Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.
Për sa zgjat amnistia fiskale?
Qeveria parashikon në draftin e saj që amnistia fiskale të zgjasë 9 muaj.
Cilat kategori mund të përfitojnë nga amnistia?
Nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë emigrantët shqiptarë, bizneset dhe të huajt që janë rezidentë dhe tatim-pagues në Shqipëri
Cilat kategori përjashtohen nga përfitimi i amnistisë?
Amnistia përjashton 34 kategori, zyrtarë të lartë, të mesëm, të sotëm dhe të dikurshëm dhe familjarët e tyre, (gjyqtarë, policë, nëpunës, guvernatorë, pjesëtarë bordesh, etj), politikanët dhe familjarët e tyre, individë të skeduar me rekorde kriminale të dënuar dhe në hetim (në Shqipëri dhe në Evropë), subjektet e ligjit anti-mafia, subjektet e OFL të verifikuar dhe të pa verifikuar dhe personat që janë pjesë e listës si financues të terrorizmit, por edhe familjarët e tyre.
Sa është shuma që mund të vetëdeklarohet?
Sipas draftit të qeverisë, mund të vetëdeklarohet deri në 2 milionë euro pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme, para cash dhe sende me vlerë. Kufiri i deklarimit nuk individual, por familjar, që do të thotë se vetëm një person në familje mund të deklarojë deri në 2 mln euro.
Si bëhet verifikimi i personave që duan të përfitojnë?
Një njësi speciale në drejtorinë e tatimeve në ndërveprim online me institucionet shtetërore që kanë të dhëna për të interesuarit kryen verifikimet dhe jep një certifikatë me të cilën mund të shkohet në bankë për të deklaruar pasuritë.
Sa taksa paguan një person që vetëdeklaron pasurinë?
Nëse vetëdeklarimi i pasurisë bëhet në 4 mujorin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit, paguhet 7% tatim dhe 10% për 5 mujorin e dytë.
Kur mund të tërhiqen pasuritë e vetëdeklaruara?
Pasuritë e deklaruara nuk mund të tërhiqen cash deri në momentin e zbatimit të ligjit.
A mund të transferohen jashtë vendit pasuritë?
Pasuritë e vetëdeklaruara nuk mund të tranferohen jashtë vendit për një periudhë 5-vjeçare nga momenti i depozitimit.
Po nëse personi që deklaron pasurinë i rezultojnë probleme?
Amnistia përfundon në momentin që i interesuari dorëzon para, dhe gjatë vetëdeklarimit zbulohet se ai nuk përmbush kriteret, nga ky moment paratë sekuestrohen.
Pse qeveria po e risjell tani amnistinë fiskale, kur u tërhoq nga kjo nismë 3 vite më parë?
Sipas qeverisë, tashmë është ngritur infrastruktura mbrojtëse për të shmangur hapësirat e pastrimit të parave të krimit, pasi është ngritur tashmë struktura ligjore kundër pastrimit të parave, janë ngritur strukturat e reja të drejtësisë, është ngritur procesi i fiskalizimit dhe prej 1 majit Shqipëria ka kaluar në shërbimet online përmes e-Albania.
Sa vota kërkon amnistia fiskale?
Pas konsultimeve publike që qeveria ka çelur përgjatë muajve korrik-gusht, drafti do të kalojë në komisione parlamentare dhe më tej në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkon miratim me 84 vota.
Skeda e amnistisë fiskale
Nëse pas konsultimeve publike të qeverisë, Kuvendi i Shqipërisë e miraton amnistinë fiskale ajo parashikohet të zbatohet për 9 muaj. Subjektet që përfitojnë janë emigrantët shqiptarë, bizneset, të huajt që janë rezidentë në vendin tonë dhe paguajnë tatime, dhe vlera maksimale që mund të deklarojnë është 2 milionë euro. Kufiri nuk është individual, por familjar, pra vetëm një person në familje mund të deklarojë 2 milionë euro.
Një njësi speciale do të ngrihet në Drejtorinë e tatimeve, dhe për 5ditë do të vë në filtër personat që kërkojnë të vetëdeklarojnë pasuri të luajtshme e të paluajtshme, shuma parash dhe sende me vlerë në 30-vjeçarin e fundit. Verifikimi do të bëhet përmes një sistemi online në ndërveprim me të gjitha institucionet që kanë të dhëna për subjektin. Me një certifikatë nga tatimet, subjekti shkon në bankë të deklarojë pasuritë dhe është sërish sistemi i tatimeve që lëshon certifikatën finale të amnistisë.
Kush deklaron pasurinë në 4 mujorin e parë të hyrjes në fuqi të ligjit, do të paguajë 7% taksë për vlerën dhe 10 % për 5 mujorin e dytë. Për 5 vjet nga deklarimi, nuk mund t’i transferojë paratë në banka jashtë vendit dhe nuk mund të tërhiqen cash deri në momentin e zbatimit të ligjit.
Nga falja si fiskale dhe penale për pasuritë e padeklaruara ndër vite, përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm të sotëm dhe të dikurshëm dhe familjarët e tyre, politikanët dhe familjarët e tyre, individët e skeduar me rekorde kriminale dhe terroriste, korrupsion, pastrim parash, si dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe pa verifikuar.

Me kete korrupsionqe eshte real ne administraten shtetrore me njerez te saj te pa afte dhe papervoj pothuajse xerro do beje qe korrupsioni do ta falimentoj shqiprin dhe do jemi si popull qe dhe shtetin dhe shqiprin nuk do jete e larget dita ta japim me koncension.Artikulli i sotem i Z.V.Malaj ne gazeten Dita eshte shume domethenes dhe shteti duhet te jape alarmmin per gjendjen e menexhimit te Shqipriss .
Mos beni gabim qe te fusni parate ne sistemin Bankar. Ose do te konfiskohen ose do te vidhen ne te ardhmen, me justifikimin e nje blackout afatgjate Interneti per arsye te nje sulmi kibernetik. Kur te gdhihet Bota nga ky blackout, te gjithe do ti kene llogarite te zeruara dhe ne pamundesi per te rikuperuar fondet. Ky eshte Plani qe ata kane. Po nuk besoni, referojuni Operacionit dhe stimulimit te WEF, me emrin ” CyberPoligon “.
Po ju themi perseri, mos mbani para ne Banka. I ktheni ne asete fizike energjie, prodhimi dhe ushqimi, si dhe metale te cmuara. Gjithashtu me Inflacionin paraja po zhvleresohet frikshem. Eshte idiotelliku me i madh qe te mbani asete ne banknota dhe cmenduri totale qe ti keni ato te depozituara ne Banka.
Te vetmit qe perfoton e nga kjo jane hajdutet e kriminelet e qeverise dhe Shqiperise.
Te vetmit qe demtohen nga kjo jane qytetaret e ndershem qe punojne dhe me zorr mbajne gjalle bizneset e tyre.
Emigranteve as qe nuk u plas me fare per te investuar para ketu, as per shtepi as per biznes dhe emigrante me 2 mln € vetem rilindasit dhe kelyshet e tyre hajdute mund te kete qe leket ja kane vjedhur shqipetareve.
per ti ndergjegjesuar albaneze, mos harroni edhe nese banka falimenton apo ndodh falimentim shteti max keni te siguruara mln leke.
Beni llogarite!
per ti ndergjegjesuar albanezet,
mos harroni edhe nese banka falimenton apo ndodh falimentim shteti max keni te siguruara 25 mln leke.
Beni llogarite!
Bota dhe sistemi kontrollohet nga Krimenele e Psikopate. Ne si njerez duhet te marrim masa qe te mos na zene me breket poshte. Mos u merrni me Politike, sistemin dhe teatrin e tyre. Zbrisni me kembe ne Toke para se te jete vone. Kulti Financiar Global, ka ne plan qe te shkaterroje pronen private dhe ti ktheje njerezit ne nje fare Feudalizmi apo Komunizmi Teknologjik Global. Per kete behet fjale kur ata flasin me pompozitet per Revolucionin e Katert Industrial Ata jane vetm 1% e popullsise kurse ne jemi 99%. Fuqia eshte me njerezit, por njerezit manipulohen dhe distraktohen vazhdimisht nga struktura kriminale financiare Globale, nepermjet Mediave, institucioneve, organizatave, politikes etj etj. Jane te gjithe te shitur te Kulti Global per perfitime personale financiare. Mundohuni te mendoni e veproni jashte sistemit kriminal Global, sepse gjerat do te precipitojne per shume keq 10-vitet e srdheshme. Ata na kane deklaruar Lufte. Lufte me Inflacion, lufte me Vaksina gjenocidale, lufte me urine si dhe lufte e vertete e cila po vjen, Rusi-Nato dhe Kine Amerike. Mendoni e veproni si ne Lufte dhe zgjohuni sa nuk eshte vone.
Keto nuk i them as te friksoj e as te stresoj askend, por per tu pergatitur qe te perballeni me realitetin e hidhur qe kane planifikuar per ne ne te ardhmen. Ne duam te miren e njerezimit, qe te jetoj i lire, ne prosperitet dhe pa psikopatet e te gjitha qeverive neper Bote, te cilet vetem sabotojne dhe fusin shkopinj ne rrota kunder iniciatives se lire dhe te drejtes universale qe c’do njeri duhet te jetoj i lire pa pronar mbi koke e sipas mundesive.
Gjithmone mbani mend se Qeveria, Politika dhe Shteti nuk jane miqete tuaj, por armiqte tuaj. Kjo per faktin se ata nuk punojne per interesat e njerezve qe gjoja perfaqesojne ne teatrin Politik, por per intersat e Kultit Financiar i 1%-it, te i cili jane shitur koke e kembe per xhepin e tyre.
As edhe një nuk do deklaroj, dashka para edroga
Mendimi im është që ky ligj është i pasaktë, që “ me barin e thatë të djegësh edhe barin e njomë”. Nuk mund të zgjidhësh një problem duke krijuar një problem tjetër. Shkruhet që përfitojnë emigrantët! Çfarë perfitimi kanë emigrantët që kanë bërë punë të pastër jashtë, kanë paguar taksat atje, dhe me ato para të kursyera kanë blerë një pronë të patundëshme, apo para në Shqipëri?! Çfarë takse tjetër duhet të paguajë ky emigrant?! Po të dërgosh para në amerikë, asnjëri nuk të vendos kushte të tilla, që të paguash taksë 10%, sikurse kërkoni të veproni ju. Problemi që keni është pastrimi i parave, por këtë nuk mund t’a zgjidhni duke dëmtuar paranë e pastër që ka qenë e taksuar më parë. Zgjidhja e problemit është tjetërkund, por nuk ju intereson që t’a kryeni, sepse mbyll shtigjet e korrupsionit në Shqipëri. Veproni si veprohet në Amerikë: çdo person, i vetëm ose me bashkshort, plotësojnë në tremujorin e parë të vitit, formularët e të ardhurave për vitin e kaluar. Formulari është i ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk të lejon të fshehësh fitimet e atij viti. Këtu dalin sa taksa duhet të paguash në atë vit. Ata që kanë paguar më pak taksa, duhet të dergojnë çekun me diferencën. Ata që kanë paguar më shumë, u kthehen mbrapsh. Ata që janë nën nivelin e varfërisë, nuk paguajnë taksa, etj. Pra, bëhet rishpërndarje e gjëndjes financiare të individit. Ana pozitive është se nuk mund të gënjehet me taksat dhe ul në minimum korrupsionin, dhe kjo quhet para e pastër, që mund të blesh një pronë të tundëshme, apo të patundëshme në Shqipéri. Në këtë rast, këto para nuk kanë nevojë që të amnistohen dhe të taksohen pérsëri me 10% sikurse thotë Qeveria shqiptare. “Demi kapet nga koka dhe jo nga bishti”. Përse nuk ju intereson, deklarimi i të ardhurave të çdo individi në Shqipéri?! Arsyeja është se dilni të zbuluar ju vetë, klasa politike që me anë të politikës jeni bërë shtresa më e pasur në Shqipéri. Në perëndim mund të bëhesh i pasur me biznes, por jo me politikë, ashtu sikurse ndodh në Shqipëri. Projekt ligji ka mangësira dhe nuk e zgjidh problemin. Pastrimi i parave do të vazhdojë të ekzistojë dhe do të frenoni paranë e pastër të emigrantëve dhe kjo është shumë negative për Shqipërinë, sepse do të mbyllni “rrubinetën” që ka ndihmuar ekonominë shqiptare në këto tre dekada.
Pagova taksa 20 vjet, U perpelita 20 vjet, konkurenca e tmerrshme 20 Vjet. Ky plera me dyqanin ngjitur me mua qe ka hapur 40 nipte qe mos paguaje taksa do ja fali amnistia. Ishalla ka zot them, qe ti lani kto mekte qe beni more maskarenj, i kam hequr buken femijeve nderkohe qe dyqani ngjitur bente pushimet cdo vit ne amerike. O plera njerez, o ndyresira politikane