Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CENS 2023: Në 12% të shtëpive të banueshme, ose 91 mijë prej tyre, jeton vetëm një person
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > CENS 2023: Në 12% të shtëpive të banueshme, ose 91 mijë prej tyre, jeton vetëm një person
EkonomiLajmi i fundit

CENS 2023: Në 12% të shtëpive të banueshme, ose 91 mijë prej tyre, jeton vetëm një person

Published: August 19, 2024
Shpërndaje

Popullsia e Shqipërisë është pakësuar më shpejtësi në tre dekadat e fundit. Në vitin 1990 popullsia e vendit ishte rreth 3,2 milionë banorë, ndërsa me të dhënat e cens 2023 ishte vetëm 2.4 mln banore më një tkurrje 25 % nga rënia e komunizmit. Gjithashtu struktura e familjes ka pësuar rënie të ndjeshme në numrin e anëtareve.

Në vitin 2023 nga të dhënat e cens u zbulua se nga banesat e banueshme mbi 12 % e tyre kishte vetëm një banor. Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 91 mijë banesa në të cilat jeton një person e vetëm. Këto banesa zotërohen kryesisht nga persona të moshuar, me fëmijë në emigracion dhe kur njëri nga bashkëshortët është ndarë nga jeta.

Nga stoku i njësive të banueshme rreth 202,8 mijë banesa banohen vetëm nga dy persona. Ekspertë të statistikave tregojnë numri i lartë shtëpive që banohen nga person ose vetëm dy persona tregon për fluksin e lartë të emigrimit te të rinjve të cilat kanë lënë të vetëm prindërit e tyre.

- Publicitet -

Personat që jetojnë të vetëm në banesa janë zakonisht të moshuar mbi 65 vjeç. Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5 për qind e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2 për qind, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5 për qind, ndërkaq prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3 për qind të tyre.

Siç tregojnë të dhënat e Cens 2023 gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona. Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja. Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011. Rreth një në katër ose 24,3 për qind kanë si person reference grua, personi i cili përgjithësisht merr vendimet kryesore dhe njihet si i tillë nga të gjithë anëtarët e saj.

Shumica e familjeve 82,5 për qind janë pronarë të banesës ku jetojnë, 11,4 për qind zotërojnë panele diellore, 8,7 pikë përqindje më shumë, krahasuar me Censin 2011, ndërsa banesat e zakonshme të pabanuara zënë 32,9 për qind të totalit. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në Censin e 2001.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • vlonjati says:
    August 19, 2024 at 10:29 am

    Po shtepi ku nuk banon asnje person sa jane ?

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    August 21, 2024 at 5:12 am

    Po persona dhe familje qe nuk banojne ne shtepi por ne kasolle,baraka etj sa ka?

    Reply
  • LEON says:
    August 21, 2024 at 6:53 am

    Ka edhe Familje ne Emigracion,qe kane mbyllur shtepine perkohesisht.
    Ka edhe familje me shume femije,qe nuk bien dakord per ndarjen e apartamentit.
    Ti cfare mutin ke?Te hyn gje ne xhep ty or perbindesh,qe nuk le gje pa vjedhur ne kete vend? Do vjedhesh edhe shtepite e shtetasve?Tani sa del plaku prej shtepie do i vjedhesh shtepine?
    Ka qe per te ruajtur lacke e [lacke,Visare te vyera,antika te Familjes,e kane mbyllur shtepine..Ti cfare ke?
    Cfare mutin do ti me shtepine e tjetrit? Ti ke ndertuar gje? Ke vene ndonje tulle ti?
    O Lubiiii e pangopur,,

    Reply
  • !!? says:
    August 21, 2024 at 8:41 am

    Mos i besoni shifrave të statistikarit Edi Rama, një mashtrues profesionist që me shifrat që gjoja dalin nga institucioni i statistikave por që dalin nga haleja e tij mendore që, me parimin të mbulohet muti i poshtërsive të tij me shurrën e shifrave statistikore, përpiqet që,të mbuloj krimet që po i bën popullit dhe vëndit ku krimi më makabër i tij është krimi i spastrimit etnik që po mbulohet me krimin e shtrëmbërimit të shifrave të censit që kurr nuk është bër sepse askush nuk ka ardhur në shtëpit e shqipëtarëve për të mar të dhënat e censit.

    Statistikari Edi Rama është ai që dha alarmin për të shpëtuar Open Ballkan sepse …….o perëndi ruaji mëndjen insanit që të mos lajthis……….po prishet qumshti i freskët i blegtorit shqipëtar që eksportohet në Serbi duke pritur formalitetet e kontrollit doganor ……..26 miljon orë, një shifër absurde e statistikarit gënjeshtar Edi Rama sepse

    e para asnjë pik qumësht e blegtorit shqipëtar nuk eksportohej në Serbi dhe

    e dyta, matematik e thjeshtë, 26 miljon orë bëjnë 269 vite, pothuaj 3 shekuj priste qymshti i freskët i gënjeshtërt i Edi Ramës në doganë.

    Kjo gënjeshtër e trashë e statistikarit Edi Rama që prodhon pa kontroll shifra marramëndëse nuk mund të mashtroj një njeri normal por i bën McGonigalët e diplomacis perëndimore, Eskobar dhe Varihelli të vrapojnë për të shpëtuar këtë hata me qumështin e freskët të gënjeshtarit të suksesshëm diplomatik Edi Rama duke shpëtuar edhe dobiçin ruso serb Open Ballkan dhe duke ngritur në këmbë SHBA, BE dhe NATO për të sanksionuar ekonomikisht, politikisht dhe madje ushtarakisht Kosovën sepse Albin Kurti po destabilizon Ballkanin duke vrar serbët e MItrovicës dhe dobiçin Open Ballkan ………o perëndi ruaji fiqirin politikanëve, diplomatëve, qeveritarëve…..”me plumbat vdekjeprurëse të targave reciproke”.

    Njerëz mos i besoni shifrave të censit, produkt i mëndjes së hardallosur të statistikarit , kusarit të marrosur kombçfarosës, vagabondit kryeministër dhe kryeministrit vagabond Edi Rama që do të mbuloj dështimin total të kusarqevrisjes së tij dhe spatrimin kriminal etnik të Shqipëris nga shqipëtarët që pothuaj ka përfunduar aq sa luvgati pa pik turpi po fton shqipëtarët e përzën nga ai të kthehen se nuk ka më cilët të vjedh bashkë me kusarët e tij biznesmenë përveç pensionistëve të shkretë që kanë ngelur pa emigruar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?