Nga Adrian Thano
Botuar në DITA
Ka spekullime mbi motivet e ngjarjes së rëndë në televizionin e njohur TCH: probleme biznesi të pronarëve, marrëzi e të marrosurve pas big-luisëve, krim brenda familjes…
Spekullimet nuk do ndalen, as kur shteti të nxjerrë versionin zyrtar. Shteti nuk është më i besueshëm. Ai e ka humbur prej kohësh pozitën e autoritetit moral. Ka dështuar, ka gënjyer, ose ka heshtur në krime shumë më të rëndë se ky. Mandej, ka vrarë edhe vetë, fukarenj në rrugë.
Vetë kanali mediatik e quajti “akt terrorist i pandodhur kurrë në 32 vjet”. Gjysmë e vërtetë. Nuk është akt i pandodhur. Mediat janë sulmuar nga njerëz të armatosur edhe më parë. Redaksi mediash janë djegur, gazetarë janë gjymtuar. Kjo ka ndodhur kur shumë nga gazetarët e sotëm nuk ishin lindur ende, ose ishin fëmijë.
Në deklaratën e TCH, shkruhet edhe se liria e kësaj medie, ka shkaktuar “shqetësim tek minuesit e demokracisë”. Togfjalëshi të çon tek terroristi i përhershëm, gërdalla e pabesueshme që ka nisur t’i lëpihet jargës së pushtetit politik që më 1968. E që vazhdon të zvarritet po aty, më 2023!
Fytyra e tij e neveritur, është fytyra e këtyre tridhjetë e kusur viteve të fundit. Krejt si në cirk, e lyer me bojna palaçosh – njëra gjysmë, fytyrë krimineli, gjysma tjetër, turi karagjozi – ajo është fytyra e elitës post-komuniste të këtij vendi; një klasë drejtuese e shëmtuar, e dështuar, e mallkuar, që mblodhi dhe vazhdon të mbledhë rreth vetes llumin, e që pasi ia shkatërroi vendit, mbrojtjen, edukimin, dinjitetin, shpresën, nuk e ka për gjë të shpallë, që fajin për situatën ku jemi sot, e ka… populli!
Këta janë të pastër, ky shejtan popull qenka i ndotur; këta janë të drejtë, populli paska qëlluar dru i shtremët. Kjo ajkë po jep përditë shembuj mirësie e sakrificash, por ky popull i trashë nuk po kupton. Këta tregtarë flamujsh, mund t’ia shesin edhe shpirtin djallit, fajin e ka populli pse shet votën.
E lanë popullin pa punë, pa shkollë, pa të ardhme, tani zenë hundët pse ka kaq shumë krime e kriminelë. Këta të ndershëm, na i paska pjellë belaja me këtë popull hajdut e maskara.
Dje e nxorrën në protesta dhe e vranë, mandej e tradhtuan. Sot i klithin pse nuk proteston! Nuk e kuptojnë, që tashmë IKJA e madhe, është bash PROTESTA!
Për këta, ky vend nuk bëhet sepse ky popull qenkësh dele. Nuk e kuptojnë shpirtzbrazurit që fajin nuk e ka “delja”, por çobani.
Kënga dështake e “popullit fajtor”, po këndohet sot gjithandej, në emisione televizive, shkrime gazetash, rrjete sociale. Tashmë, e këndon edhe vetë populli, i zënë në çark!
Turp, cektësi, mjerim! Elita e një vendi, nuk ka si të jetë më e pacipë se kaq. Ky vend, ky popull, nuk ka si të jetë, më fatkeq se kaq. Por ky sistem në veprim nuk do merrte dot frymë gjatë pa median. Media është pjesë e kësaj pseudo-elite. TCH nuk bën përjashtim. Përkundrazi.
Pas agresorëve fshihen armiqtë e pronarëve? Në qoftë kështu, ka shumë të ngjarë që pas ca kohësh, kjo nuk do jetë më problem. Sa miq për kokë kemi parë që janë bërë armiq për vdekje në Tiranën tonë të biznes-politikës? Sa armiq për vdekje, janë bërë më pas, miq të sheqerosur, kur paraja dhe pushteti janë aty?
Ndoshta, agresorët janë kokëboshët e një emisioni kohëbosh? Qameti do derdhen ca lotë në studiot TV që shkëlqejnë nga luksi. Pastaj do vijojnë ethet, ojnat, lajket, lojnat… “Fendi, Gucci, Lui, Prada / Nuk ka më të shenjtë se fasada” – thotë një këngëtar, që për ironi, e ngrenë në qiell, pikërisht në këto studio.
Pra, edhe në qoftë, ajo që ndodhi, “një mesazh për Vjollcën”, edhe në qoftë marrëzi halabakësh, shumë shpejt, të gjithë do kthehen tek llumi i përditshëm.
E vetmja gjë që nuk kthehet më, është jeta e atij që u vra brenda kabinës së rojës me ca qindarka në xhep. Pak ditë më parë një bashkëmoshatare e tij, u qëllua me plumba duke punuar në një banak lokali. Për një rrogë, sa një shishe verë, nga ato që pi elita.
“Ai rron për zotrinë tuaj / Rroftë goja e çakallit!” – shkruante në 1942, dikush që sot ia kanë harruar emrin. Dy vjet më vonë, ndodhi ajo që ndodhi…
Dje, një tjetër “popull” shkoi pa asnjë faj në atë botë.
Ah ti, qerrata popull, që nuk ndryshon…
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Pas inskenimit të një të rame grushti ndaj usta Gerges para syve të EU samitit si mesazh se në Tranë dhunohet opozita alibia e sulmit ndat TOP -CH do të shifet nga inskenimi i incidenteve të radhës
Për çdo gjë që ka ndodhur në Shqipëri, gjatë këtyre 32 viteve, përgjegjës janë kjo klasë politike dhe media. « Çfarë do të mbjellësh, atë do të korrësh », këtë farrë mbollën politikanë dhe reklamuan kanalet televizive dhe kemi këto rezultate, korrupsioni, kriminaliteti, imoraliteti, etj. Përgjegjsi ka edhe drejtësia, e cila duhej të zbatonte ligjin njësoj për të gjithë dhe jo vetëm për ata që nuk u rrezikon pagat e larta të tyre!
https://pamfleti.net/anti-mafia/te-toptani-88-dyqane-me-qira-42-zero-tatim-si-biznese-nen-14-milione–i164096
I ke thënë të tëra, i nderuar Adrian Thano!
Shkurt, i saktë dhe qartesisht, por kujt ia thua?!
Rregullat, rendin, qetësinë dhe sigurinë i vendos shteti përmes zbatimit të ligjeve të Kuvendit të burrave dhe posaçërisht nëpërmjet Drejtesisë, por ne nuk kemi as kuvend burrash dhe as drejtesi. Ne kemi kuvend burrecash, qe shahen e ndyjne njeritjetrin me fjalë rrugaçërie dhe nje drejtësi, që pasurohet, duke marrë disa milionë lekë në vit në favor të xhepit të saj.
Pa një kthesë të fortë përmes masave të rrepta imediate, nesër situata do të marrë përmasa të tilla, që do t’i kushtojë më shumë viktima, më shumë gjak, më shumë mjerim dhe mallkim.
Llafi thote:
CDO POPULL MERITON QEVERISJEN QE ZGJEDH VETE
Keshtu ndodhi me Enverin, keshtu po ndodh me Edvinin, cunin e Killerit te Enverit
prandaj:
PRISNI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA
Nëpër televizione galon shpifje të ananaleve të ujrave të zeza ,të nxihet jeta me degjenerimin e Bigut dhe përputhen ,jan shumë larg normave morale shqiptare,në këto emisioone dashurin e gjejnë me shpifje e sharje deri ekstremiste ,kjo nuk i shërben edukimit brezit ri mbi dashurinë e martesën e përjetshme ,shqipëria nuk është Amerikë apo bordello e europës ,por popull e rini që vjen nga gjaku i pastërt i Arbërit bashkë me to traditat e dashurisë pastërt e martesës përjetshme e fisnike,por karrjeristët hamshiorë e hamshore për të fituar lek na dalin cullak si i ka lindë nëna ,vetëm lopët dalin me cica jashtë ,jo njeriu,këtu vlerë kan vetëm shpifarakët dhe jeranët,dhe pastaj shfaqen nëpër televizione e gazeta bythe GËNJESHTRA E HIPOKRIZIA (JO si G .Dita e nderuar ku e vërteta ndriçon porsi AR) me komentin e Adrian THano që ka vënë gishtin në plagë ,por keni parë që e sulmojnë kopila e të përdalë .
Te lumte ajo dore o miku im!
Mbi 600 uzina e fabrika të mëdha të shkatërruara nga “strategët” e demokracisë në bashkëpunim dhe me ekspertët “fenomenalë” të FMN nën teorinë e “tokës së djegur” dhe të “Çekut të Bardhë”. Ullishta, uzina Mekanike, kombinate të plehrave Azotike, kombinate të industrisë së Lehtë, minierat e kromit, Bakrit e Nikelit, kombinate të industrisë Ushqimore, uzina të përpunimit të
Pambukut, uzina e kabllove e materialeve Elektrike, ndërmarrje Ndërtimi të kapaciteteve të larta, kombinate Çeliku, uzina të preçizionit, fabrika të Letres, të gozhde Bullonave, fabrika të përpunimit të prodhimeve të Xhamit, ndërmarrje pa fund të Ushqimit Social, institutet e Tokave, të Hidroteknikës, të Projektimeve Industriale ( ishin 6 të tilla), uzina e ndërmarje mbështetëse të industrisë së Rëndë, një sistem i tërë Hekurudhor, ai ujitës, etj etj. Vetëm hidrocentralet mbi lumin Drin i shpëtuan kësaj kasaphaneje sepse ndryshe sot do ishim si para 100 vjetësh, nën Dritën e Kandilit. Një pasuri dhe një sakrificë më shumë se 50 vjeçare. Rezultati pas 30 vjetesh?! Fajin e ka POPULLI
Ashtu eshte i dashur Adrian, ata zihen e grihen se luhet paraja e madhe. Biznes e politike jane bere njesh me krimin, fukarai merr aratine ose vritet.
Dje u vra një baba, vëlla, gjysh që punonte me gjak për bukën e gojës. Jeta e atyre njerezve nuk vlen as 5 lekë.
Aq qindarka sa ju gjetën të ndjerit Pal Kola në xhep nuk mjaftojnë të blesh një plumb.
As plumbi që e vrau nuk vlen aq, ndonse çmimi shumicës ka rënë për plumbat e depove që hapi mafia politike shqiptare në 1997 dhe 2008 në Gërdec.
Fatkeqsisht shqiptarët nuk vrasin politikisht.
Me ato plumba nuk po vriten politikan por mijëra shqiptarë rrugëve të kombit.
Plumbat kanë gjunjëzuar shtetin dhe institucionet por fatkeqësisht kanë hedhur në erë edhe ndërgjegjjen shoqërore.
Ke frikë të ulesh në bar. Frikë të jesh në restorant. Frikë me makinë në autostrad.
Shikoni Kosovën. Ata ishn në luftë 20 vjet më parë por……
Edhe atje janë shqiptar.
Edhe atje u hapën depot me armë.
Edhe atje ka armë në çdo shtëpi.
Por atje nuk ka plumba mbi popullin e thjesht dhe fukara. Kosova nuk zgjohet çdo mëngjes me pumba në paqe.
Ai i shkreti ishte i punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro… Populli thote:”Filli keputet aty ku eshte me i holle”. Por jo kaq i holle dreqi ta haje….
Lajmet cdo dite hapen me ngjarje te zeza dhe te ndyra. Disa vriten, vetvriten dhe tentojne vetvrasjen, te tjere vrasin, grabisin e vjedhin, ca te tjere sigurojne jetesen me trafik droge. Papunesia eshte ulur kembekryq se bashku me mjerimin, “liderat” shkelqejne ne nje lufte debilash dhe idiotash, militantet si minjt i brohorasin, dhe pjesa tjeter hesht e lebetitur. I gezohet ceremonive hipokrite pas te cilave kerkon te fshihet maskarada dhe ndyresia e pushtetit.
Mediat si qentë me te lehurat e tyre mbajne larg popullin nga pushteti dhe me pushtet kuptoj cdolloj çete qe perfaqesohet ne kuvend. Dreqin, vendi im, dreqin!
Merremi me yjet me shkekqimin e rreme te tyre neper emisione vulgare si bb apo perputhen kur vete jemi te zhytur deri ne fyt ne lluce. Lluce qe vete ja prodhojme vetvetes me heshtjen tone, indiferencen tone!
PER KOMENTUSIN “INTELEKTUALI”
Vec idjote si ti , qe kane per idhull mesjetarin serb te Vicidolit nuk duam te degjojme e shohim asnje fjale . nuk mund te gjendet njeri me i felliqur si intelobajga , qe shitat per intelektual . Yyyyyt , idjot ! ! !
Nuk kuptohet o fteri ne g.Dita e sulmojne apo eshte ajo qe per hater te qeverise apo per hidhnim te sistemit “demokratik” qe kerkon te vije tek ne (sepse te gjithe drejtuesit e g . Dita dhe drejtuesit e pushtetit ) jane pjelle e sistemit enverist qe dje na kane shtypur e vjedhur, sot me metodat e tyre me te specifikuara po na vjedhin e skllaverojne. Besoj se dhe ti fteri je nje nga humbesit e monizmit dhe kerkon me ç’do kusht ta zevendesosh.
db,ke shkruar shume mire por me nje gabim ne dukje i vogel por jo dhe aq. Shteti nuk eshte aspak i gjunjezuar ndaj krimit por eshte ai qe e ushqen kete krim per te humbur gjurmet per krimet e tyre.
Zoti Adrian!
Vetë sistemi ynë ekonomiko-shoqëror e ka të domosdoshëm informimin nga poshtë si një mjet i rëndësishëm për vënien në dukje të problemeve, sidomos atyre që bien ndesh me interesat e publikut. Madje kjo kërkon vlerësim maksimal nga institucionet shtetërore, nga administrata e tyre, nga dikasteret përkatëse. Për këtë kam bindjen se ka edhe ligje që e sanksionojnë më qartë vlefshmërinë e informacionit masiv.
Nisur nga sa më sipër citova, unë ashtu si dhe ndonjë qytetar tjetër që nuk pajtohem dot me mangësitë, kam patur disa raste që me të drejtë kam ngritur probleme që kanë shqetësuar komunitetin apo interesin e individit në adresë të ndërmarrjeve, institucioneve, dikastereve dhe të drejtuesve qendrorë dhe me keqardhje them se askush nuk e ka vënë ujin në zjarr për problemet e ngritura.
Letrën e parë ja kam adresuar Kryeministrit të vendit për një banor në komunitet, një biçim harbuti që shkatërroi lulishten midis dy pallateve, pronë komunitare, dhe në mënyrë të kundërligjshme ngriti në të një bar-kafe të cilën po e gëzon edhe sot pa i hyrë ferrë në këmbë dhe që tani po na shqetëson me zhurmë ditë e natë. Ndaj me të drejtë mund të them se informacioni përfundoi në kosh të plehrave.
Në rastin e dytë, kam informuar tre ndërmarrje me nga një peticion me 22 firma të komunitarëve për shpërthimin e ujërave të zeza në kabinën elektrike të pallatit që përbënte rrezik të ndonjë epidemie siç janë: Ndërmarrja UKT, ndërmarrja OSSHE dhe Instituti i Higjienës të cilët u treguan tepër indiferentë, menefregistë e moskokëçarës ku ajo gjendje qëndroi 4-5 muaj rresht, sa që u detyrova të informoj emisionin “Fiks Fare” që problemi u zgjidh me ndërhyrjen e gazetarit A.Pojana. Tre ndërmarrjet e sipërpërmendura me sa duket e kishin koshin e plehrave shumë të thellë dhe mbante letra nga populli sa të mos shkonte mendja të shkruaje më kurrë.
Krahas problemeve kolektive, unë kam patur rastin të shkruaja dhe për një çështje personale ministrit të Punëve të Brendshme. Ndoshta pa vetëdije shefi i kuadrit kur unë kam dalë në rezervë në D.P.B. Elbasan nuk më ka vënë pagën reale në formularin Mod.3P. Shkrova letrën e parë dhe nuk mora asnjë përgjigje. Sipas punonjëses së Ministrisë në zyrën e ankesave, më kishin kthyer përgjigje, por ajo për fat të keq kish humbur, ose si letra dhe përgjigja me siguri kishin përfunduar në koshin e plehrave. U detyrova të shkruaj të dytën, por edhe kjo u degdis në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Edhe këtu kërkova përgjigje, por fatmirësisht ose më mirë të them, fatkeqësisht, letra ishte degdisur në Drejtorinë e Policisë në Elbasan. Tre herë me radhë shkova në Elbasan dhe përfundimisht shefi i kuadrit më tha se nuk disponojmë asnjë lloj dokumenti.
Letrat, mundimi, stresi, shpenzimi, të tëra më shkuan kot, pasi koshi i plehrave bën kërdinë duke ngrënë letra të pa shpresë.
THANO DO TE ISH ME MIRE
TA SHOHESH VETEN NE PASQYRE
SE DHE TI SJE ELVIJA
NE NJE CANAK ME KTE SHTYP HA
Radika do ish më mire
Me ba autokritike
Edhe ti nuk je i lire
Te hapesh mendjen ke frike
Per cilat uzina thot ky ato ishin hekurishte pa vlere jo rentabel me shume benin pjeset e ndrimit se sa uzina apo kombinati tekstileve qe kishte filluar degradimin e makinerive.
PER KOMENTUSIN ALDRIN:
FOLI PORDHA E RAMUSHIT
PICIRUKU ALDRIN
SLEJON KEND TI SHAJE RIPJELLJEN
QE RRENOI SHQIPERINE
Ka shume te drejte i nderuari Adrian Thano, mekat qe i shohim penat e ketilla kaq rralle te shkruajne.
Enveri mire keq kishte nje program per NJERIUN, ai prodhoi shqiptarin e atyre viteve me te mirat dhe te keqijat e veta, por qe e donte atdheun, e donte punen.
Keta sot, cfare programi kane? Asgje. Vec pasurim personal. E lane sic thote i nderuari zoti Thano pa shkolle, pa pune, pa te ardhme popullin, e ben shqiptarin e pas 90 nje kafshe, dhe pastaj habiten pse ky popull behet trafikant dhe kriminel.
Do behet per mbijetese. Ose do vdese. Mallkuar qofshi o race politike e ndyre, ato plumba qe vrasin perdite fukarenjte e befte Zoti te kthehen tek ju dhe femijet tuaj!!
Ju FLM Z.A.Thano për shkrimin korrekt:
1.Ngushëlloi familjen për humbjen e të madhit të shtëpisë të pafajshëm deri tanimë..!
2.Shkaku i ngjarjes duhet të jet brënda llojit për probleme biznesi,Pasi zonjat që e drejtojnë TCH nuk e bëjnë dot ZAP atë gjigand mediatik Kombëtar..!
3.Edhe TCH si 99 % medjet e tjera të kapura nga NON GRATA jan kthyer në shpifsa të rëndomtë nat ditë duke helmuar dynjanë dhe janë bërë gazi botës.
-Nga shipifsat mediatik Shqipëtar informohen shumë medja të huaja në Ballka,Europë e Amerikë dhe mandej serviren si diktim e udhërrëfyes për demokracinë e paprincip në Shqipëri.
-Më kujtohet gazeta BILD GJERMANI e cila mori shkas nga 1-2 gazetar News24 e një prekuror Tropojan që nxori vidion 339 për vjedhjen e votave nga PS që mandej e shfrytëzoi berishizmi për të braktisur kuvëndin dhe pushtetin lokal,duke e çuar PD tashmë në shthurje totale .!
4.TCH me Bigbrawerin Vip,Përputhen,etj,është kthyer në bezdi për 90 % të popullit fukara që nuk ja ka ngen të merret me CICA E GJOKSE JASHTET e TCH.
5.Me këto evenimente jasht realitetit Shqipëtar TCH po çmënd RININ e cila plus DROGËS,po braktis mësimin dhe punën duke u bër palë me kriminelët me pagesë brënda e jasht Atdheut.
6.Përgjegjsia kryesore qëndron te DREJTËSIA E DEGJENERUAR,E KAPUR NGA PARTIT që në 92,e cila nxjer nga burgu me €,$ kriminelët për tu pasuruar vet dhe politikanët që i kan emërur dhe e preferojnë sot..!
7.Tek ne nuk funksionojnë mirë shumë hallka bazë: Familja,Shkolla,Shoqëria civile,Sindikatat(qëkurse Gëzim Kalaja dekoroi KM S.Berisha dhe që përvetsuan Pasurin e B.Profesionale me mbi 2 mild.$),ndërsa në Policin e Shtetit dekonspirohen aksionet dhe drejtësia në shumë raste bëhet palë me oligarkët për të dështuar REFORMËN NË DREJTËSI si nismë e maxhorancës PS,ku Sb u ka premtuar se do i kthej në detyra të vetinguarit për Korrupsion 80 %,Ku në 32 vite nuk i është sekuestruar pasuria prej 350 mild.$ të asnjë Shtetari,Politikani që nga qeveria e parë 1992 e në vazhdim.
-FLM A.THANO-DITA.
Zoti Thano,ne shumicen e shkrimeve re rendesishme qe botoni keni bllokuar komentet e lexuesve!
Moderatori juaj censuton komentet me kritika konkrete ndaj Veliajt!
U keni mbyllur faqet qytetareve te shumte qe te ngrene probleme serioze!
Kam komentuar vazhdimisht se lagjey e Tiranes,vecanerisht ato periferike,jane thjesht GETO,ku femijet,te rinjte dhe te moshuarit ngrysin ditet sikur te ishin rober lufte ne kampet e perqendrimit!
Ne Yzberisht(KMY) bashkia nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,lulishte fushe sporti kende lojrash,biblioteke,shetiyore qender kultutore stola dhe tavolina pushimi e deri tek mungesa totale e koshave te mbeturinave!
Lulishtet dhe trotuaret i kane dhene me qera kafeneve aq sa banoret nuk kalojne dot!
A nuk ju duket Yzberishti me mbi 50 mije banore,se eshte nje GETO, se Veliaj ka hedhur miliarda vetem atje ku ka patur interesa personale!
Ka edhd plot te tjera ,mjaft te rendesishme qe duhet ti botoni nese jeni ajo DITA ne sherbim te qytetareve!
Komentusit e shumte kane vene ne pah me te drejte rolin e politikes dhe medias ne kete bordello 30 vjecare.
Por keni harruar DREJTESINË
Më shumë reforma (të paktën kështu si është paraqitur) prek si të thuash anën e jashtme të institucioneve, ndryshimin e organizimit të tyre e aspak atë të funksionimit që lidhet drejtpërsëdrejti me dhënien e drejtësisë.
Nëse e perceptojmë sistemin e drejtësisë si një ngrehinë, mendja menjëherë të shkon se ndërtimi i saj duhet të fillojë nga themelet. Mirëpo s’është kështu. Ndërtimi i një sistemi institucional duhet të fillojë nga çatia. Të rregullohej puna njëherë në Gjykatën e Lartë sepse më poshtë ndreqej vetvetiu. Pse duhej paralizuar i gjithw sistemi?
Ç’qenka kjo “ekspertizë e lartë” këtu? U fol tutje tehu se po synohet të imitohen legjislacione të huaja si ai gjerman etj. kur legjislacioni ynë që në fillimet e tij është mbështetur kryesisht në atë francez e italian, që me përpunimet e përshtatjet qe ju bë nga juristë të mëdhenj të kohës krijoi nje tradite shume te vlefshme në fushën juridike.
Kur e përmend nevojen e futjes per zbatim të asaj pervoje të përgjigjen se i ka hikur koha. Po në Francë, Itali, Belgjikë etj pse nuk i ka ikur koha? Aq më tepër kur çdo ditë mburren se po afrojnë për zbatim legjislacionin europian e në praktikë zbatohen në mënyrën më të shëmtuar ligjet e kohës së socializmit.
Si mund të vendoset një ligj e të detyrohet qytetari që të hollat që përbëjnë çmimin e një kontrate të qarkullojnë nëpërmjet një banke? Rasti mund te jete që dikush i kalon pronën një tjetri si kompensim të një borxhi që i ka marre para shumë vjetësh. Pra nuk ka këtu asnjë lek në qarkullim.
Ose psh për arsye te ndryshme një veprim që në fakt kryhet me kundërshpërblim (dhënie lekësh) (kontratë shitje) palet e lidhin para noterit si dhurim ku nuk përmendet asnje lek e veprimi në kuptim të ligjit është mëse i rregullt. Pra ideja është qe veprimeve ngushtësisht private nuk mund t’u jepet një zgjidhje publike në një nivel kaq të lartë kur gjërat më të rëndomta synohen të ndreqen me anen e një akti kaq suprem siç është ligji.
Mendimi im është që të lihen menjane keto “ekspertiza te larta” e të angazhohen më shumë mediat duke vjele mendime poshtë ku edhe qytetarët e kanë pësuar nga ky sistem.
E ndersa merren me keto qe rrjepin edhe qindarken te populli, me thoni pak: PSE NUK E DENON DREJTESIA E RE SALI BERISHEN??
As me gra e as me burra,
s’po të ecin qeveritë,
dil tani kërko ndër’ ura,
e na gjej ca tranvestitë
Se për punë të qeverisë,
të sosur s’paskan orekset,
ndaj për hir të barazisë.
provo Ram’ të gjitha sekset
Kërko homoseksualë,
se “kët’ trend e ka Evropa”,
le të dalë ku të dalë,
mbase del dhe ti nga gropa
E pas homoseksualve,
dil kërko disa lesbike,
jepu dërrmën “bukëshkalve”,
se lesbiket janë besnike!
E mësuam që grarinë,
fort e paske debulesë,
Morën burrat lemerinë,
i pastron KM me fshesë
Ja drejtorët dhe në Shkodër,
me një urdhër fap i hoqe,
si në bingo, sipas goglës,
do t’i vësh të gjitha shoqe!
Po dhe gratë i kemi parë,
me shumicë në këtë shtet,
këto vite gjith’me radhë,
e prapë jemi mysybet!
Ju drejtorë e jodrejtorë,
ndënë zë mos u ankoni,
po kundra këtij diktati,
reagoni – rezistoni!
Se do kini shpejt beteja,
me të gjithë “frontin blu”,
kështu-si jini të tallur,
si mund të luftoni ju?!
Rama po na promovohet,
në parti si diktator,
kur gjithkush fatin e tij,
duhet ta ketë vetë në dorë
Përtyp fate njerëzore,
si të ishin karamele,
Paskal Milo mirë e thotë:
“Socialistët qenkan dele!”
Dikur ishte Socialistja,
me gra e burra të zgjedhur,
sot vetëm me çupërlina,
e me bura krejt të tredhur!
Lexoj neper “Media” besoj te gjitha vendeve te Natos dhe jo vetem se kush eshte femra me e Famshme!
Per Kardashian qe u be e tille nga nje goj…….e te cilen kengetari i cili me bone u be babai i femijve te saj.
Dhe lexoj per nje artikull per Guret me te Famshem qe ndodhen ne Angli!
Po deshe kundershtoje kete propagande se do ta pesosh keq.
Përshëndetje Thano, gëzohemi që të lexojmë pas kaq shumë kohësh.
Çdo gjë e mbrapësht në këtë palo tranzicion me finale shpopullimin e trojeve shqiptare e ka pikënisjen tek deklarata me karakter nekrollogjie e Ramiz Alisë që s’ka më socializëm dhe orientimi që sekretarët e partive dhe drejtorat e ndërmarjeve bashkë me kryetarët e koperativave dhe zyrtarët e lidhur me ta, pa humbur kohë, të shndërroheshin në kapitalistët e ardhshëm.
Dhe filloi batërdia.
U vodhën ndërmarrje e kooperativa duke u boshatisur depot gjithandej, ku dallohen ato të tregtisë. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv në rrethin tonë, mbasi u rrah me karrige kokës me drejtorin e bankës fitoi të drejtën që me valutën e eksportit të kooperativave bujqësore të dilte jashtë shtetit si biznesmen sikurse është edhe tani.
Nuk po zgjatem, por që kjo vjedhje gjigande të bëhej pa kundërshti, u hapën kufijtë e Shqipërisë dhe qindra mijë, pjesa më kryengritëse e shqiptarëve u largua në emigracion.
Mbasi vodhën çdo gjë me vlerë për të humbur gjurmët, zyrtarët tashmë të kamur me mallin e vjedhur, me dhelpëri nxitën popullin e thjeshtë që të shkatërronte depot, ndërmarrjet, stallat e boshatisura dhe në më pak se një vit gjithë ai investim prej miliardash u shndërrua në gërmadha më keq se gërmadhat e Dresdenit të bombarduar nga aleatët në Luftën e Dytë Botërore.
Dhe arkitekti i kësaj katastrofe ishte ai që disa e quajnë “burrë”, që për mua është përbindëshi që i dha grushtin e parë dërrmues ekonomisë kombëtare duke drejtuar shkatërrimin total të infrastrukturës së saj.
Për mua, mallkimi që vuajmë sot që ka 30 vjet që vëndi qeveriset nga kusarët politikanë, të cilët bashkë me kusarët biznesmenë po e bëjnë jetën e shqiptarëve një tmerr të vërtetë, e ka nisjen te dinakëria e Ramiz Alisë që nga Partia e Punës në ngordhje e sipër krijoi partitë dobiçe me në krye ish sekretarët e partisë dhe zyrtarët e administratës shtetërore, që e kanë shndërruar Shqipërinë më keq se një vënd të pushtuar.
Në qoftë se Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Edi Rama janë mallkim fatal i shqiptarëve, Ramiz Alia është babai bastard i këtij mallkimi. Këta kurrë nuk mund të jenë burra.
Për mua burrë i vërtetë në hapësirat shqiptare ka qënë i ndjeri Arbër Xhaferri, zëri i tij i ultë por mbushur me mënçuri, maturi dhe largpamësi ushton pozitivisht fuqishëm edhe sot në zemrat e shqiptarëve të Maqedonisë, ja pse ata janë të suksesshëm në hapësirat që ata jetojnë.
Juve keni penë shumë të fortë, por shkruani aq rrallë sa thuajse ju harrojmë. Me të mira dhe suksese Ditës, ka analistët më të mirë në shtypin e sotëm, të katandisur në pikë të hallit
Qerrata popull.Bukur.Per shqiptaret ,qe banojne prane Himalajevev,hundes,e emerojne shqiptaret ,ndersa vendasit i emertojne :”Qafirostan!”Pese shtete rreth e rrotull kerkojne pronesine e qafiristanit,identik si pronaret e pd/se.
Arsyeja që kemi krime të përditshme, më e fuqishmja ndoshta, është morali i kalbur shqiptar.
Dhe media ka ndikuar shumë këtu. Se gazetaria e madhe është zakonisht një moral i madh. C’i duhet shqiptarit gazetaria e mirë kur gënjeshtra, krimi, mashtrimi, denigrimi janë armët e vetme me të cilat dikush mund të mbijetojë në Shqipëri ? Ja, ta zëmë se lexuam një esse të shkëlqyer si kjo e sotmja. E pastaj! Të gjitha vlerat apo mesazhet që i jep lexuesit, kjo ese bien në vesh të shurdhër. Ato nuk i hyjnë në punë lexuesit shqiptar. Ato nuk ia bëjnë jetën më të lehtë, në të kundërtën edhe më të hidhur. Sepse sa më shumë të të ndërgjegjësojë kjo gazetari e fuqishme, aq më e rëndë bëhet jetesa kur dija që ke grumbulluar vlen më pak se sa shamia e hundëve të kriminelëve politikë shqiptarë që janë përhapur si një mortajë e madhe. Shqiptarët do të lexojnë rregullisht kur ata ta ndjejnë thellë në shpirt se Shqipëria do të bëhet.
Se politikani më i lartë lexon të paktën 1 roman në muaj dhe se shpirtin e tij e demonstron sadopak në mënyrën se si ai udhëheq dhe e menaxhon pushtetin dhe besimin që populli atij i mirëbesoi.
Në kohët qe jetojme, është e rrezikshme të luftosh gjarprin. Jeta e ka mësuar shqiptarin e gjorë që ta kuptojë gjarprin, ta zbusë, tia heqë helmin ndonjëherë edhe të jetojë paralelisht me të.
Faleminderit z.Thano
Sulmi kriminal demostrativ e vrastar ndaj rojes të godinës të nji televizioni privat, nuk asht goditje ndaj demek fjalës të lirë, se në medien shqiptare mungon dishka e tillë, por thjesht nji strategji tensioni e konkordueme në heshtje prej parisë të Tiranës për me u riciklue në agjenden e vet politike dhe elektorale, tue largue vëmendjen prej skandaleve e problemeve me drejtësinë kombëtare e ndërkombëtare.
Partitë politike, mbas ndrrimit të sistemit monist, janë imponue në agoranë politike shqiptare, falë privatizimit e fuqizimit të bandave kriminale, të cilat kanë veprue e veprojnë si krah i tyne i armatosun. Mrapavija “moraliste” e ksaj ushtrie kriminale, janë militantët e partive që i gjen në cdo lagje a klub katundi, të gatshëm me gërmue edhe virtualisht e mandej me shpall “armiqtë” e partisë e të lidericuve kombëtar e lokal.
Pali pastë jetën e pasosun e familja e tij ngushëllimin hyjnor.
Bashkëpunimi i policisë me qytetarët: 100 mijë euro për gjyqtarin e ndjerë Skerdilajd Konomi në vitin 2011. Asnjë autor! 100 mijë euro për biznesmenin e ekzekutuar në 2014 Artan Santo. Asnjë autor! 100 mijë euro për sulmin ndaj TV Kombëtar Top-Channel dhe vrasjes së një personi.….
konkluzioni : Qytetaret nuk i besojne fare bashkepunimit me policine se i tremben dekonspirimit prej saj.
Mjaft te mendohet se si do reagonte Policia sikur nje qytetar te denonconte lidhjet e Sajmir Tahirit me Habilajt ne kohen kur per ate Sajen vete Edi Rama thoshte “Ministri me i suksesshem”. Qytetari jo vetem nuk do paguhej, por do ta paguante shtrenjte…
Nga t’ia mbajmë? Kudo dyert janë të mbyllura! Vetëm një është shtegu… T’i derdhemi që të gjithë kërmës së arkës së shtetit! Që të gjithë t’i vërsulemi kolltukut? Të bëhet çdo njeri që di shkrim e këndim nëpunës?
Me pak fjalë, deri kur do të vazhdojmë rrugën që na shpie drejt rrënimit të plotë jetik?
Nuk sheh një të ri, një të moçëm, katundar a qytetar, që të mos i jetë ngulur në shpirt e në zemër ideali i kolltukut, dëshira e zjarrtë për nëpunësi! Domethënë vetëm atë shteg shohim për të rrojtur mirë e për të kënaqur të gjitha dëshirat tona.
Këtë e bëjmë se aq na e pret mendja, të tillë lindëm, atë rrugë na treguan: gjurmat e rrojtjes në kurrizin e popullit, dhe po e vazhdojmë si trashëgim.
S’ka prind, s’ka njeri që nuk përpiqet të gjejë ndonjë kolltuk. Kështu rron mirë për vete e kështu do të na ndihmojë edhe neve! S’ka shqiptar që nuk e mendon këtë. Dhe ka të drejtë se, e përsërisim, që vetëm ai shteg ka mbetur i hapët. Shtigjet e tjera, përveç mërgimit, që u mbyll edhe ai, nuk janë hapur fare dhe siç duket kurrë s’kanë për tu hapur, se jemi mësuar të rrojmë si shushunjat në kurrizin e popullit, jemi mësuar ta shkojmë jetën të përulur tek njëri e tek tjetri, të shesim ç’ka kemi e nuk kemi, të bëhemi skllevërit e të fuqishmëve, të bëhemi servila, deri sa të marrim një nëpunësi.
E pastaj? Pastaj t’i shtrohemi çdo përuljeje e çdo mënxyre, dredhie, në daç spiunazhit, në daç shpifjeve e të tjera poshtërsive, vetëm e vetëm për ta mbajtur atë të shkretë nëpunësi, atë kolltuk të qetë që na verbon e na bën të humbasim çdo ndjenjë e mbi të gjitha të humbasim karakterin tonë.
Dhe kështu ne shpëtuam. Ne shpëtuam! Do të rrojmë mirë, do të mundohemi të ngrehim pallate dhe salltanete si patronët tanë e më së fundi do të arrijmë të bëhemi armiqtë e popullit.
Se kështu është….
PETRO MARKO
Faleminderit Ju SOKOL QE KENI botuar kete shkrim kujtim nga i madhei dhe i pharruari Petro Mrko. HERO i herronjve te Shqiperise MEME,nis nga Lufta e SPANJES e paraprire ne atdhe nje jete, me PENEN e TIJ te ZJARRTE..
Ruaj kujtimin me te paharuar me Te ,mes vteve 60t, ardhur ne malesine e *Bendes*(Shupal-Zallmner e ne Bulcsh aty rreze malit Bjershit mes vargur kra DAJTIT e Ma Krujes, ne fshatin Bulcesh, dite te tera qe ndruar ,une shoqeruar( mesuese e Drejtor shkole) Ai marre subjektin e Romani tij *Ara ne Mal*, qe e dime si perfundoj. Pezonashin kryesor ate grua te nderuar e mori deri ne stepine e tij ne Tirane ku e nderuara Safo e trajtoi si moter… Nje jete me ate muaj bashke jetoj,sa ato takimet mes Tiranes me ate *cigaren ne GIJE.
I perjetshem kuitimi ti dhe VEPRES lene.
Faleminderit kryeredaktorit sa botuar..
85 vjecari mes Torontos me ate kutim jetoj.
Guri Naimit D.(Dh Xhoga(
E lexova dhe une Sokolin, por nuk jam shume dakord me Petro Markon ketu.
Se trajtohet, sikur problemi Jane shqipetaret, kur ne fakt eshte skllaveria 100 e kusur vjecare
Bie shume me teper dakord me tezat e kryeredaktorit, qe jemi popull i tradhtuar nga elita, se popujt, njesoj jane ne gjithe boten, pse ne qenkemi ndryshe??
ata qe e drejtuan kete popull, tradhtuan besimin e tij, kjo eshte e sakte.
Po te ishte ndryshe, nuk do vuanim kete situate qe po vuajme sot qe na shohin ne gjithe aeroportet e botes sikur te jemi me bisht sapo nxjerim pasaporten
Po po emigranti ….qendron fakti qe Petro ne 36 -en mendonte se qenkesh fenomen shqiptar deshira per te punuar ne shtet . Une mendoj se ai do te kete ndryshuar mendim me kalimin e viteve. Jo vetem qe nuk eshte fenomen vetem shqiptar por nuk eshte edhe aq aq e kritikueshme te kesh nje rroge te sigurt dhe me sa me pak lodhje fizike siç eshte puna ne shtet. Hem…. ! Kur je i ri perpiqesh te ndryshosh boten . Me kalimin e viteve fillon te ndryshosh veten per t’iu pershtatur botes.
Koncepti i pare i nje dembeli :
– ” nj pun te rehatshme, ul ne byth e du!”
Koncepti i dyte :
-“te boj allishverishe(korrupsion)
Koncepti i trete:
-“te boj nder me pagese” ose pa pagese por qi do ta permendi kur te vij koha!
—
Kena ne gjak allishverishet, na e ka lon tuku…sumes, apo nuk i kena dhe ndjekim shembullin e ktyne qe kemi mbi krye??
Çfarë është muzgu? Një ikje e dritës apo diçka më shumë? Sa muzg ka brenda nesh? Çfarë është duke ndodhur brenda njeriut tonë?
Një monodi e frikshme ,qan apo këndon, vajton apo psherëtin , diku në hapësirën e mbyllur ka mbetur vetëm lahuta?! Dhe njeriu anonim ecën, nxiton…, e më tej vrapon , sikur do që të kapë ritmin e një turboshoqërie. Ikën e ikën dhe qielli ulet aq shumë, duke e shndërruar gjithçka në një muzg gati të frikshëm…Aq pak dritë sa ka mbetur në ngrehinën tonë, është herë e mjaftueshme dhe herë e zbehtë…
Muzgu, si një ikje, diku në qendrat e metropoleve, përfundon në mënyrë groteske si këpucë të hedhura, që i heq nga sheshi një fshesë e kujdesit urban. A mos vallë kjo padritësi jashtë dhe brenda, pra, ky muzg po shërben si një dhomë e errët rëntgeni, ku na shohin brinjët, mendjen, shpirtin, ëndrrat dhe imagjinatën…Cili është fati i udhëtimit tone të jetës?
A jemi viktima të Muzgut apo jemi vet Muzgu?!
Jeta ne shqiptari kushton sa cmimi i nje plumbi
Ata në vilat pas TEG nuk i gjen gje.
Mjere populli
Ai nuk eshte top kanal po TOP GJIRIZ. Gjynah per fakirin e shkrete se ai Gjiriz si media meriton raketa Jo kallash.
Mire Z. Thano ne parim, kritikat e tua drjetohen ndaj dobesive te Shtetit Shqiptar kryesisht pas ndryshimit te sistemit. Dakord edhe me kritikat e ashpra ndaj Berishes per pergjegjesite e tij te medha per ato qe jane bere keq ne kete periudhe 30 vjeçare. Por njeanshmeria juaj eshte shume e qarte kur nuk i permendni fare skandalet e kesaj qeverrisje te degraduar ne pike te hallit. Analiza e javes se kaluar e Z. Tarifa ne gazeten tuaj per qeverisjen aktuale dhe dobesite dhe pergjegjesite e Z. Rama si udheheqes i PS dhe kryeminister eshte per t’u pershendetur.
Ai që i quan shqiptarët “dele”, sigurisht nuk ka gjak shqiptari dhe bën mirë të ikë nga ky popull e të gjeje ADN-në së cilës i takon.
Shqiptarët i kanë mbijetuar çdo sundimi e çdo perandorie që i ka shkelur dhe kështu do të jetë edhe në shekujt që do të vijnë.
“Mos pyet se çfarë bën atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun”-mbeten fjalë të arta.
Të përgëzoj për shkrimin Thano, se nuk mund të ketë shtyp të lirë pa gazetarë të lirë.
Mire Z. Thano ne parim, kritikat e tua drjetohen ndaj dobesive te Shtetit Shqiptar kryesisht pas ndryshimit te sistemit. Dakord edhe me kritikat e ashpra ndaj Berishes per pergjegjesite e tij te medha per ato qe jane bere keq ne kete periudhe 30 vjeçare. Por njeanshmeria juaj eshte shume e qarte kur nuk i permendni fare skandalet e kesaj qeverrisje te degraduar ne pike te hallit. Analiza e javes se kaluar e Z. Tarifa ne gazeten tuaj per qeverisjen aktuale dhe dobesite dhe pergjegjesite e Z. Rama si udheheqes i PS dhe kryeminister eshte per t’u pershendetur. Eshte e vertete qe dije shteti ishte Berisha sepse te gjtha hallkat e shtetit qe nga qeverija, presidenti, drejtesia etj ishin ne doren e tij. Tani eshte e njejta gje me Ramen, te gjitha ne doren e Rames, bile dhe pushteti lokal qind per qind!
Ne shoqerite e tilla si kjo e jona, per te care perpara duhet te luash rolin e servilit dhe puthadorasit. Sidomos politika ka krijuar njerez te tille, sepse liderit nuk i duhen njerez te ndershem dhe te mencur, por servile qe i duartrokasin per cdo gje. Njerezit e tille i shkelin njerezit e ndershem. Kjo eshte arsyeja kryesore pse ky vend edhe nuk ec kurre perpara. Por nuk eshte e njejta gje edhe me matrapazet. Pas atyre behet rreshti i gjate qe u shkojne mbrapa, mundesisht per te lepire ndonje kocke!
Populli shqiptar eshte me verte dele, sic duket se e kane shkerdhyer 80 vjet rresht, mire ia bejne.
Populli shqiptar nuk çdelezohet me artikuj. Po te mos jete dele le ta tregoje duke dale ne rruge, as per Saliun, as per Edvinin, as per Ilirin. Le te dale per veten e vet dhe ti po te jesh i zoti bej ndonje gje me trimerore per te shpetuar delet.
Reaguan Presidenti, ish-presidenti, kyeministri, ministri i Brendshëm. Edhe Autoriteti I Mediave Auduiovizive. E ndjek me shqetësim ngjarjen, ndërkohë që për elementët e prostitucionit që shfaqen nëpër ekrane, kombëtare e jo, e ka mbyllur gojën ky Autoritet. Nuk pamë të njëjtin reagim për vrasjen e asaj zonjës banakiere ditë më parë. Që humbi jetën pa patur asnjë faj. Nuk e hapën gojën kaq këta shtetarët e Shqipërisë.
Çfarë shoqërie mund të jetë kjo që justifikon këtë lloj standardi publik? Ka humbur jetën një njeri që punonte në një televizion dhe kjo është fatkeqësi. Por arsyet e atyre që shtinë do mbulohen nga ky solidaritet i rremë? Sepse Top-Channel është një lloj medieje, kështu e quan veten- që para disa kohësh publikoi në faqen e vet njoftimin se drejtuesit e tij kishin qenë gjobvënës. Me çfarë të solidarizohemi ne këtu, janë në terezi këta që drejtojnë këtë vend apo jo?
Kemi qenë dëshmitarë që janë rrahuar gazetarë, madje as janë rrahur, por janë goditur dhe është ngritur kauza e lirisë së medias. Për të marrë vesh më vonë se biznesmeni me gazetarin apo deputetin aggresor kanë patur lidhje biznesi dhe shantazhi. U publikuan audiopërgjime së fundmi për mënyrën sesi gazetarët shantazhojnë biznese dhe politikën. Çfarë duhet të presësh pas këtyre? Dhe si mundet incidente të tilla t’i kalosh në suazën e lirisë së shtypit? Nuk e beson më kush Lajmin Shqip, as ngushëllimin shqip, as urimin shqip. Sepse nuk besojmë njëri – tjetrin, shenjë e qartë kjo kthejlltësie historike që tregon se thellë – thellë e dimë shumë mirë se çfarë jemi.
Bukur e mire, po megjithate “Nje ze luani ne shkretetire”
Rrofte demokracia antidemokratike.
Fjale, imzot, fjale…… a jeni te zot te beni ndonje gje?
Kur shihet me objektivitet, gjendja është katastrofike. Shteti sundohet me dorë të hekurt nga paria e Tiranës, që është një grup familjesh mafioze, që tashmë e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtetë. Kjo pari politike është edhe paria ekonomike e kulturore, sepse shumë nga prijatarët e këtyre familjeve e përdorën dijen që kishin fituar brenda e jashtë vendit, për t’u afirmuar si figura qendrore të tranzicionit. Po ashtu, edhe profesionistët e rinj, që dolën nga radhët e tyre, u bënë biznesmenë, politikanë, edhe mafiozë, duke u integruar në strukturat e parisë. Shtoi këtyre, edhe botën e pasuruar marramendshëm të krimit.
Fuzioni i këtyre tre lloj segmentesh çoi në transformimin e parisë shqiptare, që tani është thelbësisht një pari politike oligarkike, – sepse janë shumë pak familje që kontrollojnë shtetin, politikën; plutokratike – sepse 80% e pasurisë kombëtare është përqendruar në duart e 4% të shoqërisë shqiptare; kleptokratike, sepse shteti është i kapur dhe është pari mafioz,e sepse aleanca e parisë politike me klanet mafioze është konsoliduar deri në atë pikë, saqë politikanët janë thjesht instrumente të klaneve mafioze dhe tani i ke mafiozët si kandidatë për deputetë. Në drejtimet kryesore, shteti është i falimentuar, ekonomia është përtokë, rinia është pa shpresë, mosha e tretë janë pa mbrojtje, zvetënimi moral ka arritur nivele katastrofike, trafiqet e drogës, të fëmijëve, të armëve e të njerëzve po lulëzojnë, e kështu me radhë.
Por gjendja është bërë edhe më e frikshme nga sulmi që paria i bën shtetit. E vetmja rrugë pasurimi që këta kanë gjetur është që të kapin shtetin, prandaj edhe politika është në plan të parë, hidhen miliona euro në fushatë, për të maskuar realitetin dhe për të fituar legjitimitetin.
Megjithatë, këto miliona nuk e fshehin dot gjendjen e krizës së thellë.
Shkrime pa fund. Komente gjithashtu pore te gjith jan fjel boshe.
Ajo qe i rregullon keto pune eshte mungesa e ligjit. Po cili Ligj.? Ligji me VDEKJE !
Vetem ai i rregullon keto probleme se rrug
tjeter nuk ka.
Kure kete ligj e ka AMERIKA e perse te mos e ket Shqiperia.?
Vriute per dite, digjen per dite, gjenden fajtoret shkojn ne burg e c`fare burgu. Hajn , pijne, shofin televizion, bejen stervitje, ua dergojn familjen ne takime speciale e perse asi te merzitet ? Ai eshte i garantuar se askush nuk e cenon e dora e atij krimineli kushedin sa ka vrar !
Ja vetem ky i rregullon keto probleme kaqe te renda qe e kan kapluar Shqiperine !
Lerni filozofirat, Vetem ky ligj e stabilizon situaten ne Shqiperi, ndryshe kush e ka radheb BESER !
Akt kriminal, pamvarsisht nga autorët, motivet dhe ndaj kujt drejtohet, është sulmi ndaj ndërtesës së Top Chanal. Është sulm në vazhdimsi i botës së krimit ndaj mediave. Është njëlloj si djegia dikur e ndërtesës së gazetës Koha jonë. Është njëlloj si shkatrrimi i resortit Prestixh, që u shkatrrua jo se i rëndonte bregdetit dhe se ishte ndërtim pa leje, por se ishte pronë e një pronari mediash që duhej dhën mësim ashtu si duhej dhën mësim pronarëve të TCH, ashtu si duhej dhën mesazh Nikoll Lesit, ashtu si duhej dhën mesazh pronarit me preçedent penal të lokalit që u shosh me breshërri kallashnikovi para dy javësh.
Të gjitha këto ngjarje kriminale kanë të njëjtin mesazh friksimin e kundërshtarëve, ndryshojnë nga autorët dhe mjetet që përdorin autorët, mbi TCH dhe lokalin ku u vra e pafajshmja Mimoza Paja, plumbat e kallashnikovëve, në redaksin e Koha jonë shkrrumbosje me zjarr të bollshëm ndërsa kundër pronarit Hasanbelliu mjetet janë moderrne , përdoret policia, repartet e speciale të Reneas, teknika e rëndë shkatrruese e Dallandysheve që nuk lajmërojnë pranver por kob kriminal, repartet e xhenjos dhe eksploziv të bollshëm dhe
një buton në telekomandën në duart e subjektit të krimit dhe një ……bum …. një rrafshim spektakolar i resortit që ja kanë zilin edhe gjeneralët e Vermahtit rus që përpiqen të shkatrrojnë ndërtesat shumkatshe në Ukrainë duke përdorur lloj lloj raketash e dronësh.
Të mos zgjatem, kriminelët që qëlluan ndërtesën e TCH, ata që qëlluan lokalin e kundërshtarëve lanë si viktima dy individë të të mjerit popull ndërsa krimineli që dogji redaksinë e Koha jonë dhe ai që shkatrroj resortin e pronarit të medjave Hysenbelliu, kan mar përsipër dhe po e çojnë deri në fund që të vrasin një komb të tër.
Nuk ka asnjë ndryshim motivesh midis kriminelëve që zbrazën pëlumbat mbi TCH duke vrar të shkretin Pal Kolën, kriminelëve të bandës së Ervis Martinit që para dy javësh bën shosh lokalin e kundërshtarit duke vrar gruan e mjerë plot halle dhe Sali Berishës që zbraz zjarrin e tij prej kuçedre duke përvluar redaksin e tashma mikut të tij Nikoll Lesi, nuk kanë as një ndryshim nga krimineli Edi Rama që duke nxjer jargë kënaqsie nga goja me një shtypje të butonit rrafshon një godin të bukur shumëkatshe që nuk i bie më qafë dhe si bën keq as njeriu, përkundrazi u shërben jetës, mirqënies së njerëzve, ndryshimi është se kriminelët Sali Berisha dhe Edi Rama kanë rrezikshmëri të përmasave të kobshme që prekin jo një e dy familje por tërë “qerratan popull”.
Doni që mafiozët e llojit të vrasësve të Pal Kolës të zhduken nga faqia e dheut, arrestoni dhe dënoni kombvrasësit Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama dhe vini në qeverisje njerëz të denjë që e duan “qerratajnë popull” dhe të mjerën Shqipëri dhe
kjo mund të arrihet kur SPAK është maja e mprehtë e drejtësisë së vërtetë dhe jo mburoj e krimit, kur intelektualët, njerzit e ditur dhe të ndershëm të bashkohen në një kuvend ku ti bëhet një skanim poshtërsive 30 vjeçare të klasës politike që na ka qeverisur deri më sot , të krijojnë një front për shpëtimin e kombit nga çfarosja duke lën sherrnajën shterp të majtë e të djathtë dhe me vendosmëri të vihen në pararojë të njerëzve të ndershëm që kan ngelur të braktisur dhe viktimë e tre horrave që me marifet i kan vën një lak fytit të qerratajit popull, lakun e kusarisë, dhe të tre së bashku po e tërheqin zvarr pa u ndalur deri sa qerrataj popull të ngorth.
I nderuar Ardian mjaft me konstatime, duhen vepra në qoftë se ato që konstaton nuk janë për konsum të përditshëm mediatik por jan fakte tronditse që duan reagim të organizuar për të ndryshuar gjëndjen pashpres gjer më sot të qeratait popull.
Vetem drejtesia e rregullon kete situate. Ai eshte pushteti qe mban zap te tjeret.
Nuk e di si mendojne analistet e stafit te Dites, kjo reforma ne drejtesi ia vlejti?
Se mua me duket se thjesht ndroi pronar sistemi
Ambasadori Amerikan ne Serbi,Hill eshte kryehorri,kryecetniku,gjarperi i vrimave qe po kafshon Pavaresine dhe Integritetin e Kosoves.Ne nje Deklarate te sotme,gjarperi amerikan i Beogradit i kujton Eproreve te tij,BE dhe Negociatoreve Kushtetuten e Serbise.Ne Marreveshje gjarperi helmues Hill,kerkon zbatimin e Kushtetutes se Serbise,,Sipas tij nuk egziston RECIPROCITETI MIDIS SERBISE DHE KOSOVES,,
KY NJEH VETEM TRAJTIM TE BARABARTE TE SHQIPTAREVE BRENDA KUFIVE TE SERBISE.
KY AMBASADOR AMERIKAN NE BEOGRAD NUK NJEH SHTET TE KOSOVES.
NJEH VETEM DETYRIME TE NJEANSHME TE KOSOVES NDAJ SERBISE.
AS AMBASADORI RUS NE BEOGRAD NUK KA ARRITUR DERI KETU.
Shkrim i shkelqyer
Bedri Islami ne shkrimin sot i ben thirrje shkodraneve qe te votojne te majten e te ndiejne dashurine e saj se sa e don veriun ! Nuk e kuptoj ke don te mashtroje Bedriu me keto teza ! Ne kemi mbi 75 vjet qe drejtohemi nga e majta dhe un qe s’jam nga veriu nuk kam pare ndonjehere ( te pakten nje here te vetme ) qe e majta te kete menduar per popullin. Bedriu ndoshta ka te drejte sepse dikur ishte si pasha para ne popullit te thjeshte,ndoshta s’kandenjur kurre ne radhe per te gjitha gjerat elementare si ne, si ka munguar ndonjehere asgje se ja siguronte partia dhe duan te na kthejne akoma ne ate sistem ( sepse tek ne vetem sistemi ka ndryshuar )qe me gjithe deshiren per ndryshim ne koke kemi gjithmone socialkomunistet.
Te pershendes Thano
Ishte rrumpalle me Saliu u be bordello me Ramiun.
Nuk ka nje ekip idealistesh Shqiperia, ti dali zot.
Vendi eshte si mall pa zot, vend pa kok 🙁
FORT I NDREUAR Z.A.THANO:
Më vjen keq që nuk po shkruaj mendimin tim për artikullin e B.Islamit për..pikëpamjet JUG-VERI dt.29.03.23,pasi keni kohë që nuk lini HAPSIRË PËR TË SHKRUARË.Kjo nuk ka qën më parë.
-Lutem,Korrigjoheni kët mysybet mbyllje syri..!
-DITA është një medje e lirë për të gjitha moshat DEMOKRAT ANTI NAZIFASHIST.FLM
Nje botë më e mirë eshtw e mundur por e mban peng pakica e kamur. Propaganda i mban njerezit mberthyer pas dilemave, kur cdo gje eshtw e qarte: Bota ka pasuri per t gjithe, por disa nga ne duan shume me teper nga sa u duhet.
Sa per Shqiperine, e ka thene dhe Konica: Ushqen pa frike 20 milion banore me resurset qe ka
Mashtrimi për pencionistat para zgjdhjeve. Nuk dona lëmosh zoti naltgjatësi apo skënderbeu i spiropalit por rrit pencionettë paktën sa inflacioni që po i vorfon për ditë shqiptaret e sidomos pencionistat.
Nuk thonë kot që kafsha më e madhe vrasëse në botë është njeriu. Por ndërsa një pjesë e çojnë këtë mendësi deri te shqyerja e pulave në fundjavë, një pjesë tjetër nuk e kanë për zor ta shprehin haptasi këtë mendësi kriminale, në rrjetet sociale. Më rastisi të shikoj komentet pas asaj që ndodhi me Top-Channel. Shumë prej tyre ishin komente që edhe kafshët po të kishin gojë nuk do kishin guxuar ti shprehnin. Dikush shkruante, mirë ja bënë, se Luisit po i bëhet padrejtësi. Dikush tjetër shkruante, pse nuk vranë atë Oltën, po vranë rojen. Etj, etj, etj, pa i hyrë komenteve ndaj televizonit se për ato nuk është se shqetësohem shumë. Se as Top-it vetë nuk i çahet shumë topi se çfarë ata shkruajnë dhe komentojnë. Por ajo që dua të them është se vulgu nga nëntoka ka dalë në sipërfaqe. Ky helm pa fund që prodhojmë për njëri tjetrin, po na vdes dalëngadalë si arseniku në gjellë, që vdekjen ta jep të ngadaltë por të sigurtë. Kjo është shoqëria shqiptare sot për fat të keq. Një shoqëri pa dashuri por vetëm që ushqim serumi ka lëngun e zilisë dhe urrejtjes. Unë e kam provuar me disa prej tyre dhe nuk janë aq trima, kur u përmend policinë dhe gjykatën. Nga trima ti shikon që kthehen në krimba, që të puthin këmbët. Është rrugë e gjatë, por jo e pamundur, për ta kthyer edhe njëherë në shina këtë vend. Por nuk është vonë!
Zoti adrian, njohim vetëm militantët që votojnë. Por është një lloj votuesi qe kerkon nje gjuhe tjeter politike, larg rrenave, shpifjeve, fyerjeve, intrigave e arrogances banale te ketyre 30 vjeteve.
Ky elektorat ka qene i paperfaqesuar prej tre dekadash ne politiken shqiptare duke u detyruar te abstenoje ose te votoje gjithmone duke mallkuar ate te cilit ia jep voten. Kush mund te ofroje nje alternative per kete votues, qe ne te vertete eshte shumica??
Thano me thënë të drejtën kemi humbur interesin. Ç’zgjedhje quhen këto kur dihet fituesi, edhe pse nuk e meriton. Por nga ana tjetër janë ca kriminelë. Kë e si të zgjedhim kur konkurruesit janë të njëjtat parti të 30 viteve dështim? Do shohim si do sillen kandidatët, por edhe ato garojnë në kushte të pabarabarta. Njëri krah me pushtetin me vete, krahu tjetër rropatet për mbijetesë me një elektorat që ngjan gjithnjë e më shumë si klientelë. Klientela nuk zgjedh, por voton. Klientela voton pavarësisht se çmimi i qepës ka vajtë në stratosferë. Vota ime mbytet nga klientela… Nuk e di po këto nuk janë zgjedhje. Do jenë votime, jo zgjedhje. Ndaj na bie interesi.
Luizi i BB VIP perfundimisht e ka trullosur miletin. Te gjitheve ua shpif Shtepia e dembelave dhe komplet Big Brother Vip me vip-at e vulgarizuar qellimisht ne emer te formatit. Por e duan Luizin fitues. Jane gati te hane nje vakt me pak, por eksperimenti te vazhdoje. Edhe pse e dijne qe qellimi i eksperimentit nuk eshte Luizi me dembelat e filmuar 24 ore por vete mileti teleshikues, perseri e ushqejne programin qe mbahet prej popull-aritetit. Duke thene kete, e njejta gje ndodh me fushat e tjera. Shtetin e udheheq e njejta filozofi; bej propagande ne fejsbuk, se sido qe te jete “fajin e ka Saliu”. Duke qene Ca rrufjan si Luizi qe i Ka studjuar lojerat duke pare Big Brother, njesoj edhe shtetari gjigand, ai i rruges se vetme, pertej te majtes dhe te djathtes, nuk do shume, vec te mbetet fitues. Na e shpif programmi, por sidoqofte e ushqejme sistemin duke votuar fituesin rrufjan, se eshte i zoti te luaje lojen. Fundja, cfare ndodhi ne Top Kanal? U shtine Ca plumba. Atje ne Kashar, tek ajo rruga dytesore pa dritave ne gropa, si ne Kandahar. Une kam kaluar mjaft here darkave; do thene njerezve qe ajo rruge naten eshte jashte juridiksionit te Republikes. Top Kanali vete mbiu nga hici me para qe s’dihet nga erdhen. Dhe e nisi fiks nga qendra e Tiranes, me qera tek Piramida. Ah, u vra padashur nje hallexhi! Kujt i kujtohet nje Liber i gjigandit; Kurbani. Nga fillimi e gjer ne fund nje peisazh i zymte si me qene Rruga per Viganò Pier i Xhirxh Oruellit. Mirepo sa fitoi Big brother Pushtetin degjojme vetem muzike optimiste. Maestrua i Luizit! Rrufjan politikes; pertej te gjithave, vec karriges Jo! U vra nje hallexhi; e c’rendesi Ka? Qameti do nderrohet ministri i Rendit. Ehi, jane ndertuar nja 3, s’è u prish gjiza per te katertin. Ose do heqe kryepolicin; i katerti a i pesti. Vec kryeministrin jo, se ai Ka popull-aritetit. Eshte fituesi i programit letargjik- politik. Dhe fituesi nuk paragjykohet perse eshte rrufjan. Se ai di ta menaxhoje lojen. Se fundi, kujt i kujtohet Nano, kur i t’ha Berishes qe ti doktorr je fati in. Dmth, do tall menderen me popullin, se po me cane menderen do i drejtoj gishtin nga ti doktorr e do them; Ja gogolin! Doni gogolin ju?Prandaj ma beni kabull. Jam qejfli i gotes, i kollarove, atleteve dhe qyfyreve; ama s’jam kriminel! Zgjidhni e merrni; ne ketu na keni! Si Luizin!
FIK O I FIKUR ESHTE FATKEQESI QE SHQIPERIA USHQEN DHE NJERS SI TY NE SE STE PELQEN TOP CANELI SHIKO SYRIN TER VER PIK AL SE AI TE VJEN PERSHTAT TY DHE PAGUHET NGA ISHET QE SHKATRUAN SHQIPERIN POR DO KOH QE TI TA KUPTOSH
Penë e fortë
mentealternativa1.blogspot.com dhe whale.to
ALFONSI, gruaja e Shkelzen Berishes eshte te emisioni Goca dhe Gra te Top Channeli.
Edhe deputetja e fameshme e PD Grida Duma (Suma e ka ne te vertete por e ka nderruar mbiemrin me nje germe) ka emisionin e saj Top Story ne Top Channel. E ke kuptuar kete ti? E di ti se cfare domethene kjo?
Ne vazhden e pergjegjesive perfundojme tek ata qe po shesin dhe propagandojne reformen ne drejtesi si sapunin per djath.
TE KAM BEDRI CYRYKU
KUR NUK DI MOS FOL
NGATERROHESH ME KEMBET TUA
BEN AUTOGOL
KUJTON VERTETE RAMA
DO PJERDHE PER BENETIN
SI TA MARRE SHKODREN
SHIF BEDRO SHENDETIN
SHKODRANET JANE TE ZGJUAR
NUK BESOJ SE KANE NEVOJE
NJE SHKODRIAN PREJ PUKE
ARRAT TJU TREGOJ
E gjithe historia e sulmit ne Top Channel, ishte 100% inskenim dhe nje mashtrim. Po ashtu dhe operacioni i Rames. Me sa duket, ende nuk e kini kuptuar se me c’fare speciesh keni te beni. Dhe pas mashtrimit te Covid-19 e ato qe kaluat per 3-vite, ende nuk e kini kuptuar. se si funksionojne demonet qe manaxhojne sistemin i cili ju ka zene per gryke.
Doli psikopati 2