Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çelja e grup-kapitullit 6, Rama: Moment domethënës për avancimin e negociatave me BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Çelja e grup-kapitullit 6, Rama: Moment domethënës për avancimin e negociatave me BE
Politike

Çelja e grup-kapitullit 6, Rama: Moment domethënës për avancimin e negociatave me BE

Published: December 16, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, solli sot në vëmendje edhe takimin e nesërm në Bruksel, ku Shqipëria pritet të hapi negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6.

Rama gjatë fjalës së tij, gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit tha se është momenti i duhur për të marrë sa më shumë nga procesi i negociatave me Bashkimin Evropianë.

“Nesër kemi një moment shumë domethënës, hapim një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE. Kemi besim, që do ta kthejmë këtë moment, në një moment për të marrë sa më shumë nga BE në aspektin e negociatave dhe mundësisht të mbyllim negociatat përpara se BE, pasi nuk i dihet asnjëherë, të kthehet në atë humorin e mëparshëm”, theksoi Rama.

- Publicitet -

Rama pritet të mbërri mbrëmjen e sotme në Bruksel, për të vijuar nesër me takimet.Shqipëria hap nesër negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme, teksa në Bruksel do të mbahet Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar në këtë konferencë. Grup-kapitulli përmban dy kapituj: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme dhe Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.

Ky vendim vjen pas hapjes së kapitullit të “Themelorëve”, më 15 tetor që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Themeloret; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Zhvillimi i Konferencës Ndërqeveritare pritet të shënojë një tjetër moment vendimtar për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e jashtme, teksa në Bruksel do të mbahet Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

i.b./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • pilo Lala says:
    December 16, 2024 at 5:39 pm

    Kapitulli i politikes Jashtme eshte nder me te perparuarit per Shqiperine, pervec ceshtjes se Detit me Greqine.
    Shqiperia nuk ka konflikte te tjera territoriale me fqinjet, apo ndonje problem tjeter te jashtem,.

    Reply
  • Rroc Noku says:
    December 16, 2024 at 5:51 pm

    Ene sa kan ngel o i madhnishem?

    Reply
  • Vlonjati says:
    December 17, 2024 at 1:10 pm

    Kanë mbetur , o Rroc Noku , aq sa të të pëlcasin sytë . Parashikohet , me këtë rritëm , që negociatat të përfundojnë brenda vitit 2027 , nga 2030 që ishte parashikimi I parë . Tani , po ka mbetur edhe pak m.t , ha , sa të ngopesh .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  • Projektligj për të sjellë bitcoin të krimit nga Belgjika

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. tio on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. Redaksia on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. Pensionisti i Porcelanit on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Info plus on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?