Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë?
AktualitetBote

Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë?

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Shumë armë që Rusia ka përdorur në Ukrainë mund të bartin bomba bërthamore. Cili do të ishte ndikimi, nëse Rusia do t’i shfrytëzonte ato? Më 29 mars, një raketë ruse e lëshuar nga deti goditi një ndërtesë qeveritare në Mykolaiv, duke vrarë të paktën 35 njerëz.

Raketa e përdorur, “Kalibr”, mund të mbajë edhe mbushje bërthamore. Shumë prej raketave që Rusia ka përdorur në Ukrainë, mund të përdoren për sulme bërthamore, duke përfshirë raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi “Iskander”.

Në gusht Rusia goditi me raketë “Iskander” qendrën hekurudhore të Ukrainës në qytetin Çaplyne, ndërsa me raketën “Kh-22” shkatërroi një qendër tregtare në Kremençuk në qershor. Por ekspertët thonë se nuk e dinë fuqinë e bombave bërthamore që këto raketa mund të mbajnë.

- Publicitet -

Bomba e hedhur në Hiroshima shkaktoi një shpërthim të barabartë me 15 mijë tonë lëndë shpërthyese TNT, ose me një fuqi prej 15 kilotonësh. Armët që mund të shfrytëzohen në Ukrainë mund të variojnë nga më pak se një kiloton në disa qindra kilotonë.

Sipas faqes së internetit “Nukemap”, e krijuar nga historiani Alex Wellerstein, nëse një raketë “Kalibr”, si ajo që goditi ndërtesën qeveritare në Mykolaiv do të ishte e pajisur me një bombë bërthamore me kapacitet 1 kiloton, do të shkaktonte vdekjen e mbi 18 mijë njerëzve.

Rreth 700 metra nga vendi i sulmit, pothuajse të gjitha, përveç ndërtimeve më të forta prej betoni, do të ishin shkatërruar. 500 metra larg vendit të shpërthimit të gjithë do të pësonin djegie të shkallës së tretë. Shkalla fatale e rrezatimit do të shtrihej në 780 metra. Shumica e njerëzve në këtë perimetër do të vdisnin brenda një muaji. 15 për qindëshi tjetër do të vdisnin më vonë nga kanceri.

Kjo duke supozuar se bomba bërthamore do të shpërthente mbi tokë, duke shkaktuar dëm të madh, në një zonë më të gjerë. Ndërsa një shpërthim nën sipërfaqen e tokës, shkakton pasoja më të rënda, në një hapësirë më të vogël. Shpërthimi do të shkatërronte ndërtesa banimi deri në 460 metra larg, krahasur me 700 metra të një shpërthimi mbi tokë. Por brenda 220 metrash, gjithçka do të shkatërrohej, duke përfshirë godinat prej betoni.

Një goditje mbi tokë shkakton shkallë shumë më të madhe rrezatimi, pasi ai përhapet nga era. Shkalla e efekteve varet nga era dhe shiu. Ky do të ishte skenari me një bombë bërthamore relativisht të vogël, prej 1 kilotoni. Nëse raketa “Kalibr” do të pajisej me një bombë 10 kilotonëshe, numri i vdekjeve nga një shpërthim mbi tokë do të rritej në mbi 53 mijë njerëz.

Shkalla e lartë dhe fatale e rrezatimit do të shtrihej deri në një kilometër nga shpërthimi. Një kilometër e gjysmë larg ndërtesat do të shembeshin, ndërsa njerëzit do të pësonin djegie të shkallës së tretë. Dritaret do të thyheshin deri në 4.25 kilometra larg. Ekspertët thonë se raketa “Kh-22”, që goditi qendrën tregtare në Kremençuk, mund të bartë një bombë prej 350 kilotonësh.

Nëse kjo do të ndodhte në qershor, do të shkaktonte vdekjen e afër 100 mijë njerëzve. Ndërtesat do të shkatërroheshin deri në 5 kilometra larg vendit të shpërthimit. Në një distancë prej 7 kilometrash njerëzit do të pësonin djegie të shkallës së tretë. Në varësi të erërave, në rast të një shpërthimi mbi tokë, pasojat e rrezatimit mund të ndihen edhe në Rusi.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 11:37 am

    Angje nuk ndodh kur nuk ndodh asgje.Ju lutem a ma shpjegoni se Cfare ndodhi me 97, firmat piramidale,Gerdecin,Rrugen e kombit,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  2. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  4. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  5. Fjalë me vend on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?