Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë do të ndodhë me kreditë e MCA dhe Final? Si do të procedohet me përmbarimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Çfarë do të ndodhë me kreditë e MCA dhe Final? Si do të procedohet me përmbarimin
EkonomiLajmi i fundit

Çfarë do të ndodhë me kreditë e MCA dhe Final? Si do të procedohet me përmbarimin

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

Duke i detyruar klientët e tyre që të merrnin kredi të reja për të shlyer të vjetrën, ushtruar presion ndaj të afërmve të klientëve për të paguar kredi që ata i kishin shlyer me kohë apo duke i kërcënuar me sekuestrim prone, dy subjekte financiare jobanka, konkretisht Micro Credit Albania dhe Final me mbi 15 mijë dhe 16 mijë klientë, zhvatën qytetarët.

Vetëm një javë më parë, Banka e Shqipërisë njoftoi revokimin e licencave për këto shoqëri. Por çfarë do të ndodhë me kredimarrësit e këtyre dy kompanive?

Vlerësohet se 90% e klientëve të Micro Credit Albania kanë marrë vendim gjykate, ose janë në proces përmbaruesish. Vlera e kredive të këqija në këtë shoqëri është 9.6 mld lekë dhe është rifituar 10% e saj. Ndërsa, për kompaninë Final, nuk është bërë e ditur vlera monetare, por mësohet se 90% të klientëve i ka në përmbarim.

- Publicitet -

Portofoli i klientëve të këtyre kompanive është tashmë nën kontrollin e Bankës së Shqipërisë. Atyre u është dhënë një adresë email-i dhe numër kontakti, ku mund të shprehin ankesat dhe kërkesat e tyre për sqarim ose mund t’i drejtohen menjëherë zyrës përkatëse brenda Bankës së Shqipërisë ose punonjësve të kësaj të fundit në adresën fizike të institucioneve MCA dhe FINAL. Në Bankën e Shqipërisë është ngritur një grup pune për trajtimin e kujdesshëm të këtyre rasteve dhe është njoftuar Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbi vendimin e revokimit të licencave, me qëllim që të mos ndërmarrë veprime lidhur me tjetërsimin e pronave të klientëve.

Përveç kredive me probleme, këto subjekte kanë një numër të madh kredish performuese, ndaj aktualisht po bisedohet me bankat e nivelit të dytë që këto kredi të rikthehen në sistemin bankar. Ndërsa për zgjidhjen e rasteve të tjera problematike do të nevojitet më tepër kohë, pasi në këtë proces do të përfshihet edhe likuidatori. Banka Qendrore po verifikon bazën e të dhënave nga serverat e kompanive, për të parë të gjithë numrin e klientëve. Ndjekja e këtyre klientëve nuk do të ketë më një qasje përfituese, por një qasje ndihmuese ndaj konsumatorit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

Komentet e Fundit

  1. K R on Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  2. Skypion on Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  3. Anonymous on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  4. Gjergj on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. K R on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?