Nga Ahmet Çollaku
Botuar në DITA
Asnjëri nuk po e shpjegon se ҫ’përfaqëson sot grumbullimi në Shpirag, i zbuluar mbi dy dekada më parë, sepse atë nuk e njohin ekonomistët, as gazetarët, as ata pseudo-specialistë që ngrohin karriket në institucionet e naftës dhe as qeveritarët. Atë e njohin vetëm shkencëtarët e naftës me eksperiencë, prandaj ata duhet të dëgjohen me vëmëndje.
Metamorfoza shqiptare është e ҫuditshme, sidomos kohët e fundit ku Shpiragu me Shell-in janë kthyer në podiume, por aty mungojnë shkencëtarët dhe nuk duken gjëkundi as ata, “specialistët”që kërcenin me sustë në studiot e TV-ve për të shpjeguar Shpiragun, ndërkohë që nuk e njohin fare naftën.
Lidhur me perspektivën e Shpiragut, bazuar në rezultatet e deritanishme dhe fitimet që do ketë Shqipëria nga kjo pasuri natyrore, sipas kontratës, pasi dëgjova intervistën e z. Isuf Tushe, Inxh. Gjeolog nafte, Dr. i Shkencave Gjeologjike, në Euronews Albania, i drejtova disa pyetje për gazetën DITA.
Ai ka ndarë jetën e tij profesionale midis Shqipërisë dhe emigracionit, ka punuar në Institutin Gjeologjik të Naftës Fier, ku ka drejtuar për një kohë të gjatë Kabinetin e Vëndburimeve dhe ka kryer studime shkencore mbi zgjerim-vlerësim-prodhimin në shumicën e vëndburimeve të njohura konvencionale ku ka projektuar disa puse, gjeologjinë e rezevuarit dhe llogaritjen e rezervave, metodikën e kërkimit, etj. Ka punuar në disa kompani kërkim-prodhimi në disa basene gjeologjike si në Kinë, Amerikë, Malajzi, Kuvait, Libi, Turqi, Argjentinë, etj., për projekte gjeologjike në shkallë regjionale apo vëndburimesh, konvencionale dhe an-konvencionale, bazuar në eksperiencën e tij dhe në konceptet e reja gjeologjike apo teknologjike.
Ç’përfaqëson grumbullimi hidrokarbur i zbuluar në Shpirag, me të dhënat e deritanishme?
Isuf Tushe: Grumbullimi hidrokarbur në strukturën e Shpiragut (Sqepurit), ka një histori punimesh studimore-projektuese dhe shpime pusesh kërkimi që ka vazhduar në disa dekada, të cilat e kishin lokalizuar mjaft qartë pozicionin e tij, ndërsa me shpimin e pusit Shpiragu-1, në vitin 2001, Kompania Konҫesionare Oxidental Petroleum (OXY), me aq sa të dhëna janë publikuar, e vërtetoi dhe e deklaroi zyrtarisht si zbulim. Ajo e shiti atë dhe u largua.
Pra, ky grumbullim i zbuluar, i dedikohet studimeve shkencore komplekse gjeologo-gjeofizike të specialistëve tanë të Institutit Naftës, si: Hazbi Shehu, Milto Gjikopulli, Begë Canaj, Ali Mema, Vasil Hudhra, Vasil Loni, V. Veizi, Hasan Bakia, Ukë Valbona, Fatmir Fezga, etj, më pak i atyre të OXY-it, dhe aspak i specialistëve të kompanive tjera konҫesionare deri tek Shell-i, që e blenë atë njëra pas tjetrës prej këtij të fundit.
Kompania Shell, zotëron 100% të aksioneve, ka marrë me konҫesion një grumbullim hidrokarburesh të zbuluar dhe jo një objekt të ri kërkimi, siҫ propogandohet shpesh nga disa pseudo-specialistë, qeveritarë dhe gazetarë, që flasin aq shumë për gjeologjinë, zbulimin “gjigand naftëgazmbajtës” në Shpirag, të cilin e paraqesin si sukses të Shell-it, flasin për fitime marramëndëse që do merren prej tij, etj.
Nuk dihet ende, nëse Kompania Shell trashëgon marëveshjen hidrokarbure ekzistuese të lidhur midis Kompanisë OXY-i dhe qeverisë, apo ka një tjetër të re të zyrtarizuar midis tyre, por profesionalisht apo metodikisht Kompania Shell, faktikisht, ka vazhduar fazën e konturim-vlerësimit të plotë të tij, e cila në marrëveshje duhet të ketë një afat kohor të caktuar. Duhej të raportohej zyrtarisht, nëse kemi një vendburim apo një grumbullim sporadik, përmasat tredimensionale, pasurinë hidrokarbure, ektivitetin ekonomik deri në këtë fazë, etj. Duhej të kishte deklaruar edhe strategjinë e saj mbi punimet afatgjatë, investimet dhe kohën kur do ta vërë atë në shfrytëzim të plotë, në rast se do të vazhdonte marëveshjen.
Po ashtu, në mbarim të kësaj faze, n.q.se ështe lënë hapsirë në marëveshjen e konturim-vlerësimit, mund të saktësohet ndonjë term kryesor të saj, midis kompanisë dhe qeverisë mbi ndarjen e prodhimit dhe fitimet.
Pyetje: Cilat janë rezultatet që ka arritur Kompania Shell në Shpirag në gjithë këto vite?
Isuf Tushe: Nga informacionet e deritanishme, Kompania Shell ka shpuar për këtë grumbullim, dy puse ngjitur me Shpiragun–1 (2 dhe 4, pozitiv), teknikisht nuk realizoi shpimin e pusit Shpiragu-3 në jug-jugperëndim dhe ka përfunduar shpimin në pusin Shpiragu-5, rezultatet e testimit nuk njihen ende, por me sa kuptohet nuk janë të kënaqëshme për kompaninë, prandaj rrodhën “thashethemet” në disa media se Kompania Shell po përgatitet për t’u larguar, si dhe mohimi i k/ministrit Rama dhe zëvendëses tij Balluku se këto “thashethemet” nuk janë të vërteta.
Faktikisht kompania, asnjëherë nuk ka bërë prezente, në publik, rezultatet e deritanishme, por vetëm e ka ngjasuar këtë zbulim me vendburimin Val d’Agri në Itali. Ajo është treguar shumë e rezervuar, kështu pra rezulton se “zbulimin” në Shpirag e ka bërë qeveria që e propogandon atë në ҫdo periudhë zgjedhjesh dhe jo kompania?!
Për sa më sipër, metodika që ka përdor Kompania Shell për konturim-vlerësimin e këtij grumbullimi, në një periudhë kaq të gjatë prej 23 vite nga zbulimi, me kosto kaq të lartë financiare dhe kur rezultatet e deritanishme e bëjnë atë akoma më të paqartë, pothuajse shkalla e njohjes është e njëjta me ato në fazën fillestare të zbulimit. Kjo tregon se punimet e deritanishme nuk kanë qënë aspak efektive dhe grumbullimi është i pa konturuar dhe i pavlerësuar.
Kjo tregon gjithashtu se Kompania, nuk ka eksperiencë dhe njohje të mjaftueshme mbi ndërtimin gjeologjik në territorin tonë dhe përshtatjen e teknologjisë që ka përdor në shpimin e puseve. Mungesa e bashkëpunimit me specialistët shqiptarë e bëri punën e vetë. Pra, kompania Shell ka dështuar plotësisht në Shpirag.
Pyetje: Qeveria tha se po shikon mundësinë për të zgjedhur teknologjinë më të mirë…
Isuf Tushe: Justifikimi i k/ministrit dhe zëvëndses tij se kompania po shikon mundësinë për të zgjedhur teknologjinë më të mirë që të vërë në shfrytëzim puset, nuk ka as bazë llogjike dhe as teknike profesionale, sepse teknologjitë që përdoren sot si në shpim apo në shfrytëzimin e puseve janë tërësisht të njohura mirë për ҫdo tip shtratimi apo fluidi, bile ato që kemi përdorur ne vite të shkuara kanë qënë të avancuara dhe bashkëkohore.
Me sa duket kompania po kërkon të përdor edhe asetin e fundit që ka në dorë, testimin e plot klasik dhe studimin eksperimental të puseve ekzistues në rrjedhëshmëri, para se të bëjë vendimin përfundimtar, i cili është domethënës në vlerësimin e një grumbullimi hidrokarburesh, sepse siҫ po dëgjojm testimet e bëra s’kanë qënë të plota. Zgjedhja teknologjisë, nuk është arsye që të ndërpritet shpimi i puseve të rinj për konturim-vlerësimin e mëtejshëm, krahas me vënienë e atyre ekzistues në shfrytëzim. Përkundrazi e shpejton vënien në shfrytëzim të vendburimit. Por siҫ duket Shell-i s’ka bindje për ekzistencën e tij ose ka ndonjë marëveshje të fshehtë midis tyre që punimet të zgjaten deri në Maj-2025, kur janë zgjedhjet elektorale.
Pyetje: Ç’farë fiton ekonomia dhe populli nga pasuria natyrore që pritet në Shpirag?
Isuf Tushe: Moslargimi i Shell-it nga zbulimi i Shpiragut, nëse vërtetohet, sipas termave të marëveshjes që dha në një intervistë, para ca kohësh “specialisti” hidrokarbureve në ministri, Shqipëria dhe populli nuk fiton gjë!. Sipas këtyre termave, gazi i falet i gjithë konҫesionarit. Me ritmin e ulët të punimeve që ka Shell-i në Shpirag dhe koston e lartë të punimeve, faktori “R” do qëndroj vetëm midis vlerave 0<R<1.50 dhe fitimi që do marrë populli, pensionistët, shkollat, etj, është vetëm 1% e fitimit që del nga prodhimi naftës dhe kondensatit.
Po ashtu, Royalty Tax-10% që do merret, këtë sot për sot i takon shtetit sepse toka është shtetërore, por e drejta minerare i takon atij që ka pronësinë e tokës. Në rast se do zgjidhet ligjërisht pronësia tokës, këtë taksë do e marrë pronari i saj. Pra, populli, pensionistët, shkollat, etj., do marrin vetëm 1% e fitimit nga prodhimi naftës dhe kondensatit dhe 99% të tij do e marrë konҫesionari bashkë me gazin që e ka falas! Pra, tani për tani, si të rri Shell-i si të iki, populli nuk fiton gjë nga zbulimi në Shpirag, ato që fliten nëpër ekrane janë përralla.
Le ta shpjegojnë specialistët ekonomistë tabelën më poshtë!
Pyetje: Atëherë ҫ’farë duhet bërë me grumbullimin e zbuluar në Shpirag, nëse Kompania Shell largohet?
Isuf Tushe: Shqipëria fiton vetëm n.q.se Kompania Shell largohet dhe konturim-zhvillimin, si dhe vënien në shfrytëzim të grumbullimit në Shpirag, shteti nuk do e japë më me konҫesion, por ja jep Kompanisë Albpetrol, pra ri-shtetëzohet. N.q.se kjo ndodh, atëherë duhet kryer një studim gjeologo-gjeofizik-kantieral, i detajuar, ku të integrohen gjithë të dhënat dhe rezultatet e arritura deri tani, duke bërë edhe testimin e puseve që kanë dhënë naftë dhe gaz.
Në rastin konkret kur ndërtimi gjeologjik është tepër i komplikuar dhe maskohet nga mbihypja e Malit të Shpiragut, duhet të bëhet një integrim sa më i plotë i të dhënave të gjeologjisë me ato të sizmikës. Ky studim duhet të realizohet nga specialistë me eksperiencë dhe objektivi kryesor të jetë konturim-vlerësimi dhe vënia në shfrytëzim të plotë e këtij grumbullimi naftëgazmbajtës në këtë strukturë, duke e shoqëruar me efektivitetin ekonomik të punimeve.
Prandaj duhet të ngrihet sa më parë Instituti Naftës, të forcohet Kompania Albpetrol dhe të mbështetet si fillim me financime apo kredi nga qeveria dhe të shikohet sa më parë legjislacioni mbi ri-shtetëzimin e pasurive natyrore hidrokarbure dhe të fillojë menjëherë zbatimi i tij, duke prishur të gjitha marëveshjet hidrokarbure me kompanitë konҫesionare fasadë që operojnë ato. Të gjitha janë me shkelje në termat e tyre. Raportojnë se “punojnë me humbje” dhe janë vatra korrupsioni ku fshihen nga pas si “aksionerë” politikanë, qeveritarë dhe militantë hajdutë. Le të merren organet e drejtësisë – SPAK-u, me këta!
Faleminderit
Pse Une e mesova Ate te shumedituren e Aviacionit civil te therriste: Kemi zbuluar nafte cilesore ne Shpirag!??????????? Do krijojme Fondin Sovran per pensionistet.Pensioniste te gjithe kombit,mblidhuni ne Shpirag me kazana me kusia,se kjo eshte nafte shume cilesore me damar nga Harabia Saudite,,Nuk eshte si ajo nafta e piset,bloze e zeze,me squfur,qe mezi e marrin Aleatet Strategjike per sadaka,se dalin me humbje fakiret,por e bejne kete sakrifice per popullin shqiptar,.Kjo eshte nafte Harabike qe do ti beje pensionistet sheike Harabie.
U dhie nusja n`kalt-thoshin qeraxhijt.
Po i drejtohem gazetes Dita, i kerkoj te me intervistoj urgjentisht, se kam ca lajme sensacionale, te cilat i di vetem une, as SHELLi, as Edi Rama.
Une kam punuar ne komunale ne Berat, dhe kur bllokoheshin ujerat e zeza, fusja duart, dhe vinte nje ere e keqe si perzjerje fekalesh me nafte. Une eren e fekaleve e njoh mire, por te Naftes, e kam me dyshim.
Une mendoj qe nafta e Shpiragut ka gjetur nje vrime, dhe del tek kanalet e mut.it ne Berat.
Verifikojeni, eshte e vertete.
Une e di edhe historine e prishjes nga Rezart Taci te KPTHN Ballsh, por e leme per here tjeter.
Sa per kete shkenctarin qe keni intervistuar, edhe ky do jete ndonje kolegu im, ne industrine e perzjerjes se naftes me fekalet…, jemi shoqate e madhe ne, tani po na del emri kudo..
Ky qenka fenomen, jo vetem Inxhinjer, por edhe ekonomist i shkelqyer.
Nuk marrim asgje tha? Jo, tha do marrim 1%.
Ku i gjejne keta njerez kaq te zgjuar gazetaret, silleni ta bejme Kryeminister, se ky i di te gjitha, nuk ja hedh dot njeri, as SHELLi.
Po ja dhate Alpetrolit gati eshte Taci me Kulicin sepse ato I grumbulluan leket.
Nuk thote kot populli:-Nga Ferra del Trendafillja. Nga rrace e budallenjve ka dale e shumeditura.
Ate Beqir Ballukun,keta gjeneralet e ushtrise,qe kishin studiuar ne Sojuzin Sovjetik,,e mbanin per budalla,.Mos budalle,fare,Te trashe,,Sidomos ay Petrit Dumja me Hito cakon.Nje dash te pjekur,e kaperdinte me gjithe kocka,,Tepsine linte ne kuzhine,sa per inventar.Ja hodhi ay birbua Gjirokastres me ato tezat e zeza,,qe ishin te bardha bore kur erdhen nga Kina moter,
Sa ja ngjiti ne dore Beqirit,u bene te zeza sterre.Thirri dhe Memetin per Jallan Shahit,,edhe Memeti,qe kishte harruar syzet ne Zyre,ju duken te zeza sterre. Harroi Memeti se Daullja jevgut eshte loder per Koke!
Ja ka thene Kadri Cakrani me te ndershmit nga Gjirokastritet,qe ishte Bari Omari:-Ju gjirokastritet argaliseni,se i nxirrni geshtenjat me duart e te tjereve.
Ke marre pjese ne betejen e Termopileve ti Demo?
Se nga emri dukesh se merresh me tregeti kuajsh.
Per Zotin o Pile , nga emri dukesh ti me shume i TermoPILEVE sesa demo. Dhe kot sa per kuriozitet, mos e ke gje fis kete Ethem Lalajn ti mo, se te dy sikur keni nje tru dukeni.
VO:
-ARIN E “ZI” SHQIPËTAR E KAN MARR LOBISTËT HAJDUT TË HUAJ & NUK I GJËNDET FILLI.
-SPAK DI VETËM TË DËNOI FUKARENJËT QË NUK KAN €,$.L,PRONA..!
-S.BERISHA SHKRIU INSTITUTET E N,G & ÇDO GJË TJETËR,DUKE HEDHUR NË RRUGË,BURG.. INTELEKTUALËT E ZOT,MË KEQ SE ENVERI.
-SB VODHI PASURIN E 45 VITEVE MBI 350 MILD.$ DHE MUK MBAJTI ASNJË PËRGJEGJSI.
-REZART TAÇI DUHEJ NË BURG,SOT NË ARRATI & SPAK NUK E GJËN DOT NGA FRIKA E MIKUT TË TIJ SALIH VIÇIDOLI FATKEQSI KOMBËTARE.ASHTU SI TIK LLALLA NË ITALI,DIKE U TALLUR ME 90 % TË POPULLIT.
-UPTHN-BALLSH U BË PËR ULURIM NGA SALIU E KO..!
-ZOT SHPËTOE SHQIPËRINË.
Sa te lodhen te mencurit ta gjejne se c’po ndodh ne Shpirag, e gjen Kapterr budallai Ethem Lalaj qe e ditka se kush e ka marre ate ARIN E “ZI”
Koncesionarët janë hajdutë në ortakëri me individë pushteti. Si ka mundësi që pasuritë kombëtare strategjike të nxirren në pazar dhe tu jepen hajdutëve dhe shqiptarëve u lënë kockat e thata përmes mijëra mashtrimesh?! Vendi është i pasur, por nxjerrja në ankand e pasurive është abuzim, mashtrim dhe vjedhje. Nuk ishte budalla Enveri, që u futi drurin anglezëve dhe italianëve në Kuçovë dhe vetëm me naftën mbajti në këmbë shtetin, ushtrinë, ekonominë, industrinë në të gjitha degët e saj, megjithëse Perëndimi dhe Lindja i kishin shpallur bllokadë Shqipërisë. “Nafta çan bllokadën” ishte një parrullë më se aktuale e asaj kohe… Sot vjedhje dhe mashtrime të pasurisë kombëtare! Kjo është një gjë serioze dhe kërkon zgjidhje. Nëse e bën qeveria aktuale, është fitore kombëtare. Nëse lihet, siç është, pasurohen koncesionarët. Nëse vijnë në qeverisje antishqipot like-sali-medi dhe lukuni çakenjësh, mjerë vendi!
Proj o mut i Thate – inxhinieri eshte personalitet ne fushen e naftes, eshte ounesuar nga kompani amerikane, simotra te Shellit, specialist i Insitutit te Naftes, dhe del ti nje mut i thate, se tani as nuk te lene ti afrohesh kanaleve te zeza te Beratit sepse ti u jep eren e rende, dhe na ironizon. ti e pranion dhe dhe vet qe je produkt prej mutit te Beratit.
Specialisti i leshit te Enverit, Ahmet Collaku:
Nga te gjitha keto llogje me terma budalli qe ke shkruar ne dacibaon tende “patriotike” nuk del e qarte aspak:
BERI MIRE APO KEQ SHELL QE ERDHI NE SHPIRAG PER TE KERKUAR NAFTE?
Ti deklaron me nje megallomani enveriste se “…SHELL nuk ka eksperience ne kerkimet dhe shpimet ne Shqypni…” po a e kupton se cfare idiotesie deklaron ti o karagjoz qesharak “patriotik” dhe injorant si Edi Rama qe na kujtojne deklaratat e i Lipe Naces te naftes imagjinare te Enverit? Une per vete them se SHELL beri mire dhe fakti qe shpenzoi disa qindra milione dollare ne kerkimet ne Shpirag megjithese pa sukses direkt kjo rrit autoritetin e Shqypnise ne Bote si vend me rezerva nafte dhe gazi. Edhe ne Arabine Saudite ne fillim cpimet per nafte nuk dhane rezultate dhe specialistet ishin te mendimit se nentoka e shkretetires se Arabise nuk kishte nafte, por insistimi i nje inxhinieri amerikan me mbeshtetjen dhe financim nga SHELL pas shume vitesh pune vertetoi se specialistet ja kishin futur kot sidomos ata zviceriane dhe sot Arabia Saudite eshte prodhuesi me i madh i hidrokarbureve ne Bote – lexo ne internet se eshte turp te fyesh dhe ofendosh nje kompani multinacionale me me llgje budalli prej megallomani enverist, leri lavderimet idiote per specialistett e Enverit ne nafte qe punojne anembane Botes, por qe mashtruan Partine e Punes ne Kohen e Qepes te Lipe Naces se termat prej budalli qe perdor ne dacibaon tende kundra SHELL tregojne vetem injorancen tuaj dhe nuk genjejne dot asnje njeri, sic nuk genjeu dot Edi Rama shqyptaret me sihariqin e naftes se Shpiragut qe perseriti Lipe Nacen e Enverit ne Shqypnine me tollona dhe bunkere
O pyka te redaksise se Dites. Ende nuk e keni kuptuar se nuk kane fare po fare interes per Naften? Bile Axhenda e atyre qe komandojne e financojne keta plehrat tane, eshte qe deri ne 2035-en, te ndalojne plotesisht perdorimin Global te Hidrokarbureve. Kete e justifikojne mbi mashtrimin e Ngrohjes Globale dhe ndryshimeve Klimaterike. Ju vazhdoni e flisni per Naften. Mos mashtroni, e mbani me uje te ngrohte e propagande njerezit.
Fokusohuni te Hidrogjeni Jeshil ( te hici dmth ). Nuk ha mut kot ai zdapi i Netes. Ja diktojne fjalimet, ata qe ka prapa veshit e nuk duken.
NGAQE KISHIM SHUME NAFTE O SOKRAT TE GJITHA MAKINAT E MERNIN ME TOLLON NJELLOJ SIPOPULLI QE NE IKISHIM TE GJITHA ME BOLLEK POR I MRNIM ME RACION SE NS BENIN KEQ.
Shoqeria e tollonave ( Por tani e tutje ne forme Dixhitale te e-Albania ). Keshtu nisi per ne Shqiptaret e keshtu do te bitiset. Nga fitorja ne fitore. Ne menduam se e hoqem qafe Komunizmin ne vitet 90-te, por ku ta dinim ne te varferit,, qe Komunizmi kishte 40-vite i instaluar fort ne Drejtorine e Kombeve te Bashkuara. Neve na mjaftoi, qe nga buka e misrit te Ramizit veshem pantallona Jeans dhe atlete Adidas. E megjithate, shume vazhdojne ende te flene gjume, e te marshojne me hap revolucionar drejt gremines, pa e kuptuar finalen dhe axhenden e Kultit Global, i cili manaxhon financat dhe Politiken kudo ne Bote e natyrisht dhe ne Shqiperi. si ne Komunizem e pas Komunizmit. E di qe eshte teper abstrakte per mendjet e manipuluara, por eshte e verteta.
Me sa kam dijeni SHELL për momentin e ka vlerësuar si pa interes ekonomik Shpiragun, kjo për arsye të llogaritjes së rezervave që nuk janë ashtu sic priteshin, të kostove për nxjerrjen e naftës por edhe të shtetarëve tanë gjobaxhinj. SHELL tashmë i ka përqendruar forcat në Varna të Bullgarisë. Po kështu edhe rasti i hidrogjenit të Bulqizës përtej lajmit sensacional për momentin nuk ka interes ekonomik për arsye të kostove të larta të nxjerrjes dhe problematikave që do të ngriheshin me firmën që ka koncesionin e kromit në atë vend.
Analiza e bere nga z. Tushe me duket me realistja e botuar ne gazeta Dita.
Nuk di ne zoteria e ka patur shansin te lexoj kontraten, por ka ca gjere te diskutueshme per shembull eshte 1% fitimit. Ne keto lloj kontratash u behen shume lehtesi investitorit te mbuloj shpenzimet panvarsisht nga natyra e tyre. Keshtu 1% eshte dicka arbritare ne kontrate duke konsideruar qe ne fazat e para te shrytezimit kompania do te jet me humbje.
Royalty eshte nje tjeter. Sa kam njohuri, vetem ne USA pronari i tokes eshte dhe pronar i resorseve natyrale nentoke. Ne amerike doli nafte ne token tende, te ra bingoja.
Nuk ma merr mendja nese kemi te njejten ligj dhe ne Shqiperi. Keshtu qe shteti shqiptar merr kete tax jo se eshte pronar i tokes, por se eshte pronar i nafte nentoke. Nese toka ku nxirret nafta eshte private, pronari tokes mund te kete perfitime te tjera (psh. qira) por nuk ka asnje te drejt mbi naften. Ishalla nuk i fryn ne vesh shejtanit KM dhe ta shtetezon per arsye strategjike.
Ne fund nje verejtje me ata zgjidhjen “deus ex machina” qe ti jepet Albpetrolit. Keto lloj marreveshjesh behen se ne nuk kemi burime financiare dhe teknollogjike te ndermarrim keto lloj projektesh. Se dyti Albetrol i ka mbetur vetem emri, eshte vetem nje fantazem. Trasheguam nje industri nafte ne 90 dhe e katandisem ne kete derege. Ca nga natyra jone shkaterimtare, plus dhe ndonje politike e qellimshme qe te privatizohej per nje cope buke.
Nese Shell terhiqet, shteti shqiptar normalisht do te behet pronar i te gjitha aseteve perfshire dhe te dhenat inxhinjerike. Keshtu qe inxhinjeret shqiptar do kene mundesi te bejne nje vleresim. Megjithate nuk besoj qe ata te Shell te jene idiot te hedhin miliona dhe te terhiqen nese eshte me leverdi.
Qe ta mbyll do i referohem asaj shprehjes tek filmi lulekuqet mbi mure” Ju te tjeret ngrohuni ne diell”
ka 100 vite qe te huajt vjedhin naften dhe ju mereni akoma me pritjen e zbulimeve…
PËLLCISNI SYTË TË GJITHË, E SHFLETONI DOKKUMENTET E INSTITUTIT TË NAFTËS QË PATËM DIKUR!
AI VENDBURIM ËSHTË ZBULUAR NË VITN 1975. DHE DUKE PËSHPËRITUR, THUHEJ:
ËSHTË FLORI, ËSHTË ZBULUAR FLORI!
KATËR MIJË E PESËQIND TONË NË DITË, DALIN NË MARINËZ. A DINI GJË, HYN NDONJË DOLLAR NË ARKËN E SHTETIT SHQIPTAR (e jo në xhepat e atyre që ua dhuruan)?!?
PYESNI MAQEDONINË O SYLESHË:-PËRSE AJO KA RAFINERI MODERNE TË NAFTËS, E CILA PUNON “FULL”?
A KA NDONJË VENDBURIM NAFTE MAQEDONIA?
KUR TË REALIZONI GJITHË KËTO, VAZHDONI E HANI ATË QË S`THUHET, DERI TEK AI QË E THA!!!
E lexova artikullin, dhe jam me ate mendim qe shpreh Dr.Ing Isuf Tushe. Me vjen keq, por une nuk hahem dot me nje gjeolog te ri, se nuk jam i atij profesioni, nderkaq Ing.Isuf Tushe eshte doctoral ne kete profesion me punen dhe djersen e tij deri sa arriti edhe shef kabineti ne Institutin e Naftes. Te tille specialiste me pervoje jo vetem kombetare por edhe nderkombetare jane shume te rralle sot ne Shqiperi dhe ka ç’te mesoje sejcili nga ne.
Ai qe e zbuloi ne 2001 e shiti . Po pse, nuk I pelqenin miliardat qe do merte nga ky zbulim? Ky shkrim eshte a) Doni me per Belulin? b) Servilizem ndaj Edi Rames se mbase ju jep ndonje leje tjeter ndertimi.
@capi. Kemi nje terren bujqesor ne fushen midis dy lumenjve. Eshte zone e njohur naftembajtese. Aty afer Ka puse shfrytezimi. Donim te benim nje pus per uje dhe erdhi xhaxhai nga Patosi, ish inxhinier tek Instituti. Na tha qe aty rreth 35-40 m duhet te dale uje me bollek. Paguam nje sonde dhe fiks 38m u stabilizua fundi i pusit. Me te qeshur babai i thote xhaxhait se po te gjenim para mund te shponim me poshte e te nxirrnim nafte. Biles po te shpohej shume me thelle do dilnim ne Kine apo Australi. Xhaxhai pergjigjet se sipas ligjit nentoka s’eshte jona por e shtetit 😄Te dy s’jetojne me, por shkonin shume si vellezer. E mbaj mend qe xhaxhai drejtonte gishtin nga Shpiragu dhe thoshte se atje ne Sqepur Ka vendburim te thelle. Ne fakt, edhe sondat s’jane ne Shpirag, por e spostuar drejt Sqepurit, pothuaj ne Skrevan.
Po Dudumi, ndoshta komenti im mund te kete ndonje pasktesi. Nuk jam shume familiar me ligjin, the termi pronesi mbi token mund te kete pasktesi, Se deri ne cfare thellesie je pronar por gjithmone flitet per siperfaqen. Ndoshta ndonje jurist do te jepte nje percaktim me te qart.
Por nje gje eshte e sigurt, mineralet ose e drejta minerale i perket shtetit.
Te me falesh, do te thoja te rroni e ti kujtoni.
Ishte nje brez naftetaresh qe sakrifikuan per kete vend. Dhe frutet i gezojne kata hajdutet e sotem.
PA SHUME VICKA TE VERTETEN E THOTE KY ME EMRIN ISMAIL.
Po na verdallisin neper Shpirag,Peshku ne det,tigani ne zarr,kur 4500 ton nafte ne dite ne vendburimet e Marinzes i merr S`disekushi,,del edhe me Humbje..E shpartalluan Rafinerine e perpunimit te thelle te naftes ne Ballsh,,pikerisht qe nafta e nentokes shqiptare te zhduket pa lene gjurme. ME HUMBJE.
Banoret e Patos Marines,Cakran,Ballsh,Kucove ne vend qe te ngrihen te rrembejne Puset e tyre,depozitat e tyre,ne token e tyre dhe ta shpallin prone te popullit te Zones,,rrijne e kqyrin si lozin me pasurine e Tyre,kodoshet e Tiranes.
Nuk kane qene kaq indiferente kur denonin kot me kot Inxhinjeret qe i zbuluan ato puse.
Prishja e Institucioneve u be qe te hiqnin Specialistet e vertete. Keshtu vune gomaret qe te vidhnin kollaj. Specialist ishe ti mr shok Isuf.
POR ME HABITIN DHE CA GOMARE KOMUNTUES KETU. Duhet te jete fara e lige e Sales. Jane te pa kenaqur se svjedhin dot me. Pa u zhdukur kjo fare sbehet para.
Per Gigin por dhe per capin Me mjeker apo pa mjeker nuk e di) .Kur ishin specialistet e vertete dhe kur te gjithe ekonomine e lishte ne dore shteti ne ishim aq “mire ” sa qe s’kishim buke perte ngrene por dhe sot qe jemi shume me mir jane po ata maskarenj qe na drejtonin dje ose bijte e tyre qe na drejtojne. Cfar mund te presim nga Berisha, Meta, Nano, Rama, Spartak Ngjela (qe u denua bashke me babane per vjedhje ) qe hiqen si te persekutuar por qe na kane persekutuar gjithe kohen, çmund te presesh nga spiune te sigurimit (qe paguhen me miljona nga ne )si Frrok Cupi ,Prec Zogaj etj qe i kane sherbyer me zell atij sistemi, ç’mund te presesh nga Idajet Beqiri qe megjithese non grata nga dash ben njeriun me te virgjer, çmund te presesh nga Mero Baze qe pa piken e turpit apo te etikes (sajoi apo tha realitetin,nuk i dihet ) djalin e “RAMES” ja ngjiti Kristaqit, ç mund te presesh nga Erjon Veliaj qe grisilden e dergoi deri ne BRUXEL se Berisha me njerezit e tij e kishin bere te deshtonte femijen e ardhshem te Rroshit te famshem dhe as kerkoi falje per kete rast por na ben te virgjerin ?!
prof.dr. Hazbi M.Shehu
Ing.dr.Isuf Tushe Ka punuar ne institutit gjeologjik te naftes duke qene dhe shef I kabinetit te vendeburimeve gjithe kohen qe ishte ne institutit.Ai ka qene nje nga Specialistet me te mire .Eshte njohes I mire I proceseve gjeologjike te nje vendeburimi per te gjitha fazat e zhvillimit nga fazat e pare te kerkim-zbulimit e deri ne fazen e venies ne shfytezim.,prandaj Une jam plotesisht me mendimet e tij ne lidhje me perspektiven naftegazmbajtesen e rajonit SHPIRAGUT.Studimet ne rajonin e emeruar Shpirag dhe rrethe tij Kane filluar nga Specialistet e institutit gjeologjik qysh me themelimin e tij ne qytetin e Kucoves .Konkretisht:studimi I pare u kryera ne vitin 1967,I dyti ne vitin 1968 me te njejtit autore.Ka vazhduar pastaj ne vitet:1982 ne rajonin Plashnik,ne vitin 1985 ne rajonin Plasnnik Osman zese mbass rezultateve te pusit plashnik-1 ,te projektuar nga te njejtet autore dhe me vone studimi I rajonit Plashnik ne vitin 1988 nga te njejtet autore.nga keta autore u projektua pusit pl-1 me thellesi 4000m,por u shpua deri ne 3500m per arsye bllokimi.
Duhet theksuar se pa u paraqitur konkluzionet e arritura nga Specialistet Gjeologet te kompanies SHELLE nuk mund te arrihet ne konkluzione . Per tiu afruar realitetit te ndertimit gjeologjik te rajonin. duhen analizuar ne detaje te dhenat sizmike dhe ato te puseve te shpuar,te dhenat e analozave cilesore te naftes,perhapja e siperfaqes te shtratimit,kufiri nafte -uje dhe nafte gaz analizat e cileses te naftes,etj..Une jam dakord me perfundimet e Dr, Isufit per shpiragun,por ato duhej cilesuar paraprake .se deri tani Jane grumbullime nafte te izoluara apo te lidhura ?per te arritur nje mendim te sakte duhen konkluzionet e specialisteve te kompaniseTe dhenat qe Jane paraqitur deri tani neper studio apo gazeta Une I konsideroj reklama..Te dhenat e plota te studimeve gjeologjike per rajonin e quajtur Shpirag Une I kam,por ato te plota me detaje ndodhen ne kasafortat e magazines te institutit ne Fier.,Per te arritur nje perfytyrimin me te sakte te ndertimit gjeologjik te rajonit Shpirag dhe per te percaktua pozicionin e tij lidhur me ligjeshmirite e strukturave te vendit tone duhet qe te behet nje studim I perbashket I specialisteve Gjeologet te institutit[aata,qe Kane mbetur gjalle,sense nje pjese e tyre u burgosen dhe pushka tuan,sepse Ata e njohin mire ndertimit gjeologjik dhe ligjeshmirite e strukturave dhe vendeburimet tona me rezultatet e sizmikes dhe ato te shpimeve,qe kane arritur Specialistet e shellit.
Respekte