Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët, historiku dhe si u vendosën 3 mijë iranianë të MEK në Manëz?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët, historiku dhe si u vendosën 3 mijë iranianë të MEK në Manëz?
KronikeKryesore

Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët, historiku dhe si u vendosën 3 mijë iranianë të MEK në Manëz?

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

Organizata MEK, ose Muxhahedin e Khalk, lindi në vitin 1963 në Iran, me objektivin për t’iu kundërvënë influencës perëndimore në vend dhe për të luftuar regjimin laiko-autoritar.

Në vitin 1979 MEK mori pjesë në Revolucionin e udhëhequr nga Ruhollah Khomeini, por ideologjia e saj, një ndërthurje mes marksizmit dhe islamizmit, binte ndesh me atë të ajatollahëve dhe rrjedhimisht u ndalua.

Kështu, në vitin 1981, MEK u transferua në Paris ku themeloi selinë qendrore të saj dhe 5 vite më vonë u spostua në Kampin Ashraf, në veri të Bagdadit, prej nga mbështeste luftën e Sadam Husein kundër Iranit, si dhe shtypjen e kurdëve.

- Publicitet -

Në 2003-shin, MEK u çarmatos nga amerikanët dhe u spostua në Kampin Liberti. Që prej atëherë, organizata ka vazhduar të luajë një rol të dorës së parë në aktivitetin politik dhe diplomatik kundër regjimit të Teheranit.

Por më parë grupi ishte përfshirë në listën e zezë jo vetëm nga Irani dhe Iraku, por edhe nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja, për të dalë prej saj në periudhën mes viteve 2008-2012.

Një artikull i datës 21 shtator 2012 i “Neë York Times” ilustronte se si sekretarja e atëhershme amerikane e Shtetit, Hillary Clinton kishte vendosur ta hiqte MEK nga lista e zezë, për ta rivendosur larg nga ndikimi i agjentëve të Teheranit, në një vend të gatshëm për ta pritur: Shqipërinë.

Objektivi ishte i qartë: të përdorej MEK për të mbështetur një ndryshim të regjimeve në Teheran.

Që prej vitit 2013, MEK ka mbajtur një sërë eventesh dhe samitesh në selinë e saj në Manzë të Durrësit, ku kanë marrë pjesë zyrtarë e ish-zyrtarë amerikanë si ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ish-zëvendës presidenti Mike Pence, i cili mbajti një fjalim të rëndësishëm qershorin e 2022-shit.

Në ditët e sotme, organizata udhëhiqet nga Marjam Raxhavi. Shumë zyrtarë republikanë në Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të Kongresit e shohin atë si një zë të rëndësishëm për ndryshimin e regjimit në Iran.

Por shumë analistë dhe njohës të zhvillimeve gjeopolitike shtrojnë pyetjen se çfarë është MEK? Një grup disidentësh të përndjekur nga regjimi iranian? Një forcë opozitare sektare e përbërë nga elementë të stërvitur ushtarakisht dhe në gjendje të rrëzojnë një regjim? Apo një organizatë terroriste, sikundër konsiderohej deri dje…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Liria e zgjedhjes dhe dhimbja e largimit
  • Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
  • SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
  • SHBA kufizon vizat për studentët dhe gazetarët, hyjnë në fuqi rregullat e reja
  • VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar

Komentet e Fundit

  1. demo on VIDEO: Polifonia shqiptare në filmin “The Odyssey”, sqarimi i kompozitorit shqiptar
  2. 666 on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira
  3. SK on Familja e Martinit kundër Ramës: Po përdor emrin e djalit tonë për politikë, institucionet dështuan
  4. Parku Rinia on Shqipëria nis zyrtarisht përgatitjet ligjore për adoptimin e monedhës EURO
  5. Sarkazma on Deklarata e ministres serbe, Prishtina kërkoi reagim më të fortë nga Tirana, Rama: Jemi shtet serioz, nuk merremi me histerira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?