane ikur as nga politika qeverisese e Berishes”. Ben edhe avokatin e te “djathtes” berishiste.
    Pikerisht per keto lajthitje kunder konceptit te elektoratit te majte (dhe te djathte), gazeta Dita nuk po mban qendrim. Edhe une jam i majte, por “per inat te time vjehrre,nuk flej me mullixhine. Dhe Rama, per çka po flet, po bulan vetem jarm.

    Reply
  • Dauti says:
    November 8, 2022 at 6:22 pm

    Po di u be puna e dosjes se Metes, o aga?
    Cu be me dosjet dhe autoritetin?
    Ti mbreteron apo nuk ke dhe sigurimin e ri, patronazhistet. 900 mije te tille. 1 patronazhist per dy shqiptare mbi 16 vjec. Mba edhe nipin e Isa Toskes, Alibeajn.
    Merre edhe ate ne qeveri pa frike. Ky popull voton antinjeriun. E ke te sigurte fitoren.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    November 8, 2022 at 7:03 pm

    E çfar jane ato 500000 dollare qe ti i permend kaqe shpesh kur ti i dhe Bashes 15miljon vetem per ta mashtruar te dale nga çadra.

    Reply
  • demo says:
    November 8, 2022 at 7:19 pm

    Leri keto brockulla me ruse,se te njohim,.Ti je si kadiu,qe po i treguan parane/Ters e vervit Sheriane.
    Ti ke mendjen e atyre sulltaneve andej nga Brynei,MianMari,qe kane griumbulluar nga 300 Ferrari.Ty te llogariten nha 8 miljard euro te vjedhura. Boll te mbrojtem ty e te votuam prej gogolit malok.
    Ti dole me lubi se maloku,Tani je kthyer ne rrezik kombetar,,qe kercenon egzistencen e popullit Shqiptar,
    Mjaftojne 2-3 kryeministra si Rama dhe Shqiperia nuk egziston me pas 50 vjetesh.Kete nuk ja ka bere asnje pushtues.

    Reply
  • mirel says:
    November 8, 2022 at 7:22 pm

    Rublat e Putinit nuk kane per t’i cuar larg shqupisat e Salikadavres…

    Reply
  • mali says:
    November 8, 2022 at 7:23 pm

    Keni kaqe vjet ,akoma i merni seriozisht llafet e ketij?Nen ombrellen e ketij Saliu dhe Iliri deri tani kane bere para me thase dhe nje gjemb nuk i ka shpuar.Vota per Ramen eshte vote per Saliun dhe Ilirin te vazhdojne rrugen e pasurimit.

    Reply
  • mali says:
    November 8, 2022 at 7:39 pm

    mirel voto per Ramen pa frike ,mblidh edhe nga pd-ja te votojne pe Ramen.Ti voto per Ramen dhe mbaje ne pushtet,Saliu dhe Iliri bejne pushimet ne Maldives.Shkurt hesapi i dashur mirel kur ke votuar per Ramen ti realisht ke votuar per Saliun dhe Ilirin.Mos u shqeteso sepse edhe ata shqiptare jane.Beje gjumin rehat.

    Reply
  • Alex says:
    November 8, 2022 at 7:47 pm

    O Rama mos ngatero dollars me karin se e mushed kupen ti dhe Gjysh Sala bashke me xha liken ,shkoni qiuni se kemi 30 vjet qe ju degjojme ,,eshte e lehte te fajsosh te tjeret per politiken e deshtuar dhe korupsionin,
    Para ca diteve fajsove London per politiken e tyre te deshtuar me emigrantet, Duke fajsuar shqiptaret pa te drejte sipas teje
    Po ti pse ben te njejten gje Duke ja faturuar politiken tende te deshtuar Rusise ,Putin
    Shyqyr qe gjendet nje justifikim por vec nje I cmendur e beson kete ,ju jeni kurva dhe kurva do vdisni ,fuck off, po te bashkengjit dhe kete linkun qe te maresh vesh se cbehet ne shqiperi se ti je ne acer me duket https://top-channel.tv/2022/11/08/lene-serat-dhe-emigrojne-ne-roskovec-renia-e-cmimit-te-shitjes-shkaterron-ekonomikisht-fermeret4/

    Reply
  • Sos says:
    November 8, 2022 at 8:02 pm

    ME KEQ SE SALIU
    TI NUK NGRENKE PYKE
    TRI HERE PLOT TA DHAME VOTEN
    TE NGECTE NE GRYKE

    ME GJITHE ATO BEMAT TUA
    QE I FSHEH SIPARI
    PO TE QE NE VENDIN TEND
    DOREHIQEJ DHE GOMARI

    ME TE LUMTE O MORE CJAP
    QE SHQIPOT I MASHTROVE
    NE KTE BOTE LAHEN GJYNAHET
    SIC DUKET E HARROVE

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 9:32 pm

    E marrin te vertete se rublat kane financuar PD dhe PL. Po si i fituat ju zgjedhjet Tre here rresht.Me cfare parash? Me parate e droges dhe financuesit me te medhenj ishin kartelet shqiptare ne Hollande dhe Belgjike.Pyet nje mikun tend qe eshte dhe arkitekt dhe te tregon me detaje.

    Reply
  • Km says:
    November 9, 2022 at 6:57 am

    Ki inatin, jepi hakun. Sado akuza te beni per edin, nuk i mbuloni dot krimet, vjedhjes korrupsionin e ciftit Berisha-meta,
    Pyesni ne prokuroria dhe ASPAK, Jane bere dosjet mal per dy shenjtoret e krimit. Pse nuk veprohet? Pyesni gjiun è lalesit ne prokuroria, krajen me shoke e shoqe. Ben mire Edi qe nuk nderhy si Saliu. Edhe keshtu akuzat per kapje te drejtesise i keni bere.
    Sali un dhe Ilir in i financon Russia? Nje fakt:-Luan Rama, ne cilesine e nenkryetar it te LSI shkon ne Kremlin, ku pritet nga vete.. Putin. Pse? Financimet è saliut nga Putin i ka bere publike shtypi. Fakt tjeter I publikuar ne shtyp:-keshilltar i Ilir Metes president nje AGJENT I zbulimi rus, Arben Cici. Asnje pergenjeshtrim si nga ish presidenti, si nga i akuzuari, qe do te thote se akuza pranohet.

    Reply
  • proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni says:
    November 9, 2022 at 7:20 am

    demagogëve dhe antishqiptarëve po u vjen fundi.
    së shpejti populli do ndërtojë një sistem të vërtetë demokratik pa këta maskarenj.
    pse mendojnë këta që shqiptarët do rrinë si dele përgjithmonë?
    ta harrojnë!
    shqiptarët nuk i janë përkulur askujt, flas përr shqiptarët e vërtet patriotë, sr ka ca që i janë nënshtruar me dëshirë dushmanit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?