Nga SHBA për Dita
Janusz Bugajski
Kremlini i Putinit po shfaq gjithnjë e më shumë shenja frike për sa i përket luftës së tij kundër Ukrainës, për shkak të intensifikimit të presioneve ushtarake, ekonomike dhe ndërkombëtare. Moska është e shqetësuar se një Ukrainë plotësisht e armatosur do të përfshihet në një ofensivë të suksesshme për të rimarrë pjesë të mëdha të territorit të saj dhe për të dëbuar forcat pushtuese ruse.
Propozimet absurde të Putinit për dorëzimin e Ukrainës në prag të samitit të paqes të qershorit në Zvicër tregojnë se Moskës po i mbarojnë idetë në parandalimin e Perëndimit të pajisë plotësisht forcat e armatosura të Ukrainës.
Ushtria ruse nuk ia doli të pushtonte ndonjë territor të rëndësishëm gjatë gjashtë muajve që Kievi kishte një mungesë rrezikuese predhash, për shkak të vonesave në financim nga SHBA. Dhe gjatë javëve të fundit, Moska qe e paaftë të përparonte në rajonin e Kharkivit, pavarësisht avantazhit të saj në numër.
Tani që, më në fund, Kievit iu lejua të godasë në territorin rus me armë perëndimore, infrastruktura ushtarake e Moskës është shënjestër e sulmeve të përditshme. Këtu përfshihen furnizuese me karburant, mbrojtja ajrore, rezervat e armëve, si dhe terminale rrugore dhe hekurudhore.
Gjasat janë që Ukrainës t’i sigurohen jo vetëm armë me rreze më të gjatë veprimi, por edhe skuadrilje avionësh luftarakë F-16, me çfarë do dëmtonete edhe më fort forcat tokësore të Rusisë.
Edhe pse Moska e ka rritur prodhimin e mjeteve ushtarake, ajo nuk mundet ta kompensojë humbjen masive të tankeve, artilerisë, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe pajisjeve të tjera.
Përdorimi i tankeve të mbajtura në magazina që nga vitet ’70 shpreh qartë cilësinë e ulët të pajisjeve ruse në përdorim. Sipas raportimeve të inteligjencës perëndimore, mbi gjysmë milioni trupa ruse janë vrarë, plagosur ose kapur rob dhe numrat e tyre po rriten me shpejtësi, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e trupave të saj të oficerëve janë asgjësuar.
Gjithnjë e më shumë, Moska po mbështetet në rekrutimin e emigrantëve dhe mercenarëve të huaj nga Azia Qendrore, Amerika Latine, Afrika dhe Lindja e Mesme. Ata joshen me premtime për paga të larta, por këta rekrutë të trajnuar mezi arrijnë të qëndrojnë për pak ditë në front të luftës.
Meqë forcat ushtarake të Rusisë vijojnë të bien në luftë, Moskës mund t’i duhet të ndërmarrë mobilizim masiv, një lëvizje shumë e papëlqyeshme në popull, të cilën Kremlini e ka shmangur nga frika se mos shkaktonte një tjetër rrjedhje të madhe të të rinjve jashtë vendit, si dhe provokonte trazira sociale e rebelime ushtarake.
Putin ka zbuluar se sanksionet ndërkombëtare kanë pasur më shumë ndikim sesa është pranuar nga zyrtarët e tij. Ai kërkoi që ato të hiqen, për mundësinë e ndonjë marrëveshje paqeje me Ukrainën.
Sanksionet e kanë ulur në vijimësi aksesin e Rusisë në teknologjinë, pajisjet dhe softuerin e huaj. Uashingtoni gjithashtu ka filluar ta vështirësojë shmangien e sanksioneve prej vendeve të treta që ofrojnë komponentë për luftën e tij. Bankat ruse kanë frikë nga tërheqjet masive bankare, pasi qytetarët kanë frikë se do të humbsnin kursimet e tyre. Kostoja e jetesës, gjithashtu, po rritet duke rezultuar në inflacion domethënës, ulje të shërbimeve sociale dhe mungesë produktesh të caktuara.
Për sa i përket të ardhurave, kompania e madhe ruse e energjisë Gazprom po shkon drejt falimentimit, pasi shitjet e gazit natyror në Europë kanë rënë ndjeshëm. Industria e eksportit të qymyrit gjithashtu është në prag të kolapsit financiar.
Nafta bruto e Rusisë shitet me çmime nën mesataren globale dhe eksportet e naftës së rafinuar janë në rënie. Sanksionet me të rënda të Perëndimit do ta kufizojnë tregtinë e naftës dhe të gazit natyror rus. NATO planifikon të vërë nën kontroll lëvizjen e cisternave të naftës të vendeve të treta që transportojnë eksporte ruse përmes ujërave europiane.
Duke ndaluar këtë flotë në hije që lundron nëpër ngushticat daneze, Moska do të humbasë rreth një të tretën e eksporteve të saj të naftës në rrugë detare. Që kur qeveritë perëndimore vendosën një çmim kufi për naftën ruse, Moska është mbështetur në një flotë cisternash të vjetruara të bazuara dhe të siguruara jashtë Perëndimit. Lëvizjet për të bllokuar këto anije do t’i ulnin ndjeshëm të ardhurat e Kremlinit.
Për sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare, agresioni i Moskës ndaj Ukrainës i ka hapur rrugën zgjerimit të NATO-s me pranimin e Finlandës dhe Suedisë, ka forcuar praninë ushtarake të NATO-s përgjatë frontit lindor dhe ka nxitur të gjitha vendet të shtojnë shpenzimet e tyre për mbrojtje, të blejnë armë të reja dhe të rrisin numrat e forcave të armatosura.
Prania ushtarake e SHBA-ve, gjithashtu, po rritet, veçanërisht në Poloni, ku tashmë ndodhen mbi 10,000 trupa amerikane. Përgatitjet po avancojnë për t’iu kundërpërgjigjur çdo tentative sulmi nga ana e Rusisë ndaj ndonjë anëtari të NATO-s.
Kufiri midis Rusisë dhe NATO-s është bërë shumë më i gjatë pas përfshirjes së Finlandës në Aleancë, ndërsa përqendrimi i forcave ruse përgjatë këtij kufiri është i ulët, pasi pjesa më e madhe e burimeve të saj të luftës dhe forcave të armatosura janë vendosur në vijën e frontit me Ukrainën.
Në të njëjtën kohë, Kina po përfiton nga dobësimi i Rusisë duke këmbëngulur për naftë dhe gaz me çmime të ulëta dhe duke lidhur me Moskën marrëveshje ekonomike nga të cilat kryesisht do të përfitojë Kina.
Në fakt, Rusia po kthehet në një vasal të Kinës. Laku rreth qafës së Putinit po shtrëngohet dhe mund të priten beteja të tjera të brendshme për pushtet, ndërsa Rusia vërvitet drejt kolapsit.

Gabim te kruhesh me USA.
Kjo ka qene keshilla e gjeneraleve ruse .E mbylle filmin me Donbasin mos u kruaj me.
Deri ketu ishte marveshja.
RUSIA ESHTE ENDE LARG PROGNOZAVE OPTIMISTE TE BUGAJSKIT.
Dje 30 rraketa ruse rane ne Kiev dhe bene hatane.Nuk ka perparime ne Front te forcave Ukraine,Vetem mbrohen.
E vetmja gje e vertete ne kete mesele eshte Fuqizimi i Kines ne kurriz te Rusise duke blere nafte dhe lende te para mecmime poshte tregut dhe duke i shitur Rusise paisje luftarake,motorre rraketash,predha etj.
Kina eshte perfituesja e vertete e kesaj lufte..Ashtu si perfitoi SHBA nga Lufta Krimese 1853,,I grapsi Rusise Alasken per 6,7 miljon dollare,sepse pas disfates se Krimese,Cari nuk kishte para per te mbajtur ushtrine.
Po zgjati edhe ca kjo lufte me Ukrainen ,Putini do ti shese Kines Siberine.
Kjo Desada Metaj ,ne mos gabohem ,ka dhene nje mendim dhe ju gazete nuk hapni komente.
Kjo z.dita quhet discrimination, sepse eshte femer dhe emer jo fort I degjuar?
Keta jane e ardhmja e kombit.Perse keni frike t’i u jepni hapesire?
Mjaft e helmuat kete popull e kete vend me kufomat Sali,Rama,Ilir e plehera te tjera.
Lereni ore Putinin po shikoni Joe Biden qe eshte bere ku therret qameti.
Bota Demokratike eshte vene perpara proves se rende te mbijeteses se sistemit te saj nga Hitleri i ri, Vladimir Putin, i lindur ne shtetin e ish Diktatures Komuniste, qe kerkon te ringjalle nepermjet forces ish-Bashkimin Sovjetik. Per kete arsye, trupat e NATO-s duhet te hyjne jo vetem ne Ukraine, por te sulmojne me te gjithe arsenalin e armeve qe disponojne folene e Perbindeshit te Kuq Putin ne Moske.
uh more jonuz ziu me mbiemer serbos-gollobordos e emer turk,cjane keto genjeshtra qe ke shkrojtur more I zi.i ke menduar e zbular vete ,apo ti kane diktuar.po mire more I zi,nuke ta kane treguar historine e perandorise Ruse?.ekspertet jo gollobordas thone qe ekonomia Ruse eshte sot qe ka rritjen mete larte.sot te ardhurat e nje Rusi rezultojne 18000 dolare o eulo. Gazin e Rusise dhe naften e blejne Gjermania,Qina popolare,India,paqistani e shume shume vende te tjera.u mo I ziu ti,po si munde te frikesohet Rusia,nje vende qe ka mbi 6000 testata o koka nucleare more.po pse shkruan keto genjeshtra.
Zoti Jonuz,, perditsohu edhe ti!!
Ukraina, e beri Kunderofensiven e vet Vjet ne Qershor, dhe nuk arriti ndonje nga Objektivat e saj mminimal.
Mezi Arriti te “Pykezonte” ne Robotine, per jo me shum se 15 Kilometra thellesi dhe 7-8 kilometra gjeresi, ne mw shume se 1 mije kilometra Front.
Ky pykezim ne Robotine, se bashku me kokfortesine ne Mbajtjen e Bakhmut dhe Andrijevkes, i kushtuan Ukraines qindra mijra jet ushtaresh.
Ne pjeset e tjera te frontit, kunderofensiva Ukrainase as qe arriti ti afrohej vijes se pare te fortifikuar te mbrojtjes ruse(Me thellesi Tre breza mbrojtje).
Qe nga ai moment e mbrapa, mbas ndalimit/ngecjes se kunderofensives ukrainase, Ruset kan avancuar ne cdo pjese te frontit prej 1 mij kilometrash, perjashtuar pjesen ku si kufi eshte Lumi Dnieper.
Aktualisht, edhe pse sna pelqen, duhet ta themi se Rusia ka vendosur superioirtet absolut ne Ajer, superioritet ne toke, superioritet ne prodhimin masiv te predhave te artilerise( Ne raport 3-4 me 1 me te gjith prodhimin vjetor perndimor), raketave te drejtuara dhe avioniks-ve.
Po ashtu Rusia ka te integruar JISR(Sistemet e integruara te zbulimit) me te gjitha sistemet e zjarrit, cka do te thote se nga momenti kur diktohet nje objekt, ne tok apo ne ajer nga zbulimi, koha e reagimit dhe goditjes eshte shum e shpejt.
I Gjith ky Superioritet Rus, nuk po rezulton ne nje Avancim te shpejt te tyre drejt dniperit ne veri, per shkak te qendrese se fort Ukrainase. por me nje Kosto shum te lart ne jet njerzore.
Pra superioriteti Rus po neutralizohet me jetet e ushtarve Ukrainas.
Me sa duket dhe vet Rusia nuk po nxiton te arrij rezultate te shpejta duke zbatuar Strategjine, qe ne gjuhen aktuale te Jonuzit, quhet “War of Attrition”.
Ne keto kushte, me e keshillueshme eshte qe Ukraina dhe Rusia te shkojne drejt nje procesi paqe, se te vazhdohet me tej me lufte, ku do te humben edhe me shume jet te ushtarve Ukrainas, dhe gjasat per fitore po zvogelohen progresivisht per Ukrainen.
Me perlqen Bugajski, dhe shum nga Analizat e tij per Ballkanin. Por kjo analize e tij e sotme duket komplet e paperditesuar, dhe e palidhur me realitetin ne te gjitha nivelet; Taktike; Operacionale; Strategjike.
Kjo analiza e sotme, me shume, duket si “wishful thinking” i nje individi pa pervoj, se sa nje Analize e nje Eksperti. Dhe kjo nuk i shkon nje Eksperti si Zoti Januz Bugajski.
Politika pune muti.
Pazare lindje – perendim qe nuk pjerdhin per jeta njerezish.
Donbasin Moska me referendume e beri toke ruse.
Me referendum Krimea u be toke ruse.
Pra filmi eshte I mbyllur.
Zgjatja e luftimeve eshte per efekt psikollog ,luajtje me nervat e perendimit dhe pazare sepse eshte ne natyren e kapitalizmit.
Edhe nje kapter I thjeshte e ka mesuar per krahasimin e forcave nderluftuese.
Ukraina eshte inferiore ndaj rusit sa do paisje materiale ushtarake qe mer nga perendimi.
Vetem nderhyrja e NATO-s mund te ndryshoje gjendjen por kjo nuk ben pjese ne pazaret lindje – perendim.
Problemi eshte:
Ku do jete qendra e peshores?
Ne se qendra eshte pika e mesit, peshorja qendron horizontalisht,
ne ballance dhe nuk rrotullohet majtas apo djathtas, kur peshat e
vendosura ne te majte dhe te djathte, qe jane te baras larguara nga
qendra jane te barabarta.
Kur peshat nuk jane te barabarta, qe te kemi perseri ballance,
duhet qe nyja rreth te ciles ndodh rrotullimi i peshores, te mos
jete ne mes, por te jete afer peshes me te madhe, fuqis me te
madhe, qe perfaqeson fuqin ekonomoke ushtarake qe predominon
te ketyre dy konkuruseve.
ATO e dine se nje konflikt ushtarak i stergjatur,
do i demtoje rende te dyja palet.
Se cmimi i fitores dojete aqe i larte sa pas perfundimit
te luftes, fuqi te reja do dalin, sic ndodhi pas dy luftrave
boterore te shekullit te kaluar.
Paqa do arrihet vetem kur te gjendet pika reale e ekuilibrit me nje peshore
me pike ekujlibri te levizeshme, ku te dyja palet jane te ndergjegjeshme se
ballanca do percaktohet nganje raport i drejte i rezeve perkatese te sferave
perkatese te influences te paleve perkatese.
Problemi mund te zgjidhet akoma me mire nga nje bashkepunim ekonomiko,
shkencor, kultural, qe i zbut pakenaqsite dhe krijon nje miqesi sierioze ndermjet
te dyja paleve , qe do e mireprese te gjithe ato qe fitojne me shume nga paqe,
se sa nga grindjet e pafundeme.
Po mire Jonuzi po ju mor Derdimena komunist ju ka marre malli per BRSS dhe po ju Kruhet Botha per nje Cike socializem po ne tham shyqyr qe pame dhe po shijojme perendo in dhe tregua e lire ju prape me gerdallat komuniste dhe mumuroni sa koka berthamore ka Putana e Moskes ikni more gorre shkoni more andej nga stepat bashke me muzhiket vrroma ,qenkeni merzitur bythet tuaja me Ameriken we me 4 million ju beri me dy shtete dhe tani hidhni shurren perpjet ,harruat ne 90 we lemerisem dynjane se zombie apocalypse,yyy rrace e ndyre
Z. Zeni,
ATO po konkurojne me njeri tjetri se kush di me shume.
Kete e shikon ne te gjitha kanalet jo rralle, per cfaredo
lloj problemi ne vendin tone.
Ajo qe nuk eshte normale eshte se ne vend qe te shprehin
mendimet e tryre, ATO perpiqen te ulin oponentin qe ka
mendime te ndryshme.
Por ka edhe nga ATO qe kane nostalgji te trashiguara.
Ka nje probabilitet te larte qe Z. Bugajski te kete te drejte:
Me kalimin e kohes Rusia mund te shndrohet ne vasale te Kines.
Ne jug te Siberis rrojne 1.4miliard Kineze plus dy miliarde Aziatike
te tjere, ndersa ne Siberi vetem disa milione Ruse.
Ndryshimet klimaterike dhe rritja e popullates ne planetin tone
do e bejne Siberine nje ender per shume shtete Aziatike, ne
luften e tyre per egzistence. Do e shikojne Siberine si nje hapsire.
Ky realitet duhet te meret ne konsiderate ne tavolinen e bisedimeve,
per te siguruar nje paqe te qendrushme ne Ukraine.
te domosdoshme jetike.