Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë do të thotë vizita e Blinken në Tiranë sipas analistit të DITA dhe ish-ministrit historian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë do të thotë vizita e Blinken në Tiranë sipas analistit të DITA dhe ish-ministrit historian
AnalizaLajmi i fundit

Çfarë do të thotë vizita e Blinken në Tiranë sipas analistit të DITA dhe ish-ministrit historian

Published: February 15, 2024
Shpërndaje

Në Tiranë, studiues të njohur dhe diplomatë shqiptarë pohuan se gjatë vizitës në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, solli mesazhe të rëndësishme mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë atlantiste në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Ata theksuan në komentet e tyre për Zërin e Amerikës, se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë Shqipërinë si partner kyç në rajon, ndaj edhe ajo ka një rol më të madh për të luajtur në forcimin e sigurisë atlantiste të rajonit.

Analisti i gazetës DITA, studiuesi i njohur dhe autor i një serie librash mbi diplomacinë, ish ambasadori Shaban Murati, thotë për Zërin e Amerikës se kjo vizitë ka rëndësi të madhe sepse SHBA janë për Shqipërinë aleati strategjik numër 1, dhe sepse në valën e dy konflikteve të nxehta si Gaza dhe agresioni rus në Ukrainë, drejtuesi i diplomacisë amerikane gjen kohë të vijë në Tiranë.

- Publicitet -

Zoti Murati thekson se SHBA me këtë vizitë po kryen një akt, që dëshmon se po i jep rëndësi marrëdhënieve me Shqipërinë dhe rolit të Shqipërisë në rajon e në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, mesazhi kryesor që sjell Sekretari Blinken është forcimi i rolit të Shqipërisë dhe të faktorit shqiptar në rajon për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe në forcimin e arkitekturës atlantike të sigurisë në rajonin tonë.

“Kjo është një vizitë që e sjell mesazhin drejtuar Tiranës, gjithë kryeqyteteve të Ballkanit perëndimor dhe Rusisë, që SHBA kërkon, paraqet dhe dëshmon një angazhim më të madh të saj në gadishullin ballkanik. Kjo është shumë pozitive”, thotë zoti Murati.

Ndërsa ish ministri i punëve të jashtme dhe historiani Paskal Milo, thotë për Zërin e Amerikës se vizita e sekretarit Blinken bëhet në mes të shumë çështjeve të sigurisë në rajon, në Europë dhe në botë.

Ish ministri Milo theksoi se tani janë përqëndruar përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në Ballkan dhe për t’i trazuar ujërat në këtë rajon. SHBA-të, sipas tij, janë të shqetësuara për ndikimin negativ rus në Ballkanin perëndimor, si dhe për vatra tensioni, që mund të ringjallen në këtë rajon, ndaj është domethënëse që vizita e sekretarit Blinken në Tiranë bëhet në një kohë kur ka edhe një rritje të tensionit dhe qëndrimeve të Serbisë ndaj Kosovës.

“Zoti Blinken erdhi në Tiranë me një mesazh shumë të qartë, për t’u thënë gjithë atyre që duan të trazojnë ujërat në Ballkan, që SHBA-të janë këtu, se SHBA-të janë në vëzhgim dhe se Ballkani perëndimor do të jetë në vëmendjen e tyre për sa kohë që ka aktorë të tjerë politikë të rëndësishëm, që kërkojnë të ndërhyjnë dhe të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin perëndimor”, thotë zoti Milo.

Gjatë vizitës u trajtuan edhe marrëdhëniet dypalëshe, dhe Shqipëria cilësohet nga SHBA-të si një partner kyç në Ballkanin Perëndimor.

Një mesazh tjetër me rëndësi nga kjo vizitë, sipas zotit Murati, lidhet me agresionin rus në Ukrainë dhe me planet afatgjata ruse për spostuar konfliktin në gadishullin e Ballkanit.

Aktualisht Ballkani është nën një presion të ndërhyrjeve dhe inflitrimeve ruse për të nxitur tensione në vatrat klasike të tensioneve si Kosova, Mali i Zi, Bosnja Hercegovina, shton zoti Murati, pa harruar përpjekjet në dy vende anëtare të NATO-s si Shqipëria dhe Bullgaria. Pra në të dy anët e gadishullit ka një strategji ruse për të rritur tensionet, pavarësisht se dy shtetet janë në NATO, vëren ai.

“Vizita e Sekretarit Blinken duhet parë edhe në një këndvështrim të situatës në Shqipëri përsa i takon qëndrueshmërisë, pra që Shqipëria si shtet duhet të ruajë, kujdesin që duhet të tregojë ndaj çdo ndërhyrje të fuqive anti-Atlantike, e sidomos të Rusisë, për të krijuar destabilitet në Shqipëri, ose në shtete të tjerë të NATO-s”, thotë zoti Shabani.

Studiuesit besojnë se vizita është një konfirmim i pranisë dhe marrëdhënieve që Shqipëria ka me SHBA, por shprehet angazhimi i saj për ta ruajtur këtë strukturë atlantike, këtë aleancë me gjithë shtetet e NATO-s ku hyn edhe Shqipëria.

Zoti Milo thotë se kemi një vlerësim shumë të qartë si partnerë kyç, dhe me një angazhim që Shqipëria duhet të ketë më tepër në partneritet me SHBA-të për të vazhduar si një faktor paqeje dhe sigurie në Ballkanin Perëndimor edhe më gjerë.

“Në kuadër të çështjeve të sigurisë edhe si anëtar i NATO-s, Shqipëria patjetër me këtë vizitë do të ketë edhe një rritje të rolit të saj si për problemet rajonale ashtu edhe për probleme që kanë të bëjnë me çështje të tilla të rëndësishme rajonale dhe botërore si lufta në Ukrainë”, thotë zoti Milo.

Duke u përqëndruar në rolin e Shqipërisë në rajon, ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj thotë se sekretari Blinken duhet të jetë në dijeni të ndikimit shumë të paktë që ka kryeministri Edi Rama mbi autoritetet e Kosovës, për shkak të nismave të tij në bashkëpunim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kundër interesit të Kosovës, si Nisma Open Ballkan, nga e cila ai u tërhoq.

Nga këta studiues shihet si e një rëndësie të veçantë fakti që pas Tiranës, Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken shkon në Mynih në konferencën e përvitshme të sigurisë, ku sivjet më tepër se kurrë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me Europën, Ukrainën, por edhe me konfliktin në Gaza.

Po ashtu ata besojnë se është domethënës edhe fakti se vizita e Sekretarit Blinken vjen pak ditë para Samitit të Ballkanit perëndimor, ku do të diskutohet edhe çështja e Ukrainës dhe pritet të marrë pjesë edhe presidenti Zelensky.

Me shkurtime nga VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?