Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë mendojnë udhëheqësit e G7-ës për abortin dhe inteligjencën artificiale (gjejnë një aleat të pazakontë)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Çfarë mendojnë udhëheqësit e G7-ës për abortin dhe inteligjencën artificiale (gjejnë një aleat të pazakontë)
BoteLajmi i fundit

Çfarë mendojnë udhëheqësit e G7-ës për abortin dhe inteligjencën artificiale (gjejnë një aleat të pazakontë)

Published: June 15, 2024
Shpërndaje

Udhëheqësit e G7-ës u zotuan për një “inteligjencë artificiale të sigurtë dhe të besueshme” dhe “mirëqeverisjen e inteligjencës artificiale duke nxitur gjithëpërfshirjen” dhe duke zbutur rreziqet për të drejtat e njeriut dhe nga fragmentimi i kuadrit qeverisës.

Grupi i Shtatëshes gjeti një aleat të pazakontë – Papa Françeskun, i cili mbajti fjalimin mbi etikën e inteligjencës artficiale në një seancë speciale me udhëheqësit.

Vitin e kaluar, udhëheqësi katolik ra viktimë e pamjeve të krijuara nga inteligjenca artificiale, ku shfaqej i veshur me një xhaketë të shtrenjtë, ose duke ngarë një motoçikletë, apo duke fluturuar me një avion luftarak, ose në një klub nate dhe në ambiente të tjera të papërshtatshme.

- Publicitet -

Kryeministrja italiane Meloni po kërkon të fuqizojë iniciativën e Papa Françeskut, me “Thirrjen e Romës për Etikën e Inteligjencës Artificiale”. Kjo iniciativë u kërkon qeverive, institucioneve dhe bizneseve të sigurohen që “novacioni dixhital dhe përparimi teknologjik t’i shërbejnë gjenialitetit dhe kreativitetit njerëzor dhe jo zëvendësimit të tyre gradual”.

Duhet bërë ende shumë punë pasi kuadret rregullatore në vendet anëtare të G7-ës janë të ndryshme, tha për Zërin e Amerikës Raluca Csernatoni, studiuese në Fondacionin Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

“Këto mospërputhje dhe mungesa e një logjike unifikuese/harmonizuese do të jenë të vështira për t’u zgjidhur politikisht, për anëtarët e G7 që të arrijnë ndërveprueshmërinë; si dhe ndërkombëtarisht, që parimet të shtrihen përtej fushëveprimit të tyre aktual dhe të miratohen globalisht; si dhe ekonomikisht, për biznesin global në të gjitha këto tregje kryesore”, tha ajo.

Papa Françesku mund ta rikthejë vëmendjen tek etika e inteligjencës artificiale, përfshirë mbrojtjen e njerëzve të ekspozuar dhe zbutjen e hendekut dixhital global, tha zonja Csernatoni, pavarësisht “ngjyrimit katolik”.

Ndikimi katolik tek takimi i nivelit të lartë krijoi ndasi edhe në një tjetër drejtim, me Italinë që këmbënguli për heqjen e referencës për “abortin e sigurt dhe të ligjshëm” nga komunikata përfundimtare.

Në takimin e tyre në Japoni vitin e kaluar, komunikata bëri thirrje për “qasje tek aborti i sigurt dhe i ligjshëm, si dhe kujdesin pas abortit”.

Heqja e frazës ishte një fitore për zonjën Meloni, por u kundërshtua nga udhëheqës të tjerë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron. Vetë presidenti Biden është katolik i devotshëm, por ka qenë mbështetës i të drejtave riprodhuese të grave, përfshirë abortin.

Zyrtari i lartë amerikan e minimizoi rëndësinë e kësaj mosmarrëveshjeje.

“Gjuha që lidhet me abortin thotë se ne përsëritëm angazhimet tona nga komunikata e Hiroshimës”, tha zyrtari për Zërin e Amerikës. “Disa nga fjalët mund të mos jenë identike, por angazhimet janë të njëjta”.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Patriot says:
    June 15, 2024 at 11:14 am

    G7 eshte samit per zhvillimin e ekonomise apo te kurvave si Meloni shoqja Rames qe teme kryesore kane abordin?? G7 eshte takim per ekonomine apo per fene?? Pse vetem Papa merre pjese, nuk ka fe te tjera ne bote?? Apo mqs katolicizmi dogji ne turren e druve njerzite e dijes tani do te marri rrollin kryesore ne inteligjencen artificiale? Ndihmo femijet qe po vdesin nga lufta dhe uria or Pape, lere politeken dhe hajdutet e saje te marine mekate, mos u beje pjese e mekateve te tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?