Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ÇFARË KËRKON MË 6 DHJETOR SALIU
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > ÇFARË KËRKON MË 6 DHJETOR SALIU
AnalizaKryesoreopinionPolitike

ÇFARË KËRKON MË 6 DHJETOR SALIU

Published: November 25, 2022
Shpërndaje

 

Ditën kur në Tiranë do të jenë përfaqësuesit më të lartë politikë dhe shtetërorë të Bashkimit Evropian, ngjarje që, për herë të parë ndodh në Shqipëri, opozita e Berishëw ka shpallur vendimin për të demonstruar edhe një herë kundër qeverisë.

Është e drejtë e saj kur, si dhe me cilin shkak, të saktë apo të sajuar të protestojë. Aq më shumë një individ, i cili protestën e ka adrenalinë, ashtu si ka pasur edhe shumë gjëra të tjera, të cilat kanë qenë në të prapshtën e Shqipërisë. Berisha është i njohur për këtë dhe askush nuk duhet të çuditet, apo, edhe më tej, t’i bëjë thirrje “mos pro testo, o njeri se turp”. Le të protestojë. Të mbushë sheshin me njerëzit e tij, të mbajë dhjetëra fjalime, qoftë ai vetë, qoftë vëllai i tij politik, dhe në fund të deklarojë se kjo ishte protesta më e madhe në historinë e Shqipërisë, si ka ndodhur pas çdo proteste.

- Publicitet -

Çfarë kërkon ai vetë? Ai ka mësuar aq nga politika 32 vjeçare e viteve të fundit se pushteti nuk merret me dhunë. E ka provuar disa herë, sidomos në shtator 1998, dhe çfarë ka pështyrë në drekë, e ka lëpirë në darkë, duke e mbushur selinë e vjetër të tij me metingashë të armatosur, që, para një shteti që kishte ulur poturet, mburreshin se bënë revolucion, por nuk ua mbante të dilnin nga vrima.

Ai e ka mësuar se, vetëm një herë mund të kalojë miu përmes vrimës së veshit, dhe kjo ndodhi kur rrëzoi qeverinë e Stabilitetit, nga ngutja për pushtet, të cilin e mori në mënyrën më plebishitare të mundshme, jo nga merita e tij, dhe e dorëzoi në mënyrën më të pabesuar, si njëri nga njerëzit më të urryer të kohës, duke lënë pas mijëra viktima.

Sado demonstrata e protesta të mbajë Saliu, sado të përplasë këmbët dhe të nxitë ndasinë, asgjë nuk ndryshon prej Saliut në qeverisjen e vendit. Ky do të vazhdojë të drejtohet, së paku deri në prillin e vitit 2025 nga “armiku” i tij i radhës, “Edvini”.

Kopertina e Ditës, 25 Nëntor 2022

Ai e ka mësuar se protestat e tij nuk ngjallin “admirim nëpër botë”,  është qesharake edhe ta mendosh diçka të tillë; askush nuk është entuziast që, një si Saliu organizon një protestë. Ai është sot në shkallaren e fundit të përkrahjes së tij politike euro-atlantike, edhe më poshtë nga ajo që ndodhte në vitin ’97.

Mjeriu që gëzohet më shumë për 6 dhjetorin është pikërisht shefi i qeverisë, kundër të cilit thuhet se po protestohet.

Ata që mendojnë se Saliu e ka me Ramën dhe aferat e tij, është i gabuar. As për atë pjesë të turmës që ekzaltohet pas tij, nuk e ha meraku e as i bëhet vonë. Ata janë aty ku i ka lënë, do të jenë aty edhe më pas.

Më shumë se çdo gjë tjetër ai proteston për vete. Proteston për të pasur edhe de jure monopolin e partisë që drejton si Rithemelim. I duhet domosdo që vula e partisë, ashtu si zyrat dhe legjitimiteti të jenë pronë e tij. Këtë e kërkon me çdo kusht. Duhet të jetë partneri i vetëm opozitar, ku të kalojnë takimet ndërkombëtare, ku diplomatët të jenë të detyruar të sjellin mendime, të përplasen dhe të kërkojnë zgjidhje.

Në katundin e tij politik ai është i pari, këtë nuk e përmbys gjë, por atij i duhet ligjërimi i drejtësisë për të qenë i pari edhe në qytetin e politikës, sidomos në atë qytet që njohin ndërkombëtarët. I duhet 6 dhjetori për t‘u dëshmuar evropianëve se cili është lideri i opozitës që mund t’ju prishë terezinë.

Heshtja e tyre e vret. Ai e vuan këtë, sepse është mësuar të jetë njeriu i domosdoshëm për të negociuar, shpesh si njeriu i së keqes që duhet ndalur. Ai e di se, jo pak herë, është pikërisht e keqja që merret parasysh në marrëdhëniet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për vende si Shqipëria.

Në 21 janar ai e ndolli këtë me deklarimin për antimeting dhe, kur u tërhoq, u quajt burrë shteti. Kur BE i kërkoi të tërhiqej, ai gjeti “kompromisin”, duke lënë të veprojë një komision parlamentar fantazmë, që u zhduk sapo vetë Berisha e kuptoi se loja kishte dhënë frytet e saj. Të vrarët u lanë mënjanë, diplomatët perëndimorë sikur ranë në qetësi dhe gjithçka që kishte ndodhur, u la “të zgjidhej nga drejtësia shqiptare”, të cilës dihet kush ia jepte komandat.

Ajo që ëndërron Berisha është një lutje perëndimore që të mos bëjë asnjë protestë. Është pritje e kotë. Kudo në botë ndodhin protesta të tilla dhe, sa më shumë që një qeveri të jetë liberale ndaj tyre, aq më demokratike do të duket. Një qeveri despotike do e ndalonte një protestë të tillë, dhe ka qenë ëndrra e Saliut që Edvini i tmerrshëm i qeverisë apo shumica e tij parlamentare të bënte thirrje e të merrte vendime për ndalimin e saj.

Saliu është në sikletin më të madh të jetës së tij. Po ikën nga politika pa përmendore dhe i damkosur. Pas vetes ka mëkate e krime të mëdha që nuk amnistohen.

Shqiptarët në shumicë e kanë sikterisur me kohë, tani edhe dy shtete të fuqishme kanë dhënë verdiktin e tyre, njëri më i rëndë se tjetri.

Qeveritë perëndimore e dinë, ndoshta edhe më mirë nga vetë Berisha, se cilat janë mëkatet, fajet dhe korrupsioni i qeverisë së tanishme. E njohin harbutllëkun, diletantizmin, mungesën e perspektivës, lidhjet mes kësaj qeverive dhe të fortëve, oligarkë apo rrugaçë, njohin gjithçka, deri në detaje. Por nuk do ta ndërrojnë atë me Berishën, paçka se ky vrasës protestuesish ka ende bindjen se ky vend është kaq kot sa mes dy zgjedhjeve të këqija, pra, mes tij dhe Edi Ramës, perëndimi mund të provojë edhe një herë atë. Nuk do të ndodhë.

Askush nuk është më i gëzuar se Edi Rama për protestën e 6 dhjetorit. Askush nuk do të humbë më shumë se vetë organizatori. Në 6 dhjetor Berisha do të protestojë për fatin e tij. Kaq është e gjithë historia. Të nesërmen, 7 dhjetor, ai do të mësojë se në fatin e tij asgjë nuk ka ndryshuar. Kaq do të jetë e gjithë historia.

—–

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 25, 2022 at 11:11 am

    CIRK ne CIRKO-KOLONI

    Reply
  • Tironci says:
    November 25, 2022 at 11:23 am

    Ti CIRKO-KOLONI shkruan kot se koloni te elites boterore pra Iluminatit jane te gjithe vendet e botes pa asnje perjashtim. Por dihet shume mire se kush je ti me emer e mbiemer si sherbetor i ndyre i Sorosit qe je.

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    November 25, 2022 at 11:32 am

    DRIDHE NGA TA DREDHESH
    E KE SHUME GABIM
    VALLE MOS ESHTE DENUAR
    MEMEDHEU IM

    MARREZI E RAMES
    NE QAFE NA MORI
    NJELLOJ JANE KUSARI
    TRADHETARI HORRI

    KUSH VALLE PRANON
    TE KEQEN.MBI KOKE
    E MADHE E VOGEL
    DUHEN SHPORRUR TOK

    RAMA ME SALIUN
    SI MACJA ME MIUN
    TE DY ZILIQARE
    PER TE QENE TE PARE

    RAMA VODHI BOLL
    SALIU KA NGORDHUR
    TE DAL.ME DRITE
    KY MILET I LODHUR

    VALLE SKA SHQIPERIA
    DJEM ME TE ZGJUAR
    SE RAME PIKTORI
    SALA I MBARUAR

    NGRIHU DJALERI
    KOHA TE THERRET
    NE PALCE VAJTUR THIKA
    SIVRAN BEHU VET

    Reply
  • Aldrin says:
    November 25, 2022 at 11:42 am

    Berisha e ka te zgjidhur jeten dhe te ardhmen e pinjolleve te tij. Ja mori ato qe deshi Shqiperise dhe i la femijet e tij te pasur. Berisha del per inat dhe per gallate.
    Fati i Shqiperise dhe shqiptareve nuk dihet. Fati i atyre qe nisen me gomone dhe nuk dine ku perfundojne. Ai nuk dihet.
    Fati i atyre qe do u marri tokat Ramuti, se nuk i punojne dot.
    Ai nuk dihet
    Pasi i shkaterroi gjithe bazat e ekonomise shqiptare, pasi hodhi ne ere Balleshin, naften, pasi ka shitur Minierat, pasurite kombetare, pasi shiti Butrinit dhe po hedh ne ere portin e Durresit, sic hodhi ne ere ate te Vlores, pasi shkaterroi bujqesine dhe prodhimin vendas, pasi dha detin dhe po jep gjithe Shqiperine ne aferat e tij personale me mafioze te brendshem e te jashtem serbe e ruse, tani po i turret tokave te shqitpareve.
    Ky eshte hall dhe keto jane fate qe duhen diskutuar.

    —-

    KOMENT I REDAKTUAR!

    MODERATORI JU KËRKON TË MOS PËRDORNI GJUHË FYESE NË TË KUNDËRT, KOMENTI DO FSHIHET DHE JU JENI I PADËSHIRUAR NË KËTË FORUM!

    Reply
  • Spak says:
    November 25, 2022 at 11:46 am

    Mendoj qe Kush do ta ndaloje Saliun ne marrezine dhe mjerimin e tij? A duhet te veproje shteti Shqiptar kunder ketij njeriu gjakatar qe nuk ka lene gje te keqe pa bere! Kush! SPAK nuk mund ta beje! Kane frike! Siç duket edhe Amerikanet u dorezuan! Rama ja frike ta beje se do t’i vije rradha e tij neser! Kush?! Duket qe vetem vdekja mund te na shpetoje nga kjo figure prehistorike qe ngopet vetem me gjak!

    Reply
  • Prostituta Kombetare Sali says:
    November 25, 2022 at 12:37 pm

    Perderisa eshte ne politike Edi Rama, Taulant Balla, do te ekzistoje dhe Sali Berisha, Flamur Noka!

    Reply
  • Mos jepni leje! says:
    November 25, 2022 at 12:46 pm

    Berisha u shërben serbëve. Sa herë që në Kosovë ka trazira, ai do të bëjë trazira edhe në Tiranë. Vetëm serbëve u intereson që kur të vijnë BE-së, të ketë rrëmujë në Tiranë, për të treguar që shqiptarët nuk e kanë namin e keq vetëm me drogat, por edhe me politikën, si një vënd i pastabilizuar që krijon probleme. Zgjidhja është që mos jepni leje për mitingje në një kohë kur policia është e angazhuar për mbarëvajtjen e BE-së. Berisha po bëri demostrim të paligjshëm, kapeni për bythe dhe tregojini vëndin, sepse ligji është njësoj për të gjithë.

    Reply
  • investimi po nuk pati firmen e kriminelit komunist sali,nuk quhet.edhe argita do % e vet says:
    November 25, 2022 at 1:26 pm

    ndonje hata e madhe nuk eshte protesta e kriminelit sali,se keshtu protestonte edhe para 90tes per tu futur ne bllok apo per te hipur ne vark.
    megjithate edhe ne itali para disa vjetesh ne mbledhjen e G20 u mblodhen te rinj nga gjithe Europa dhe protestuan….
    i eshte kushtuar edhe nje film ku vihet ne dukje dhuna e policise dhe mos denimi i asnje polici per ate dhune.
    megjithate saliu si komunist i devotshem,nuk i plasi per shqiptaret se sa per vete dhe per sypeshkaqenin….
    keni pare ndonjehere qe saliu te beje zhurme apo te zihet ne parlament apo ne proteste per mireqenien e popullit,per rrogat apo per pensionet.
    a keni pare se pallavramentaret kur behet fjale per rrogat e tyre,i ngrene kartonat menjehere….

    Reply
  • Sos says:
    November 25, 2022 at 2:46 pm

    TANI QE DHEMBET I RANE UJKUT
    KERDINE PO BEN CAKALLI.
    PORSE SERISH KY PIS MILET
    UJKUN MALLKON ZAVALLI

    NJE KOMB TE TERE E MASAKROI
    E SHITI NE PAZAR
    SOT BOTA MBARE TALLET ME TE
    SE VE KUSH NE KANDAR

    GJEMON CAKALLI E THERRET
    UNE JAM PAK ME I MIRE
    VERTET DHE UNE GJAKUN JU PIJ
    POR NUK JAM EGERSIRE

    NDER NE TE DY DUHET TE ZGJIDHNI
    RRUGE TJETER NUK KENI
    PO VIJNE VOTIMET NDAJ KUJDES
    SI MUA NUK DO GJENI

    KJO BOTE KESHTU ESHTE KURDISUR
    SHKON UJKU VJEN CAKALLI
    POPULLI SHQIPTAR E VULE HUMBUR
    KUTURU VOTON ZAVALLI

    E PYETA NJE DITE XHEMILEN
    PER KE DO TE VOTOSH
    NUK DO SHKOJ KURRE MA TE VOTOJ
    TE GJITHE JANE SARHOSH

    Reply
  • ka filluar te me censurojne says:
    November 25, 2022 at 10:22 pm

    Shenim:
    Ky koment eshte derguar te Tema dhe pasi nuk eshte botuar dhe meqe ka paralelizem me “SALIGATE” jeni te falenderuar nese e botoni
    #####

    Zoti Mero !
    Me lejoni t’ju them se po e teproni me hipokrizine tuaj .. jo vetem ju por dhe perendimoret.
    .
    Komentshkruesi ka qene nje inisiator per nje tentative greve modeste para Shtepise Bardhe me Pankarte ..Zoterinj te shtepise bardhe pse mbroni nje serial killer me Arvizune dhe jam njeri I lumtur qe nuk e bera ate budallallek per disa aresye qe nuk jane te nevojeshme te thuhen ne kete koment..
    .
    Por nje gje te keni parasysh zoti Mero
    ,
    Te hedhesh bomba mbi Spakun & Krajen kur Ustallaret e tyre jane Lu & Kim dhe ju heshtni bile beni SHENJTOR akoma perendimin ose paguhesh prej tyre ose nuk te intereson te prishet statukuoja pasi e ke ‘KACILEN PLOT” dhe ju leverdis nje Berishe si qen I plagosur qe vertitet rrugeve te Tiranes I komanduar nga po ata njerez powerfull te prillit 1991 si Miki I E.B qe villte vrer edhe te syri Zenit qe kur shpallen non grata Usaliun e tij ,,te kujtohet Fr.SHk-ja…
    E fundit:
    Nese te ka ngelur nje fije lavdiae kur nxorre shpaten per Gerdecin & 21 Janarin atehere mos genje shqiptaret si I ziu Arvizu apo Lu & Kim por duhet te thuash..
    ,
    Te nderuar shefat e Kimes pse mbroni ( talleni) me Non Graten me nje njeri qe deklaron haptas qe ka vrare ne 21 Janar sipas Kanunit..
    ,
    Eshte e lehte … eshte e thjeshte vecse do 1% kurajo nga ju….
    .
    Pra te godasesh Cirakun e Kimes dhe ta quash kete te fundit shenjtore gjasme perendimore le te jape mendim lexuesi

    Sqarimet e SPAK për mosprekjen e Berishës fyejnë ato pak shqiptare qe besojne akoma te Amerika se e ka xhan xhan Shqiperine

    Reply
  • Andis says:
    November 26, 2022 at 1:46 am

    Me mire se kurre ndihme kur shpreh mendimin tim ketu ne kete gazete qe thote te verteten cdo dite.
    Sali Berisha eshte jashteqitja me e madhe qe ka prodhuar politika dhe Shqiperia. Ai duhet te ishte ne burg bashke me shume te tjere por ja se nuk eshte per momentin.

    Reply
  • George says:
    November 26, 2022 at 2:47 am

    Meqenese Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sa;i Mortja deshiron te shpalose amrrezine e tij te lindur me nje miting ne dhjetor 2022, le te zgjedhe nje nga 5 te shtunat qe ka ky muaj: 3, 10, 17, 24, 31 dhjetor 2022; te marten me 6 dhjetor 2022, shteti demokratik shqiptar duhet te beje gati snajperet…

    Reply
  • LEON says:
    November 26, 2022 at 10:57 am

    Mitingu i 6 dhjetorit do te filloje serine e Mitingjeve kunder asgjesimit te portit te Durresit dhe Rezistencen bpopullore kunder MARRINAVE dhe Velierave te Minitaurit.
    Berisha eshte ujku i vjeter qe do shqyeje Cakallin Rama qe po ben kerdine.Te gjithe ne shesh ne oren 12 ne dt.6 dhjetor para kryeministrise.Berisha eshte ne Balle,Nuk fshihet tek kullat,,Qelloje po ta mbajti.O Hajdut,o hajdut,o hajdut!

    Reply
  • Shqiperia eshte CIRKO-KOLONI says:
    November 26, 2022 at 11:49 am

    Berisha si Rama, si Ahmet Zogi, si Enver Hoxha, si Tito, si Mioshevic etj, jane KRIJESA INTERESANTE TE PERENDIMIT.

    Reply
  • Ari U says:
    November 30, 2022 at 5:23 pm

    Qeni qe leh te ha m…! Le qe i kane rene te gjitha dhembet! Ja ka shkulur nje e nga nje ambasadoret, dhe europianet! Keta (ambasadoret dhe perendimoret) e kapin Lepurin me Qerre! Ka dal ka dal! Qeni i ngordhur (Berisha) do shkoje me kembet e veta ne Qeli.Ndersa qent e tjere do ikin nje e nga nje me bisht ne Shal! (kembet anash)! Pastaj kopeja e qeneve qe i vijne mbrapa Berishes do ngelen me GISHT ne goje! Nje e nga nje do te zhduken nga ekranet nga jeta publike politike! ….Koha evoluon, ndryshon! Kur u zhbe Enver Hoxha, Sadami, Kadafi Beshir Alasad dhe shume shpejt Putini! Pse nuk do zhbehet Berish miu i Haleve serbe ?!!!

    Reply
  • fteri says:
    December 2, 2022 at 3:33 pm

    Format e mashtrimit të Sali Berishës nuk kan të sosur ,nuk kan fund ,as mbarim .Vetëm miopët ose hajdutët e kriminelët e këti vendi mund ta besojnë këtë rikthim të vrullshëm në politikë ,ku për hirë të “dhëmballës tij” non grata ,është gati të shkaktoi tragjedi ,të djegë vendin me protestën e 6 dhjetorit ta shkrijë jo vetëm Tiranën,por gjithë shqipërinë,vetëm e vetëm që të fitoj -VULËN e partisë më të zezë në histori kombit ,VULË-HUMBURI me UTURAK kërkon karriken qoftë edhe me shkallë në krahë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?