Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
Investigim

Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim

Published: October 30, 2022
Shpërndaje

Para tre muajsh, policia e Tiranës arrestoi Arben Meskutin, personazhin më të lakuar dhe akuzuar në Shqipëri për mashtrimet me mikrokredi.

Lajmi i bujshëm mori vëmendje të shtuar në media për vetë faktin se, Meskuti më në fund u kap nga shteti dhe do jepte llogari para drejtësisë, për qindra ndoshta mijëra viktimat e skemës së tij dhe asaj që njihet si “banda MCA-ADCA”.

Lajmet mediatike u përplasën brenda të njëjtës fabul: se si Meskuti u arrestua në shtëpinë e tij, në momentin që po tentonte të largohej nga Shqipëria me pasaportë false amerikane. Lajmet u fashitën për tre ditë…ndërsa “shqiptaro- amerikani” vazhdoi punën i qetë dhe i lirë duke përqeshur median dhe mijëra të “burgosurit” mikrofinanciarë të MCA-ADCA.

- Publicitet -

“Dita” u interesua pranë autoriteteve policore dhe u informua se, “Arben Meskuti ishte ndaluar dhe më pas proceduar duke u referuar në prokurori pasi dyshohej se përdorte një pasaportë falco amerikane”. Në Prokurorinë e Tiranës, çështja mbetet në hetim dhe hermetike si shumë të tjera ndaj “klientit” vip të drejtësisë shqiptare, Arben Meskuti.

Shpesh media akuzohet se bën hetim dhe jo raportim. Merr punën e organit të akuzës që duhet të punojë me qetësi dhe mbështetur mbi të vërtetën që të jep prova. Po kur akuza fle gjumë mbi fakte dhe prova publike, media duhet të heshtë?

Faktet publike të gjetura nga redaksia nga kërkimi online pa pagesë në USA (radaris) dhe në Shqipëri (QKB) tregojnë se Arben Meskuti është 42 vjeç në Amerikë, dhe 44 në Shqipëri. USA ka ekspozuar “amerikanin” Meskuti në moshë më të re, përballë biznesmenit dy vjet më të pjekur, që paraqet QKB-ja shqiptare.

Faksimile të lëvizjeve (lexo diçiturat)

Transaksionet dhe kontratat për shit-blerje kuotash kapitali dhe aksionesh të shoqërive “Albanian Debt Collection Agency” me Nipt K92012006Q, “Shërbimi Përmbarimor Zig” me Nipt L02110003A dhe “Final” me Nipt K81311012P, nxjerrin identitetin e saktë të “amerikanit” Meskuti.

Figuron se ai ka lindur në datën 6.10.1978 dhe identifikohet me kartën e identitetit shqiptare me nr. 033812213 dhe nr. personal H81006117C. Me këtë identitet “amerikani” Meskuti ka blerë plot 1 milion $ shoqërinë mikrofinanciare “Final”, nën akuzë se po mashtron çdo ditë shqiptarët.

Shitja e “Final” nga “Iutecredit” dhe anasjelltas është një aferë më vete, me transaksione të dyshimta. Sipas të dhënave të QKB, aksionet e “Final” u shitën te “Iutecredit” në vlerën 192,000,000 lekë, pra 2 herë më tepër se kapitali aksioner prej 100,000,000 lekë. Në 13 Maj 2019, pas 11 muajsh që e bleu, Iutecredit ia shet Final-in Arben Meskutin për 100,000,000 lekë.

Pra, e njëjta kompani, në harkun kohor të 11 muajve, blihet dhe shitet për një diferencë prej 142,000,000 lekë. Në Shqipëri është vështirë të hetohen këto transaksione, edhe nëse janë kaq publike në shifra dhe dokumente.

Ndërsa “shqiptari” Meskuti blinte një kompani të fuqishme mikrofinanciare, ai ishte nën hetim penal për shumë afera me shoqërinë “Zig” dhe “ADCA”. Në të njëjtën kohë, shoqërinë famëkeqe përmbarimore “ZIG” ai ia shet mamasë, sipas dokumenteve që tregon QKB, edhe pse shoqëria kishte borxhe në tatime.

Faksimile të lëvizjeve (lexo diçiturat)

Administrata tatimore “kërkoi” me zell dhe sekuestroi në QKB për detyrimet e papaguara kompaninë “ZIG”, që tashmë figuron në emër të një pensionisteje pa para dhe aktivitet, kur i biri, pasi bleu një biznes 1 milion dollarësh, bën biznesmenin që nuk i hyn gjëmb në këmbë, si në Shqipëri, ashtu dhe në Amerikë.

“Dita” ka denoncuar dhe ekspozuar publikisht, aktivitetin në fushën e mikrokredive të shtetasve Arben Meskuti dhe Olsi Ibro, të cilët së bashku, nëpërmjet një zinxhiri të lidhur njerëzish brenda familjeve, kanë krijuar një skemë me elementë të qartë mashtrimi, skemë e cila ka prekur mijëra shqiptarë në pesë vitet e fundit.

“Dita” publikoi para dy vitesh katër artikuj që lidhen me mega-skandalin “Meskuti-Ibro”. U sollën fakte, dëshmi dhe prova të përmasave shumë të rënda, se si mekanizmi mashtrues gëlltiste viktima të përditshme pa asnjë problem, në mes të Tiranës, brenda Qendrës së Biznesit “Star” pranë ish selisë së gazetës “Zëri i Popullit”.

Qendra e Biznesit “Usluga”

Skema e krijuar përfshinte, dhe ekspozoi pafuqinë e shtetit shqiptar për të reaguar në mbrojtje të pjesës më vulnerabël të shoqërisë, shtresës së varfër, rinisë, familjeve të reja, komuniteteve të tëra që jetonin në periferi apo fshat.

Skema me dirigjim të Micro Credit Albania / MCA dhe ADCA ka gëlltitur me miliona euro troje, kullota, magazina, shtëpi banimi, para dhe pasuri të qytetarëve këto pesë vite. Protagonistë janë pikërisht shtetasit Arben Meskuti dhe Olsi Ibro, të cilët së bashku sfiduan hapur shtetin dhe sistemin e drejtësisë, duke krijuar një rrjet kompanish që nuk kapeshin dot në “faj”: Final, Micro Credit Albania (MCA), ADCA, Consulting Company, ZIG, FLASH, FS, të gjitha të kontrolluara dhe drejtuara nga klani familjar Olsi Ibro, Elda Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Çuberi, Indrit Çuberi, Bledi Sena, Aksinja Sena, Alban Kote.

Shkresa e Tatimeve. Djathtas, Meskuti

U prit dy vite reagimi i shtetit, i prokurorisë, i organeve ligjzbatuese që kishin gjithë kohën e mjaftueshme për t’i dalë në fund kësaj skeme që ka masakruar ekonomikisht me qindra familje shqiptare. Prokuroria e Tiranës dhe SPAK kanë dy vite që bëjnë ping-pong me megaskandalin e kallëzuar në shkurt 2020 edhe nga Ministria e Drejtësisë. Anisa Qilimi, prokurorja që iu ngarkua për hetim çështja penale e mbajti mbi një vit në hetim dhe, në fund dha dorëheqjen për arsye të paqarta. Znj. Qilimi, në korrik 2020, kaloi si figurë e pastër para organeve të reja të drejtësisë (KPK), Vetting-un, por megaskandalin nuk e preku asnjë “fije floku”. Ish-prokurorë me profesion avokatë, shprehën për gazetën “Dita” habinë profesionale se “Si ka mundësi që çështja është ende në hetim pas dy vjetësh..!”. Ata pretendojnë se çështja është regjistruar pa emra autori, edhe pse kjo duket e pamundur.

Prokurorë të kapur nga “skema”, apo prokurorë që nuk kanë kurajo të hetojnë? Kjo pyetje ka nevojë për përgjigje. Ngjarje të dhimbshme kanë ardhur dhe janë treguar në redaksi pas botimeve të para. Ka njerëz që mund të jenë vetëvrarë nga kjo skemë.

Dëshmitarë tregojnë nën zë për dy histori të tilla, por që nuk mund të botohen pa u konfirmuar nga burime të sigurta.

Disa histori njerëzore mund të jenë pikënisja e duhur për të treguar të vërtetën e këtij mashtrimi kaq brutal që ende mbetet i paprekur nga shteti dhe organet e drejtësisë, duke “grirë” fatet e njerëzve të thjeshtë, që morën një minikredi.

L.H

Një zonjë me probleme të rënda shëndetësore (tumor në gji) L.H., ka treguar rastin e saj shumë e emocionuar. Në vitin 2008, djali i saj adoleshent, shpërndarës picash, kishte marrë një overdraft rreth 500 mijë lekë (të vjetra) në bankën “X”, pa dijeninë e prindërve. Djali, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, detyrohet të largohet në emigrim (Angli). Zonjes L.H. dhe bashkëshortit pas 10 vjetësh (2018-2019), fillojnë t`i vijnë shkresa dhe telefonata të panumërta nga Micro Credit Albania dhe ADCA. Ata kërkonin borxhin e djalit të tyre, tashmë 2.2 milion lekë.  L.H. tregon se ata i thanë që e kishin blerë borxhin e djalit dhe nëse nuk paguante shumën që i thonin, do t’u shitej shtëpia. Dikur në 2019, e thërret një djalë me emrin Indrit, që i prezantohet si punonjës i “bankës MCA”. L.H. i thotë Indritit se nuk mund të paguante, nuk kishte bukë për të ngrënë, nuk kishte asnjë lloj mundësie, se i merrte ushqimet me listë në lagje. Indriti i tha se “po nuk pagove djali yt do të ketë probleme, do futet edhe në burg kur të kthehet në kufi” dhe se kredia mund të shkonte deri 7 milionë lekë e më shumë. L.H. trembet shumë dhe gjejnë zyrat e MCA diku tek ish stacioni i trenit Tiranë (Usluga). Dy persona i dhanë për të firmosur një kontratë të re kredie për të shpëtuar djalin. Në kontratën e re përcaktohej shuma prej 227.300 lekë. Pasi nënshkruajnë të detyruar, dy personat e MCA e shoqërojnë personalisht L.H. pranë bankës “C” dhe shoqëruesi u thotë që kredinë më pas ta paguajnë tek banka “B”. L.H. tregon se nuk mori asnjë letër apo lekë në dorë. Djali që i shoqëronte, i mbante të gjitha letrat dhe dokumentet bashkë me nje çek brenda në bankë. Në sportelin e bankës, L.H. firmosi çfarë i kërkuan. Më pas, filloi të paguajë 40 mijë lekë të vjetra në muaj për kredinë e re që mori.

L.K

Në vitin 2007 L.K. dhe bashkëshortja marrin një kredi tek banka “R”, 3.5 milionë lekë.

Pasi shlyejnë një pjesë, banka “R” e shet kredinë tek institucioni financiar “T”, pa i njoftuar ata. Institucioni “T”, në vitin 2015, u kërkon të paguajnë 5.5 milionë lekë. Më pas, në 2017, kredia kalon tek një përmbarues, ku i kërkojnë shumën 6.3 milionë lekë. Përmbaruesi i sekuestron gjithçka kishin. Në 2018 vijnë dhjetra telefonata dhe shkresa nga MCA dhe ADCA. Përfaqësues të Micro Credit Albania i shkojnë L.K. tek ambienti i punës dhe pasi i bëjnë presion se do i shesin çdo gjë (toka, shtëpinë), e detyrojnë të shkojnë së bashku me ta në shtëpinë e tij për të firmosur aty një kontratë të re kredie, bashkë me bashkëshorten që firmosi. Në shtëpi ishte edhe vajza e tyre, të cilës agjentët e kredisë (MCA) i kërkuan të firmoste kontratën në rolin e “dëshmitarit”.

Ata nënshkruajnë në kontratë sikur morën një kredi të re prej 4.4 milionë lekë nga MCA, me qëllim që, të shlyejnë detyrimin e vjetër 6.4 milionë lekë, i cili do të paguhej 4 milionë nga kontrata (huaja nga MCA) dhe 2 milionë deri në dhjetor 2019. Agjentët e MCA nuk i lanë asnjë kopje të kontratës së re. Pas dy vitesh, bashkëshortes së L.K., i bllokojnë tërësisht pagën e punës. Ajo punon në një fasoneri, dhe paguhet 400 mijë lekë të vjetra në muaj. Agjentë të MCA ose ADCA e marrin në telefon shumë shpesh për borxhin. Jo vetëm atë, por dhe gjithë rrethin familjar dhe shoqëror. Të gjithë shqetësohen. MCA dërgon letra dhe njoftime edhe në punën e dhëndrit të tyre që nuk kishte asnjë lidhje me kredinë, vetëm se kishte firmosur “si dëshmitare” vajza e tyre.

Kopjen e kontratës që kishin nënshkruar në vitin 2018, mundën ta marrin vetëm në janar 2022 kur paga e bashkëshortes del e bllokuar në bankë dhe çifti shkon në zyrat e MCA për t’u informuar mbi arsyen e bllokimit. Bllokimi është bërë nga një përmbarues që nuk e tregon askush, as banka. MCA i merr çdo ditë në telefon duke u thënë se tashmë borxhi ishte 8 milion, por nëse paguajnë 5 milion, mund të mbyllej gjithçka. L.K. dhe bashkëshortja shprehen se ndihen të mashtruar dhe të përfshirë shumë keq në këtë rreth borxhi me kredi, që dita-ditës po ua vështirëson jetën, që edhe pse e paguajnë. vazhdon u rritet prapë më shumë. Ata ndjehen të pafuqishëm dhe të pambrojtur nga kjo gjendje.

A.D

Zonja A.D. tregon se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. Ajo është kryefamiljare me dy fëmijë për t’u kujdesur. A.D tregon se i vijnë zarfe të shumtë me shkresa presioni nga ADCA në banesën e saj, të cilat i firmos vjehrri kur ajo është në punë. Sipas këtyre shkresave, në vitin 2014 është marrë një kredi tek institucioni “F” nga bashkëshorti i saj i ndjerë. Bashkëshorti ndërroi jetë në 2015 por A.D. nuk kishte dijeni për kredinë. Ajo nuk kishte nënshkruar kurrë asgjë. Me fillimin e vitit 2020, nisën njoftimet dhe telefonatat e shumta me gjuhë kërcënuese nga disa vajza që prezantoheshin si MCA dhe ADCA. Zonja A.D. shqetësohet tej mase dhe i drejtohet Policisë së Shtetit. Çështja përcillet në Prokurori dhe Prokuroria i kthen përgjigje që kanë kaluar 5 vite, ndaj nuk mund të hapet hetim për çështjen, por për t’i ardhur në ndihmë ata ekzaminojnë firmën e saj, pasi A.D. nuk kishte firmosur ndonjëherë në ndonjë kontratë kredie. Çështja kalon në gjykatë dhe gjykata konfirmoi se nënshkrimi në kontratën e kredisë nuk ishte i A.D. Zonja A.D. merr vendimin e gjykatës dhe shkon tek zyrat e MCA dhe ADCA për t’i informuar në lidhje me firmën që nuk ishte e saja. Vajzat që takoi në sportelin e ADCA i fotokopjon vendimin, por në fund të janarit 2022, përsëri fillojnë njoftimet me përmbarim nga përmbaruesi H.XH., për bashkëshortin e ndjerë (i cili kishte ndërruar jetë 5 vite më parë). Njoftimi tregon se zonja duhet të paguajë 836,900.00 lekë sipas një urdhri që rrit kamatën ligjore çdo ditë dhe më shumë. A.D .ndjehet e pafuqishme dhe nuk di ku të përplaset për të zgjidhur këtë situatë, që siç shprehet “po e dërrmon”.

Histori të tilla njerëzore ka shumë. Nuk mund të përcillen të gjitha, por mund të kuptohet pa asnjë mëdyshje se mashtrimi është i njëjtë, mbetet aty, me të njëjtët protagonistë, të cilët zmadhojnë çdo ditë që kalon numrin e viktimave dhe vuajtjet që u shkaktohen atyre.

Investigimi i kësaj historie do shkojë deri në fund, si një detyrim ndaj qindra telefonatave, e-maileve dhe njerëzve të ardhur në redaksi për të dëshmuar.

“Qendra Star” tashmë është zhvendosur pranë ish stacionit të Trenit në Tiranë, në një grumbull pallatesh që quhen “Usluga”. Aty MCA-ADCA-FINAL etj kanë krijuar “Qendrën e Biznesit Usluga”. Të gjitha zyrat e të gjitha kompanive janë dhënë me qera nga një ish deputet i Partisë Socialiste, Sadri Abazi. Në skemë dyshohet se janë perfshirë edhe persona me pushtet politik si dhe të tjerë në sistemin gjyqësor.

Zyrat e pritjes në “Qendrën e Biznesit Usluga”, janë tortura moderne e dhjetëra hallexhinjve shqiptarë, që përplasen aty çdo ditë. Dëshmi tronditëse vijnë nga njerëzit që mendojnë se MCA-ADCA-FINAL janë vetë shteti, i cili sheh vetëm disa metra më tej me syrin e SPAK.

Zyrat e MCA-ADCA-FINAL janë një fasadë xhami në katin e parë, pa asnjë shënim. Nuk ka tabelë, nuk ka asgjë. Asnjë shënim që i përket një aktiviteti, i cili ka përfshirë kaq shumë njerëz. Vetëm fasadë xhami, në shkallët e së cilës presin duke ofsharë dhe ankuar njerëz nga e gjithë Shqipëria. Kryesisht janë nga fshatrat. Në derën që futesh në ambientin e “pritjes” të ndarë me disa sportele, qendron dikush, burrë rreth të 40–ave, që përpiqet të jetë i sjellshëm. Në brendësi të sporteleve, janë disa vajza të reja rreth 25 vjeçe, me fytyra të zbehta, që flasin prerë dhe pa asnjë empati për çdo njeri që futet brenda.

Ndërsa dëgjuam pak minuta një debat në sportel, vajza me flokë gështenjë dhe syshqyer nga përçmimi, i bërtet një burri rreth të 60-ave: “Shko gjeje të drejtën në polici, ministri a ku të duash…këtu do përfundosh prapë, s’ka perëndi që të ndihmon. Paguaj që të shpëtosh!”.

Një djalë më i ri, protestoi në sportelin tjetër për shumën e borxhit, por përgjigja ishte e prerë “Paguaj, lëri llafet! Ankesat bëji në tjetër vend. Këtu vetëm paguhet!”.

Në dalje të “sporteleve të tmerrit”, një grua rreth të 40-ave na tregoi se si bashkëshorti i saj, ishte konfliktuar disa ditë më parë, në hyrje të fasadës prej xhami, që nuk dihej e kujt ishte – e MCA, e ADCA, e Final, apo e përmbaruesve të padukshëm, që bllokonin për ta. Ajo tregoi se menjëherë erdhi policia e Komisariatit Nr. 3 të Tiranës. E shoqëruan dy civilë, duke i dhënë të drejtë dhe qetësuar. Ata i thanë bashkëshortit, “Shiko gjej një rrugë të paguash, se me ta s’do e gjesh dot…”. Gruaja tregoi se kishte qenë disa ditë me radhë për të gjetur një mënyrë t’i lutej pronarit të “madh” për të ulur këstet e pagesës së borxhit, por nuk e gjente dot kush ishte. Ajo tha: “Ato vajzat pa shpirt aty brenda kanë të drejtë…aty do përfundojmë të gjithë me hir e pa hir, derisa të na dalë shpirti!”.

U drejtuam në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë të dhëna rreth kësaj situate, pasi shumë nga njerëzit, viktima të “fasadës së xhamit”, e kishin adresuar për zgjidhje aty problemin e tyre. Një nëpunës i kësaj ministrie na informoi se, ministria kishte marrë masa duke hequr një licencë përmbaruesi që bënte lajmërime dhe sekuestrime pa njoftime, për shumë “viktima” të mikrofinancës MCA-ADCA dhe Final. Nëpunësi, tregoi emrin e përmbaruesit privat, që tashmë ishte pa licencë dhe që po ndiqej ende nga Ministria se nuk kishte dorëzuar asnjë dosje, çështje apo arkivë që i përkiste historisë “mikrofinanciare”. Përmbaruesi quhej Helidon Xhindi. Nëpunësi na tha se, ishin dhe dy përmbarues të tjerë (F.A. dhe L.C.) që ministria po i inspektonte, pasi dyshohej se ishin të përfshirë në skemën për të cilën ankoheshin pothuajse të gjithë njerëzit që dërgonin ankesa në Ministrinë e Drejtësisë.

Nëpunësi, që u lut të mos citohej me emër, na tha: Janë mijëra e mijëra dosje që skema “Zig”, e kthyer në MCA-ADCA-Final, bashkë me tre-katër përmbarues privat, kanë futur në kthetra rreth 60.000 njerëz. Mund të luhet një shumë rreth 30 milion Euro në këtë skemë mashtrimi. Ndaj dhe shteti “nuk vepron”, ose është i pafuqishëm të përballojë këtë cunam financiar.

Po media jonë, a do e përballojë dot këtë skandal me përmasa të tilla njerëzore dhe financiare?

Ky shkrim, është shkopi i radhës që pasojmë në stafetën tonë, që kemi vendosur ta vazhdojmë në turravrap lajmi, vetë!

Meskuti është 42 vjeç në SHBA, 44 në Shqipëri

Një pyetje publike para botimit të dëshmive të njerëzve për Prokurorinë dhe Bankën e Shqipërisë: A jeni në dijeni se çfarë pasojash kanë shkaktuar në popull personat që kanë krijuar zyrat pa logo në “Qendrën e Biznesit Usluga”?

Për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, nuk duam të besojmë që “amerikani” Arben Meskuti të ketë lindur dy vite më shpejt në USA dhe më pas ka ardhur për të rilindur përsëri dy vite më pas, në Shqipëri…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Andis says:
    October 31, 2022 at 1:45 am

    Eshte po I njejti shtetas. Nqs doni te dhena me te hollesishme kontaktoni tek agjensia Alta360 me qender ne Los Angeles

    Reply
  • LEON says:
    October 31, 2022 at 3:30 am

    Kta jane cunat e “shkathet “te Ramaes qe dijne te bejne pare.
    Boll me.Rame ne dore te nje hajduti pandemik,,Virus i rrezikshem i grabitjes kompjuterike te popullsise,.
    Rama s`duhet te qendroje as 24 ore me ne pushtet.As 24 minuta.

    Reply
  • Beqar Skënderi says:
    October 31, 2022 at 6:56 am

    Do vij ai qe ka qene para Ramea dhe per te cilin kemi thene te njetat gjera, te cilat jo se nuk jane te verteta, por…. Pastaj del Rama ne opozite dhe vjen Rama pas atij qe ishte para Rames. Ose stani i tyre, e njejta gje prej 30 vitesh dmth. Duhet ndrruar sistemi ramizan qe u kthye ne ligj pas Gerdecit

    Reply
  • halit demaj says:
    January 8, 2023 at 7:04 pm

    Nuk kan faje keta hajdut Fajtor dhe qe dyhen zhdukur jan ata qe i mbulojen dhe nuk denojen sipas ligjit Nje dite nuk duhet te jene ne sistemi e drejtesis ata qe i mbuloje dhe i mbrojen dke mos hetuar e duke mos i arrestuar e denuar cfare te keqe me te madhe duhet te beje nje hajdut Kujane ata te Antikorrupsionit ,ata te Pastrimit te parave ku jan prokuroret dhe folper shtet ligjor

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?