Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
opinion

Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?

Published: November 13, 2026
Shpërndaje
Iris Kola gjatë protestave në bulevardin Dëshmorët e Kombit

Nga Linda Rustemi

Një artikull e Lidia Narbonës publikuar në faqen 4-5 të gazetës së sotme ofron një paralele të jashtëzakonshme dhe shumë domethënëse me realitetin shqiptar, duke prekur një nga sfidat më të mëdha të tranzicionit ballkanik: si rrëzohen qeveritë, por si mbetet i pandryshuar sistemi.

Ajo sjell një radiografi zhgënjyese, por tejet realiste të Bullgarisë pas valës së madhe të protestave popullore. Ajo që nisi si një shpërthim i zemërimit qytetar kundër korrupsionit dhe që solli rënien e një qeverie të rrënjosur gjatë, u shndërrua ngadalë në të njëjtin cikël zhgënjimi: fytyrat në pushtet ndryshuan, por mekanizmat e sistemit mbetën po aq klienteliste dhe të pandryshuara.

- Publicitet -

Ky nuk është një fat i izoluar bullgar. Është manuali i njohur i tranzicionit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria përbën një prej rasteve më tipike të kësaj trajektoreje.

Në rastin e Bullgarisë, zemërimi ndaj establishmentit të vjetër u shfrytëzua nga aktorë të rinj apo figura institucionale që premtonin pastrim, por që në fund ishin produkt i po atij sistemi.
​Në Shqipëri, kjo skenë është përsëritur në forma të ndryshme për dekada me radhë. Edhe kur shoqëria jonë ka treguar energji për të kundërshtuar abuzimet dhe për të kërkuar ĺlogari, kjo energji është përthithur ose tradhtuar nga një klasë politike që ka dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme për të ricikluar veten.

Një nga pikat më interesante të analizës së Narbonës është roli i të rinjve, i organizatave studentore si “Studentët Kundër Mafies” dhe dilema e tyre, si të kthehet energjia e protestës në ndryshim politik konkret.

Në Bullgari, si dhe në vende të tjera të rajonit, si lëvizjet e fundit studentore në Serbi që prodhuan alternativa të pavarura, sfida më e madhe mbetet kapërcimi nga reagimi emocional në shesh te organizimi i qëndrueshëm institucional. Në Shqipëri, kjo sfidë është akoma më e rëndë. Përballë një politike të polarizuar dhe të kapur pas strukturave partiake tradicionale, të rinjtë shpesh ndodhen para dy zgjedhjeve. Ose të braktisin vendin përmes një shpopullimi masiv që funksionon si valvul shkarkimi e pakënaqësisë, ose të përfshihen në një sistem ku meritokracia zëvendësohet nga militantizmi.

Artikulli mbyllet me një pyetje therëse: Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi? Përgjigja është rënia drastike e pjesëmarrjes në votime dhe përhapja e cinizmit. Kur qytetarët kuptojnë se vota e tyre nuk e trondit dot “status quo”-në, ata kalojnë nga zemërimi aktiv te apatia totale. Në Shqipëri, kjo shihet qartë në shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe në ndjenjën e përgjithshme se “gjërat nuk ndryshojnë kurrë”.

​Analiza mbi Bullgarinë është një kambanë alarmi për të gjithë rajonin. Ajo na kujton se demokracia nuk fitohet vetëm duke rrëzuar një qeveri në shesh, por duke çmontuar sistemin e korrupsionit që e ushqen atë. Për Shqipërinë, mësimi është i qartë. Derisa energjia qytetare dhe rinore të mos krijohet si një alternativë e mirëfilltë, e besueshme dhe e organizuar politikisht, do të vazhdojmë të ndryshojmë qeveritë, por do të mbetemi peng i të njëjtit sistem.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?