Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Celibashi apel të fortë numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Celibashi apel të fortë numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni
AktualitetPolitike

Celibashi apel të fortë numëruesve: Mos cenoni votën e kandidatëve, do ndëshkoheni

Published: May 14, 2025
Shpërndaje

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një deklaratë të fortë dhe të qartë lidhur me procesin e numërimit të votave preferenciale, duke iu drejtuar me një apel të veçantë anëtarëve të grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve. Ai ka kërkuar respektimin strikt të ligjit dhe ka paralajmëruar masa të ashpra për çdo tentativë për manipulim të votës së kandidatëve në listat e hapura.

Në deklaratën e tij, Celibashi theksoi se cënimi i votës së kandidatëve përbën “një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor” dhe se çdo përgjegjës do të përballet me pasoja serioze ligjore.

“Dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve se cënimi i votës së çdo kandidati në listën ‘e hapur’ përbën një shkelje të rëndë të integritetit zgjedhor dhe sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit“, u shpreh Celibashi.

- Publicitet -

Ai sqaroi se ligji ndalon rreptësisht rivlerësimin e votave që janë shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, në një kohë kur ka filluar numërimi për kandidatët. Sipas tij, këto fletë votimi duhet të ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk duhet të përfshihen në procesin e rivlerësimit për kandidatët

“Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore”, paralajmëroi ai.

Komisioneri Shtetëror nënvizoi gjithashtu se KQZ ka në dispozicion filmimet e procesit të numërimit për të gjitha KZAZ-të, si një instrument kontrolli dhe transparence në funksion të zbatimit të ligjit.

Deklarata e plotë:

Për anëtarët e grupeve të numërimit dhe të KZAZ-ve

Duke falënderuar të gjithë anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave dhe të KZAZ-ve që po e kryejnë detyrën me profesionalizëm, në përputhje me ligjin dhe udhëzimet e KQZ-së, dëshirojmë të sjellim në vëmendje të të gjithëve:

Cënimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” përbën një shkelje të rëndë të integriteti zgjedhor e që sjell pasoja ligjore serioze për përgjegjësit.

Në këtë kuadër, rikujtojmë se është e ndaluar të bëhet një rivlerësim i votave për partitë politike apo koalicionet, tani që ka filluar procesi i numërimit dhe i vlerësimit të votave për kandidatët në listën “e hapur”.

Ligji përcakton qartë se, fletët e votimit, në të cilat vota është shprehur vetëm për partinë apo koalicionin, ruhen në një zarf të veçantë dhe nuk i nënshtrohen rivlerësimit gjatë procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për kandidatët.

Çdo shkelje e këtij rregulli do të konsiderohet si tentativë për të manipuluar rezultatin zgjedhor dhe do të ndiqet me masa të rrepta ligjore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve disponon filmimet e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për partitë dhe koalicionet për të gjitha KZAZ.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 15 tetor 2026
  • Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  • Protesta e një dite më parë, Ministria e Shëndetësisë: Kanë marrë kujdes 89 persona
  • Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
  • Protestat në Tiranë, BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  2. K R on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Vete iliri jam on A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  4. Mësuesi on Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  5. nastradini on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?