Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çekiçi i Ilirjanës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Çekiçi i Ilirjanës
Kryesoreopinion

Çekiçi i Ilirjanës

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Nga Adriatik Doçi

‘Bëmat e kamikazes’ Iliriana Olldashi që liroi dhëndrin e Berishës, la në burg deri në vdekje Enver Shehin për evazion fiskal, liroi drejtorin e LSI Dashamir Xhikën, Lefter Koka dhe Lefter Alla në qeli edhe pse në gjendje të rëndë shëndetësore

Gjyqtarja Iliriana Olldashi, me një vendim të dyshimtë dhe në konflikt interesi, ka vendosur një standard të dyfishtë sa i takon nivelit të ashpërsisë të masave të sigurisë për të akuzuarit nga SPAK për korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehja pasurie etj.

- Publicitet -

Olldashi liroi nga burgu dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK për pastrim parash dhe korrupsion, vepra penale për të cilat parashikohet deri në 15 vite burg.

Vendimi përbën njollën e parë për GJKKO, ndërsa sfidon SPAK-un, jo vetëm për faktin se gjyqtarja kishte blerë një apartament në kullat e Malltezit.

Teksa Jamarbër Malltezi, i dyshuar nga SPAK për pastrim parash dhe korrupsion, u dërgua në shtëpi, sot Vangjush Dako, Lefter Alla etj., janë në burg, edhe pse dyshohen nga SPAK vetëm për shërdorim detyre, një vepër penale modeste në raport me veprat e rënda penale për të cilat dyshohet Jamarbër Malltezi.

Dako dhe Alla janë lënë në burg nga kolegë të gjyqtares Olldashi në GJKKO e Apelit, duke vendosur kështu një standard. Gjashtë ekspertë kanë konstatuar gjendjen e rëndë shëndetësore të Lefter Allës, i cili mbahet në burg.

Vështirë të besohet se Dako dhe Alla paraqesin më shumë rrezikshmëri se sa Malltezi për t’u arratisur apo prishur provat. Kujtojmë që vjehrri i Malltezit i ka shpallur luftë SPAK-ut dhe GJKKO. Madje SPAK-un e ka shpallur organizatë kriminale. Vjehrri i Malltezit nuk është rrezik për provat, por rrezik për jetën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Skandali, përdhosja e standardeve dhe parimit të barazisë para ligjit, është më i rëndë se sa duket.

E njëjta gjyqtare, Iliriana Olldashi, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të ndjerin Enver Sheshi, i cili nuk doli gjallë nga burgu.

59-vjeçari Enver Sheshi akuzohej nga SPAK për evazion fiskal, si pjesë e dosjes së inceneratorëve.

Sheshi i kishte parashtruar shkaqet shëndetësore në GJKKO e Apelit për t’u liruar nga burgu, por ishte refuzuar nga Iliriana Olldashi.

Enver Sheshi pësoi arrest kardiak në 7 janar 2023 në burgun 313 në Tiranë.

Sheshi ndërroi jetë në urgjencën se spitalit QSUT disa minuta më pas.

Atij ishte refuzuar ndryshimi i masës së sigurisë në 29 dhjetor 2022, pra 10 ditë para se të ndërronte jetë, nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Sheshi akuzohej nga SPAK për evazion fiskal, një vepër penale e lehtë me veprat penale për të cilat dyshohet Jamarbër Malltezi, të cilin Iliriana Olldashi e çoi në shtëpi.

Janë me dhjetëra persona që sot akuzohen për avazion fiskal, por që ndiqen në gjendje të lirë ose janë arrest shtëpie.

Jo vetëm kaq. Enver Sheshi ishte hetuar dhe ndëshkuar për të njëjtën çështje, për evazion fiskal si administrator i kompanisë Leli 17.

Çekiçi i drejtësisë në duart e Iliriana Olldashit rëndoi mbi të dobëtin Enver Shehi, i sëmur dhe i akuzuar për evazion fiskal. I njëjti çekiç u lehtësua për Jamarbër Malltezin, shëndoshë si molla, por i dyshuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash.

Lefter Koka dhe Jamarbër Malltezi akuzohen nga SPAK për të njëjtat vepra penale. Edhe pse në gjendje të rëndëar shëndetësore, Lefter Koka mbahet në burg që nga viti 2021 pa një vendim të formës së prerë, ndërsa Jamarbër Malltezi u lirua për disa ditë.

Çekiçi i drejtësisë në duart e Iliriana Olldashit ka shkarë edhe në raste të tjera.

Në korrik të vitit 2018, gjyqtarja liroi nga burgu ish-drejtuesi i ARRSH-së dhe funksionarin e LSI Dashamir Xhika, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan.

Në 2017, gjyqtarja ka liruar nga burgu 19-vjeçaren Elda Tanushi, e cila kishte tentuar të helmonte vjehrrën. E liroi me arsyetimin se e akuzuara ishte e stresuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
37 Comments
  • Gerdeci says:
    November 22, 2023 at 5:15 pm

    Legene, pise, nuk gjej fjale per kete mender gjykatse.
    Cfare mesazhi jep moj legene
    Qe hajdutet qe ven zjarre ia hedhin drejtesise?
    Ptu race e ndyre, mos pafsh kurre hajer ne jete
    Harram ato pagesa te majme qe ju jepen per te bere drejtesi.

    Reply
  • K R says:
    November 22, 2023 at 5:19 pm

    Pyetja themelore që bën çdo shoqëri e përgjegjshme, pas çdo reforme të kryer është:

    A vlejti ajo që u bë?

    Në rastin tonë pyetjet që duhen bërë janë:

    A u luftua korrupsioni 5 vite pas reformës në drejtësi?!

    U luftua korrupsioni apo thjesht u rrit çmimi i drejtesise?!

    U përmirësua apo u përkeqsua sjellja publike e zyrtarëve ndaj shtetasve?!

    A erdhën apo u larguan investimet e huaja, siç u propogandua me të madhe para reformës?!

    U përmirësua apo u përkeqësua shërbimi i gjykimit?!

    Po besimi i publikut te drejtësia, u rrit apo jo?!

    Këto janë kritere vlerësimi dhe jo çfarë thotë Edi Rama, propaganda e Tij politike, apo qoftë edhe ajo diplomatike e të huajve këtu.

    Reformat janë për shoqërinë këtu dhe jo për politikanë e aq më pak për diplomatë.

    Nëse përgjigjet e pyetjeve janë negative,atëhere të fala reformës!

    Personalisht jam i bindur që shteti dhe shoqëria jonë kanë pësuar një deformim të rëndë të idesë së shtetit.

    Kam bindje të plotë tashmë se nuk ja vlejti aspak gjithë ai investim publik e politik për të nxjerrë në rrugë gjykatës e prokurorë, të cilët në fund të fundit ishin burime njerëzore me përvojë, që shtetit sot i mungojnë.

    Një shtet që nxjerr në rrugë punonjësit e tij, që kanë dënuar njerëz madje edhe me burgim të përjetshëm, nuk është shtet por bandë.

    Ashtu siç kam bindje të plotë se sistemi i drejtësisë nuk u reformua, por me kanosjen bajate shtetërore që iu bë gjykatësve e prokurorëve, sistemi u deformua.

    Megjithatë, secili është i lirë të ketë përgjigjen që do të pyetjeve të mësipërme.

    Vetëm se nuk mund të mos them se çmimi i korrupsionit është rritur tashmë….

    Reply
  • Vlora 97 says:
    November 22, 2023 at 5:21 pm

    Shqipëria është vendi ku politika suksesin më të madh të saj ka vjedhjen e popullit

    Shqipëria është vendi ku drejtësia ka mbiemër drejtësi e drejtë apo drejtësi e shtrembër. Në fakt duhet të këtë thjeshtë drejtësi

    Ky Malltezi thote qe ka marre “pronat e tij” por Shqipëria është vendi ku edhe qiellit mund t’i dalë për zot një oligark me ose pa bark

    Shqipëria është vendi ku arenat publike janë pronë e injorantëve që shkëlqejnë me eksperiencën e tyre

    Cila pra është Shqipëria ajo që gënjejmë veten apo ajo që është në të vërtetë?!

    Reply
  • Biometri says:
    November 22, 2023 at 5:23 pm

    Kam frike se Rama dhe levat e tij ne drejtesine e re po e ndihmojn Saliun dhe dhendrin.
    Ku gjen dot gogol me perfekt se Saliu?
    E cfare do bej Ram ziu me pa gogol?
    Bie nga pushteti per 24 ore

    Reply
    • Emigranti says:
      November 22, 2023 at 5:24 pm

      Shume e vertete!!
      Kjo nuk është opozitë, por as ajo tjetra nuk është pozitë! Ka gjeneralë e ushtarë nga të dyja krahët!
      Të bësh dhunë në sallën e parlamentit me përmbysje karrigesh, flakadanë e zjarre nuk është normale.
      Por as edhe të miratosh ligje kur situata në sallën e parlamentit është e pazakontë, nuk është normale!
      Të dyja palët luajnë, duke fyer inteligjencën tonë.
      Të dyja i shkelin syrin njëra-tjetrës dhe mbajnë në këmbë njëra- tjetrën!
      Nganjëherë ata që duan të “të rrëzojnë”, janë arsyeja që qëndrojnë!
      Të bësh politikë është e thjeshtë, por të bësh politikë të thjeshtë është e vështirë!
      p.s: Nëse do ta dinim situatën aktuale 33 vite më parë…

      Reply
  • ¿? says:
    November 22, 2023 at 5:23 pm

    A nuk tha Edvin Rama qe Reformen ne Drejtesi e beri PSja? Ç’mutin ankoheni tashti per gjyqtaret? Kjo eshte si puna e Perendise, me nje dore te hedh, me tjetren te pret, qe te mos i mbetet hatri askujt.

    Reply
  • demo says:
    November 22, 2023 at 5:51 pm

    QEVERRITE E EDI RAMES NUK KANE ARRITJE EKONOMIKE.Per mua Turizmi i edvinit eshte tallava.Sot tallavaja eshte ne mode,neser nuk eshte.Ky turizem allashqiptarce neser do deshtoje,,si koprativat bujqesore,si fermat shtetrore,,qe 75%e popullsise ne fshat hanin buke misri dhe 75% e banoreve te qytetit ishin te privuar nga qumeshtui dhe mishi.
    E vetmja Arritje me te cilen mburrej Edi Rama dhe ambasadorja Aziatike e Amerikes,ishte Reforma ne Drejtesi.
    10 vjet perpjekje mundime te stermundimshme te Ambasades Amerikane per te bere bashke Partite shqiptare per Reformen ne Drejtesi sot perfunduan ne grope te mutit.SOT U RREZUA REFORMA NE DREJTESI.
    Lirimi nga burgu i korrupsionit me te madhe te pronave,,kryekorrupsionistit Abi Malltezi.,,rrezoi Reformen ne Drejtesi..
    Nuk jane pak por perfitimi per mua,me nje llogari te thjeshte 19 KULLA eshte diku te 5 miljARD EURO.
    Se paska qene Edi Rama qe ka firmosur shnderrimin e klubit Partizani,(toke shtetrore),kjo nuk e shpeton Abi Malltezin,,as Sali Berishen.Plase brenda edhe Edi Ramen.Pse mos eshte burre me i mire se Sali,edi rama?
    Sot Drejtesia e Reformuar e supozuar,vdiq qe ne lindje,..
    Cekici i gjyqtares Ilirjana Olldashi goditi ne koke Drejtesine e Reformuar dhe e la Shakull ne vend.
    Sot Ambasada Amerikane duhet te mbledhe plackat dhe te largohet ashtu si u largua Harri Fullci ne 46 nga cekici kriminal i enver hoxhes dhe nesti kerenxhiut qe varen ne litar ajken e inxinjeriose shqiptare te shkolluar ne Perendim,per te kenqur Instiktet kanibale te nje injoranti parazit te pashkolluar qe quhej enver hoxha.
    NQS.nuk arrestohet menjehere Ilirjana Olldashi dhe nuk kthehet ne qeli Abi Malltezi,,AMBASADA AMERIKANE NE SHQIPERI DUHET TE LARGOHET.Nuk ka cfare ben me ne kete vend.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 22, 2023 at 7:16 pm

    PO MIRE PO KUSH ESHTE ADRIATIK DOCI?

    sepse:

    Sapo te hapesh internetin perplasesh me kete informacion:

    “Pas skandalit të tre ditëve më parë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për gazetarin gjobëvëns Adriatik Doçi, për të cilin janë publikuar të paktën 3 audiopërgjime nga portali PublikTV.Live. Përgjimet në fjalë kanë nxjerrë zbuluar si shantazhues, kërcënues dhe gjobaxhi, Adriatik Doçin, i cili tregon me zë se si në rolin në gazetarit me një portal anonim “Prapaskena”, u vendos gjoba politikanëve (deri tek kryeministri, thotë ai në këto përgjime), bizneseve, gjyqtarëve e prokurorëve. Gazetari gjobaxhi nuk ka kursyer asgjë në “rrëfimin” e tij te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm. Pas fillimit të hetimeve për audiopërgjmin, disa personazhe të tjerë jopublike dhe të botës së biznesit, kanë ngritur kallëzime ndaj Doçit dhe “Prapaskenës” së tij. Lidhur me këtë ngjarje të paralajmëruar dhe denoncuar herë pas here edhe nga “Ora News” ka reaguar edhe Këshilli i Medias, i cili shprehet se ajo që gazetari pranon në këtë audio-përgjim është treguesi i parë publik i shantazhit mediatik ku përfshihen gazetarë. “Mediat, gazetarët, bizneset, qytetarët duhet të denoncojnë publikisht rastet e gjobëvënies, që nuk është më gazetari por krim penal. Gjobëvënësit duhen treguar publikisht me gisht, duhen ndjekur penalisht dhe duhet të përjashtohen nga komuniteti i gazetarëve. Ne u kërkojmë organeve të ligjit që ta hetojnë këtë rast, i cili jo vetëm shkel ligjin, por tregon shenja të një shoqërie pasive ndaj instrumenteve të demokracisë dhe përdorimit dashakeq dhe antiligjor të tyre”, deklaroi Keshilli i Medias. Në Gjykata ka pasur disa kallëzime penale e civile ndaj Adriatik Doçit, të këtij pseudo-gazetari që paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ndërsa bëhet me dije se dhe një tjetër kallëzim po cohet në SPAK, duke kërkuar hetim të thelluar ndaj Adritik Doçit dhe të ngjashmëve të tij që bëjnë pis botën e gazetarisë.”

    PO KETE KRIMINEL KENI GJETUR O GAZETA DITA PER TE KRYQEZUAR GJYKATESEN OLLDASHI ME LLOGJET E TIJ ENVERISTE?

    Reply
  • korçari says:
    November 22, 2023 at 7:17 pm

    Pyetja qe shtrohet eshte:A nuk i shohin KLD dhe k/Prokurori ,Kryetari i Gjykates speciale,USA dhe aleatet e tjere keto vendime me dy standarte?Urgjentisht duhet larguar nga sistemi kjo lloj gjygjtare e cila po saboton punen e bere nga SPAK dhe sidomos po shkaterron shpresen e shqipetareve qe me ne fund po behet drejtesia.Te gjithe e dime se keta jane gjygjtare qe “kane ngjyer gishtin” me pare duke u bere pale me krimin dhe duke shtuar pasurite e tyre ne menyre te paligjshme dhe se dikush i ka “mbyllur syte” dhe para vendimeve skandaloze te kesaj gjygjtare.NQS nuk i ndalet rruga kesaj gjygjtare dhe te tjereve atehere po i mbushim mendjen vehtes kot se mund te behemi nje dite shtet i se Drejtes dhe se ne shqiptaret dime te bejme shtet ligjor…(PS.Dhe te mos thote ndokush qe t’a leme te qete drejtesine te beje punen e vet,fraze qe mund te kthehet ne KOMIKE dhe ku te mos t’a besoje askush).

    Reply
  • demo says:
    November 22, 2023 at 8:46 pm

    Nqs.Ajo gjykatesja e Krujes,qe u be simbol i vdekjes se Drejtesise Vjeter, duke liruar nga burgu bandat kriminale serial killera,,Iliriana Olldashi arriti te shqelmoje Drejtesine e re,SPAK un e famshem,tek i cili edhe ne fakiret popull shpresuam shume si i mbyturi pas fijes se barit,.
    Nuk ka me SPAK,,nUK KA ME DREJTESI TE PAVARUR,
    Jemi kthyer perseri ne 2008 kur Berisha dhe Rama nenshkryan ndryshimet kushtetuese qe i bejne mbret ne kurriz te popullit,kur Berisha ne bashkpunim me Ramen i goditi dhendrit shkaterrimin e Klubit 70 vjecar Partizani,qe te gjinte me dylbi nje damar bythe,gjyshe stergjyshe me 113 meter katror te konpensuar nga Italia fashiste,qe ta perdorte si gozhda Nastradinit per Grabitjen e 28 mije metro katror truall qe do prodhonte 19 kulla dhe 5 miljard euro perfitim.
    Nuk ka me SPAK.VDIQ SPAKU.
    CEKICI I ILIRJANA OLLDASHIT E LA SHAKULL NE VEND.
    Ashtu si ajo tjetra e Krujes,,po te hetojne gazetaret Investigative si Adriatik Doci,do te gjejne jo nje gjykatese te tmerrshme qe sfidon Systemin,,por nje skllave seksi ne dore te Horrave ,si ajo e Krujes,,qe ishte skllave seksi e Avokatit te saj dhe skllave e familjes se shkaterruar,me nje trume femije pa baba,downa,te mete antikapate,me propleme sociale per SHKAK TE JETES SE DYFISHTE TE KETYRE GJYQTAREVE,
    Diten duken si te gjithefuqishme ne krye te katedres ku japin vendime ne favor te MAFIAS SHTETERORE DHE KRIMINALE,,por naten sherbejne si prostituta per Mafiozet,qe i kane Tutore.,
    Germo,germo Adriatik Doci,,sepse jo vetem emri i Elvana Gjates del ne mesazhet e SKY ERVIN MATA BRECANIT::DERGOJI ASAJ 600 MIJE EURO NGA LLOGARIA.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 22, 2023 at 9:04 pm

    Nje gje te ben pershtypje me fanatiket e Enverit qe Drejtesine e shikojne te rregullt vetem kur jep vendime sipas oreksit te tyre komunist. Para do kohe bene feste me qofte dhe raki kur SPAK prangosi Malltezin e Saliut me akuzen se ishte pasuruar duke perdorur autoritetin e vjehrrit te tij, kryeminister, por hetuesit e Enverit ne SPAK nuk menduan se akuzat e tyre duhen provuar ne Gjykate sepse helbete Gjykatat i ka ne dore Lideri Global dhe rasti Beleri nuk le dyshim per gje tjeter. Vete Edi Rama u mburr si gjeli maje plehut se SPAK nuk eshte fare pjelle amerikane, por totalisht e tij dhe kjo nuk ka asgje te keqe po te mos verrejme se sapo prokuroria SPAK ngre nje akuze duke e bere terkuze per bedelet kryesore te Edi Rames ne aferat e tij llahtar me qindra milione dollare ata arratisen perpara se policet t’u hedhin prangat dhe Rama vazhdon t’i paguaje edhe ne arrati dhe nuk gjendet asnje Doc bir Doci qe te pyese SPAK pse t’u arratisen hajdutet e tu dhe pse Edi Rama vazhdon dhe i paguan akoma ne arrati? Prandaj SPAK nuk e kishte llogaritur qe do te shfaqej papritur nje gjykatese guximtare dhe do t’a flakte akuzen idiote amatore te ngritur kunder Malltezit dhe do tu thonte hetuesve te Enverit: “Ikni dhe beni shurren se me metoda enveriste nuk e mbani dot ne burg dhenderin e Saliut!! Kete rezil nga gjykatesja Olldashi SPAK nuk e gelltit dot dhe ka kerkuar rekurs ne Gjykaten e Larte, si do t’i shkoje halli varet se kush do te mare ne shqyrtim, por akuza ndaj Malltezit do te mbetet ne historine e Drejtesise shqyptare si nje xhevahir i injorances nga ana prokuroreve te SPAK, por edhe komentet ne gazeten DITA nga fanatike dru me pre qe duan te rasin ne burg gjykatesn Olldashi tregojne mese miri per estraden qe po luhet me Drejtesine.

    Reply
  • mali says:
    November 22, 2023 at 9:28 pm

    Se shpejti behet kongresi I PS-se.Shpresoni qe PS-ja,Edi Ramen do ta nxjere jashte loje ose te kerkoje vetedoreheqje nga politika me qe eshte I semure nga shtylla kurrizore?

    Reply
  • demo says:
    November 22, 2023 at 9:47 pm

    Iliriana eshte Piovra.
    Neqs.Kjo Piovra nuk do te prangoset neser,se pasneser eshte vone,,populli shqiptar nuk ka pse te beje sehir cfaqjet teatrale te Rames me Lyder boteror dhe Cfaqjet folklorike te Berishes me Kreshniku shpellave,.
    O ne te mbytemi neper ujrat e deteve si klandestine rrugeve te Botes,,o te mbysim keta Dy Lubi qe na vjedhin,na vrasin dhe na detyrojne te Hikim.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    November 22, 2023 at 10:15 pm

    Olldashi me vendimin e saje i ka dhene nje goditje te rende Drejtesise se re. Kjo me ket vendim e kthen gjykaten tek drejtesia e plepave ku vendimi merret sipas deshires dhe jo sipas fait qe ka ber Malltezi !
    SPAK duhet te beje REKUS sa me shpejte me qellim per ta hjedhur poshte kete vendim Skandaloz qe kjo gjyqtare po fundos Drejtesin e RE !

    Reply
  • mali says:
    November 22, 2023 at 11:01 pm

    Ore Ali nga Selenica,ate shqiponjen e arte z.Rama pse nuk ta jep ty por nje personi qe merr nje grusht me para per punen,si te gjithe shoket e tij ne bote.Keta arbereshet ne kalabri mos I kane kufijte me ata bosses e droges?Eshte bela te kesh fqinj te tille.

    Reply
  • chess player says:
    November 23, 2023 at 2:08 am

    ****jo vetem çekiçi i Ilirjanës por dhe rroçka e Yuri Kimes ***

    Ju lutem komentues mbani lotet dhe ngasherimen se me dukeni se te Ura e Psheretimave..
    .Shume here kur Usaliu I SERBiberit te Trampojes ka qene buze gremines dhe ju qaramane masterbonit per pranga me ne krye intelektualin Spartak Spurdhjak Ngjela kam thene se Usaliu i Marikes ka kartabjanken e paprekshmerise..SI,..QYSH..TEK eshte teme tjeter..
    .
    Keto lote qe derdhni ju sot si KROKODILE une i kam derdhur ne 4 dhjetor 1991 pra 32 vjet me pare kur Banda e Tropojes me komandant Elez SERBiberin me zjarr-venesit e Shkodres dhe Shqiperise me Berishajt-Hajdaret -Nokat dhe Brecanet prishen qeverine mbare kombetare te Stabilitetit,me e mira per te gjithe kohrat..
    .
    Ju qaramane te sotem kur ju thashe para dy javesh qe eshte LOJE E NDYRE (DIRTY JOB) mu hodhet ne fyt..
    .
    Nuk eshte sekret te thuhet qe Salihin e prune ne pushtet Shtetet e Lulbashkuara te Amerikes..e mbrojten me cdo cmim kur beri krime te llahtareshme dhe sot Shyptaret kuptuan se dhe dekriminalizimi…Spaku dhe non grata Berishes ishte dhe eshte nje Radioloje qe pa deshiren time duhet te themi se Hipokrizia e Euro-atllantikasve me ish Bulldogun e tyre te Viqidolit con uje ne mullirin e Xhaxhi Diktatorit..e kishit hallall jo vetem ju shqyptaret qe po ju urinon Non Stop 24/24 ore neper TV Salihi miljarderr por dhe keto Kimet e Bidenit qe pranojne te behen letra higjenike te Bajlozit te Lugut Te Zi Te Trampojes..Nuk eshte vetem çekiçi i Ilirjanës por dhe rroçka e Kimes qe e besuam dhe na la dopio gjashten ne dore..Hallall..eshte hera e trete qe po na i fusin me Usaliun e tyre..

    Reply
  • ¿? says:
    November 23, 2023 at 3:03 am

    Saliun e solli ne pushtet Ramiz Alia, pikerisht qe te mos vinin ne pushtet ata qe donte Amerika. Nice try o LojKARI i Shahut, o nostalgjik i Enverit, o njeri qe hedh vetem bomba tymi. Mblidhe mendjen, bariu ju vdiq ne vitin 1985 dhe ju la si pula pa koke.

    Reply
  • Superintelektuali says:
    November 23, 2023 at 3:21 am

    @¿? bravo ashtu eshte

    Reply
  • Superintelektuali says:
    November 23, 2023 at 3:23 am

    @¿? chess player eshte intelektual i ndershem

    Reply
  • intelektuali says:
    November 23, 2023 at 6:05 am

    Superintelektuali:

    Edhe ti ke te drejte o biri im, vetem le mos t’ja leme ne dore fanatikeve te Enverit Ilirianen e Gjykates qe ka kaluar Vettingun-Gilotine e Edi Rames, mos ta leme zonjen Olldashi qe ta burgosin dhe ta vrasin me gjyqe popullore fanatiket e egersuar alla Adriatik Doci si gjobvenes profesionist me vendimin:

    NE EMER TE GAZETES DITA JE E DENUAR ME VDEKJE!

    sepse:

    Mbase nje gjykatese e tille sypatrembur dhe guximtare do te na duhet kur SPAK te zgjohet nga gjumi dhe te akuzoje me ne fund Edi Ramen per aferat e hajnise qindra milioneshe te tij si ato aferat llahtar te Fatos Nanos me Haki Tosken kur grabiten qindra tone floriri Rubiku per Ramizin dhe Nexhmijen dhe i cuan ne Zvicer e kudo ne Bote

    Reply
  • demokrati says:
    November 23, 2023 at 7:10 am

    Ju patronazhisteve qe diskutoni ketu ne gazeten e “nderueme” Dita mendoni se duke akuzuar Olldashin po kerkoni drejtesi por jeni po ju qe nuk flisni asnje fjale per gjykatesen qe dha vendimin per Berishen qe ky vendim duhet te anullohet sepse ka konflikt interesi ne mos me shume se rasti i olldashit se fundi i fundit ajo shtepine e paska blere,lire a shtrenjt e ka blere.

    Reply
  • Urrejtesi profesionist says:
    November 23, 2023 at 7:38 am

    “Chess player” si gjithmone i sakte…

    Reply
  • and justice for all says:
    November 23, 2023 at 7:56 am

    Drejtesia e re eshte nje rrobe nen sqetull te Edi Rames sa kohe nuk ve nen arrest (qofte dhe shtepie) ate Daumin Ilir Beqja qe vetem me nje nga Koncesionet e dhena me firme te tij, ate te Sterilizimeve kane “avulluar” 100 milion Euro.
    Drejtesia e re eshte vetem nje pacavure sa kohe mba ne arrest shtepie Malltezin qe ka investuar e bere bisnes ne prone te tij e nuk mba ne arrest (qofte dhe shtepie) ate Artan Gacin burrin e Olta Xhackes qe ka zaptuar bregdetin e Himares per resorte si me e pas prone te babes, vetem nga qe e ka shpallur “Investitor Strategjik; (kupto – Hajdut Strategjik) kjo qeveria Rames.
    Drejtesia e re mbetet qesharake sa kohe nuk ve ne sekuestrto prona nen emer te Arben Ahmetajt te arratisur pasi eshte lajmeruar per arrestim me pare nga kjo “Drejtesi e re” qe nuk ben as me minimalen – kerkese te pakten formale ne Interpol qe ta sjelle brenda 24 oresh ne Rinas ate zevendes-Ramen ne gjithe vjedhjet me VKM te qeverise.

    Reply
  • demo says:
    November 23, 2023 at 8:45 am

    Sot GjKKO ka botuar nje qarkore per mbrojten e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga Opinioni i shendoshe qytetar,qe nuk mund te pranoje Vendimin e saj per lirimin e dhendrit te Berishes.
    Reagimin e qytetareve per kete Vendim qe shkaterron gjithe Sistemin Gjyqesor shqiptar,GjKKo e quan nderhyrje te segmenteve te politikes,ne Gjyqsor.Po te gjitha Segmentet e politikes si Ata ne pushtet, si Ata pa pushtet jane ne Unison per lirimin e dhendrit te Berishes,qe vodhi me ndihmen e vjerrit kryeminister, 28 mije metro katror truall ne mes te kryeqytetit,me nje vlere minimale prej 5 miljard dollaro.
    Arrestimin dhe denimin e gjyqtares korrupsioniste Ilirjana olldashi e kerkon demo,qe nuk eshte pjese e politikes qe nga 4 dhjetori i vitit 1991 kur Berisha shkaterroi Qewverrine e koalicionit dhe zv kryeministrin e asj qeverrie Gramoz pashkon,Prec Zogajn,Ridvan Peshkepine,Arben Imamin,bashke me nje takem studenta antiberishe te asaj kohe,si edi rama,ben blushi,qe u mblodhen rreth gazetes Koha Jone per te formuar Opoziten e pare Shqiptare.Cfare Politike jam une o GJKKO qe kam mbetur me biciklete kineze revoizioniste,teoria tre boteve,me hyrjen qe ndertoi ndermarrja me pune vullnetare ?Qe pronari i shpelles Dragobise Sali Berisha i grabiti me fshatarsine kooperativiste tokat dhe pronat dhe nuk i la nje rrenje ulli?
    Ne vend qe GjKKO te mblidhet dhe te anulloje menjehere Vendimin e Ilirjanes,,e kerkon sebepin tek Armiku kllases qe merret me politike ne gazeten e nerume Dita.

    Reply
  • and justice for all says:
    November 23, 2023 at 8:53 am

    Komenti i meposhtem nuk ka sharje & fyerje ndaj mbetem me shprese se gazeta Dita nuk do bjere ne batakun ku eshte prej kohe TemA e Bazes qe ne 4 komente censuron 3.

    Drejtesia e re eshte nen sqetull te Edi Rames sa kohe bredh i lire Ilir Beqja me firmen e te cilit kane “avulluar” 100 milion Euro te Koncesioni i Sterilizimeve dhe qindra milione Euro tjera ne tjera Koncesionet e Shwndfetesise.
    Drejtesia e re eshte e paralizuar sa kohe nuk ben me minimalen – kerkese Interpolit per arrest te Arben Ahmetajt zevendes-Hajdutit te gjithe aferave korruptive.
    Drejtesia e re behet qesharake kur mba ne arrest shtepie Malltezin investitor ne prone te vet e nuk ka te arrestuar (qofte edhe ne shtepi te tij) te Artan Gacit burrit Olta Xhackes qe ka uzurpuar e nderton resorte ne pronen e tjeterkujt ne bregdet te Himares ngaqe eshte shpall “Investitor Strategjik” nga Rama si me e pas bregdetin e Himares prone te Kristaqit.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 23, 2023 at 9:03 am

    demokrati:

    Keta “patronazhistet” e Edvinit qe llapin ne gazeten e nerume DITA si grifsha enveriste nate e dite nuk kujtohen fare per ate gjykatesen llahtar qe te kall daten kur e sheh, bedele e cunit te Kristaqit qe mban ne burg Belerin e Himares me urdher Partie dhe nuk e le te betohet si kryetar i bashkise se Himares, kur eshte bere publike se policia ka paguar nje drogaxhi per te sajuar akuza te reme ndaj Belerit qe e turperoi Edi Ramen me patronazhistet e tij besnike dhe e akuzoi si hajdut dhe grabitqar i pronave ne Himare me bedelen Olta Xhacka, pronare e askujt qe askush nuk kujtohet t’i vere mase sigurie apo t’i ngreje akuze shperdorimi te detyres si ministre, ne dallim nga dhenderi i Saliut qe SPAK i hetueseve te Enverit e rasi ne burg per ca kafe te darovitura te Partizani dhe qe po ta krahasojme me Olta Xhacken dhe burrin e saj grabiqar pronash ne Himare eshte njesoj sikur te krahasosh

    MIUN E SALIUT ME ELEFANTIN E EDVINIT

    Reply
  • intelektuali says:
    November 23, 2023 at 9:54 am

    “ME MIRE DHJETE FAJTORE NE LIRI, SE NJE I PAFAJSHEM NE BURG”

    John Dos Passos, shkrimtar amerikan

    Kjo fraze emblematike qe daton nga shek i 19 ka mbetur si nje postulate per Drejtesine e Botes Demokratike dhe ne kete kendveshtrim kush u a jep te drejten lapangjozave te Enverit dhe patronazhisteve te Edi Rames te denojne me vendimet e tyre idiote ne gazeten DITA se gjyqet popullore te Diktatures Komuniste qe kane per qellim te denigrojne Gjykatesen Olldashi qe i tregoi SPAK se ma akuza Partie nuk mund te prangose dhenderin e Saliut per ca kafe te Partizani, keshtu vepron Drejtesia Dmokratike dhe ne vend te themi qe u gjet nje Gjykatese guximtare qe t’i tregoje vendin SPAK enverist te Edi Rames, lapangjozet e tij ashiqare dhe te maskuar japin denime per Gjykatesen Olldashi sikur te ishin gjyqet popullore te Aranit Celes dhe Josif Pashkos ne Kohen e Qepes te Enverit

    Reply
  • demo says:
    November 23, 2023 at 10:25 am

    Denimi me gjyq publik i dhendrit te Saliut ka rendesi te madhe per vendosjen e Demokracise ne Shqiperi ME THEMEL. pse? Sepse Sali Berisha ne emer te demokracise i sekuestroi pronen pronareve te vertete dhe ja dha proletareve.Nje proletar eshte edhe ky i biri luan Malltezit,pa prone,pa toke,pa shtepi dhe katandi.
    Me token Time nuk behet dot i djathte Sali Berisha dhe i Majte edvin rama.
    Ky Edi Rama per mua eshte nje cope kalama i llastuar,qe ne kohen kur Sali Berisha ngriti Zullumin e shpellareve mbi tokat dhe pronat tona,,shume shume hante ndonje shpulle nga Izet Haxhia dhe pelliste duke qare.Pamvaresisht se sot eshte bojatisur me mjeker profeti si profeti Abraham dhe shtirret si plak 700 vjec.
    Edi rama rindertoi korrupsionin e tij mbi Ndertesen qe i la Berisha.
    Nuk e shembi Ngrehinen e korruptuar te Berishes,bashke me mijte e korruptuar te Berishes.
    perkundrazi,.Administratoret e skemave Korruptive te Berishes,i mbajti keshilltare.
    Kam shume arsye te besoj se Banken kombetare nuk e drejton ay cami vogel,por vete Speeri Berishes nga Rakicka,Rydvan Bode.
    Prandaj eshte e rendesishme te denohet dhendri Berishes,sepse denohet e Gjithe Ngrehina qe kane ngritur Antikomunistat e Proletariatit.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 23, 2023 at 12:10 pm

    GJYQET E SHTRIGAVE NE SALEM NJE MESIM PER DREJTESINE E BOTES

    Ky eshte Çekiçi i Ilirjanës!

    Nje shkrim nga: intelektuali

    “Gjyqet e shtrigave në Salem ishin një seri seancash dhe ndjekjesh penale të njerëzve të akuzuar për magji në Massachusetts midis shkurtit 1692 dhe majit 1693. Më shumë se 200 njerëz u akuzuan. Tridhjetë persona u shpallën fajtorë, 19 prej të cilëve u ekzekutuan me varje (14 gra dhe pesë burra). Një burrë tjetër, Giles Corey , vdiq nën tortura pasi refuzoi të pranonte fajin dhe të paktën pesë persona te tjere vdiqën në burg. Episodi është një nga rastet më famëkeqe të histerisë masive të Amerikës koloniale . Nuk ishte unik, por një manifestim kolonial i fenomenit shumë më të gjerë të gjyqeve të shtrigave në periudhën e hershme moderne, që mori jetën e dhjetëra mijërave, kryesisht në Evropën protestante dhe në Amerikë. Në Amerikë ngjarjet e Salemit janë përdorur në retorikën politike dhe në literaturën popullore si një përrallë paralajmëruese rreth rreziqeve të fanatizmit dhe ekstremizmit fetar, akuzave të rreme dhe gabimeve në procesin gjyqesor. Shumë historianë konsiderojnë se efektet e “Shtrigave te Selam” kanë qenë shumë me ndikim në historinë e Drejtesise ne SHBA. Edhe pse gjyqi i fundit u mbajt në maj 1693, reagimi publik ndaj ngjarjeve vazhdoi. Në dekadat që pasuan gjyqet, të mbijetuarit dhe anëtarët e familjes u përpoqën të vërtetonin pafajësinë e individëve që u dënuan dhe të merrnin dëmshpërblim. Në shekujt në vijim, pasardhësit e të akuzuarve dhe të dënuarve padrejtësisht kanë kërkuar të nderojnë kujtimet e tyre. Ngjarjet në Salem në 1992 u përdorën nga Forumi per Drejtesi ne SHBA për të përkujtuar gjyqet e stisura nga fanatiket 300 vjet me pare. Në nëntor 2001, vite pas festimit të 300-vjetorit të gjyqeve, Legjislatura e Massachusetts miratoi një akt që shfajësonte totalisht të gjithë ata që ishin dënuar dhe shpalli secilin prej tyre si të pafajshmëm, por nuk kishte si te demshperblente familjaret se nuk e gjend asnje i gjalle. Megjithate Historia e akuzave, gjyqeve dhe ekzekutimeve fanatike ka rrëmbyer imagjinatën e shkrimtarëve dhe artistëve në shekujt me pas.

    Ky eshte Çekiçi i Ilirjanës!

    Reply
  • demo says:
    November 23, 2023 at 2:02 pm

    Ka vjedhur 28 mije metro katror toke ne mes te Tiranes,.,qe vlejne sa te gjitha koncesionet e Rames+koncesionet e Nanos+gjithe floriri qe i eshte vjedhur shtetit shqiptar ne gjitha kohrat+200 mije florinjte qe mori Esad tradhtari nga princ Danillo per dorzimin e Shkodres.Jane 19 kulla ne Kompleksin Sportiv Partizani,te pushtuar dhe shkaterruar nga shtrigani Vucidolit ne emer te nje dhendri anonymus,pa pleng,pa shtepi e pa pasuri,ardhur nga Vise te largeta te Ballkanit matane shkjaut.
    Keto jane shtrigat dhe shtriganet qe kane vjedhur pronaret E VERTETE ME TOKA ME SARAJE,ME BAGETI ME FLORIJ E ME KATANDI. Tokat e mija nuk i vodhi nje axhami ne Institutin e Arteve qe quhej edi rama,por Sali Berisha.Kush pat deshire dhe i fali pronat e veta me firme e me vule,nuk ka te drejte t`i imponohet kurrkujt,.Nuk i kemi falur toka e pasuri,jo Sali bishes,,por as enver hoxhes dhe kelyshve te tij,.Gjyshi im i tha prokurorit Gjon Banushi dhe gjukatsit Naim kuci:Jo pronat dhe florinjte,por nuk ju fal dekiken!
    Jo ti fal une tokat ketundareve me shumice dhe pakice qe versuli Sali Berisha ne tokat e mija,.
    Jo te rrezuar perdhe nga grushtat e budallenjve te vet,por ta shoh copa copa me gjithe familjen hajdute qe kka.Pushtet,Vota,e hyqem nuk merr me ne kete jete sa te jete Edi rama gjalle.
    prandaj SPAK o te arrestoje gjykatesen Olldashi qe liroi kryehajdutin e pronave te qytetareve tiranas,,o te shkrihet fare dhe ky vend le te gjukohet me vetegjyqsi sic eshte gjykuar qe ne kohe te Nuhut.

    Reply
  • Superintelektuali says:
    November 23, 2023 at 2:22 pm

    o Ethem Lalaj ! Dorezohuni ju o tradhtare !

    Ju qe kini privilegje e nuk pyesni a kan buk a s’kane te hane vellezerit tua !!

    Reply
  • Tironci says:
    November 23, 2023 at 4:05 pm

    Kush e therret Ethem Lalajn mos e prese kot,
    se ka rene ne nje pusete haleje e nuk del dot.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 25, 2023 at 8:53 am

    Nje histori drejtesie kanadeze per ata qe duan te bejne vetgjyqesi dhe arrestojne gjykates me parrulla partie si prokurore te Enverit:

    Nje shkrim-memo nga intelektuali qe e njeh nga afer kete ceshtje absurd gjyqesore

    “Vajza Jessop u zhduk pasi zbriti nga autobusi i shkollës në shtëpinë e saj ne Toronto, Kanada. Trupi i saj u zbulua më 31 dhjetor, gati tre muaj më vonë. Ajo ishte sulmuar, vrarë dhe abuzuar seksualisht. I riu Paul Morin u arrestua për vrasjen e Jessop në prill 1985 dhe u shpall i pafajshëm nga Gjykata, por familja e Jessop ushtroi të drejtën e saj për të apeluar vendimin me arsyetimin se gjyqtari gjykues bëri një gabim themelor duke paragjykuar ceshtjen për një gjykim të drejtë. Në vitin 1987, Gjykata e Apelit urdhëroi një gjykim të ri. Në vitin 1992, Psul Morin në gjyqin e tij të dytë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Nderkohe shkenca ishte përmirësuar në testimin e ADN-së qe çuan në një test në 1995 që përjashtoi Morin si vrasës. Apelimi i Paul Morinit për dënimin e tij u lejua (d.m.th., dënimi u anulua) dhe një hetim që kulmoi me Raportin Kaufman në rastin e Morin zbuloi gjithashtu prova të sjelljes së pahijshme të policisë dhe prokurorisë dhe të keqinterpretimit të provave mjekoligjore nga Qendra e Shkencave Ligjore të Ontarios. Identiteti i vrasësit të Christine Jessop u shpall perfundimisht në tetor 2020 dhe ai ishte killeri serial, Calvin Hoover, i cili kishte vdekur në 2015 ne liri.”

    Reply
  • Sul Koburja says:
    November 25, 2023 at 9:17 am

    Nje tufe robsh te rrufjepsur bejne komente serioze. Hahaha.

    Reply
  • Kastadiva says:
    November 25, 2023 at 9:26 am

    Ju doni qe rezultatet e SPAK per keqbersit e korruptuar, vjedhsit e prones dhe pasurive publike te kapen menjehere ?!! Kjo nuk mund te ndodh kaq shpejt! Berishes i eshte dashur te ndertoj perandorine vet ne sistemin e Drerjtesise shume vite shume shume vite qysh nga 1994 ! AI ka sjell aty njerzit e vet njerzit te veshur me pushtetin e drejtesise “shtetore” shume te dyshimte profesionalish dhe pa integritet !
    –
    Por mos harroni Cmontimi i sistemit te drejtesise ka filluar jo me shumme se 3-4 vjet!
    Jane hequr nga sistemi ose jane larguar vete 70% e tyre! dmth mbeten edhe 30% e tyre per tu larguar!
    Koha do te tregoj se edhe Olldashi do te ik nga sistemi me cermoni !
    –
    Koha punon per shqiptaret, koha punon per SPAK!
    –
    Kam besim! Duhet pak kohe!
    –
    Pozitive eshte se ne Shqiperi ka njerez me integritet social profesionist pozitiv qe do te bejne pastrimin e sistemit te drejtesise me hapa te sigurta dhe me ndihmen e Amerikes! Ka shume njerez te mire shqiptar, ka shume po zeri i tyre eshte mbytur nga Hijenat e Sali Berishes hijenat djallzorte qe do te perfundojne ne ferrin e Dante Aligerit!
    –

    Reply
  • intelektuali says:
    November 25, 2023 at 9:59 am

    Sul Patllakja:

    Mos qesh kaq shume hahaha… ME NJE TUFE ROBSH TE RRUFJEPSUR se te plas temthi dhe iken per dhjame qeni, por bej edhe ti nje koment serioz ne vend te hedhesh parrulla Partie ne kete forum te nerum te gazetes DITA, pershembell qe te fusim edhe ty ne shinat e debatit llogjik:

    DUHET TE ARRESTOHET APO JO GJYKATESJA QE NDRYSHOI VENDIMIN PER DHENDERIN E SALIUT NGA “BURG” NE “ARREST SHPIE” NE PERPUTHJE ME TE GJITHA LIGJET KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE?

    dhe:

    DUHET TE ARRESTOHET APO JO GJYKATESJA QE MBAN NE BURG BELERIN E HIMARES DHE NUK E LE TE BETOHET SI KRYETAR BASHKIE, NE KUNDERSHTIM ME TE GJITHA LIGJET KOMBETARE DHE NDERKOMBETARE?

    prandaj:

    Nese nuk ke ndonje pergjigje per keto pyetje mjaft serioze dhe vazhdon te gajasesh me te tjeret me hahaha…, me mire hap krahun per dale te tjeret qe jane me pak gaztore dhe me serioze se ty.

    Reply
  • Ai says:
    November 27, 2023 at 5:21 am

    SHBA vertet eshte mbrapa reformes POR …. nuk duhet te harrojme qe njerezit Jane po ata….dikush prokuror ne kohen e komunizmit, dikush kamikaze…. PRA qe reforma te behet sakte duhet te sillen prokuror nga SHBA se me tropojane eshte pak e veshtire…..e pamundur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative
  • Dështojnë bisedimet SHBA-Iran në Zvicër? Teherani tërhiqet në minutën e fundit
  • Çmimet në bursë kanë rënë, qeveria shfuqizon Bordin e Transparencës për karburantet

Komentet e Fundit

  1. ANA on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  2. Anonymous on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. Thash_e_S'them-xhiU on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  5. 1thundrak on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?