Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çdo shqiptar tani është automatikisht 1300 euro më i pasur (në letra)!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çdo shqiptar tani është automatikisht 1300 euro më i pasur (në letra)!
EkonomiLajmi i fundit

Çdo shqiptar tani është automatikisht 1300 euro më i pasur (në letra)!

Published: July 2, 2024
Shpërndaje

Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatikisht një nga treguesit që Shqipëria e ka pasur më të ulëtin në Europë, atë të të ardhurave për frymë.

Me 400 mijë persona që rezultojnë më pak, sesa shifrat me të cilën bëhej llogaria deri tani, vlera që prodhon ekonomia në një vit rishpërndahet në 2.4 milionë persona dhe jo rreth 2.8 milionë që përllogaritej treguesi për frymë deri tani.

Konkretisht, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që mat vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhon ekonomia në një vit ishte 2.3 trilionë lekë, ose 23 miliardë euro.

- Publicitet -

Po sipas Financave, të ardhurat për frymë të shprehura në lekë në vitin 2023 ishin 829 mijë lekë. Kjo shifër është llogaritur për një popullsi prej 2.78 milionë banorë.

Me shifrën e re të popullsisë, prej 2.4 milionë banorësh, treguesi për frymë automatikisht shkon në 963 mijë lekë për frymë, me një rritje prej 13%, ose rreth 133 mijë lekë (1300 euro) më shumë për banor.

Sipas parashikimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, Shqipëria ka arritur që sot në nivelin ku pritet të shkonim pas tre vitesh, në 2026-n.

Deri tani, të dhënat e Eurostat e rendisnin Shqipërinë të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, me rreth 35% të mesatares Europiane. Por, tashmë ky tregues pritet të përmirësohet me një të rënë të lapsit për shkak të reduktimit të ndjeshëm të popullsisë.

INSTAT raportoi në censin e fundit të vitit 2023 se popullsia e vendit ka zbritur në rreth 2.4 milionë banorë, nga 2.8 milionë në censin e popullsisë të vitit 2011. Ndërkohë, përgjatë këtyre dekadave llogaritjet për frymë në raport me popullsinë janë bërë me rreth 2.8 milionë banorë.

Për vitin 2023, popullsia ishte vlerësuar në 2.76 milionë banorë, përpara se të dilnin shifrat e Censit.

Rënia e popullsisë pritet të ndikojë të gjithë treguesit për frymë, ku përmirësimi m i dukshëm është tek të ardhurat për frymë, ndërsa disa të tjera si aksidentet apo vrasjet në raport me popullsinë, apo dhe sëmundjet për frymë do të përkeqësohen.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Dursakja says:
    July 2, 2024 at 9:32 am

    Përsëri të ardhurat për frymë janë të ardhurat mesatare, me një fjalë presidenti merr 400000lekë dhe punëtori i thjeshtë 40000(po i mori) mesatarja(400000+40000=¹440000. Dhe mesatarja220000. Pra shiko si mashtron mesatarja. Prandaj të ardhurat për frymë nuk llogariten me mesataren. E njëjta gjë dhe kur flitet për depozitat në banka një numër i vogël oligarkësh dhe politikanësh depozitojnë miliarda një pjesë e madhe qytetarësh kanë pak ose dhe aspak në depozita, në fakt del, (raportohet) se nga qytetarët janë depozituar miljarda të arshura. Ato depozita të shtuara, 90%janë të oligarkëve dhe politikanëve tanë. Ky përsëri është mashtrim. Pra në fakt një numër i vogël oligarkësh dhe politikanësh pasurohen, ndërsa inflacioni rritet qytetarit i pakësohen të ardhurat, ekonomia tkurret. Shoqëria shqiptare polarizohet në mënyrë skandaloze, polarizim i skajshëm.

    Reply
  • intelektuali says:
    July 2, 2024 at 9:42 am

    STASTIKAT E EDVINIT SI STATISTIKAT E ENVERIT KUR SHQYPNIA FITOI CMIMIN E PARE NE BOTE PER USHQIMIN KUR SHQYPTARET ISHIN BERE SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

    Kete perralle komuniste me rritje famoze te GDP/capita ne baze te zvogelimit llahtar te popullsise dhe plakjes se frikshme te shqyptareve e degjuam edhe tek emisioni i Ylli Rakipit “Te paekspozuarit” te propaganduar nga profesori autik demografik, keshilltar i Edi Rames qe ngjan si dy pika uji me cmimin e pare ne Bote per ushqimin qe fitoi Enveri kur i kishte transformuar shqyptaret si kafshe pune me detyrim qe ne luften per mbijetese dukeshin:

    SI NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU

    Me kete llogjike demografike prej budalli enverist, kur te jene larguar gjithe shqyptaret dhe ne Shqypni te kete mbetur vetem Edi Rama me Ylli Rakipin dhe profesorin famoz autik te demografise, kjo a do te thote se Shqypnia do te renditet si vendi me i pasur ne Bote se po te pjestosh GDP e kokaines te Olsi Rames bashke me kokainen e Sinaloas mike te Edi Rames te transformuar ne beton kullash dhe ndertimesh ne Shqypni te lara dhe shpelara nga Banka Lavatrice e Linda Rames ne Tirane me shifren ZERO te popullsise, atehere perfitojme shifren infinit qe e rendit Shqypnine e kokaines nderkombetare dhe kanabisit kombetar ne vendin me te pasur ne Bote per nga statistika GDP/capita kur nuk prodhon dot asnje gozhde per ta shitur ne tregun e lire dhe kur GDP absolute po te llogarisim inflacionin jo vetem ka mbetur ne vend numero, por ka ecur se prapthi indietro apo anapolla qe nga Koha e Qepes se Enverit kur buka e bardhe kushtonte 50 qindarka dhe buka e zeze me maja bio 40 qindarka dhe kjo teori pasurimi e shqyptareve me GDP/fryme duke llogaritur asgjesimin e kombit tone historik eshte aq idiote sa edhe kontraverse dhe cinike qe mund t’i sherbeje vetem propagandes se qeverise hajdute qe mburret dhe levdohet me rrugen Thumane-Kashar por nuk tregon sa ka kushtuar per nje km

    Reply
  • intelektuali says:
    July 2, 2024 at 10:01 am

    Durrsakja me dy “rr”:

    GDP/capita ose ne shqip PBB/fryme nuk jane te ardhurat nga pagat por treguesi i Prodhimit Kombetar per fryme te popullsise ku perfshihen te ardhurat nga sektori i prodhimit dhe i sherbimeve qe pjestohen me numurin e popullsise nga censi dhe dalin shifrat qe po i gezohet dhe levdohet gazeta DITA duke brohoritur per asgjesimin e popullsise shqyptare qe edhe sikur t’i besojme censit komunisto-enverist te qeverise rezulton se kane avulluar mbi gjysme milioni shqyptaresh kokpalare nga brezi i ri dhe 2,4 milione kokpalare pleq qe presin pensionet gjuhe jashte nga bamiresia elektiorale e Edi Rames qe i ka pasuruar me 1300 euro/fryme kur Shqypnia nuk prodhon kurgje me TVSH te larte, madje asnje gozhde per ta varur ne zyren e statistikave famoze te Edi Rames dhe bedeleve te tij autike

    Reply
  • Nikolas says:
    July 2, 2024 at 12:13 pm

    O intelektual qenke per te ardhur keq. Dil o me nje goce, mbushe diten me gjera te bukura sa rri dhe shkruan pa fund manjaklleqe

    Reply
  • Bobi says:
    July 2, 2024 at 1:27 pm

    Statistikë falso, è gjitha kontrabandë anarki ke. Nuk duhet ta kishit hedhur. Ribejini llogaritë e do dilni mangët duke filluar nga ju personalisht

    Reply
  • Liu says:
    July 6, 2024 at 8:14 pm

    Te ardhurat mesatare nuk tregojnë mirëqenie,ato hane dy puna dhe une asnje,mesatarja del 1 kur une kam henget fare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Revolucioni dhe Rotacioni
  • Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  • Mbrëmë tensione te Komisariati 3, protestuesit e arrestuar dalin sot përpara togave të zeza (emrat)
  • Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara

Komentet e Fundit

  1. K R on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  2. Liu on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. W on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  4. Vlora 97 on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  5. K R on Letra e 11 organizatave drejtuar qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?