Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CDU/CSU: Mocion në Bundestag për Ballkanin Perëndimor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > CDU/CSU: Mocion në Bundestag për Ballkanin Perëndimor
AktualitetBotePolitike

CDU/CSU: Mocion në Bundestag për Ballkanin Perëndimor

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

Një ditë para samitit BE-Balkan partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perëndimor. Grupi parlamentar i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag ka paraqitur një mocion në parlamentin gjerman i cili diskutohet sot, 22.06, në plenum. Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ” në BE.

Deputetët opozitarë kërkojnë gjithashtu që me vendet kandidate të miratohen hapa të ndërmjetëm për t’i afruar ato edhe më ngushtë me BE-në. Konkretisht, ata sugjerjonë anëtarësimin e asociiuar pa të drejtë vote në politikat e përbashkëta të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe në tregun e brendshëm të BE—së, në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës dhe progresit në sundimin e ligjit.

Angazhim për njohjen e Kosovës

- Publicitet -

Deputetët kërkojnë në mocionin e tyre që qeveria gjermane të ndikojë që shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. Deputetët sugjerojnë që qeveria gjermane ta argumentojë këtë me situatën e re të sigurisë të krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Më tej deputetët kërkojnë edhe angazhimin e diplomacisë gjermane për anëtarësimin sa më shpejt që është e mundur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe si hap i parë në Këshillin e Evropës.

Veç të tjerash, deputetët kërkojnë refuzim të vendosur të ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivën e anëtarësimit të tyre në NATO, rritjen e luftës kundër korrupsionit, vazhdimin e “Procesit të Berlinit” për bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal dhe reforma brenda BE-së që sigurojnë kapacitetin e tij absorbues në të ardhmen.

Rrezik për paqen brenda BE-së

“Agresioni rus kundër Ukrainës ka nxjerrë në pah cënueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës”, argumentojnë deputetë në kërkesën e tyre si edhe faktin që konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt. “Konflikte të tilla rrezikojnë stabilitetin dhe interesat e paqes të BE-së”.

Pavarësisht progresit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqendrueshëm, me krim të organizuar, korrupsion dhe gjyqësor të dobët.

Në kërkesën e tyre deputet vënë në dukje edhe ekzistencën e problemeve ndëretnike dhe ndërfetare. “Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, të arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim ligji, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, struktura solide demokratike dhe prosperitet ekonomik.” Në këtë mënyrë, synimi duhet të mbetet që në të ardhmen të kemi Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, shkruajnë deputetët.

Mocioni me titull, “Ripërtëritja e perspektivës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar”, pas një debati 40-minutësh, pritet të kalojë për konsultim te komisionet përgjegjëse të punëve të jashtme./ DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vetëm 35 vjeç, ndahet nga jeta pas një ndalimi zemre, sipërmarrësi shqiptar
  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?