Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çelja e negociatave me BE-në, përfitimet dhe deyrimet e vendit tonë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çelja e negociatave me BE-në, përfitimet dhe deyrimet e vendit tonë!
AktualitetPolitike

Çelja e negociatave me BE-në, përfitimet dhe deyrimet e vendit tonë!

Published: July 20, 2022
Shpërndaje

Shqipëria duhet të aprovojë dhe zbatojë tërësisht arritjen e deritanishme të legjislacionit të Bashkimit Europian (acquis communautaire) që është konkretizuar në formën e 6 grupkapitujve tematikë. Këto grupkapituj përmbajnë  33 kapituj.

33 kapitujt i korrespondojnë  fushave ku Shqipëria duhet të bëjë përparim për t’u ngritur në nivelin e vendit anëtar të BE-së. Shqipëria duhet të zbatojë me prioritet reformat e sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë, të drejtave themelore, që kanë fokus më të madh në metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së. Këto kapituj hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Gjithashtu kërkohet forcimi i institutioneve demokratike, i administratës publike, si dhe plotësimi i kritereve ekonomike.

Procesi i “screening”, që fillon tani nën monitorimin e Komisionit Europian është një vëzhgim i thellë i të gjitha fushave. Aty evidentohet se çfarë duhet plotësuar për të hapur dhe mbyllur grupkapitujt e negociatave në fusha specifike, që do të ndihmojë autoritetet shqiptare të përcaktojnë udhërrëfyesin për t’i plotësuar ato. Gjatë “screening” KE-ja evidenton  gjithashtu reforma prioritare kyçe anti-korrupsion dhe shqyrtohet kapaciteti adminitrativ.  Grupkapitujt hapen dhe mbyllen me unanimitet nga 27 vendet anëtare

- Publicitet -

Shpejtësia e hapjes dhe mbylljes së kapitujve varet kryesisht nga Shqipëria. Shembulli i Malit të Zi, që është me i avancuari aktualisht në proces tregon, se pas 8 vjet negociatash, 33 kapituj janë hapur, nga të cilat vetëm 3 janë mbyllur.

Përfitimet:

Shqipëria kalon tashmë nga statusi i vendit kandidat në vend negociues me Bashkimin Europian. Kjo e sjell Shqipërinë më pranë BE-së  në politikat individuale të BE-së, në tregun e përbashkët të BE-së dhe programet e BE-së. Kjo bëhet kryesisht përmes heqjes së pengesave të tregtisë me fokus te fushat ku Shqipëria ka tashmë një kapacitet për eksport në BE dhe fusha ku Shqipëria ka prodhime por nevojitet të arrijë normat e BE-së.

Rriten ndjeshëm fondet e paraanëtarësimit (IPA III) me impakt të konsiderushëm për biznesin dhe investimet. Fokusi këtu shkon te forcimi i ekonomisë lokale me zbatimin e projekteve konkrete, duke forcuar lidhjen e biznesit lokal me ato të BE-së.

Negociatat e anëtarësimit i ofrojnë vendit  standartet, parimet dhe vlerat e Bashkimit Europian

Negociatat e përgatisin vendin për anëtarësim në BE, proces që shoqërohet me transformimin politik, ekonomik, social të vendit. Ajo që është interesante është metodologjia e re, që do zbatohet për herë të parë tërësisht me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me grupkapituj. Hapen disa kapituj menjëherë.

Sipas eksperiencës së mëparëshme, vendet që janë anëtarësuar në BE kanë njohur një ndryshim të ndjeshëm gjatë procesit të negociatave dhe një bum ekonomik në dhjetëvjeçarin e parë të anëtarësimit.

Hapat e ardhshëm:

Konferenca e dytë ndërqeveritare, ku marrin pjesë të gjitha vendet anëtare dhe Shqipëria dhe zhvillohet shqyrtimi i çështjeve të caktuara dhe debat politik. Konferencat ndërqeveritare mbahen së paku një herë në vit dhe diskutohen çështjet e grupkapitujve që mund të hapen me Shqipërinë për vitin e ardhshëm.

Çfarë mund të ndodhë në konferencën e dytë ndërqeveritare? Mund të hapet dhe mbyllet përkohësisht kapitulli i shkencës dhe kërkimit, siç ka ndodhur me Malin e Zi, që e hapi këtë kapitull 6 muaj pas konferencës së parë ndërqeveritare. Që prej 2012,  Mali i Zi ka hapur 33 kapituj dhe mbyllur përkohësisht 3 kapituj.

Ndërkohë, qê prej 2014, Serbia ka marrë një vit për të hapur kapitullin e parë, në këtë rast kapitullin 32, kontrollin financiar dhe çështje të tjera si “ Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën”. Gjashtë muaj më pas hapjen e kapitujve më të vështirë, 23: Drejtësia dhe të drejtat themelore. Serbia ka hapur 8 kapituj dhe mbyllur përkohësisht 3 prej tyre.

Shembulli më optimist i kohëzgjatjtes së negociatave të anëtarësimit është Kroacia për 6 vjet, ndërsa shumicës së shteteve u janë dashur 10 vjet. /abcnews.al

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Feniks says:
    July 20, 2022 at 12:40 pm

    Perralla me mbret!
    Mashtrime dhe hipokrizi se per popullin nuk thuhet gje!
    Une,more gazetare,une qytetari i thjeshte cfare do perfitoj me dhume nga sot?
    A do me rritet rroga dhe pensioni?
    A do me trajtoje administrata qendrore dhe vendore si njeri me te drejta dhe lirite kushtetuese apo si skllav qe me trajtojne sot?
    A do hapen zyrat dhe sportelet e administrates qe une te ankohem per padrejtesite e te me zgjidhen ne vend,apo do bredh neper gjykata per 10 vjet deri sa te vdes?
    A do m’i ktheje shteti dhe bashkia taksat qe na merr ne sherbime per qytetaret kudo ku banojne dhe njelloj per te gjithe apo do investohet ku te doje kryebashkiaku?
    A do zhduken ne Tirane lagjet GETO dhe do plotesohen ato me cerdhe,kopshte,lulishte,parqe,shetitore,stola,tavolina,kosha mbrturinash etj,rtj?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mashtrimet me Call Center, 4 nëna dërgohen në burg, njëra me foshnjën në qeli
  • Nobel në Kimi 2026 ndahet mes dy shkencëtarëve
  • Përflitej se ishte e dashura e tij, a e vrau Hitleri mbesën: Çfarë zbulojnë dokumentet e reja
  • Komunikoi me një vajzë në rrjete sociale, dhunohet me shkop bejsbolli polici 19-vjeçar në Krujë
  • Banorët e zonës së ish-Uzinës e presin me protesta Ramën: Në burg do përfundosh

Komentet e Fundit

  1. Buda on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre
  2. Esati on Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës
  3. Drita on “Çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri…” Rënia e besimit te mjeku dhe transferimi te ChatGPT
  4. Dursakja on Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  5. capi on Sprovat e 8 tetorit: Pse qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg kauzës së tyre

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?