Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çështja e pronave, Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çështja e pronave, Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve
EkonomiLajmi i fundit

Çështja e pronave, Gonxhja zbulon planin e qeverisë për zgjidhjen e shpejtë të legalizimeve

Published: 29 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Blendi Gonxhja ka zbuluar në “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN planin e qeverisë për legalizimet.

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit dhe pranoi se një nga çështjet problematike mbetet ajo e pronave dhe zbuloi se plani i ri për të përfunduar këtë proces të zgjatur në vite do të bazohet te vetëdeklarimi, duke përdorur metodat inovative.

“Një nga problemet kryesore që na del, nuk e mohojmë. Kemi disa vite që po punojmë, po investohet, por akoma një nga problematikat e mëdha që na del janë çështjet e pronave dhe legalizimeve, përmbyllja e procesit të legalizimit., Formalizimi dhe kapitalizmi i shtëpive të ndërtuara. Shiko duhet ta shohim pak në sy gjënë. Është një tranzicion i tërë. Kanë ardhur me furi të jashtëzakonshme komunitete të tëra pas ‘’90 që me të drejtë u çliruan nga jetesa e programuar me qytete, ku ndalohej të shkoje nga një qytet në tjetrin pa lejen e partisë dhe pa pasur një punësim të caktuar nga ajo ekonomi e centralizuar. 

- Publicitet -

Kështu që gjithë kjo gjë që ka ndodhur në vitet e para të tranzicionit e ka kapur shtetin shumë të brishtë, demokratik po themi, Shqipërinë e këtyre 35 viteve. Dhe ka qenë e pamundur që kjo lëvizje demografike në këto numra të mund të kishte ndonjë mundësi për ta urbanizuar dhe sjellë afër qyteteve duke organizuar këtë gjë në kushte më të mira banimi, infrastrukturë etj… Gjithë ky informalitet i ardhur edhe nga nevoja, por edhe nga pamundësia e shtetit për ti dalë para kësaj dallge, këtij cunami, ka sjellë që sot ne akoma pas 35 vitesh të merremi me një pjesë të pasojave të tyre. Do të ketë një format të ri pune, qilizëm me blloqe edhe në nivelin e legalizimeve. Do të jenë jo në vendndodhje të përcaktuar subjektivisht por me rend, afat dhe detyrë pune të themi, të përcaktuar që të ketë kështu një shpejtësi më të madhe në daljen e këtyre dokumentacioneve.

Do të përdoren shumë sistemet e reja inovative por do të jetë edhe një skemë e re me vetëdeklarim që do t’i ndihmojë qytetarët, pra përmasat, objekti, fqinjësia, karakteristikat, vendi, blloku ku është. Këto të gjitha do të printohen, do të ketë një vetëdeklarim nga banori, një marrje dijeni nga Njësia Administrative dhe do të ketë një shpejtësi shumë më të madhe për ti mbyllur në një kohë më të shkurtër legalizimet”, tha Gonxhe.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Komente
  • Ppsh thotë:
    29 Prill, 2025 te 8:56 am

    Hahaaaaa
    Palaccccccooooooo
    Per 6 muaj japim legalizimet ky ishte premtim i 2013
    Kemi arritur qe kadastra eshte mbyllur per publikun sepse shihen vjedhjet e prones publike keta tre mandate
    Popull dele
    A e dini qe nqs nuk je pronar i legalizuar me certifikate pronsie nuk keni te drejte te paguani asnje takse?
    Si eshte e mundur qe vjen taksa per nje shtepi pallat hotel te palegalizuar?
    A e dini qe keta taksa nuk shkojne fare ne shtet

    Përgjigjiuni
  • Nuk duhej të kishte ndodhur! thotë:
    29 Prill, 2025 te 8:57 am

    Përse z. Gonxhe justifikon qeverisjen e keqe të PD-së në vitet e para të tranzicionit?! Në ato vite politikanët janë përgjegjsit kryesorë për shkatërimet dhe zaptimet pa leje të tokave. Vendosja e rregullit ishte i mundëshëm në ato vite, por nuk u interesonte disa drejtuesve që kërkonin të pasuroheshin sa më shpejt dhe vetëm anarshia i mbronte nga një vënd pa ligje. Sistemin e centralizuar e ndryshuan edhe Polonia, Çekia dhe Hungaria, por nuk ndodhën këto fenomene. Nuk ka asnjë justifikim për atë periudhë!

    Përgjigjiuni
  • NATO thotë:
    29 Prill, 2025 te 9:17 am

    Mor hypokriterit e mutit! Ceshtja e Pronave eshte ceshtja e pronareve me Tapi te para 44,qe ju kane zaptuar pronat.
    Legalizimet jane paisja me certifikate pronesie e Zaptuesve te Pronave.
    Hajdutet e Shtetit ne Sherbim te Hajduteve te Trojeve.
    Mor maskarenj!Edhe talleni me Pronaret qe ju keni rrembyer Tokat me ligje,pa ligje,me rrugace e me katundare.

    Përgjigjiuni
  • Patriot thotë:
    29 Prill, 2025 te 12:04 pm

    Ne te gjithe fjalimin e Ramiz Alia Hoxhaj nuk shikoje ndonje rreshte per pronat. Shikoje per legalizimet pa leje. Ju mendoni se BE do te na pranoi per perkrahjen e vjedhjeve ne te gjitha sektoret???

    Përgjigjiuni
  • Piro thotë:
    29 Prill, 2025 te 5:23 pm

    Ju duhet ta filloni nga vetja. Tu ktheni pronarve tokat qe ende jane në pronesi të shtetit. Këtë duhet ta beni menjehere. Çka do tregonte se jeni serioz ne ato qe thoni. Me pronat ka plot çudira. Shteti nuk na kthen pronen tone te ligjeshme po legalizon ndertimet ne ish pronen tone. Nonsense dhe krim njekohesisht.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 22 maj 2025
  • Jorida Tabaku nuk është heroinë
  • Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
  • Vëllai i truprojës së Sali Berishës pjesë e grupit kriminal të Troplinit që transportonte tonelata kokainë
  • I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg sesa të kthehem në atë qendër

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
  2. TRENI në Arbëreshi Albanese drejt mandatit të dytë si kryeministër i Australisë, humb zgjedhjet “klienti” i La Civita
  3. TRENI në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  4. TRENI në Maji i Antifashizmit dhe kontributi shqiptar në L2B
  5. TRENI në Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?