Nga Rexhep Qosja
Botuar në DITA
-Pavarësisht prej kohës kur bëhet, pavarësisht në çfarë kontekstesh politike, ideologjike, shoqërore, kulturore, fetare, shtetërore bëhet, pavarësisht prej nivelit a statusit shoqëror të atyre që e bëjnë, censura është institucion famëkeq, prandaj edhe komprometues për ata që e bëjnë, për politikën, ideologjinë, kulturën, shtetin që e bëjnë!
Sipas bindjes sime, Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u është dashur aspak, bash aspak, nisma për ndalimin e një numri të filmave, kurse të shfaqjes me shpjegime të veçanta i një numri tjetër të filmave të krijuar në kohën e komunizmit.
Nisma për ndalimin, në të vërtetë për censurimin e tillë të filmave është një nismë, që mbështetet në zhvlerësime kryekëput politike e ideologjike të filmave të asaj kohe. Për ta thuhet se janë “zgjatime të natyrshme të ideologjisë komuniste”, që përbëjnë “një provokim të rëndë për një pjesë të popullit tonë dhe, në përgjithësi, për higjienën mendore e shpirtërore të çdo qytetari normal”! Normal!!!
Kjo nismë për ndalimin, në të vërtetë për censurimin e tillë të filmave, siç e ka vërejtur Moikom Zeqo këtu në DITA, megjithatë, godet dhe letërsinë, krijimtarinë artistike dhe krijimtarinë shkencore në gjuhën shqipe në përgjithësi në Shqipëri dhe në Kosovë. Filmi është art, art i popullarizuar, por arte janë edhe letërsia, edhe muzika, edhe piktura po aq të popullarizuara.
Ajo që nismëtarët e censurës së filmave e thonë për filmat, prandaj, mund të thuhet edhe për artet e tjera, sidomos, për letërsinë dhe muzikën, rrjedhimisht do të mund të dilte, prandaj, edhe kërkesa për ndalimin e tyre, sikundër për filmat.
Ajo që ata nismëtarë e thanë për filmat, që s’e kanë thënë, por do të mund ta thoshin edhe për letërsinë e muzikën, mund të thuhet edhe për shumë vepra nga fusha e shkencave shoqërore të krijuara në kohën e komunizmit në Shqipëri dhe në Kosovë.
Përkrahje të veçantë nismës për ndalimin e disa filmave dhe censurimin e veçantë të disa të tjerëve, i dhanë edhe disa krijues të njohur, e mes tyre edhe të tillë, veprat e të cilëve janë skenarizuar dhe filmuar asokohe. Njëri ndër ta, përpos të tjerash, tha:
“Në filmat tonë nuk kishte humanizëm, nuk kishte histori dashurie, por kishte egërsi (…)!” Ç’është e vërteta në ata filma kishte edhe humanizëm edhe histori dashurie.
“Është krejtësisht e pahijshme, e pamoralshme, e patolerueshme, tha më tej ai, që spektatori shqiptar t’i shohë ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit…!”
Të gjitha ato që thanë për filmat e kohës së komunizmit ata që e dhanë nismën për ndalimin e censurimin e tyre, dhe të gjitha ato që thanë për filmat ata që e përkrahën nismën për ndalimin dhe censurimin e tyre, dhe të gjitha ato që tha ai dy fjali të të cilit u cituan më lart mund të thuhen edhe për një varg vjershash, poemash, tregimesh, romanesh, dramash, sprovash, letrare dhe trajtesash, studimesh, monografish shkencore të shkruara shqip në atë kohë.
Ç’është romani Dimri i madh? Padyshim “zgjatim i natyrshëm i komunizmit”, në të vërtetë “zgjatim i natyrshëm i stalinizmit”! Ç’është romani Dasma? Padyshim zgjatim i natyrshëm i maoizmit, domethënë i politikës dhe ideologjisë së revolucionit kulturor kinez!
Ç’janë edhe disa romane të tjera, disa tregime, disa vjersha e poema dhe disa sprova e artikuj publicistikë të këtij autori e të disa autorëve të tjerë? Zgjatime të politikës dhe të ideologjisë staliniste, zgjatime me të cilat glorifikohet lufta e klasave, roli i proletariatit në botë, socializmi stalinist dhe mohohen rendet politiko-shoqërore, ekonomike dhe kulturore borgjeze, domethënë perëndimore, duke përfshirë këtu edhe letërsinë moderne dhe në përgjithësi artet moderne!
Ndalimi dhe censura e filmave të krijuar në kohën e komunizmit, që predikojnë autorët e nismës, objektivisht cenon rëndë kështu edhe një pjesë të krijimtarisë të një vargu krijuesish të tjerë letrarë, artistikë e shkencorë.
E kjo do të thotë ndryshim i historisë, shfytyrim i saj dhe i së vërtetës. A mund të fshihen historia dhe e vërteta? Unë them: jo dhe jo.
Jam kundër çdo ndalimi të veprave artistike e shkencore. Jam kundër çdo censure ndaj veprave artistike dhe shkencore. Çdo periudhë, çdo epokë, çdo kohë historike ka artet e veta dhe shkencat e veta, me të arriturat, me vlerat dhe me të metat e tyre. E ato të meta mund të jenë artistike kur është fjala për artet dhe shkencore kur është fjala për shkencat. Por ato të meta mund të jenë të shkaktuara prej dhuntisë së paktë të krijuesit, prej kufizimeve politike, ideologjike, partiake, fetare, e kufizimeve të tjera dhe kjo domethënë prej përkatësive të ndryshme të krijuesve të tyre.
Ato, të gjitha, me të mirat dhe të metat e tyre, me vlerat dhe kufizimet e tyre janë dëshmi artistike dhe shkencore dhe kulturore dhe dokumentare e asaj periudhe, asaj epoke, asaj kohe. T’i ndalosh, t’i censurosh domethënë të ndalosh, të censurosh, të paragjykosh, të thjeshtësosh, të varfërosh të kaluarën tënde, traditën tënde, kulturën tënde!
Pas përimtimeve të përgjithshme shkencore, kulturore, qytetëruese të përvojave të veta të hidhura të shekujve të shkuar para dhe pas Inkuizicionit, Evropa dhe Amerika kanë hequr dorë prej mohimit e ndëshkimit të heretikëve dhe të heretizmit. Para pak ditësh lexova se vepra e Hitlerit Lufta ime, që përfaqëson Manifestin e politikës dhe ideologjisë së tij naziste, raciste, antisemite, që ka prodhuar tragjedinë e madhe të quajtur Lufta e Dytë Botërore, është botuar e ribotuar katër herë gjatë vitit 2016 në Gjermani. Në qoftë se nuk gabohem ajo u botua edhe në Shqipëri. E ne, e një numër i intelektualëve tanë, një numër i shkrimtarëve tanë, ç’bëjnë e ç’kërkojnë?
Nuk kërkojnë të ndalohet vepra e Hitlerit, po kërkojnë të ndalohen e të censurohen filmat tonë sepse na qenkan zgjatime të komunizmit, sepse në ndonjërin prej tyre paska fëmijë që spiunojnë në “favor të regjimit”, se, po të spiunonin në favor të armiqve të regjimit, nuk do të duhej të ndaloheshin!
Paragjykimet e ndryshme, leverditë e ndryshme, mosdurimet e ndryshme na bëjnë sot të harrojmë se në atë kohë kur janë krijuar filmat që disa censorë kërkojnë të ndalohen e të censurohen janë krijuar edhe filma me vlerë artistike edhe filma të dobët, janë krijuar vepra letrare me vlerë artistike dhe me vlera modeste, a pa farë vlere, janë krijuar vepra shkencore me rëndësi të madhe shkencore dhe pa vlera shkencore.
Në atë kohë, në kushte të diktaturës, disa nga krijuesit e kanë pasur shumë vështirë, kanë vuajtur dhe janë rrezikuar. Por, kanë krijuar dhe ne duhet të kemi nderim për ta e për krijimtarinë e tyre.
Hiqni veprat e këtyre studiuesve dhe të këtyre artistëve, hiqni veprimtarinë e tyre arsimore, kulturore, kombëtare dhe shihni çka do të mbetet!
Kur të përgjigjemi drejt, ndershëm, pa paragjykime, pa koniunkturizëm kombëtar e ndërkombëtar në këto pyetje, ne do të heqim dorë prej famëkeqes së quajtur censurë, prandaj edhe prej ndërmarrjeve që varfërojnë kulturën tonë, trashëgiminë tonë dhe dëshmitë artistike e shkencore të identitetit dhe të qenies sonë.
Dhe do të sillemi siç sillen popujt me tradita të mëdha kulturore ndaj arteve e shkencave të tyre: siç sillen gjermanët që s’mendojnë të ndalojnë a të censurojnë dokumentarët e Leni Rifenshtalit, apo ish sovjetikët që nuk ndalojnë a censurojnë filmat e Sergej Ajzenshtajnit, Dziga Vertovit, Vselovod Pudovkinit e romanet e Shollohovit, të Pasternakut, të Leonovit, të Fadejevit e të tjerëve.
Ne s’guxojmë të harrojmë se aty ku kërkohet dhe zbatohet censura, aty shpesh kërkohet dhe zbatohet dhuna. Jo rastësisht në pjesën më të madhe të deklaratave politike të kryetarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë sot shprehet dhunë – dhunë politike dhe dhunë e përgjithshme! Dhunë që ushqehet edhe nga këto e veprime të ngjashme si këto.
Jo rastësisht një numër mediesh në Shqipëri dhe në Kosovë, si mjete të blera, të shantazhuara a të frikësuara prej partive, ushtrojnë dhunë jo vetëm politike! Jo rastësisht edhe disa individë – gazetarë e gazetare e të tjerë predikojnë dhunë.
Publicisti që kërkoi të ushtrohet dhunë, të bëhet atentat ndaj ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vllahutin, në të vërtetë ishte zbatues i fyerjeve dhe dhunës retorike që ndaj kësaj diplomateje dhe jo vetëm ndaj saj më parë në të vërtetë ishte bërë në çadër prej kryetarëve të PD-së?
E ç’bëjmë ne? Ç’bëjnë intelektualët tanë? Ç’bëjnë krijuesit tanë? Ç’bëjnë intelektualët që dikur quheshin koka e popullit? Herët më të shpeshta ose heshtin ose bëjnë çka u bë në letrën me të cilën u mbrojt ambasadorja Romana Vllahutin, u mbrojt prej sulmit të individit, publicist, që vetëm mund të flasë e nuk mund të bëjë asgjë sepse nuk ka fare pushteti, por nuk u mbrojt prej sulmeve të atyre që e sulmuan, e fyen të parët, nuk u mbrojt prej sulmeve të atyre që ishin faktorë kryesorë që nxitën atentat ndaj saj, nuk u mbrojt prej kryedhunëtarëve politikë në jetën politike e shoqërore sot në Shqipëri, me ndikim edhe në Kosovë! Të këtilla ishin dhe vazhdojnë të jenë mbrojtjet e një numri të intelektualëve tanë: mbrojtje të servilëve që puthin duar të pushtetarëve e damkosin e denoncojnë shërbyesit e tyre politikë!
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull i botuar në 2017 dhe i ribotuar sot është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Mos u lodh prof Qosja per kete problem. Censuren ua ben publiku ketyre veprave. As I shikon e as I lexon me. Kush e lexon me Dasmen dheDimrin e Madh, kush i shikon filmat rakitike shqiptare te Kinostudios “Shqiperia e re”. Ka kaq shume kryevepra bota sa nuk ja vlen te humbasesh kohe me vepra qe vdiqen ne kohen e tyre. Kur dicka vdes, duhet te varroset. Mumjet I perkasin Egjiptit te vjeter dhe prape edhe atje I i varrosnin thelle ne piramida. Po s’u pastrua shoqeria dhe arti nga vjetersirat dhe kalbesirat myket dhe vdes.
Po u quajt Agi Saranda dhe jo Sarande atehere flasim per Identitet,Histori,Komb zoti me Emer turk Rexhep.
Po nuk u quajt Argjiro-Kastros (castle e Argjiros) dhe jo Gjirokaster nga pushtuesit Osmanllinj te vetequajture Skiptare atehere nuk flasim per Nder (Honor) per Respect,Dignytet,Kombesi.
Po ashtu edhe per Mosko-Polis dhe jo Voskopoje.
Kostantno-Polis (Qitet ne Nder te Perandorit Ilyre Kostantinos) dhe jo Stamboll apo Kostantinopolis pa kuptim.
Ilyret i thonin Polis dhe jo Qitet nga Cita Italisht.
I thonin Kratos Jo Shtet nga State Italisht.
I thonin Papa (Salih Proto-Papas) dhe jo Prift nga Priest.
I thonin Agios dhe jo Shen nga Saint etj,e te tjera,Ecetera.
Vorio Epiri i ndare nga Fuqite e Medha Imperialiste dhe populli (popola ital) i Saj i thonin vendlidjes se Heroit “tuaj” Emathia dhe jo Mat.
Bile “koka e Popullit) sic thua o Rexhep Mavria (mavros Greqisht i thone I Zi) e ka Vaftisur Heroin Greke Jeorgios Kastriotis ne Katolike!
Ky eshte “historiani” i famshem (fimi greq) Pellumb Xhufi.
Si mundet te arrije (arriva ital) te mohoje Historine e te pareve te Tij nje “historiane” me brockulla te tilla qe bien ndesh me Kombin dhe te Verteten Istorike?
Dhe kete e beri thote Xhufi per aresye “Strategice”!
Edhe Emrin ja ndryshuar o fukarenj.
Ai quhej Jeorgios dhe e mori Flamurin (Fllug) Greke te Bizantit nga paraardhesi i Tij nga Nishi Megas Kostantinos ne Kostantinopolis dhe jo ne Stambollin e Vezireve, Pashallareve, Bejlereve tuaj o Rexhep Mavria.
Komb eshte e Vertete dhe vetem e Vertete ka thene poeti i Famshem Greke Solomos.
Filmat para viteve ’90 janë të një cilësie dhe realizimi fantastik .Tani zor se numëron me gishtat e njerës dorë filma të realizuar mjeshtërisht si ata. Pasqyrojnë relitetin e atyre viteve dhe nuk ka asgjë të keqe që brezat e rinj ta njohin atë kohë ku kanë jetuar prindërit dhe gjyshërit e tyre. Çdokush pastaj mund ta ndajë artin nga ideologjia e kohës së shkuar. Filmat janë një pasuri që ai brez na ka lënë dhe duhet ti çpluhurosim e jo ti varrosim moj Drita …Po ku gjen më regjizorë si Anagnosti me shokë apo aktorë si Ljarja,Ferri,Luca,Radoja ,Pitarka ,Arbana,Tinka e Margarita ,Yllka e Matilda …etj..etj gjithë yjet e asaj kohe.Po ku gjen më muzikë filmash që të mbush shpirtin e të rrënqeth njëkohësisht, nga mjeshtërit tanë të pentagramit Dizdari,Lalo,Laro ,Zaharjan,Gjebrea etj…Nuk ka të drejtë ASKUSH të ndalojë shfaqjen e këtyre filmave.Qoftë edhe një shqiptar i vetëm ka të drejtën e zotit të shoh atë që i kënaq shpirtin.Tani koha ka ecur shumë përpara pa diskutim ka plot filma (që të vjen zor ti shohësh familjarisht) por filmat shqiptar të asaj kohe mund ti shohin tre brezat bashkë gjyshër ,prindër e fëmijë ,më besoni e kam nga eksperienca ime .
Postulat i historisë është që çdo gjë e ndaluar, lexohet dhe shikohet më shumë. Kujtoj se si i lexonim botimet e pakta të bëra në fillim të shekullit XX, që quheshin “libra të verdha”, sepse ishin zverdhur nga koha. Në fakt, nuk kishin ndonjë vlerë artistike, apo të përkthyera keq, por gjithësesi korioziteti na bënte që t’i lexonim, sepse thuhej që nuk ishte mirë që t’i lexonim. Kjo fushatë e PD-istëve, e cila sa vjen e po spostohet në të djathtën ekstreme, që është fashizmi, është e trishtueshme për Shqipërinë. Këta pinjollë të fashistëve të Luftës së Dytë Botërore, si ky Alibeaj, nipi i kriminelit Isa Toska, duhet të kuptojnë se me këto forma nuk do të vijnë asnjëherë në pushtet. Në asnjë vënd të Europës dhe Amerikës nuk ka frymëmarje fashizmi dhe nazizmi dhe përse u dashka që Shqipëria të jetë e tillë ?! Në një vënd demokratik, nuk duhen çensura, sepse nuk do të quhej më “vënd demokratik”, por do të kishte emër tjetër, sipas veprimet.
Prodhimet e Kinistudios ‘Shqipëria e re’ di të jetojnë deri sa të ketë familje dhe etikë brnsëda shoqërive të organizuara.
Letersia e Kadarese dhe Prodhimet e Kinostudios,jane gjera te ndryshme.
Letersia e Kadarese ashtu si moti me kthjellime dhe vranesira,,here here do te nemet,,here here do te jete ne qender te vemendjes,,Lexuesi nuk do ta braktise kurre KADARENE.
Filmat e kinostudios nuk ka mbetur me idjot qe t`i shohe.Atehere nuk e dinim,por sot duke analizuar ata filma dallkauke,,them qe Kinostudio ishte STREHA E INJORANCES,PAKULTURES,DILETANTIZMIT ,FSHATARLLUKUT.;Artistikisht them,jo politikisht,,sepse politikisht justifikohen ashtu si justifikohen vepra te hedhura ne plera te Kadarese,si Koncert ne fund te Dimrit,Nentori nje Kryeqyteti,,por Keshtjella do te rroje,Gjenerali do te rroje,Dino Cico dhe Qani Kekeszi,Sa te kemi maskarain grek ne kufi,,do te rroje HIRUSHJA E KADARESE: ZENELI,,qe dhe Ay vete nuk kujtohet se e ka shkruar.
Duam s`duam ne,Kryevepra boterore e poezise shqipe do te mbetet SAHARAJA dhe Wilson Blloshmi do te mbetet i pavdekshem,ashtu si e parashikoi Vete Fatin e tij:
Nese nuk munda Brenges t`i bej balle
Zjarr perseri une kam ne shpirt te djegur.
Nese m`i vdekur jam se cdo i gjalle,
Mire pra,,,M`i gjalle jam se cdo i vdekur.
Te gjithe popujt e botes i kane syt ne balle shohin perpara,ndersa ne shqiptaret,syte tona i kemi mbas kokes.Duket shum qesharake kur e them shkurt shqip por kjo eshte ai turpi qe ne mirremi me vetvehten.Filmat shqiptar qe dikushi e quan te Diktatures-jane filma edukativ pamvaresisht moshes time nuk i kam pare ne rinine time por tani nga youtube ,kane nje vlere kane moral dashuri per Atdheun per shoket ,per pasurine e pergjitheshme ..jane pasuri e cmuar e kultures qe u perket te gjithe atyre shkrimtareve,aktoreve qe me shum force shpirterore kane realizuar nje film ,nje drame ose kenge eshte verte nje thesar i cmuar ,si i tille le te mbesi ne ate nivel por jo te perbuzet te mallkohet,,,mjaft i kemi mallkimat raprezaljet e armiqeve tane qe nga tutrku,greku sllavi.Te reflektojme mos vjellim vrere per artin kulturen kombetare shqiptare. Flamur Struga
Nga kjo “klase” e sotme politike cfare nuk prete ?
Sic thote nje fraze e famshme e nje filmi te njohur: po me uren c’paten xhanem?
S’jane te zote te bejne dicka te vlefshme sot dhe merren me te shkuaren qe edhe pse me veshtiresi, ster mundim e ne mese te diktatures ka shkruajtur faqe te lavdifshme te kultures, artit apo sportit.
Te dal dikush sot e te bej qofte edhe cerekun e asaj qe eshte bere ne regjimin e vjeter.
Pse duhet ngaterruar arti me politiken si ate te sotshme si ate te vjeter qe e burgosi gjithe popullin ?
Cdo komb mburret me artin dhe kulturen e vjeter edhe pse mund ti perkas kohrave te diktatoreve (Musolini, Hitler apo kapot ultra komunist te lindjes).
Punoni dhe ulni koken more politikan se shkaterruat popullin
“Pse duhet ngatarruar Arti me Politiken ???” C’pyetje naive. Se ishte pikerisht ai Art qe shprehte ne cdo fjale e fjali ,ne cdo pikture apo Monument ne cdo film e dokumentare vetem “fitoret ” “arritjet ” e premtimet e partise ne pushtet e aspak te verteten lakuriqe.Zerat qe donin te tregonin realitetin e zymte te mjerimit ekonomik ishin te syrgjynosur ne internime dhe te burgosur ne burgjet e Shqiperise. Prandaj ai Art sot eshte krejt i pavlefshem .madje as si perralla nuk mund t’i serviren rinise se sotme. Edhe ai Art qe ka pasur tema familjare ,paksa larg Politikes nuk ka pershkrim te gjendjes shpirtrore te puntorit , fshatarit ,Intelektualit dhe rinise se atehershme. Ju kujtohen veprat per ciftet qe ndaheshin per biografi qe dhe me keq perfundonin ne tragjedi ? C’do degjojme tjeter ! Arti qe i sherbeu diktatures me shume se askush tjeter , qe cimentoi diktaturen te jete i nevojshem dhe sot. Gaboheni rende .I pa nevojshem per kohen e sotme e pergjithmone.
Eshte hera e dyte , qe shtyi po merret me supozimin , per t’u ndaluar filmat , e perodhuar ne monizem. mendim me te ceket , nuk kam ndeshur ndonje here . Arti dhe letersia , jan eidentiteti i sistemit . Po qe se i heqim , kete identitet , ai sistem nuk quhet me i tille , por i permiresuar , i moderuar , ndryshe , nga c’ka qene . Ne kete kuptim , ky propozim eshte induligjent . Njerzit dine ta zgjedhin vet artin dhe letersine . Po te ishte ndryshe , kopitalizmi , do te kishte eliminuar veprat , qe jan ekrijuar , ne kohen feudale . Gje qe nuk ka ndodhur . Kjo eshte arsyeja , qe kemi nj etrashegimi te begate letraro-artistike te se kaluares . Ata , qe i kane krijuar , kane qene bij te popullit , nuk ishin byroistet . Byroistet shkruanin vepra shterpe . Veprat e tyre te shkruar i demaskojne , me ashper se sa veprat kritike , qe jan e shkruar , kunder tyre . Zgalem
Nje gje eshte fakt, arti as nuk ndalohet, as nuk imponohet me detyrim, cdo aksion ka reaksion. Mos harroni njerez qe ai art qe po kerkohet te ndalohet sot, imponohej me detyrim per 45 vjet rresht. I vdekuri varroset nuk mbahet i gjalle me zorr, i gjalli rron dhe nuk varroset dot. Beni si te doni, po te vjen per te qeshur se po ata qe sot skandalizohen nga kerkesa per te ndaluar nje art, bertisnin fort per te ndaluar nje art tjeter.
Ore ‘zgalem ‘ leni justifikime boshe. Arti 100 apo 200 vjecar qe flet per feudalizmin ( filmat e librat ) shikohen dhe lexohen me kenaqsi dhe sot sepse tregojne realitetin e asaj kohe .( veprat e Shekspirit ,Dymas, Tolstoi Hygo etj. etj. ) Nje shembull t’ju kujtoj.Librat apo filmat per N.Bonopartin. Edhe ai përfundoi karrieren ushtarake si nje diktator sepse donte te pushtonte europen apo gjysmen e saj por fjalen e lire ,poete , pikture e shkrimtare nuk i burgosi e as fjalen e lire nuk e ndaloi.Tek ne ka ndodhur nje gje e shemtuar ,c’njerezore. Mungonte fjala e lire ,mendimi i kundërt, i lire. Dokumentaret do te sherbejne per te treguar historine e atij sistemi shtypes kur te flitet per data ,emra e ministra te asaj kohe.Dhe jo filmat apo veprat qe nuk tregonin aspak realitetin.Hipokrizia , genjeshtra nuk kane asnje vlere ne Art , qofte atij filmik qofte atij te shkruar.
Ka 30 vjet qe fjala e lir ka qen e shqyer jo e lir , e çfar keni shkruar çfar filmash edukativ keni ber , ku esht teatri Estrada opera baleti , ku jan yjet qe keni krijuar , e shikoni qe shyqyr qe nuk e kan len fjalen e shqyer ja kta qe jemi sot do ishim , tallava ca kengetar rrapi qe shahen nga robt e shpis ne yutub , dhe ca femra qe flasin fjal te ndyra neper tv kte paskeni dit me bo me fjalen e shqyer asgje me shum , sna intereson politika ato filma ai art ai sport per brezin ton qe kemi jetuar ne ate sistem ka qen ushqim i shpirtit , dhe ata artist e krijus te mdhej te artit sportit e muzikes qe kan qen ikona ne ate sistem na kan falur dashurin per jeten dhe atdheun ton , dhe ne i detyrohemi me respektin , filmat e asaj kohe duhet ti shikojn shqiptaret sot familjarisht se jan edukativ , degjenerimin e keni ne xhdo kanal televiziv rendom kudo , xhdo gje qe ndertuan baballaret tan dhe ne ne ate sistem ju barbaret e vendit tim e shkaterruat , as lagjen ton nuk e njohim me nga lloj lloj shtese dhe banaliteti , sportin artin e shpartalluat si din llumi shqiptar , po hoqet dhe filmat , ne shqiptaret e ikur qe ne 90 ten do jemi shqiptaret me te kaluar te humbur , se keshtu duan ca sharlatan pjell injorante dhe inatçore ish tradhtareve e kolaboracionisteve te kti vendi qe koha i ka varur ne qaf medaljen e tradhtis , rrespekt per patriotin akademikun dhe mendimtarin me te madh te momentit te trojeve shqiptare Rexhep Qosen , Rrespekte atdhetari dhe shqiptari me i rrespektuar.
O shoku, o pellasgos,Solomos ka qene mbret cifut,Ka jetuar 9 shekuj para krishtit,nuk ja thoshte per poezi,
Kaltra, a nuk na thua çfar realiteti pasqyronin ata filma ? Realitetin se po nuk hyre ne koop,je armik i soc…,realitetin se po fole kunder partise je armik,realitetin se po the qe nuk kemi buke,qumesht, djathe,dru e vajguri je armik i partise dhe ato filmat na tregonin se sa te lumtur ishim ne nen drejtimin e partise e te Enverit ! Un nuk jam per zhdukjen e tyre por jam me ate qe artistat sot duhet te bejne filma,libra e plot te tjera qe brezat ta kuptojne kush ishte ai sistem. Me kujtohet filmi vdekja e kalit qe tregon se kush ishte ai sistem dhe kush eshte ky sistem “demokratik” i ngritur po nga ata qe na burgosnin dje.
Ka stacione televizive qe japin non-Stop filma te kohes “Realizmit socialist” qe pasqyrojne nje realitet te shtremberuar te atij, “Socializmit fitimtar”! Askund nuk del varferia, tallonat, rradhat per ushqime, puna e detyruar, internimet, persekucioni etj. Gjithkund ruhet nje etikete e rrejshme jete duke e paraqitur krejt ndryshe realitetin e zymte. Vetem nje film – Ne shtepine tone – tregon realisht shtepine e nje shoferi te asaj kohe, pa ato zbulurimet e shtepive me shume dhoma te mobiluara qe shfaqen ne filma tjere. Ky bombardim mediatik me ato filma te Epokes Socializmit deshtak behet me qellimin e tru shplarjes se rinise. Per ti treguar rinise sotme qe nuk e ka jetuar ate kohe se atehere “Kishte pune, alegri, feste, gezim e hare” ne ate Shqiperi Social-Talloniste te Enver Hoxhes per te cilen ka noastalgji dhe stalinisti Qosja.
Të Ju bëhet dita 1000 Zotri REXHEP QOSE Rilindasi i mbetur Kosovar.Analizat Tuaja i bëjnë nder KOMBIT SHQIPËTAR.
-Ju në Kosovë & Presidenti Alfred Moisiu në Shqipëri mbani gjallë frymën PATRIOTIKE,Ndani të mirën nga e keqa në këto 32 vite,Mbani me shpresë për më mirë shumicën e Popullit në të 2 anët e kufirit.
-Hordhia fashiste që erdhi në Pushtet në 90-tën me teorinë..Luftë kundra Komunizmit 46 vjeçar( duke kën Komunist 400 karat) kishte dhe ka për qëllim të shfarros nga faqa e dheut ekzistencën e çdo gjëje të ndërtuar nga populli me djersën e ballit në atë periudhë të ndritur :Pronën:Tokën-Pyjet-Mjedisin-Kanalet vaditse-Agrumet-Armatimin-Florën-Faunën..dhe tanimë kërkojnë të injorojnë Artistët mëdhej të kalibrit nd/Kombëtar që kan bërë emër në ART E KULTURË,Me qëllim që të shuajnë Historinë 46 vjeçare të Kombit dhe të lartësojnë KOLABORATORIZMIN që ju nxi boja në L2B.
-Të gjithë këtë katrahurë poshtëruese në çdo fushë të jetës dhe në të 2 vëndet Shqipëri e Kosovë e shpik vetëm një PERSONAZH ENIGMATIK i ardhur aksidentalisht në Pushtet nga ndërhyrjet e jashtëme.. SALI RAM BERISHA.Fryma berishiste e tij përça e sundo do të ekzistoi edhe 100 vite pas vdekjes së tij.Pasi siç ka deklaruar i madhi Alfred Moisiu”..Pas Sb shkon llumi i shoqërisë..” Fakti që edhe DASH+ANGLIA..e shpallën non grata dhe Ai vazhdon përpara pa u ndalur në 101 marrëzitë e tij në vite,Tregon se dhe AMERIKA PO ÇUDITET PREJ TIJ,Pasi nuk mendoi që SPAK do të lindëte i VDEKUR nga frika e ktij Përbindëshi.
-Ju urojnë jetë të gjatë Z.R.Qose për të mirën e Kombit.
Shani sa të doni, historinë dot nuk e zhbëni. Kasandra.
Te gjithe keto komente tregojne ae ky komb nuk respekton shqiptaret e shquar..Fatkeqesisht kjo semundje eshte vjeter:
Njerëz, simbas shijes, nivelit kulturor dhe prirjeve politike lexoni romane, shikoni filma, ndiqni shfaqiet theatrale, shijoni pikturat dhe skulpturat, dëgjoni muzikë dhe këngë dhe s’ keni pse të hidhëroheni se të tjerët nuk pëlqejnë atë art që pëlqeni ju aq më tepër të impononi të tjerët që të pëlqejnë atë që pëlqeni ju dhe kur
kërkohet me ligj që të digjen në sheshet e qyteteve filmat dhe disqet me këngë që dikush nuk i pëlqen, ky dikush, po arriti ta bëj, me siguri ka veshur një bluzë me simbolin e kryqit të thyer nazist, ka lën një çik musatqe posht hundës, një bisk floku e ka hedhur tërthor mbi ball për të rilindur Hitlerin në vëndin ton dhe ky dikush duhet të arrestohet urgjentisht për pikpamje dhe veprimtari me karakter nazi fashist.
Sikurse duket me pretekst antikomunizmin bejlerët tradicionalë dhe bejlerët e rinjë do të vendoset me ligj që vërtet të digjen në sheshet e qyteteve tona bobinat e filmave, këngëve, librat e kohës së Enver Hoxhës që nuk qe as komuniste as socialiste dhe arti në çdo rregjim ka edhe vulën pozitive të popullit pamvarsisht tutelës dhe censurës së rregjimit, dhe
vras mëndjen se cili do të shëndrroj portretin e tij në portret të Hitlerit, Alibeu e ka më të lehtë, një çik musataqe dhe biskun e flokëve, Edi Beu do të ketë ca probleme me mjekrën që duhet ta reduktoj në mini mustaqen e Hitlerit, dhe të zgjas një çik flokët për të formësuar biskun ala Hitlerian ama sytë i ka tëpkë si zoti Hitler.
Të shikojmë kush do të ket nderin të jetë Kancelari i Shqipërisë nazifashiste që nga pikpamja ekonomike, politike është konturuar por do të inaugurohet kur të digjen veprat e kulturës dhe artit socialist në natën e kristaltë të nazifashistëve kusarë të Shqipërisë.
Zonja Rita, mundohu sa te duash te besh tellallin e politikes shterpe te sotshme, por s’ ke per te saluti gjekundi sepse nuk keni asnje fare drejtimi dhe busulle.
Me vjen keq qe vjell vrer mbi artin dhe veprat e artisteve ne periudhen e diktatures sepse nuk tregoni aspak respekt per sakrificen e tyre.
Kjo sdo te thotë qe te pajtohemi me politiken vellavrarese te asaj periudhe, por puna e te tjereve do vlersuar.
Eshte e bukur ajo qe pelqehet dhe Jo ajo qe eshte e bukur.
Ti mbaj mendimin tend, por mos u Mundo te nenvlersosh te tjeret
Akoma si del Inati e cmiora me Kadarene ketij?
Dhe mua ( AVL)me vjen keq qe nuk kuptoni ose nuk deshironi cfare shkruaj me siper. Ju dhe shume te tjere beni nje lidhje te punes se Aktoreve , shkrimtareve brenda temes qe shtrohet (se a duhet te shfaqen filmat e realizmit socialist ,,,,,,,,,? ) Shpreh keqardhjen time per te gjithe ato kengetare ,aktore e shkrimtare teper te talentuar qe linden ne Shqiperi ne vitet 1944 -1990 .qe talentin e tyre e vune ne sherbim te diktatoreve e sistemit sundues . Jo me ironi ( per te gjallet ) vitet e punes u njihen per pension por nuk kemi degjiuar nga goja e tyre se o popull ne u lodhem kot ,i sherbyem verbazi urdheruesve dhe talenti yne i vertete shfaqej realisht vetem ,ne ,,,vepra te huaja si “Hamleti ” “Romeo e Xhuljeta ” “Zekthi ” etj. A mund te mohoj une talentet si Sander Prosi . K. Roshi Sherif Merdani A. Hisku J. Aliaj etj. etj.Jo . Por propaganda qe percillet ne cdo film , liber ,eshte pro diktatures .Perse vetem ne te vazhdojme qe s”na ben pershtypje te shohim ne ekrane ato filma qe sulmonte klasen e ” deklasuar ” ? Nuk shtrohet ceshtja se kush don t”a shohe ne tv. e kush s”do t”a shohe , kujt i pelqen e kujt nuk i pelqen .Problemi eshte teper serjoz dhe mbyll komentin tim me thenien se nje popull qe harron te kaluaren rrezikohet te perseritet . Shteti duhet te kete ligje sepse mungesa e tyre ka bere qe keto 3 dekada te kemi dy linja . 1 – Qe denojme ,emertojme ate rregjiim si diktaturen me te EGER ne krejt kampin e kuq dhe njekohesisht propaganda e saj ne Art nuk ndalohet . E kujtoni ballafaqimin e shqiptarit amerikan qe D. Agolli e kishte tallur e ironizuar ne vepren e tij ? Pyetjes se ” A me njeh mua ? ” shkrimtari Agolli i pergjigjet me ze te shuar se JO .
Per mua nuk eshte ashtu sic thua ti megjithate nuk dua te debatoj sepse gjithesecili ka mendimet e tija.
Cdo kush tjeter gjykon ne menyre te pavarur.
Nqs ne ate sistem te mallkuar Jane bere gjera te padrejta kultura / arti / sporti s’ka pse te censurohen.
Sot ne bote te lire le te thuhen ne menyre ndryshe e tu behet jehone temave qe u pelqejn PA PROBLEM. eshte populli qe i vlerson
Nuk mund te censurohet historia. Filmat shqiptare te para 1992, jane pjese e historise dhe te kultures te popullit tone. Tere videot, dokumentaret dhe filmat duhen ruajtur dhe shfaqur vazhdimisht qe brezi i ri te njihet me nje periudhe historike qe ne disa aspekte nuk duhet te perseritet. Komentet, vleresimin ka te drejte ta bej publiku dhe jo politikanet e militantet e ndonje partije. Eshte e vertete se cilesia dhe teknika qe eshte perdorur lene sot shume per te deshiruar dhe kjo eshte nje nga arsyete qe nuk shikohen me shume qef nga rinia. Une mendoj se disa nga ata filma jane kryevepra te lojes te aktoreve, rregjise, operatoreve, montatoreve, kompozitoreve tone dhe mund te restaurohen e te permiresohen teknikisht dhe jo te ndalohen siç propozojne disa injorant te kohes sone dhe armiq te kombit. Nje popull pa kujtese historike shkon drejt shuarjes perfundimtare.
O Rita dua te te pergjigjem ne menyre te kulturuar ,por e shoh qe e trashe shume biseden…te vetmit filma qe i sheh familjarisht pa friken se kercet banaliteti papritur, vulgariteti , imoraliteti..por sheh dialog, humor, origjinalitet , pervec politikes , qe sot eshte zevendesuar me plumbin, gjakun, imoralitetin…..shkurt muhabetit mos na çaj menderen …do shohim ca te na doj qejfi, s’ do pyesim ty dhe ate pasardhesin e kuislingut, Alibeaj….kaq per sot!
Plehrat Sorrodiane duan te zhdukin gjurmet e epopese me te lavdishme te popullit tone se keshtu do plehra Amerike me lobin Cifut nd krye. Ngrihuni dhe masakrojini keta plehra politikan vendas dhe te huaj
Kinostudioja Shqipëria e re me filmat artistik që paraqisnin jetën dhe vullnetin e popullit për ta ndërtuar dhe mbrojtur vendin do mbete përherë në kujtesë të brezave. Ata që don ti ndalojnë veprat kulturore të asj kohe, i frigohen mossuksesit të tyre të kohës së demokracisë.
Jam kunder ndalimit.
E para, filmat prodhonin moral, pavaresisht ideologjise.
E dyta, Partia Komuniste dhe cdo parti e ketij spektri politik, jane te ligjshme ne Shqiperi.
E treta, i takon qytetarit te zgjedh, i pelqejne ose jo.
E katerta, eshte nje histori gati 50 vjecare, qe nuk mund te fshihet, eshte nje realitet.
Por edhe keta filma, kane nje te keqe shume te madhe, nuk e pranojne korrupsionin!!!!!
I gjori qose,vazhdon ta rrenoje veten me nje urrejtje konstante malinje,qe prodhon nje mendje katundari djallezor dhe dredharak,i cili ben dhe kete shkarravine,kundrejt nje personaliteti te madh letrar boteror,sic eshte shkrimtari yne Ismail Kadare.
Dhe i falemi zotit dhe zgjuaresise se Kadarese,i cili arriti te shkruaje ate letersise madhore,duke i paguar nje harac diktatures se kuqe,me ndonje shkrim sllogan-elozh per regjimin hoxhist.
Ndryshe Shqiperia jone,do te kish humbur ato vlera shume te medha historike,por mjerisht shume te pakta(Gjergj Kastrioti,Nene Tereza),po te kish marre pozicionin e opozitarit te hapur,karshi diktatures se Hoxhes,idhullit te qoses.