Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ç’duhet të dimë për Arcturus, variantin e ri të COVID që ka shqetësuar OBSH-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ç’duhet të dimë për Arcturus, variantin e ri të COVID që ka shqetësuar OBSH-në
AktualitetBoteShendetesi

Ç’duhet të dimë për Arcturus, variantin e ri të COVID që ka shqetësuar OBSH-në

Published: April 18, 2023
Shpërndaje

Një nënvariant i ri i koronavirusit, XBB. 1.16, është përcaktuar si një “variant që do mbahet nën monitorim” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Nënvarianti i Omicron është veçanërisht i përhapur në Indi, ku ka shkaktuar një rritje të infeksioneve dhe një kthim të maskave në pjesë të vendit.

Arcturus u zbulua për herë të parë në një mostër nga janari dhe tani është dokumentuar në 29 vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është një nënvariant i variantit omicron, i cili u shfaq në fund të vitit 2021 dhe zëvendësoi deltën si variantin dominues në mbarë botën.

Nga fundi i shkurtit, lloji Arcturus përbënte 0.21 për qind të rasteve në mbarë botën. Një muaj më vonë, kjo ishte rritur në 3.96 për qind, sipas shifrave të OBSH-së. Në Shtetet e Bashkuara, vlerësohet se përbënte 7.2 për qind të infeksioneve me koronavirus deri më 15 prill, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

- Publicitet -

OBSH caktoi XBB. 1.16 një “variant nën monitorim” më 22 mars. Kjo do të thotë se varianti ka “ndryshime gjenetike” që mund të ndikojnë në karakteristikat e tij si virus, duke përfshirë një përparësi ndaj varianteve të tjera, por ndikimi epidemiologjik nuk është i qartë. OBSH po monitoron shtatë variante, duke përfshirë versionin BA.2 të omicron që shihet në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Një “variant nën monitorim” konsiderohet të jetë më pak shqetësues sesa një “variant me interes”, i cili parashikohet ose dihet se është më i transmetueshëm ose virulent, ose i aftë të shmangë antitrupat, sipas OBSH-së.

Sipas OBSH-së, Arcturus është i ngjashëm me XBB-në mbizotëruese por ky variant i ri cilësohet si më ngjitës pas analizave të shumta.

Edhe pse përhapet më shpejt, nuk ka ende një indikacion që mund të çojë në raste më të rënda.

“Është ndoshta si çdo nënvariant tjetër dhe deri më tani nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por kurrë nuk i dihet”, tha në një intervistë Paul Hunter, pedagog i mjekësisë në Universitetin e Anglisë

“Ndoshta do të bëhet varianti dominues për një kohë në SHBA dhe Europë dhe në shumicën e vendeve anembanë botës, por nuk e shoh që të nxisë infeksione të rënda më shumë sesa kemi parë në valët e fundit”, thotë ai.

Si është situata në Indi? Dhe ku tjetër është raportuar Arcturus?

Në Indi, numri i rasteve të koronavirusit është rritur vazhdimisht në javët e fundit, me pothuajse 50,000 raste të regjistruar të premten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, krahasuar me 13,509 në 30 Mars.

Arcturus ka zëvendësuar tashmë variante të tjera në Indi, sipas raportit të OBSH-së.

XBB. 1.16 është zbuluar në vende si Shtetet e Bashkuara, Britani, Kanada dhe Australi. CDC tregon se ky nënvariant po qarkullon në nivele shumë të ulëta edhe në shtete duke përfshirë Kaliforninë, Koloradon, Delaware, Florida, Indiana, Illinois, Iowa, Maryland, Missouri, Nju Jork, Karolinën e Veriut dhe Ohio.

“Duket se po përhapet më shpejt se çdo variant tjetër, por kjo është ajo që ndodh gjithmonë: vjen një variant i ri, ai përhapet mjaft shpejt për një kohë dhe më pas zbehet brenda një periudhe prej disa javësh dhe përfundimisht zëvendësohet nga një tjetër variant”, thotë Hunter.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “Shqipëria e re”?
  • Dhunohet efektivi i Policisë në Shkodër
  • FIFA publikon formacionin ideal të Botërorit 2026
  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
  • Përmendet mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që “peshkonte” për Epsteinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Xoni on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Besnik Tirana on “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  4. chp on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  5. Ilmi Mancaj on Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?