Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ka gjetur Kina në minierën e bakrit në Serbi, që do investojë një ‘mal’ me para?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë ka gjetur Kina në minierën e bakrit në Serbi, që do investojë një ‘mal’ me para?!
AktualitetBoteKuriozitete

Çfarë ka gjetur Kina në minierën e bakrit në Serbi, që do investojë një ‘mal’ me para?!

Published: August 29, 2023
Shpërndaje

Kina po planifikon një zgjerim të madh të minierave të bakrit në Serbi pasi kërkesa për metalin, i cili është thelbësor për tranzicionin global të energjisë, pritet të kapërcejë ofertën, raportoi Bloomberg të hënën.

‘Zijin Mining Group’, miniera më e madhe e arit në Kinë dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të bakrit në vend, do nxisë nxjerrjen e bakrit në minierën e tij të bakrit dhe arit ‘Cukaru Peki’ në Serbinë Lindore, tha burimi.

Kompania hapi punimet e ‘Cukaru Peki’ rreth dy vjet më parë dhe tashmë ka investuar 678 milionë dollarë për të vënë në funksion gropën. Tani Kina dëshiron të shpojë më poshtë, pothuajse dy kilometra, për të arritur më shumë rezerva.

- Publicitet -

“Këto janë rezerva të mëdha, të cilat kërkojnë infrastrukturë shtesë, investime shtesë prej rreth 3.5 miliardë deri në 3.8 miliardë dollarësh,” tha për Bloomberg Branko Rakocevic, zyrtari më i lartë serb në minierë.

Miniera, e vendosur në rajonin lindor të Borit, ndahet në një zonë të sipërme dhe një të poshtme. Prodhimi në zonën e sipërme arriti në 111,000 ton bakër dhe 152,000 ons ar vitin e kaluar. Kapaciteti i saj i parashikuar vlerësohet në 91,400 ton bakër dhe 2,5 ton ar në vit, me prodhime të mundshme maksimale prej 135,000 ton bakër dhe 6,1 ton ar.

Sapo të dyja zonat të arrijnë kapacitetin e tyre të plotë, miniera e ‘Cukaru Peki’ mund ta ngrejë Serbinë në vendin e dytë më të madh të prodhimit të bakrit në Evropë.

Gara për prodhimin e materialeve jetike për kalimin te energjia e gjelbër është shtuar në mbarë botën, me Kinën që është bërë furnizuesi kryesor në botë i të ashtuquajturave minerale të rëndësishme. Në veçanti, bakri përdoret në turbinat e erës, rrjetet e energjisë dhe automjetet elektrike.

“Bakri është i kërkuar gjithmonë dhe kudo e kjo që justifikon investimin afatgjatë”, tha Rakocevic. “Tregu është mjaft i qëndrueshëm. Çmimet ranë nga viti i kaluar, por ne nuk presim shumë paqëndrueshmëri.”

Sipas firmës konsulente McKinsey, kalimi i botës në një ekonomi më të gjelbër do rrisë kërkesën vjetore të bakrit në 36.6 milionë ton deri në vitin 2031. Oferta parashikohet të arrijë rreth 30.1 milionë ton në të njëjtin vit, nga 22 milionë ton që është tani.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve të Ramës gjatë fjalimit të tij flasin më shumë se vetë fjalimi
  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama ironizon protestën me ‘Waterlonë’: Po mbroni interesat e dikujt tjetër!
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup

Komentet e Fundit

  1. Shqiperia on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama ironizon protestën me ‘Waterlonë’: Po mbroni interesat e dikujt tjetër!
  3. Detari on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Detari on Rama ironizon protestën me ‘Waterlonë’: Po mbroni interesat e dikujt tjetër!
  5. Dudumi on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?