Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CENSI: Grupmosha 15-19-vjeçare u përgjysmua në një dekadë, shtohen 90-vjeçarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > CENSI: Grupmosha 15-19-vjeçare u përgjysmua në një dekadë, shtohen 90-vjeçarët
EkonomiLajmi i fundit

CENSI: Grupmosha 15-19-vjeçare u përgjysmua në një dekadë, shtohen 90-vjeçarët

Published: July 3, 2024
Shpërndaje

Numri i të rinjve në vend po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan 268,756 të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023, numri i tyre u përgjysmua me vetëm 142,943 persona, me rënie 47%.

Kjo grupmoshë kishte rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve si në numër dhe në përqindje. Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grupet e reja moshore, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Ekspertët e statistikave e shpjegojnë këtë rënie me emigracionin e lartë të të rinjve dhe familjeve me fëmijë pas vitit 2016, nëpërmjet formës së re të emigracionit, azilit ekonomik. Rënie mbi 40% pësuan edhe grupmoshat 10-14 vjeç (41%) dhe 20-24 vjeç (41%).

- Publicitet -

Në krahun tjetër, rritjen më të fortë në popullsinë e përgjithshme e kishin 90-vjeçarët. Grupi i popullsisë 85-89 vjeç arriti në 26,443 persona në censin 2023, nga 14,738 të tillë me 2011, me rritje 79%. Struktura e popullsisë tregon rënie dyshifrore në moshat 0 deri në 54 vjeç.

Ndërsa rritja nis për grupmoshat 55 deri në 100 vjeç. Grupmoshat në moshë pensioni janë rritur me ritme shumë të larta (shiko grafikun e mëposhtëm). Grupmosha 80-84 vjeç ishte grupmosha e dytë me rritjen më të madhe 75% ndërmjet cens 2011 dhe 2023.

Popullsia në moshë pensioni 65+ arriti në 473 mijë persona sipas cens 2023 me rritje 49% nga censi 2011.

Piramida e popullsisë me censin 2023 i ngjan më shumë një peme ku grupmoshat e reja të popullsisë kanë pësuar rënie duke formuar trungun teksa është rritur ndjeshëm popullsia në moshe pensioni qe formon kurorën e pemës.

Kjo hartë e re demografike sugjeron se vendi duhet të investojë më shumë në drejtim të një infrastrukture për popullsi më të plakur dhe të përmirësojë në mënyrë radikale sistemin arsimor, që të prodhojë një forcë pune me aftësi të larta për të përballuar nevojat për shërbime të popullsisë me të vjetër.

Tendencat e konsumit lajmërojnë rritje të mallrave dhe shërbimeve për moshat e vjetra, por ndërkohë infrastruktura për këtë qëllim është ende larg nevojave. Hapësirat për të bërë biznes me një popullsi në plakje janë të larta. Mungojnë azilet, infrastruktura fizike dhe një sistem shëndetësor të specializuar për këto mosha.

Mjekët dhe infermierët geriatër janë gati një profesion i panjohur në vendin tonë. Nga ana tjetër mijëra pensionistë jetojnë të vetmuar, pa shërbime dhe të ardhura për të pleqëruar me dinjitet.

Një seri shërbimesh dhe mallrash për moshat e vjetra aktualisht mungojnë në treg dhe gjithashtu janë një hapësire e pashfrytëzuar për biznes.

Plakja e popullsisë ndikon në çdo aspekt të shoqëria dhe veprimtaria ekonomike. Të moshuarit përbëjnë një grup në rritje të konsumatorëve me nevoja specifike dhe blerje të konsiderueshme.

Tendencat demografike tregojnë, se kompanitë duhet të nxiten për të sjellë në treg më shumë produkte për të gjitha moshat.

Nevojat dhe preferencat e të moshuarve shpesh nuk lidhen me interesat e biznesit, por në dekadat në vijim shumë kompani duhet të përshtatin planet e tyre për këtë grup të ri konsumatorësh.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti says:
    July 3, 2024 at 7:16 am

    Perpjekje per te lare mu…me shu…e nje palo-CENSI qe vetem i tille nuk eshte.
    Se ne Shqiperi banojne 2.4 milion banore sa thote ky CENS dhe paskemi patur te larguar nga vendi vetem 400 mije nga 2013 e me aq mbajme vendin e dyte ne vendet e BE per kerkesa per Azil (pas sirianeve) kete nuk e beson as burri i asaj bibes CENSIT qe i lexoi e hutuar ato rrena.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote
  • Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s
  • Organizonin përdhunimet e grave, Europol zbulon rrjetin kriminal që vepronte online, 57 të arrestuar në Evropë

Komentet e Fundit

  1. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Parku Rinia on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Shqipe on Arkivoli në protestë
  4. Linda R... on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  5. Ethem Lalaj on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?