Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Celibashi takohet me Drejtorin e Policisë së Shtetit, zbardhen çështjet e diskutuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Celibashi takohet me Drejtorin e Policisë së Shtetit, zbardhen çështjet e diskutuara
AktualitetKronike

Celibashi takohet me Drejtorin e Policisë së Shtetit, zbardhen çështjet e diskutuara

Published: March 18, 2025
Shpërndaje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi këtë të martë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën.

Takimi u krye në ambientet e KQZ-së dhe fokusi i diskutimeve ishte mbi bashkëpunimin dhe përgatitjen e institucioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Biseda u fokusua tek siguria, transparenca dhe respektimi i standardeve demokratike në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm.

- Publicitet -

“Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore,” tha Drejtori Proda.

Një nga pikat kyçe të takimit ishte bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me KQZ-në, Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Prokurorinë e Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për Hetimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Zgjedhore. Palët ritheksuan angazhimin për të luftuar çdo përpjekje për të cenuar integritetin e zgjedhjeve, duke siguruar që çdo rast të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.

Komisioneri Celibashi gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të sigurisë dhe atyre zgjedhore. “Policia e Shtetit është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve tona është jetik për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë votuesit,” deklaroi ai.

Gjatë takimit, u diskutuan disa aspekte të rëndësishme për të garantuar një proces të sigurt dhe të besueshëm zgjedhor, si:

Parandalimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, përfshirë blerjen e votave, presionet ndaj votuesve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës;

Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë, KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të ligjit zgjedhor;

Zbatimi i masave të shtuara të sigurisë gjatë periudhës parazgjedhore, ditës së votimit dhe numërimit të votave, për të parandaluar çdo incident të mundshëm;

Trajnimi i strukturave policore mbi detyrimet ligjore dhe procedurat që lidhen me procesin zgjedhor, duke përfshirë identifikimin dhe raportimin e veprave të paligjshme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama për median gjermane: Shqipëria nuk shitet
  • Edi thotë “nuk shitet”, por trau thotë “nuk hyhet”
  • Bedri Islami: Vendimi ndaj liderëve të UÇK-së, i papranueshëm dhe disproporcional! Shqipëria të futet në lojë
  • FOTO: Bota në rreth 30 shkrepje, mes triumfit njerëzor dhe krizave që nuk flenë
  • Saga e hakmarrjes në Sarandë pas plagosjes së dyfishtë në 2025

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë amerikane vijnë në Tiranë
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?