Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ç’duhet të bëjë një grua nëse prek një gjëndër në gjinjtë e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lifestyle > Ç’duhet të bëjë një grua nëse prek një gjëndër në gjinjtë e saj
LifestyleShendetesi

Ç’duhet të bëjë një grua nëse prek një gjëndër në gjinjtë e saj

Published: January 14, 2024
Shpërndaje

Dr.Adem Harxhi 

Disa gra kanë shqetësime ose dhimbje në gjinjtë menjëherë para periodave, ndërsa në gra të tjera, këto dhimbje fillojnë gjatë ovulacionit (ditën e 12-14 të ciklit menstrual) dhe vazhdojnë dhimbjet deri sa të fillojnë periodat e radhës . Më e zakonshme është që gratë të ndjejnë shqetësime në gji, ose ato të jenë shumë të ndjeshëm menjëherë para menstruacioneve.

Më shpesh, shqetësimet e gjinjve shkaktohen nga ndryshimi i nivelit të hormoneve gjatë ciklit menstrual (pavarësisht në se gratë përdorin ose jo pilula.)

- Publicitet -

Disa gra  kanë shqetësime ose dhimbje në të dy gjinjtë. Gra të tjera, kanë shqetësimet vetëm nga njëri gji. Kjo ndodh kur njëri gji ka më shumë ind nga tjetri, pra njëri gji është më i madh se tjetri.

Ndërkohë që doktorët, përgjithësisht, kuptojnë mirë hormonet femërore dhe rolin e tyre në trupin e gruas, ka akoma paqartësia, për faktin se si hormonet veprojnë në pjesë të tjera të trupit të gruas, përfshi dhe gjinjtë.

Çfarë të bësh? Kontrolloji vetë gjinjtë e tu gjatë gjithë ciklit menstrual, për të përcaktuar se çfarë është normale për ty. Këtë perceptoje si një gjë normale bazë. Këtë mund ta bësh duke mbajtur shënime në një kalendar. Shëno shqetësimet para dhe gjatë periodave.

Kontrollo për ndonjë gjëndër jo të zakonshme, për zgjerimin e zonës së ndjeshmërisë ose të dhimbjes, ose ndryshime të tjera që mund të jenë shkak për shqetësimin tënd. Në qoftë se zbulon diçka, ose ti kërkon të jesh më e sigurt, kërko një vizitë tek mjeku yt.

Për gratë që i kanë shqetësimet në gji si pasojë e efekteve anësore të pilulave, ato duhet të bëjnë vetekzaminimin e gjinjve siç e përshkrova më sipër dhe në momentin kur mbarojnë pilulat aktive, pra shtatë ditët që pasojnë, të bëjnë vetekzaminim të kujdesshëm të gjinjve për të gjetur ndryshimet.

Kërkoni hollësi për vetëkontrollin e gjinjve, lexoni libra për to dhe bëjeni zakon që gjinjtë t’i vetëkontrolloni çdo muaj. Më poshtë, nga libri im “Mësoni për Trupin dhe Seksin”, që shpresoj të botohet, po shpjegoj si të bëni kontrollin mujor të gjinjve.

Hapi i parë: Qëndro para pasqyrës me duar të lëshuara anash trupit. Shiko me kujdes, në të dy gjinjtë për ndonjë të thelluar të vogël (si vrima në faqe kur dikush qesh), për ndonjë të çuar, palë të lëkurës ose ndonjë plagë të vogël.

Hapi i dytë: Me delikatesë shtrydhe secilin thumb dhe shiko në se ka ndopak rrjedhje që del jashtë.

Hapi i tretë: Vazhdo të qëndrosh para pasqyrës dhe vendosi duart prapa kokës. Edhe një herë tani, shiko gjinjtë e tu për ndonjë thellim, ngritje, ënjtje, ose çdo ndryshim tjetër nga një muaj më parë.

Hapi i katërt: Qëndro akoma para pasqyrës dhe vendosi duart në vithet. Lëvizi përpara supet dhe bërrylat, ndërkohë shtyp me dorë në vithet e tua. Ndërsa bëni këtë veprim, shikoni përsëri për ndonjë thellim, ngritje, ënjtje, ose ndryshim në formë të gjirit, krahasuar me një muaj më parë.

Hapi i pestë: Ngrije krahun e majtë mbi kokë, me dorën e djathtë fillo të prekësh gjirin e majtë për ndonjë gungë ndenë lëkurë, ose brenda gjoksit. Gunga mund të jetë shumë e vogël, e fortë, ose ndjehet e trashë. (Po qe se prek një bizele, brenda një qeseje plastike të mbushur me gjel, kjo ngjan me atë që supozohet të prekësh). Përdor pjesën e butë të gishtave të tu dhe shtyp butë mbi gji. Bëj disa rrathë në të gjithë gjirin me majat e gishtave. Fillo të lëvizësh nga jashtë, ngadalë, drejt areolës dhe thumbit. Bëj kujdes që të prekësh të gjithë gjirin. Përfshi në këtë proces zonën midis dy gjinjve, sqetullën, ndenë gji (po qe se ke gjinj të mëdhenj), areolën dhe thumbin. Kur ta kesh mbaruar kontrollin e gjirit të majtë, ngrije krahun e djathtë lart tek koka dhe me dorën e majtë bëj atë që bëre më parë, por tani, në gjirin tënd të djathtë.

Hapi i gjashtë: Shtriju në shpinë dhe vendos një jastëk ose një peshqir të palosur nën supin e majtë. Ngrije dorën e majtë mbi kokë. Tamam, si më parë, shtyp me kujdes me pulpat e gishtave gjirin tënd të majtë. Bëj rrathë të vegjël në të gjithë gjirin, duke u afruar tek areola dhe thumbi. Pasi ta kesh kontrolluar plotësisht gjirin e majtë për gunga, ndrysho vendin e jastëkut, vendose atë nën supin e djathtë. Ngrije dorën e djathtë mbi kokë dhe ekzamino gjirin e djathtë.

Ka edhe mënyra të tjera për të bërë vetekzaminimin e gjinjve, por, ato të gjitha ngjajnë me njëra-tjetrën

Ç’duhet të bëjë një grua, apo vajzë,  po qe se prek një gjëndër?

Të mos bëjë panik. Po e them fort, është shumë e rrallë që gratë ndenë tridhjetë vjeç dhe vajzat të kenë kancer të gjirit.

Çdo gji në prekje ka veçoritë e tij. Ai mund të jetë me gunga, ose i forcuar në disa pjesë të tij. Në qoftë se gruaja konstaton ndryshime nga një muaj më parë, ose i lind ndonjë dyshim tjetër, ajo bën mirë të shkojë tek doktori.

Sa herë që gruaja prek diçka gjatë vetekzaminimit të gjirit, ajo shqetësohet nga ideja e kancerit. Kjo është e kuptueshme. Mos harroni: Gratë duhet të shqetësohen vetëm atëherë kur gjatë vetekzaminimit do të gjejnë një gungë të re, që nuk e kishin një muaj më parë. Ja pse vetekzaminimi i gjirit çdo muaj është një ide e mirë, me të cilën gratë dhe vajzat duhet të fillojnë të mësohen që tani. Ato, në këtë mënyrë, do të familjarizohen me gjirin e tyre normal dhe pas shumë muajsh praktikë, ato do të jenë në gjendje të kuptojnë ndryshimin midis gjëndrave “normale” dhe gjëndrave “jonormale”.

Shumica e gjëndrave nuk janë kanceroze. Por, kur preket një gjëndër e re, kur shikohet një thellim, një ngritje, një ënjtje, një rrudhosje e lëkurës, ose shikohet një plagë në gji, në areole, ose një thumb, gruaja dhe vajza duhet të shkojë shpejt tek doktori. Vetëm ai, do t’i japë përgjigje shqetësimit të saj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?