Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë duhet të bëni që të ruani një kujtesë të fortë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë duhet të bëni që të ruani një kujtesë të fortë?
AktualitetShendetesi

Çfarë duhet të bëni që të ruani një kujtesë të fortë?

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

 

 

Një kujtesë e fortë varet nga shëndeti dhe vitaliteti i trurit. Edhe në moshë të madhe, truri ka aftësi të adaptohet dhe të ndryshojë.

- Publicitet -

Kjo aftësi njihet si neuroplasticitet. Janë një sërë sugjerimesh të këshilluara nga ekspertë të fushave të ndryshme, të cilat ndihmojnë në mbajtjen e shëndetshme të trurit, e për rrjedhojë edhe të ruajtjes së kujtesës. Moshat e mëdha janë ato që vuajnë më tepër nga problemet e shëndetit mendor, e veçanërisht rënies së kujtesës.

Forma më e mirë për parandalimin e problemeve me kujtesën sipas ekspertëve të shëndetit publik është mbajtja e një shëndeti të mirë. Kjo nënkupton jo vetëm sistemimin e dietës së përditshme ushqimore, por edhe mbajtjen nën kontroll të faktorëve që çojnë në dëmtimin e enëve të gjakut që furnizojnë trurin.

Shkak për dëmtimin e këtyre enëve mund të bëhet neglizhenca në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme kardiovaskulare, si dhe faktorët të tjerë që nxisin këto sëmundje, siç është diabeti, mbipesha, niveli i lartë i yndyrave në gjak, përdorimi i tepruar i alkoolit, apo duhanit.

Specialistët e shëndetit publik thonë se duhet bërë shumë kujdes ndaj tensionit të lartë të gjakut dhe faktorëve të tjerë që të riskut për sëmundjet kardiovaskulare, si duhanpirja, diabeti dhe kolesteroli i lartë, pasi këto të fundit dëmtojnë masivisht enët e gjakut të trurit. Pacientët që vuajnë nga probleme të kësaj natyre është mirë që kontaktojnë mjekun e familjes dhe të këshillohen lidhur me kujdesin që duhet të ndjekin edhe për trajtimin e hipertensionit, diabetit apo edhe kolesterolit të lartë, nëse është e nevojshme. Në vijim gjeni dhe disa këshilla që ndihmojnë si të mbroni kujtesën.

 

Leximi

Leximi, është i rëndësishëm dhe një nga faktorët kryesorë që ndihmojnë në forcimin e kujtesës, pasi mban trurin aktiv. Stimuluesit e trurit si fjalëkryqet apo lojëra të tjera të ngjashme janë një mjet i shkëlqyer në mbajtjen e funksioneve të trurit me kalimin e moshës.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik, luan gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm, pasi rrit oksigjenimin në tru dhe minimizon rrisqet për çrregullime të cilat mund të çojnë në humbjen e kujtesës, siç mund të jenë; diabeti, apo sëmundjet kardiovaskulare. Ushtrimet fizike mund të përforcojnë efektet e substancave kimike të dobishme për trurin, si dhe të mbrojnë qelizat e trurit.

Gjumi i mjaftueshëm dhe e qeshura

Gjumi, është një faktor tjetër që ndikon në rikuperimin e trurit, ndaj mundohuni të flini sa duhet. Po ashtu edhe e qeshura konsiderohet si një ndër mjekimet më të mira të trurit. Ndryshe nga emocionet të cilat nxisin zona të kufizuara të trurit, e qeshura ka ndikim përgjatë gjithë trurit.

Kontrolloni stresin

Stresi është armiku më i madh i trurit. Stresi kronik shkatërron qelizat e trurit dhe dëmton hipokampusin, pikërisht zonën e trurit e cila përfshin ruajtjen e kujtesës.

Ushqehuni shëndetshëm

Ashtu si trupi juaj edhe truri ka nevojë për energjitë e duhura, për një dietë ushqimore të shëndetshme. Për shëndetin e trurit është gjithashtu shumë e rëndësishme, jo vetëm çfarë konsumoni por dhe çfarë nuk konsumoni. Sugjerimet e mëposhtme, ndikojnë në minimizimin e risqeve për demencë dhe fuqizimin e trurit: konsumoni ushqime që përmbajnë Omega 3, fruta dhe perime, kufizoni kaloritë e tepërta – sheqerin dhe yndyrat e këqija, konsumoni çaj jeshil, konsumoni verë por në mënyrë të moderuar.

Vitamina E mbron funksionet e trurit

Shumë e rëndësishme është edhe ndjekja e një diete të shëndetshme, e cila duhet të shoqërohet me më pak yndyra, pak kalori, si dhe shtim të vitaminave apo kripërave minerale që konsiderohen të rëndësishme për rritjen e funksioneve të trurit. Sa i takon përdorimit të vitaminave, rezulton se vitamina E konsiderohet si e shumë e dobishme edhe në mbrojtjen e shëndetit mendor, veçanërisht sëmundjes së Alzeimerit. Kjo pasi vitamina E ka veti të shumta antioksidante, të cilat parandalojnë plakjen e trurit. Janë të shumtë personat (sidomos mjeke dhe specialiste të tjerë) që marrin rregullisht një tablete vitamine E me qëllim mbajtjen e funksioneve të trurit.

Përdorimi me kujdes i aspirinës

Po ashtu, edhe aspirina ndihmon në reduktimin e rënies së kujtesës tek moshat e mëdha. Për të moshuarit këshillohet që të merret një aspirinë në ditë, por vetëm nëse e rekomandon mjeku pasi jo të gjithë mund ta marrin. “Nëse mjeku mendon se ka një risk për sëmundje kardiovaskulare, mund të merret një aspirinë në ditë. Edhe nëse ka probleme të stomakut mirë është të merret një aspirinë. Ekzistojnë lloje aspirinash të përshtatshme për këtë problem. Mund të marrësh edhe një tablete multivitamine në ditë, mundësisht me përmbajtje të acidit folik”, këshillojnë specialistët e ISHP-së.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?