Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë përmban marrëveshja e re Rama-Berisha
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Çfarë përmban marrëveshja e re Rama-Berisha
Uncategorized

Çfarë përmban marrëveshja e re Rama-Berisha

Published: March 12, 2024
Shpërndaje

Grupimi i opozitës – “Rithemelimi” i drejtuar nga Berisha dhe mazhoranca e kryeministrit Edi Rama duket se janë në prag të një marrëveshje, pas një raundi bisedimesh të përfaqësuesve të tyre gjatë javës së kaluar që fillimisht u mbajt i fshehur nga publiku.

Protagonistë nga të dyja palët i thanë BIRN se kishin zhvilluar bisedime mes tyre rreth tre çështjeve kyçe;

– ngritjen e të paktën dy komisioneve hetimore parlamentare

- Publicitet -

– reformën zgjedhore

– ndryshime ligjore për reformën në drejtësi.

Ideja për ndryshime ligjore në sistemin e drejtësisë rikthehet disa muaj pasi një grup pune i përbashkët u tërhoq nga propozimet fillestare, pas kundërshtimit të ekspertëve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Socialistët duken të vendosur për ta rihapur çështjen e reformës në drejtësi, siç sugjeroi Kuvendi përmes një njoftimi të hënën pas takimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla me të ngarkuarin me punë të SHBA-ve në Tiranës, David Wisner.

“Kryetarja Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi” thuhet në njoftim.

Kuvendi njoftoi gjithashtu se të martën do të mbante mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve me rend dite “disa saktësime në kalendarin e punimeve për periudhën 18 mars – 5 prill 2024”.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i tha BIRN se “ishte në bisedime me PS-në për të tre çështjet”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Socialistët, të betuar më parë se nuk do të negocionin me “non gratat”, po kujdesen që t’i paraqesin bisedimet si institucionale dhe jo politike.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali këmbënguli se nuk ka negociata të fshehta, por “takime formale brenda institucioneve të Kuvendit”.

E pyetur nëse pjesë e bisedimeve ishin edhe ligjet e Drejtësisë së re, Spiropali nuk mohoi por tha se “çdo propozim që do të vijë nga institucionet e Kuvendit do të bëhet publik”.

Paketa ligjore e reformës në drejtësi u miratua 8 vjet më parë me nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, duke sjellë si rezultat kryesor krijimin e Prokurorisë së Posaçme që po heton aktualisht politikanë të nivelit të lartë nga të dyja kahet e politikës.

Lënia hapur e derës për ndryshime të mundshme ligjore shkakton shqetësime për fatin e mëtejshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.

Më shumë, mund të lexoni sot në versionin print të gazetës DITA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?