Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CEFTA bën përparim të madh në promovimin e tregtisë elektronike dhe tregtisë së shërbimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > CEFTA bën përparim të madh në promovimin e tregtisë elektronike dhe tregtisë së shërbimeve
Ekonomi

CEFTA bën përparim të madh në promovimin e tregtisë elektronike dhe tregtisë së shërbimeve

Published: June 28, 2022
Shpërndaje

Nënkomiteti i CEFTA-s për Tregtinë e Shërbimeve, i kryesuar nga Ministria e Ekonomisë e Republikës së Moldavisë, u mbajt në Bruksel më 23-24 qershor. Pjesëmarrësit diskutuan për bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm të shërbimeve, ku është bërë një përparim i dukshëm në fushën e tregtisë elektronike, veçanërisht në heqjen e gjeobllokimeve të pajustifikuara dhe lehtësimin e dërgesës së pakove në CEFTA.
Ekspertët e palëve të CEFTA-s, ranë dakord se COVID-19 solli mundësi të reja për tregtinë dhe kjo është arsyeja pse lehtësimi i tregtisë elektronike është një nga prioritetet kryesore të CEFTA-s. Nga komiteti i përbashkët i CEFTA-s është përgatitur paketa e tre vendimeve që duhet të lehtësojnë tregtinë online dhe të forcojnë besimin e konsumatorëve. Të gjitha aktivitetet e CEFTA-s bazohen në legjislacionin dhe praktikat më të mira të BE-së, që do të mbështesin palët e CEFTA-s kur të anëtarësohen në BE.

Nënkomiteti i Tregtisë së Shërbimeve diskutoi edhe për nisma të tjera në fushën e turizmit, kualifikimeve profesionale, shërbimeve financiare, lejeve të punës dhe statistikave. Një nga objektivat është lehtësimi i lëvizjes së njerëzve që udhëtojnë për të ofruar shërbime, duke hequr burokracitë e tepërta, që lidhen kryesisht me lejet dhe licencat e punës.
“Kemi përfunduar anën teknike e cila është pjesa më sfiduese. Jemi shumë afër që këto dokumente të jenë gati për miratim. Besoj se ky është një lajm i mirë për bizneset që shpresojnë të zgjerojnë bazën e tyre të konsumatorëve në tregje të tjera të CEFTA-s.” komentoi Emir Djikic, drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s.

Në fund, Nënkomiteti për Tregtinë e Shërbimeve miratoi Bazën e përmirësuar të të Dhënave Rregullatore të Shërbimeve të CEFTA-s, dhe njoftoi se ajo do të hyjë në veprim së shpejti. Baza e të Dhënave Rregullatore do të sigurojë që rregullat e brendshme të jenë transparente, jodiskriminuese, proporcionale dhe të justifikuara nga objektivat e interesit publik, me qëllim parandalimin e barrierave për tregtinë e shërbimeve brenda CEFTA-s.

- Publicitet -

Protokolli Shtesë i CEFTA-s 6 (AP6) mbi Tregtinë e Shërbimeve, u miratua në vitin 2019 dhe hyri në fuqi më 11 janar 2021. Ky dokument e zgjeroi parimin e tregtisë së lirë brenda CEFTA-s në sektorin e shërbimeve. AP6 ofron një kornizë për nxitjen e rritjes së tregtisë së shërbimeve, përveç kufizimeve të hequra më parë në tregtinë e produkteve industriale dhe bujqësore. Protokolli fokusohet veçanërisht në angazhimet për aksesin në treg dhe ato që lidhen me diskriminimin e kompanive në treg. Moldavia kryeson Nënkomitetin e CEFTA-s për Tregtinë e Shërbimeve në vitin 2022.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?