Popullsia e vendit ra me 420 mijë persona ndërmjet censeve 2011-2023, teksa mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u plakur me 7 vjet nga 2011-a. Rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër dhe Kukës, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1.2%. Rreth 91% e popullsisë u deklarua me etni shqiptare dhe 66,9% e popullsisë deklaroi se ndjek ose i përket një feje ose besimi specifik. Banesat vetëm për qëllime banimi ishin 7.4% më shumë se në vitin 2011, por 40% e hyrjeve në pallate ishin bosh, teksa madhësia e njësive familjare u reduktua më tej. Nëse nuk do të kishte emigracion, popullsia e vendit do të ishte rreth 2,9 milionë banorë (shtesa natyrore 88 mijë persona + 420 mijë persona që mungojnë + 2.4 mln banorë).
Në dekadën e tretë të tranzicionit 2011-2023, kur supozohet që vendi ka kaluar emergjencën pas regjimit komunist dhe duhet të ketë hyrë në një fazë zhvillimi të qëndrueshme ka ndodhur e kundërta.
Rezultatet paraprake të censit 2023 treguan se popullsia e vendit ra me ritme më të shpejta se dy dekadat e para të tranzicionit.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, Shqipëria kishte 2,402,113 banorë mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës 17-18 shtator 2023, prej të cilëve, 49,6% janë meshkuj dhe 50,4% femra. Krahasuar me të dhënat e censit 2011, popullsia e vendit është pakësuar me 14.8%.
Kjo rënie ishte më e lartë se në periudhën 2001-2011 kur popullua ra me 9.6% ose rreth 300 mijë persona, teksa në dekadën e parë të tranzicionit 1989-2011, popullsia e vendit u tkurr me vetëm -3.1%.
Të dhënat tregojnë se emigracioni është shkaktari kryesor i rënies së popullsisë, pasi gjatë 2011-2021 vendi kishte shtesë natyrore (lindje-minus vdekje) pozitive me mbi 88 mijë persona. Popullsia e vendit do të ishte rreth 2,9 milionë banorë (shtesa natyrore 88 mijë persona + 420 mijë persona që mungojnë + 2.4 mln banorë).
Në Censin e vitit 2023, 91,0% e popullsisë deklaruan etni shqiptare, ndërsa 2,8% deklaruan një lloj tjetër etnie dhe 0,6% u përgjigjën me ‘Preferoj të mos përgjigjem’. Një përqindje e vogël e popullsisë (0,05%) ka deklaruar ‘Asnjë’ për etninë.
Rreth 66,9% e popullsisë deklaroi se ndjek ose i përket një feje ose besimi specifik sipas kategorive të paracaktuar në Cens.
Një përqindje e konsiderueshme prej 13,8% deklaroi se janë besimtarë, por nuk i përkasin ndonjë feje ose besimi të caktuar, ndërsa 3,6% deklaruan se janë ‘Ateistë’, dhe 10,2% deklaruan ‘Preferoj të mos përgjigjem’ për pyetjen mbi fenë.
Ashtu si me pyetjen mbi etninë, edhe për besimin, për 5,6% të popullsisë të dhënat nuk janë të disponueshme, raportoi INSTAT.
Shkodra dhe Kukësi, me rënien më të madhe të popullsisë, Tirana rritet me vetëm 1.2%
Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%.
Sipas të dhënave të INSTAT, në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie gjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3% në Qarkun e Shkodrës dhe 27,3% në Qarkun Kukës, deri në 0,7% në Qarkun e Beratit.
Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë. Në anën tjetër, popullsia e Qarkut të Tiranës është rritur me 1,2%, më së shumti prej migracionit të brendshëm.
Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.
Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6%) banon në Qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0%, ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 9,7% ndaj popullsisë gjithsej. Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6% dhe 2,5% të popullsisë përkatëse.
Shpërndarja e popullsisë në territorin e Shqipërisë tregon një përqendrim në Fier, Durrës dhe veçanërisht Tiranë.
Mosha mediane arrin 42.5 vjeç, rritet me 7 vite nga 2011
Përveç pakësimit, struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë strukturën e popullsisë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite, duke u rritur me 7 vjet nga viti 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.
Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.
Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023 vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet në mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.
Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.
Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.
Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).
Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.
Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.
Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.
Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.
55% e popullsisë të martuar, 36.6% beqarë
Raporti gjinor i popullsisë rezulton 98,2, (numri i meshkujve për 100 femra). Ky raport është më i ulët se vlerësimi global i njohur (101,0), por më i lartë së raporti gjinor i BE-së, i vlerësuar në 2022 prej 95,64.
Në moshat e vogla deri në 10 vjeç, numri i meshkujve tejkalon atë të femrave, me një raport gjinor më të lartë se 108.
Ky raport përmbyset në moshat 40 dhe pas të 80-ve, me një rënie të madhe për shkak të jetëgjatësisë së lartë të femrave krahasuar me meshkujt. Raporti gjinor në popullsinë mbi 80 vjeç është 82,1, si dhe pesë në gjashtë individë të moshës 100 vjeç e lart janë femra.
Sipas Censit 2023, 54,9% e popullsisë rezulton i/e martuar, 36,6% janë ende beqar, 7,0% kanë status “I/e ve” dhe 1,4% e divorcuar ose e ndarë. Deri në moshën 30 vjeç, përqindja e individëve beqar është më e lartë.
Pas moshës 30 deri në 85 vjeç, rritet përqindja e personave të martuar, duke arritur pikun me rreth 88% në grupmoshën 45-64 vjeç. Pas moshës 65 vjeç e lart, përqindja e individëve të ve, ka një rritje të konsiderueshme
Nga analiza e statusit martesor, sipas gjinisë, vihet re se shumica e popullsisë së ve janë femra (82,3%), për shkak të jetëgjatësisë më të lartë dhe diferencës së moshës midis bashkëshortëve.
Gjithashtu, referuar popullsisë së divorcuar ose të ndarë, femrat zënë 58,9%, ndërsa në popullsinë që nuk është martuar kurrë (beqare), 55,7% janë meshkuj, përqindje kjo më e lartë dhe për shkak të moshës më të vonshme mesatare të martesës së tyre.
Një barazi gjinore mund të vërehet për popullsinë e martuar. Megjithatë, nga analizimi i shpërndarjes gjinore dhe moshore të popullsisë së martuar, vihet re një përqindje më e lartë e femrave në grupmoshat më të reja, për shkak të moshës më të hershme të martesës së tyre.
99.4% e popullsisë u deklaruan shtetas shqiptare
Nga popullsia banuese në Shqipëri, 99,4% kanë shtetësi shqiptare, ndërkohë pjesa tjetër prej 0,6% përbëhet nga individë me shtetësi të huaj, ose pa shtetësi.
Në ndryshim nga popullsia me shtetësi shqiptare, në popullsinë me shtetësi të huaj dhe pa shtetësi vihet re një përqindje më e lartë e meshkujve (54,5%, kundrejt 45,5%), me një raport gjinor prej 120, pra 120 meshkuj për 100 femra me shtetësi të huaj dhe pa shtetësi.
Kjo popullsi është më e përqendruar në grupmoshat e reja, përkatësisht 15-39 vjeç (34,9%, krahasuar me 30,6% të popullsisë me shtetësi shqiptare) dhe më pak në popullsinë mbi 65 vjeç e lart (12,8%, krahasuar me 19,7% të popullsisë me shtetësi shqiptare). Sipas Censit të vitit 2023, 98,3% e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7% janë individë të lindur jashtë vendit.
Mes popullsisë së lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2%) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6% në Itali. Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se Qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8%. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë.
Tkurret madhësia e familjes
Në Censin e vitit 2023, rezultoi se pjesa më e madhe e popullsisë së Shqipërisë jeton në njësi ekonomike familjare (NjEF) private, (99,3%), ndërkohë 0,7% janë anëtarë të banesave kolektive.
Referuar momentit të censit, numri i Njësive Ekonomike Familjare ishte 755.950 dhe madhësia mesatare u vlerësua 3,2 anëtarë për NjEF.
Në Censin e vitit 2011, madhësia mesatare e NjEF ishte 3,9 anëtarë për NjEF. Më shumë se një në tetë NjEF (13,7%) përbëhen nga një person i vetëm, duke përfaqësuar 4,3% të popullsisë.
Tipologjitë e NjEF të hasura më së shumti ishin ato të përbëra me dy deri në katër anëtarë, përkatësisht dy të tretat (2/3) e NjEF. Rreth 28,5% e NjEF, përfaqësohet nga tipologjia e NjEF me përbërje prej dy anëtarësh, e cila është dhe kategoria më e madhe.
NjEF më të mëdha, me pesë apo më shumë anëtarë, përfaqësojnë më pak se një të pestën (19,5%) e NjEF, e njehsuar me një të tretën e popullsisë (35,8%).
Pjesa më e madhe e popullsisë, 88,1% jetonin në NjEF me përbërje tradicionale të bërthamave familjare (fëmijë, bashkëshort, bashkëjetues dhe prindër).
Nga pjesa tjetër e popullsisë (11,9%), 7,6% e tyre deklaruan se nuk kishin lidhje familjare dhe 4,3% e popullsisë jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60 vjeç e lart.
Bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2%, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5%, ndërkaq prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3% të tyre.
Shumica e NjEF private (82,5%) janë pronarë të banesës ku jetojnë ose janë në proces të marrjes së aktit ligjor të pronësisë. NjEF që jetojnë në banesa me qira përbënin 8,8% të NjEF gjithsej dhe 8,7% me marrëveshje tjetër banimi të pronësisë.
NjEF në Shqipëri zotërojnë më së shumti pajisje afatgjata kryesore si: televizorë, frigoriferë, telefon celular dhe lavatriçe, të paktën nga 96% e NjEF. Pjesa më e madhe e NjEF, më shumë se 74% kanë sistem fizik të lidhjes së internetit.
Qasja në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit është rritur ndjeshëm që nga censi i kaluar. Zotërimi i televizorëve (5,6, pikë përqindje), TV dekoder (55,9 pikë përqindje), kompjuter ose laptop me (8,3 pikë përqindje) dhe telefon celularë (9,4 pikë përqindje).
Lidhja fizike e linjës së internetit ka shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me censin e mëparshëm, me 62,2 pikë përqindje.
Ndërsa, zotërimi i telefonit fiks ka rënie të konsiderueshme, nga 28,5% në 8,5% të NjEF. Njëkohësisht, rritja e ndjeshme e pajisjeve të tjera afatgjatë në censin 2023 tregon përmirësim të dukshëm të kushteve të jetesës të NjEF në Shqipëri, krahasuar me të dhënat e cens 2011.
Veçohen kondicionerët (27,5 pikë përqindje), mikrovalë (13,9 pikë përqindje) dhe pjatalarëse (9,3 pikë përqindje).
Një tendencë e re është rritja e ndjeshme e zotërimit të paneleve diellore nga NjEF, ku 11,4% e tyre zotërojnë panele diellore krahasuar me 2,7% në censin e mëparshëm.
Afërsisht gjysma e NjEF në Shqipëri (44,4%) zotërojnë ose përdorin makinë, një rritje e konsiderueshme me 19,6 pikë përqindje krahasuar me censin e vitit 2011.
Banesat për qëllime banimi u rritën me 7% nga 2011-2023, 40% e hyrjeve në pallate bosh
Në vitin 2023, numri i banesave vetëm për qëllime banimi, (jo për biznes etj.) ishte 1,082,529 me rritje 7.4% nga viti 2011.
Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0% të këtyre banesave, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0%).
Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesa të zakonshme të pabanuara.
Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3% për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4% për banesat në pallate, shtëpitë individuale dhe ato në rend tarracor ishin përkatësisht secila 29,2 dhe 29,8%.
Banesat e zakonshme të banuara përfshijnë 755.531 njësi ekonomike familjare dhe 2.384.418 popullsi vendbanuese.
Përafërsisht në përqindje të barabarta, banesat e zakonshme ishin ndërtuar në periudhën që nga viti 2001 (36,4%), dhe në periudhën 20-vjeçare 1981-2000 (37,5%), ndërkaq rreth një e katërta (26,1%) ishin ndërtuar para vitit 1981.
Rreth një e katërta (26,1%) e banesave të zakonshme janë ndërtuar para vitit 1981 dhe përafërsisht në përqindje të barabarta, në periudha 20-vjeçare, 1981-2000 ishin ndërtuar 37,5%, dhe që prej vitit 2001 e në vijim janë ndërtuar 36,4%.
Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1%) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m² dhe rreth një e katërta (23,7%) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m².
Censi vlerësoi se 86,4% e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë, ose në ndërtesë.
Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2%) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës. Një përqindje e vogël (më pak se 0.1%) të banesave të numëruara në Cens ishin banesa jo të zakonshme.
Në këto njësi të tjera banimi jetonin rreth 400 NjEF dhe 1,4 mijë vendbanues të zakonshëm.
Monitor
A je i marre a ban vete- kan pas than Shkodranet dikur! Kjo politike e Saliut tash 11vjet, qysh diten e pare qe filloi qeveria Rama tha se kane ikiur 1 Million! Kjo eshte nje politike e poshter “alla shqiptarece” per politike! Kush valle do te mbaje popullin Shpresa e Mulit,Albanes po e eskortes se poshter te Saliut! Me c’te drejte duan te rrime ne Shqiperi kur gjithe Bota, njerezit, shkojne atje ku u behet me mire! Sigurisht si vendi yt s’ka! Por kur Saliu dhe Meta jane alternativa jone ikni zoterinj,sepse Rama vetem ju vjedh,saliu me Liken edhe u vrasin edhe si familje! Ne emigracion ka nga te gjithe anet! S’ka Liri shtypi thote Saliu kur ka blere te pakten 3/4 e shtypit Shqiptar! Me kujtohet se kur dikush fliste kunder Saliut 3-4 veta e prisnin jahte jashte nderteses se televizionit dhe historia dihet! Vota e Shqiptareve thote Saliu dhe “kori i kukumjakajve”! Nuk duam te votojme pse na detyroni me zor! Nuk duam te ngaterohemi me Saliun dhe Liken apo edhe me me te rinjte si Belo apo cuni i Fahriut dhe patjeter bythqiri Gazi qofte edhe me Argita Malltezi! Zot na ndihmo se keta jane vetem per te vjedhur dhe tani vetem te shpetojne Koken e tyre!
Na keni kthy 100 vjet prapa..70% e popullit Musliman????????????????
Dmth bejleret agallaret qe shkolluan femijet ne Perendim dhe ju bene m\utin xhamive se i quanin PRAPAMBETJE OTOMANE,.Keta shkuan kot.Partia e rreckamaneve qe ju vu pushken Besimeve fetar, buldozerin, hoxha ne kooprative,,edhe keto shkuan kot.Ky popull qe paska 240000 mastera Universitare,qe te hike tepeleku kokes,,Te gjithe keta ne xhami vene e falen,te Hafyz Katunari?
60% te martuar,40% beqare,,Keta te martuarit nuk pjellin,,pjerdhin,se jane te gjithe pensionista.Beqaret mbushin lokalet,pyesin kryehajdutin:Ku ka ndonje vend per te vjedhur?
I paske rregulluar me dore te tera z.Rama,si te thote kaplloqja jote.
Të shkuarit te privati të njerëzve me ekonomi të dobët ja bëri peshqesh kryeministri Edi Rama që populli e ka votuar duke besuar për mirëqënien. BRAVO Edi Rama! gabuam ne që besuam tek ti. Për këto që po bën, zoti do të ndëshkoj, se njërëzit nuk ta kishin për borxh të durojnë mjekun dhe ato të tallen me jetën e tij, kjo shtrihet në të gjithë qytetet. Situata është alarmante, tani dili zot kësaj situate!
Vonesat disa mujore me bërjen publike të këtij me ner me thon censi nxorri edhe një herë në pah manipulimin e mundshëm me shifrat dhe surratin e vërtetë të laskarëve të vënë në shërbim të politikës. Zëri i laskarëve nuk depërton dot përtej derës së halesë së sekteve të cilave u përkasin.
Nje gje qe duhet te theksohet eshte se numrat ne vetvete nuk jane problemi kryesor. Nga historia e dime qe kombet kane pasur ulje dhe zbritje demografike. Ne shekujt e 16-17 Anglia ka qene vendi me i populluar i Evropes dhe per shkak te pabarazive, luftes civile, etj., Anglia ia arriti te dergonte miliona njerez drejt kolonive, gje qe francezet dhe spanjollet nuk e benin dot, ndonese ne ata shekuj francezet dhe spanjollet kishin kolonite dhe flotat e tyre (por nuk kishin problemet e brendshme qe kishte Anglia).
Ne shekullin e 18te kombi me i populluar ne Evrope u bene francezet. Meqe tani anglezet kontrollonin te gjitha detet, ky mbipopullim francez solli ambiciet kontientale me Revolucionin Francez si shkrepesen e zjarrit dhe luftrat napoleonike si zenithin e gjithe ketij mbipopullimi. Duhet te vriteshin miliona burra derisa te kishim ndryshime te medha ne Evrope dhe drejt shekullit te 20te kombi me i populluar te beheshin gjermanet.
Shkurt muhabeti, shifrat nuk tregojne gjithcka dhe ne rastin e Frances dhe Gjermanise rritja demografike vetem katastrofa per tere Evropen shkaktoi. Ne rastin e Amerikes shifrat flasin per renie dhe ngritje civilizimesh te nativeve. Ne Luften e Dyte Boterore, po ashtu, Rusia dhe Gjermania humben afro 25 milione njerez, 80% syresh duhet te kene qene burra ne moshe ushtrie. Mirepo ne vitet 1950 Bashkimi Sovietik, SHBA dhe Gjermania Perendimore perjetuan dekaden me te shkelqyer ne historine e tyre, me mireqenie qe nuk ishte konstatuar ndonjehere ne Historine e Njerezimit, mireqenie e cila ne SHBA solli brezin e beach boomers (brez qe lindi mes te mirave, brez ku grate u bene berthama e familjes dhe pothuajse cdo grua bente 3 me 4 femije te shendetshem).
Dekada 1950 eshte dekade qe ndoshta nuk do te perseritet me ne historine e civilizimit human, por duhet theksuar ketu qe kemi te bejme me nje ndryshim te jashtezakonshem: ne 1945 te gjithe kishin friken qe civilizimi po shkonte drejt kolapsit, nje lufte e madhe u kishte vene flaken kater a pese kontinenteve, mbi 100.000.000 njerez kishin humbur jeten, akoma me shume njerez ishin shperngulur nga shtepite e tyre, por vetem per pese vjet bota ishte tjetersuar per mire dhe SHBA, Bashkimi Sovietik dhe Evropa do te provonin nje mireqenie qe asnjehere me pare nuk ishte ndeshur ne historine e njerezimit, e madje ne Evropen Lindore kishim rritje te menjehershme te popullsise (perfshi ketu Shqiperine enveriste).
Cfare ndodhi keshtu qe ndryshoi thelbesisht realiteti global?
SHBA dhe Bashkimi Sovietik fituan nje lufte nga e cila dolen shume here me te forte sec ishin me pare, kurse Gjermania dhe Evropa u cliruan nga regjimet diktatoriale dhe anakronistike. Te gjithe tashme mund te shpresonin dhe grate u bene berthama e shume familjeve, ne nje kohe kur miliona burra ishin zhdukur ne njeren apo tjetren lufte. Pra shpresa e sapolindur dhe vdekja e regjimeve qe mbanin peng Evropen duhet te kene qene nje faktor thelbesor per kete ndryshim radikal.
Qe ta mbyll me kaq, problemi i Shqiperise nuk eshte ikja e njerezve. Problemi eshte qe ne Shqiperi ka vdekur shpresa. Shqiperia mbahet peng nga nje grup mafiozesh. Aty nepotizmi ben kerdine dhe hajdutet nuk ndeshkohen. I miri pezullohet nga puna kurse idioti shperblehet dhe merr medalje. Gjuha shqipe dhe kultura nuk mbrohen fare. Etika e punes ka arritur nivele me te dobeta se ato te kohes se Dulles. Nuk ka dite qe te mos vdese dhe te mos sakatohet nje punetor ne Shqiperi, ne oren e punes. Nuk ka dite qe te mos shtypet nje plak me makine. Askush nuk ndeshkohet, Ministrat dhe Edvin Bajlozi llomnotitin sikur gjasme po djersiten shume per ate vend, por statistikat e tregojne qarte se aksidentet ne pune, akdidentet ne rruge, arritjet ne arsim dhe shkenca, etj. etj., e e kane kthyer Shqiuperine ne nivele aq te dobeta saqe as me kohen e Dulles nuk krahasohen.
Per keto cfare do te behet? Per etiken e punes, per ligjin, per kulturen, per meritokracine? Nese rregullohen keto dhe ndeshkohet nepotizmi atehere ka shprese per ate vend qe trendi i largimit dhe vdekjeve masive mund te kthehen. Por nese nje vend nuk ka shprese dhe nuk ka njerez serioze qe ta udheheqin, atehere dhe vetem atehere Shqiperia eshte vertet per t’i qare hallin dhe madje per ta vajtuar si nje vend te vdekur dhe te marre fund.
Ero,shume I rene moralisht. Jo keshtu .
Shqiperia dhe shqiptaret kane perballuar dyndjet barbare turke dhe mbijetuan.Shqiptaret kane perballuar dyndjet dhe genocide sllav dhe mbijetuan.
Nje Edi Rama dhe nje kanibal Sali Berisha nuk e zhdukin faren shqiptare.
Shqiptaret kane qene,jane,dhe do te jene ne keto troje per jete ,deri sa t’i vije fundi botes.
Shqiptaret e Kosoves dhe te shqiperise do t’u a tregojne vendin ketyre antishqiptareve.
Duke lexuar titullin e shkrimit tuaj që në fillim, shijoj idhtësinë e rëndë kudërmuese të deformimit me ”trimëri të madhe” të gjuhës së bukur shqipe nga njerëz ”te kulturës gazetareske”, që vendin e punës e kanë zënë me mik, ose me ryshfet, ndryshe nuk ka se si. E bëj këtë denoncim, përë arësye se nuk është hera e parë, që në këtë Gazetë të nderuar të vendit tim bëhen gabime gjuhësore të pafalshëm, që as nxënësit e klasës së katërtë në cilkin e ulët të shkollës nëntëvjeçare kurrë nuk mund t’i bëjnë.
Në gjuhën shqipe mbiemri merr gjithmonë gjininë e emrit. Ky është rregulli më elementar, që e dinë edhe barinjtë e dhive dhe të deleve etj. Nuk thuhet dhe nuk shkruhet as me gërma të vogla dhe as me gërma të mëdha: “Të gjithë të dhënat e një Shqipërie në tkurrje” – o gazetar! Po ta shkruaj me gërma të mëdha, se si duhet thënë, si duhet lexuar dhe se si duhet të shkruhet. Shikoje me vemendje, lexoje dhe mësoje, se të duhet: TË GJITHA TËDHENAT E NJË SHQIPERIE NË TKURRJE. Mundësisht fillo ndonjë Kurs Mësimi të Gjuhës Shqipe, mbase nuk të heqin nga puna.
Cfare nxorri Censi? Nje Rrene aq bajate per numrin e banoreve qe i kane mbetur ketij vendi duke deklaruar vetem nja 400 mije te larguar ne 13 vjet kur te ikurit nga Shqiperia ne dekaden e fundit jane mbi 1 milion.
Jane te dhenat e BE qe tregojne se shqiptaret jane ne vendin e dyte pas Sirianeve te ikur nga lufta per numrin e kerkesave per AZIL ne BE.
Kete rrene aq te peshtire me vetem 400 mije te ikur ne 13 vjet mundohen pastaj ta mbulojne me dengla me Banesave e banoreve ne to.
Shqiperia eshte shpopulluar e vazhdon te shpopullohet e kjo Minare nuk fshihet dot ne thesin e grisur te nje Censi te arnuar ne zyrat e Rilindjes se Rames.
Gas bytha ,mendon se je lart por kur te biesh do te dhembe shume! Mendo me tru jo me bythe!
CENSI I EDI RAMES NJE PARADOKS SI “HOTELI I GALILEUT”
“Hoteli i Galileo Galileit” ka mbetur ne histori si nje paradoks shkencor qe nuk ka gjetur pergjigje akoma nga shkencetaret, po cfare eshte “Hoteli i Galileut”? Ky eshte nje hotel me numer dhomash sa jane numurat natyrale qe fillojne me 1 dhe mbarojne ne infinit, por qe gjithmone eshte i mbushur me kliente dhe gjithnje ka dhoma bosh qe t’i ofroje per turistet e shumte qe duan te njihen me paradoksin e Galileo Galileit qe njihet si “Hoteli” i tij enigmatik. Keshtu eshte e Censusi apo Censi (na rujt o Zot nga “patriotet” e Drejtshkrimit enverist!) i Edi Rames: Sa me shume largohen ne azil kokpalaret “patriotike” te Rilindjes dhe sa me shume minoritete lindin e e regjistrohen papushim ne Shqypni, Censi i Edi Rames ka vend per te gjithe, madje edhe per talebanet e Afganistanit, edhe per fanatiket e Iranit, edhe per bythzinjte nga Afrika e Macronit qe ja ka varur ne qafe Melonit dhe qe ka mallengjyer Edi Ramen qe te Hape “Hotelin” e tij ne Shengjin
Jane shtuar bullgaret,Jane paksuar maqedonasit,.Shulet,Goolot dhe Gorranet jane regjistruar Bullgare,ne raportin 8 me 2.
Pashaporta bullgare te dergon ne BE.Kane mbetur nje klase me 2000 maqedonas ne ShqiperiAmbasadori bullgar falenderon edi ramen personalisht per censin dhe edi rama fiton voten bullgare per BE.Te gjitha keto prapaskena ndodhen kur edi rama mallkonte qeverrine Bullgare per veton kunder Maqedonise.
Ashtu si shante Putinin,Rusine,pse kishin derguar tanket ruse kunder Kosoves ne Merdare\(NUK PERMENDTE USHTRINE SERBE),dhe nga ana tjeter i kurdiste Kosoves Associacionet.
Po ku e gjetem kete pehlivan,more,.??????
Gazeta DITA:
Rinovoni lajmet se keni mbetur ne kohen e Nuhut me censin enverist te Edi Rames dhe me “patriotizmin” arkaik te tij, sepse miku megalloman i Edvinit, Macroni i Frances iku per “dhjame qeni” nga tangalliku i tij kontravers dhe ju o gazeta DITA nuk e hapni gojen fare as per Bidenin e Sorosit qe u paraqit si dordolec ne debatin me arrogantin Trump ne SHBA
RINOVONI ME LAJME TE FRESKETA FAQET E GAZETES SUAJ O GAZETA DITA SE DO TE IKNI EDHE JU PER “DHJAME QENI” SI MAKRONI EGOCENTRIK DHE SE NE SHQYPNI ESHTE BO “DETI KOS”
Kur ka te drejte,ka te drejte Intelektuali.Parti e Makronit doli parti e trete,. Bidoni 80 e kusur eshte paralizuar fare,jo te vazhdoje dhe 4 vjet,.Sot ne mengjes NDRROI JETE SHKRIMTARI I MADH SHQIPTAR ISMAIL KADARE.
Ne qe u rritem me Letersine e Kadarese do kujtojme ato dy vargje te Cajupit:Vdiq Naimi,po kush mbeti/O moj Shqiperi e mjere!
Sepse ketu (sipas Censit) kane mbetur 240 mije me nivel Master,qe TE RRUJNE. Fluuur e kapin Lekun.
Shkrimtare,Shkencetare,Akademike,jane rrace ne zhdukje.
I fundit shkrimtar ishte Kadare.
Them i bindur se ne kete 10 vjecar jane larguar nga Shqiperia shqipetaret e fundit te zhgenjyer nga pritshmeria qe prisnin nga Edi, ata qe humben punen a nuk a meritonin, ata Kane pasur probleme me shendetin (rasti im te ikur famijalisht ne 2020) e nje pjese e atyre per arsye ekonomike.
Ne Shqiperi kane mbetur vetem pensionistet, femijet dhe ata qe ja fusin njeri-tjetrit si mjeket qe marrin lek, pedagoget e universiteteve qe marrin lek, mesuesit qe marrin lek, administrata qe merr lek, gjykatesit, prokuroret dhe avokatet e marrin lek, mediat, gazetaret qe vendosin gjoba, polici qe merr lek, dhe hajdutet qe vjedhin lek.
Pra kane mbetur vetem ata qe bejne korrupsion me njeri-tjetrit, jà fusin njeri-tjetrit.
Dhe ne fund qeveria qe ka nje kryeminister qe te lane e te lyen dhe nje opozite qe kerkon vetem disa karrige per deputet.
Dhe ashtu sic shqipetaret kane bere zgjedhje midis te keqes me te madhe (PD dhe qente e saj) dhe asaj me te Vogel (PS me b.lepiresit e saj) po me te njejten menyre veprojne kur zgjedhin midis Shqiperise apo jashte saj.