Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çelja e negociatave, Veliaj në Kashar: Arritje e jashtëzakonshme për vendin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Çelja e negociatave, Veliaj në Kashar: Arritje e jashtëzakonshme për vendin
Politike

Çelja e negociatave, Veliaj në Kashar: Arritje e jashtëzakonshme për vendin

Published: July 20, 2022
Shpërndaje

Kryebashkiaku dhe kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, përshëndeti çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga Asambleja Socialiste e Njësisë 14 në Kashar, ku dëgjoi platformat e kandidatëve për kryetar të PS dhe prezantoi Plarent Ndrecën si drejtuesin politik të PS për Njësinë 14 dhe Kasharin, Veliaj nënvizoi se kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë, e cila falë lidershipit të kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama, mori atë që meritonte.

“Historia e hapjes së negociatave me BE-në duhet të merrte fund dhe Kryeministri, me mundin e tij prej lideri, e çoi dinjitetin e Shqipëri si kurrë më parë. Ne jemi vërtet një vend modest, por historia e negociatave duhet të merrte fund, edhe falë lidershipit të Edit dhe presionit pozitiv, për të treguar se ne ndoshta nuk jemi vendi më i pasur, por kemi dinjitet; ne ndoshta nuk jemi popull i madh në numër, por kemi personalitet; ndoshta nuk jemi më të mirët në botë, por detyrat e shtëpisë i kemi bërë më mirë se askush tjetër”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se, ndryshe nga koha e Berishës, tashmë Shqipëria trajtohet me dinjitet nga ndërkombëtarët. Veliaj shtoi se gjatë qeverisjes socialiste, vendi ynë ka drejtuar OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, di-së, diçka që s’ka ndodhur kurrë më parë. “Ne kemi pasur histori kur shumica e botës e shmangte Saliun, se u vinte ndot. Sot jemi në situatën kur Shqipëria, është vërtet një vend i vogël, por drejtoi OSBE-në, kishte presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB, është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Sot nuk ka personalitet në botë që, kur bëhet fjalë për Edi Ramën dhe Shqipërinë, të mos tregojë respekt dhe na trajton me dinjitet, çka nuk ka ekzistuar më përpara. Kjo është e vërteta!”, deklaroi kryebashkiaku.

- Publicitet -

Duke sjellë në vëmendje protestat e opozitës, e cila bllokoi për mëse tre vjet projektin e ndërtimit të Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ata që digjnin gomat ishin vetëm një minorancë e zhurmshme. “Ai investim na u bllokua për tre vjet dhe njerëzit mendonin se bllokuesit ishin shumica. Por, shumica është e heshtur dhe flet në ditën e votimit. Në ditën e votimeve “Astiri” foli dhe fitoren ia dha Partisë Socialiste, ku njerëzit punojnë. E gjithë Shqipëria mendonte se tek “Astiri” jetojnë vetëm njerëz që djegin goma, por nuk është kështu! Ata ishin një përqindje shumë e vogël. Ja ku jemi sot! Të jesh demokrat do të thotë ta respektosh tjetrin. Pavarësisht nëse ishin të legalizuar apo të palegalizuar, ata u paguan. Kush e kishte ndërtimin buzë autostradës, me koeficientin që ka marrë dhe pallatet që janë ngritur aty, sot jo vetëm që nuk i ka rënë belaja, por sot i ka rënë llotaria”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës siguroi se investimet në Kashar do të vijojnë edhe në nivel kapilar, teksa theksoi se vlera e pronës u është dyfishuar edhe vetë demokratëve. “Pasi të mbarojë Unaza e Madhe, duhet të vazhdojmë në një nivel kapilar në brendësi të çdo lagjeje. Sot edhe Saliut i është dyfishuar vlera e pronës. Edhe Ilir Metës i është dyfishuar vlera e pronës. Edhe Lulit, të gjitha vilave që u është dyfishuar vlera e pronës. Kemi vënë dorë pa diskriminuar askënd, në të njëjtat rrugë kalojnë të gjithë”, nënvizoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Hyxhym Mamluk says:
    July 20, 2022 at 9:32 pm

    Ore legen, ore kucovar (koqevar) boll me mashtrime, megf-hajdut shko para drejtesise per vjedhjen e milionave euro per interneceratorin e Tiranes dhe betonizimin e tejskajshem te saj me kulla qe ndertojne oligarket, se per hapjen e negociatave me LGBTQ e BE jemi te fundit, pas kemi lene pas vetem Kosoven per shkak se ajo akoma se nuk njihet si SHTET nga OKB

    Reply
  • Edhe Gebelsi do ua kishte ziline! says:
    July 21, 2022 at 2:36 am

    Per cfare dyfishim pasurie mashtron o sharlatan i korruptuar!
    Astiri dhe Yzberishti jane GETO ku mijra femije dhe te tinj i keni braktisur sikur te ishin skllever!
    Ju kemi votuar pof ju na zhgenjyet se nuk na keni sherbyer fare!
    Ne Yzberisht(KMY) nuk keni ndertuar asnje cerdhe,kopesht,lulishte,park,fushe sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi bile nuk keni vendosir asnje kosh mbeturinash!
    Qindra te moshuar nuk kane asnje mjedis ku te kalojne kohen,te luajne shah e domino, nuk ka stola dhe tavolina pushimi,lulishte etj sepse juve ua keni dhene kafeneve me qera o te babezitur!
    Turpi ju mbulofte qe na catd bythen me unazen e re,se ate nuk e keni bete per ne por per korrupsionin prej 40 milion euro per 2 km!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?