Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Celulari i tij, “minierë” informacionesh, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Evis Berberit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Celulari i tij, “minierë” informacionesh, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Evis Berberit
KronikeLajmi i fundit

Celulari i tij, “minierë” informacionesh, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Evis Berberit

Published: March 26, 2026
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së ishte i drejtë. Gjykata refuzoi të marrë në shqyrtim pretendimet e Berberit mbi cënimin e korrespondecës, duke referuar faktin që ato nuk janë ankimuar në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht të enjten se vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi ishte i drejtë dhe në të nuk kishte shkelje.

Në një komunikim me mediat, kryetarja e gjykatës, Fiona Papajorgji sqaroi se trupa kishte shqyrtuar vetëm vendimet e Gjykatës së Posaçme, asaj të Apelit dhe Gjykatës së Lartë në lidhje me masën e sigurisë për të cilat ishte bërë ankimi dhe se argumentet e paraqitura nga avokati i Berberit në ankim mbi cënimin e privatësisë dhe korrespondecës nuk ishin marrë parasysh.

- Publicitet -

Papajorgji tha se Gjykata nuk mund të shprehej për këto pretendime, sa kohë që ato nuk ishin pjesë e vendimeve gjyqësore të ankimuara. Ajo po ashtu bëri me dije se këto pretendime mund të vinin në Kushtetuese vetëm nëse ato ishin shqyrtuar më herët në gjykatat e niveleve më të ulëta.

Berberi ishte ankuar në Kushtetuese në lidhje me vendimet e gjykatave që e linin atë në masën e sigurisë arrest me burg, por në argumentet para gjykatës ishin përfshirë po ashtu pretendime në lidhje me cënimin e privatësisë dhe korrespondecës dhe vlefshmërinë e provave të marra nga celulari i tij.

Sekuestrimi i telefonit celular të Berberit u kthye në një “minierë” informacionesh për Prokurorinë e Posaçme gjatë dy viteve të fundit, prej nga janë regjistruar procedime penale në ngarkim të Berberit, ndaj ish.zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku si dhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Berberi akuzohet për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrimin e parave përmes krijimit të një skeme kompanish të kontrolluara prej tij, që përfiton fonde publike.

Ndërkohë në një çështje të dytë bazuar mbi komunikimet telefonike me Berberin, edhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur lidhur me projektet e kushtueshme të tunelit të Llogarasë, tenderat e Unazës së Madhe të Tiranës si dhe koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar.

Po të enjten Gjykata Kushtetuese vlerësoi se nuk kishte shkelje as në vendimet e gjykatave për lënien fillimisht në masën arrest me burg për Redi Mollën, një ish-drejtor i Bashkisë së Tiranës dhe një prej të pandehurve në dosjen e njohur si “5D”.

Vladimir Karaj – Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    March 26, 2026 at 6:40 pm

    Sekuestroni Pasurine.kontrolloni pasurite e Edi Rames,Balukes,Damazat fosforeshente te Beles.Ndiqni hetimet e Robert Papes ne Amerike.

    Reply
  • ..... says:
    March 27, 2026 at 12:53 am

    mire thote xhaxhi moderatori- sekuestro pasurine por jo te sali berishes, vetem te edi rames. Ky eshte rob objektiv qe godite ne shenje dhe del pozicion jashte loje vete , hajde more felliqesira qe gjithmone i bashkoheni krimit dhe krimioneleva ! Edi Rama me kompani ka vjedhe sa i ka dashe bytha por as vodhi Shqiperine 45 vjeçare me uzina e fabrika e as vrau e zhduku njerez dhe as ka nen hyqme prokuroret e Dumanit e gjykates si banda terroriste. Ndertoi rregullloi vodhi si bejne te gjithe ne kapitalizem. Brashnjare !

    Reply
  • ..... says:
    March 27, 2026 at 12:55 am

    mire thote xhaxhi moderatori- sekuestro pasurine por jo te sali berishes, vetem te edi rames. Ky eshte rob objektiv qe godite ne shenje dhe del pozicion jashte loje vete , hajde more felliqesira qe gjithmone i bashkoheni krimit dhe krimioneleva ! Edi Rama me kompani ka vjedhe sa i ka dashe bytha por as vodhi Shqiperine 45 vjeçare me uzina e fabrika e as vrau e zhduku njerez dhe as ka nen hyqme prokuroret e Dumanit e gjykates si banda terroriste. Ndertoi rregullloi vodhi si bejne te gjithe ne kapitalizem. Edhe celulari ku ta di une se nuk eshte paçavure e montuar nga prokuroria vet, nga banda e prokuroreveBrashnjare ! Shiko çfare po bejne ne zgjedhjet e kryetarit te gjkko qe ate te fundit e nxjerrin ne fillim. Aty eshte bere muti me jae ne drejtesine shqiptare

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    March 27, 2026 at 1:57 am

    Artikulli: Sekuestrimi i telefonit celular të Berberit u kthye në një “minierë” informacionesh për Prokurorinë e Posaçme gjatë dy viteve të fundit.

    Paska qene idiot komplet, mire qe vodhi por nuk diti as te fshihet, koqe kandari. Burgun e paske hak, edhe hajdut edhe idiot nuk shkon. 😂

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    March 27, 2026 at 8:03 am

    Ore po ky akoma paska shpres te Kushtetuesja? Kan vjedh miliona me rruget tona qe ngelen rrugve dhe tani paska merakun e celularit. Hapeni ate telefon se nese ai eshte “minierë”, imagjinoni ca ka neper llogarit bankare ne offshore. Shpresoj qe SPAK ti shkoj deri ne fund se na u nxi jeta me kta drejtoret qe gdhihen milionera brenda nates

    Reply
  • TIRONA says:
    March 27, 2026 at 8:04 am

    Evis o djal, po thuaji atyre te SPAK-ut qe e ke pas me “face ID” dhe te eshte fryre fytyra nga mishi i pjekur neper dreka pune, ndaj nuk hapet celulari. Gjynah mer amon, i paskan rrezu kerkesen… po ku ka mbet mo privatësia ne kete vend, as nji tender nuk lejn me e bo rehat! 😂

    Reply
  • ING. AFRIMI says:
    March 27, 2026 at 8:04 am

    Eshte interesante se si keta bëhen “kushtetues” vetem kur u kapet telefoni. Kur firmosin per rruge qe kushtojn 20 milion euro kilometri, nuk u kujtohet Kushtetuta fare. Celulari i Berberit eshte kutia e Pandores per rruget e Shqiperise, andaj ka aq frike ai. Bravo Gjykates qe nuk ra ne kete loje.

    Reply
  • Kryeministri Bledi Gonxhja says:
    March 27, 2026 at 8:05 am

    Vallaj mir ua bëjnë! Na fëlliqën fare, vjedh nji buk e kalbet ne burg, kta vjedhin rruget e shtetit dhe ankohen per celularin.

    Reply
  • K R says:
    March 27, 2026 at 8:06 am

    A ka mundesi me na tregu pak ca ka brenda ai telefoni? Se me siguri aty do dali edhe “vllai” edhe “shefi” edhe ai tjetri qe i jep urdhrat. Ky Berberi eshte vetem nji ushtar, po nese hapet ajo miniere informacioni, do shofim se si asfalti i rrugeve tona eshte bere flori per nja 5-6 veta ne Tirane.

    Reply
  • meto says:
    March 27, 2026 at 8:06 am

    I paska ngel hatri Evisit per privatsin e bisedave… po privatsia e xhepave tona ku asht o zotni? Kur na i merrni taksat per rruge qe nuk mbarojn kurr, pse nuk na pyesni per te drejtat tona? Mbaje iher ate celular te shofim cik gallatën.

    Reply
  • Shoqja e Belës says:
    March 27, 2026 at 8:07 am

    Nuk ka shpetim mo “uji ka shku ne vend te vet”. Te shofim ca do thote SPAK tani, po nese celulari flet, Evisi do kete shume kohe te lire ne burg per me reflektu per privatësine.

    Reply
  • Ana says:
    March 27, 2026 at 8:39 am

    Nje lajm i mire per vendin,per shoqerine.Avash avash drejtesia gjen veten dhe rolin e saj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?