Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë përmban propozimi francez që synon të zgjidhë ngërçin Bullgari-RMV
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Çfarë përmban propozimi francez që synon të zgjidhë ngërçin Bullgari-RMV
KryesorePolitike

Çfarë përmban propozimi francez që synon të zgjidhë ngërçin Bullgari-RMV

Published: July 13, 2022
Shpërndaje

Propozimi francez synon të tejkalojë dallimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe të bëhet edhe zhbllokimi i procesit për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Ky propozim përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike.

Në pikën e parë të propozimit francez, thuhet se Këshilli Europian mirëpret vendosmërinë e ë Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.

- Publicitet -

Së dyti, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të dukshme dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe në mirëbesim, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.

Pika e tretë e propozimit francez thekson se mirëpritet marrëveshja për protokollin e takimit të dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal, të cilat mbeten elemente thelbësore në procesin e zgjerimit, si dhe procesin e stabilizimit dhe asociimit.

Së katërti, ky komision do të mundësojë forcimin e të drejtave të barabarta të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve në Maqedoninë e Veriut dhe si të tilla do të kontribuojnë në pajtueshmëri me kriteret politike të Kopenhagës. Mirëpritet nisja e punës për ndryshime në amendamentet përkatëse kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e kombeve të tjera, si p.sh bullgarët.

Pika e pestë e propozimit frances thotë se Këshilli vendosi të miratojë Kornizën e Negocimit për të mbajtur konferencën politike ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut për të paraqitur hapat e ardhshëm të procesit të zgjerimit.

Pika e 6-të e këtij plani parashikon që “Për të përfunduar këtë fazë të hapjes së negociatave të anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendos të thërrasë një tjetër konferencë ndërqeveritare me qëllim që të prezantojë Kornizën Negociuese dhe gjendjen aktuale të punëve përgatitore të kryera nga Komisioni dhe është gati ta mbajë pa vonesa të mëtejshme ose vendime të mëtejshme politike, sapo Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimin e saj për amendamentet kushtetuese të sipërpërmendura, në përputhje me procedurat e brendshme të saj.

Në fund të propozimit, thuhet se Komisioni Europian do të vlerësojë shkallën e gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave në fusha të caktuara dhe të identifikojë çështjet që ka të ngjarë të shfaqen në negociata.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • intelektuali says:
    July 13, 2022 at 9:48 am

    O gazeta DITA:

    Ky perkthim i ofertes franceze per fanatiket e MV eshte sic e ka perthyer Djalli Ungjillin dhe pse e them kete.

    sepse:

    Oferta franceze e presidentit Macron eshte copy-paste e Mareveshjes bullgaro-maqedone e vitit 2017, por Maqedonia e Veriut deri me sot nuk ka plotesuar asnje nga pikat qe ka nenshkruar ne kete mareveshje e yshtur nga spiunet e Vucicit ne kete vend epruvete i sajuar ne Kremlin nga Stalini, Tito dhe Dimitrovi pas Luftes qe ka per qellim vetem destabilizimin e rajonit dhe forcimin e rolit te Serbise ne Ballkan sic eshte edhe idea e Ballkanit te Hapur qe reklamohet me propagande globaliste me urdher nga Putini dhe bedelet e tij qe kerkojne te rikthejne Kohen e Qepes te Bashkimit Sovjetik. Asnje nga keto pika nuk eshte perkthyer drejt per ata qe e njohin nga afer historine e maredhenieve dypaleshe midis Bullgarise dhe Maqedonise, ne radhe te pare Maqedonia e Veriut ka vjedhur historine e Bullgarise duke mbushur Shkupin me statuja te Mbretereve historike bullgare sic eshte Mbreti Samuil qe ishte Mbreti i Perandorisë së Parë Bullgare nga 997 deri më 1014 dhe qe rivendosi fuqinë bullgare në Ballkan, ne ate kohe as Serbia dhe as Maqedonia nuk ekzistonin ne harten e Botes, Maqedonia i u fal Serbise nga Fuqite e Medha ne vitin 1913 si edhe krahinat shqyptare te Kosoves dhe Metohise, nuk eshte vendi dhe koha per keto histori, sepse interneti eshte plot me fakte dhe dokumente, kush ka deshire mund t’i lexoje dhe te kthjellohet plotesisht qe nacionalizmi maqedonas eshte i yshtur dhe i importuar nga Rusia Bolshevike qe po keshtu nuk njeh ciriliken si gjuhe e krijuar nga Kirili dhe Metodi, statujat e te cileve maqedonasit i kane vedosur ne qender te Ohrit si nje grabitje e historise se vertete bashke me Manastirin e Shen Naumit qe eshte ndertuar ne vitin 905 nga Mbreteria Bullgare. Ne kete kend veshtrim qe nga krijimi i shtetit komunist maqedonas ne 1945 popullsia bullgare ne kete shtet artificial i krijuar per qellime politike i u nenshtrua nje dhunimi sistematik afategjate, kush deklarohej si bullgar hiqej nga puna, femijet nuk shkonin ne shkolle, qendrat e tyre kulturore digjeshin dhe shkrumboheshin papushim sic ishte rasti i fundit ne Manastir (Bitole) dhe zjarrvenesit shpalleshin si heronj kombetare. Gjuha bullgare qe mbizoteronte ne kete rajon u mbush me serbizma dhe ne tekstet mesimore Bullgaria shkruhet si Shtet Fashist qe ka bashkepunuar me Gjermanine gjete LDB dhe qe bullgaret kane kryer krime kunder njerezimit ne kete krahine, kaq shume eshte ngulitur kjo urrejtje per 50 vjet me radhe saqe tani maqedonasit jane bere zi miza pa koke dhe po refuzojne integrimin e vendit ne BE nga fanatizmi komunist qe ka kapluar ndergjegjen e tyre nacionaliste duke terrhequr ne baltovinen e nacionalizmit bolshevik edhe shqyptaret ne Maqedoni dhe Shqypni. Para do kohe po keshtu vepruan me Greqine kur deshen te vjedhin historine e Greqise se Lashte me Aleksandrin e Madh kur ngriten nje statujew gjigande me buk peshku per miliona dollaro ne mes te Shkupit, por greket dolen nje kocke e forte per t’u kaperdyer dhe ne fund pas nje dekade debati idiot maqedonasit ulen koken dhe pranuar kushtet per ndryshimin e emerit te shtetit te tyre epruvete.

    CILI ESHTE ROLI I SHQYPTAREVE NE KETE HISTORI ARTIFICIALE NACIONALIZMI DALLKAUK?

    Edi Rama hypi ne karrocen e Vucicit te Serbise me nje mendjelehtesi te theksuar enveriste duke mallkuar si nje alifmatrak i paditur politik egersisht Bullgarine si fajtore per veton e saj ndaj Maqedonise se Veriut qe penalizon edhe Shqypnine. Po ja Bullgaria hoqi veton dhe situata nuk ndryshoi, Edi Rama shkoi ne Beograd per konsultime me Vucicin dhe nuk dha asnje shpjegim: qysh keshtu? Pse duhej Vucici te zgjidhte nje problem qe i takonte Maqedonise se Veriut si nje shtet sovran, asnje nga media kombetare dhe nderkombetare nuk reagoi per kete vizite allogjike te kryeministrit shqyptar, por shqyptaret e Ali Ahmetit ne Parlamentin maqedonas filluan te levizin dhe te japin shenja se nuk jane pjese e nacionalizmit dallkauk dhe se duan te pranojne oferten franceze te Presidentit Macron, ne fund te fundit shqyptareve ne kete vend artificial nuk j’u plas fare nese maqedonasit e Titos jane bullgaret qe shiti Dimitrovi te Internacionalja Komuniste, apo Mbreterit bullgare jane te importuar nga historia e Kohes se Qepes e Samuilit, mjafton te mos pengohet antarsimi i vendit ne BE qe do te sillte mjaft perparime per te gjithe.

    Reply
  • timi says:
    July 13, 2022 at 10:38 am

    i ziu ti sa i semure qe qenke.

    Reply
    • intelektuali says:
      July 13, 2022 at 1:37 pm

      Timi BOLJA e Enverit:

      Pse Parlamenti shqyptar voton deklarate per Srebrenicen e myslimeve te Bosnjes qe u masakruan nga Millosheviqi dhe hesht si skuth per masakren e mbi 4 mije kosovareve ne Tivar qe u vrane me pabesi te papare antikombetare nga LANC- i jugosllav kriminal i Enverit qe bashkepunoi me killerin titist Rankovic per interesat e pederastit te Gjylos dhe Bimbashit si nje turp dhe rezil i Shqypnise qe po kerkon te integrohet ne BE?

      PSE BOLEMADHI EDI RAMA DHE ALBIN KURTI PA BOLE FARE NUK DENOJNE GENOCIDIN E TIVARIT KUR QAJNE DHE VAJTOJNE SI KUKUMJCKA PYLLI PER SREBRENICEN E BOSNJES?

      He mo BOLE enveriste kush eshte i semuri ketu?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Veliaj në sallë, debat në gjykatë, gjyqtari përplaset me avokatin e kryebashkiakut për kamerat
  • A ndodhet bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?
  • VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  • “Dy ballista…”, Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin
  • Padia kundër Ols Dados, zhvillohet sot seanca e Veliajt në Administrative

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  2. Rexha on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  3. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  4. Kavaja on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. Vlora 97 on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?