Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja “Babale”, kërkesa e Salianjit për përjashtimin e Edlira Petrit do të shqyrtohet nga relatorja e “Vulës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çështja “Babale”, kërkesa e Salianjit për përjashtimin e Edlira Petrit do të shqyrtohet nga relatorja e “Vulës”
AktualitetKronike

Çështja “Babale”, kërkesa e Salianjit për përjashtimin e Edlira Petrit do të shqyrtohet nga relatorja e “Vulës”

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

Ditën e sotme u zhvillua në ambientet e Gjykatës së Apelit seanca e radhës e çështjes “Babale”, ku u mor vendimi për shtyrjen e seancës pas kërkesës së deputetit Ervin Salianji për përjashtimin e relatores së çështjes, Edlira Petri.

Pas kërsa kërkesë, gjykata njoftoi se seanca është shtyrë me arsyetimin për t’i dhënë kohë një tjetër trupe të shprehet për këtë kërkesë.

Ndërkohë, vetëm disa orë pas përfudnimit të seancës, me anë të një njoftimi për mediat, Gjykata e Apelit njoftoi se, kërkesa e Salianjit për përjashtim do shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali, e cila është relatorja e treshes që ktheu për rigjykim vendimin e Agron Zhukrit.

- Publicitet -

“Në vijim të komunikimit, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon si më poshtë:

-Kërkesa me nr. 1650 prot, datë 07.03.2023, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji dhe kërkesa me nr. 1651 prot, datë 07.03.2023, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, në bazë të shortit elektronik, do të shqyrtohet nga gjyqtare Elona Mihali.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, dha një prononcim për mediat menjëherë pas mbylljes së seancës së sotme në Gjykatën e Apelit për çështjen “Babale”, ku dha argumentet e tij se përse kërkon përjashtimin e gjyqtares relatore, Edlira Petri.

Sipas Salianjit, kjo është e disata herë që seanca shtyhet, por jo për fajin e tij apo të përfaqësuesve të tij ligjorë. Ai përmendi faktin se në këtë mes ka konflikt interesi për faktin se bashkëshorti i saj, Sokol Sadushi ka njohje dhe miqësi familjare me ish-ministrin Fatmir Xhafaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Jo aneksim dhe mbrojtje me ushtri: Çfarë parashikon marrëveshja SHBA-Danimarkë për Groenlandën
  • PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki
  • Zbulimi shokues në Amerikë, raporti “Flas me AI” gati sa nuk shkaktoi luftën SHBA-Kinë
  • Identifikohen tri viktima nga varrezat në Zubin-Potok, Kurti: I përkasin “Grupit të Intelektualëve”
  • BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  2. Prometheus on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  3. Kur PhD=plagjiaturë: Përgjegjësia? on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  4. nastradini on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi
  5. Gezimi on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?