Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qytete pa Qytetarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kendi i Kryeredaktorit > Qytete pa Qytetarë
Kendi i KryeredaktoritKryesore

Qytete pa Qytetarë

Published: October 5, 2026
Shpërndaje

Nga Adrian Thano

Pamjet si kjo e transformimit të zonës së Tajvanit në një godinë shumkatëshe me forma “reje” abstrakte, Kryeministri i shërben si shëmbëlltyra të progresit. Kulla të larta, geto luksi, stadiume bizhu, makete me ngjyra vazhdojnë të mbeten vizioni kryesor i qeverisjes për “kryeqytetin e Ballkanit” dhe bregdetin.

Shumëkush ngre me të drejtë shqetësimin e burimit të këtyre investimeve dhe dyshimeve të mëdha për pastrimin e parave të drogës e të korrupsionit në industrinë e ndërtimit. Por le ta lëmë për një moment mënjanë këtë anë të errët. Le të supozojmë një çast, sado hipotezë jorealiste të duket, se të gjitha këto miliarda janë të pastra si qelibari dhe nuk e kriminalizojnë shoqërinë.

- Publicitet -

Edhe në këtë skenar ideal, pyetja mbetet po e njëjta: Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo Qytetarin?

Baza e një kombi dhe e një qyteti funksional është zhvillimi njerëzor. Nuk formohet një shoqëri e vërtetë nga lartësia dhe luksi i ngrehinave. Mund të krijojë betoni pamje të bukura për kartolina dhe rrjete sociale, por ai mbetet i ftohtë e i zbrazët nëse brenda tij nuk jeton një shoqëri e arsimuar, e emancipuar, me mirëqenie të qëndrueshme. Këto këneta vertikale në çdo hapësirë që ka mbetur e lirë janë një hiç, nëse, prioritet absolut nuk është investimi te NJERIU, te arsimimi dhe edukimi. Më mirë më pak kulla e rezorte për pakicën e më shumë edukatë, qetësi dhe kulturë qytetare për të gjithë.

E kundërta drejt së cilës po rendim, e ka kriminalizuar rëndë shoqërinë, e ka goditur dhe vrarë në palcë moralin e punës. Të rinjtë tanë po shohin se pasurimi, pushteti, statusi shoqëror arrihen përmes rrugëve të shkurtra, korrupsionit apo drogës. Kështu puna e ndershme, profesioni dhe përkushtimi intelektual zhvlerësohen tërësisht. Pse të studiosh e të punosh me ndershmëri kur ‘modeli’ që lartësohet në çdo qoshe të qytetit është ai i parave të pista dhe shkëlqimit pa mund?

Kjo mendësi buron së pari nga formimi i cekët kulturor e politik i vetë Kryeministrit. ​Këta sarkofagë luksi që po ngrehen qyteteve tona si monumente të zbrazëtisë, bashkë me rendjen e marrë pas shkëlqimit të rremë, janë modeli që ai propagandon çdo ditë. Është një model që ushqehet nga përbuzja ndaj normales, arroganca dhe tallja me vlerat e vërteta,  përpjekja për ta shitur paranë e pamerituar si sukses. Këtë model e plotësojnë më së miri edhe njerëzit që ai zgjedh për të drejtuar e bashkëqeverisur, të prerë me të njëjtën gërshërë.

Kulmi i absurdit dhe ironisë është se i thonë vetes socialist dhe udhëheqin një parti “socialiste”. Paradoks më i madh nuk ka se si të ekzistojë! Çfarë ka të bëjë e majta me këtë shkëlqim të rremë karakatinash luksi? Është një komedi e zezë të shohësh se si ideali i socializmit, i cili teorikisht mbron të dobëtin, punëtorin, hapësirën publike, barazinë shoqërore, në Shqipëri ëndërrohet e projektohet me kulla 50-katëshe, rezorte vilaxhinjsh dhe jahte miliarderësh.

Një “majtizëm” që u merr pasuritë publike shtetit dhe qytetarëve për t’ua falur dinastive të biznes-politikës apo pastruesve të parave! Kjo është shpikja më qesharake politike e shekullit.

Gjithsesi, politika e degraduar nuk e do Qytetarin. Ajo i druhet njeriut kritik, të ndërgjegjshëm dhe sovran, sepse ai nuk gënjehet me pasqyra, nuk të bën lajka, atij nuk i jep dot ujë në shoshë. Një popull i paarsimuar është dështim i rëndë. Për pushtetin e mbrapshtë kthehet në strategji. Pse të përballesh me dritën e mendjes së lirë. Është pafundësisht më e lehtë të sundosh mbi terrin e padijes.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
50 Comments
  • Dudumi says:
    October 2, 2026 at 10:00 pm

    Pse, budalla është ky që të drejtojë shtetin të investojë tek Dija? Do I bien rradakes studentët dhe do I kërkojnë dorëheqjen. Ky i do emigrantë, që të ikin nga, sytë – këmbët. I do “çuna camarroke” nga ata të Londrës. Rinia që studjon nuk te le rehat te besh para nga përqindja e lejeve dhe kateve që ngrihen mbi parqet publike. Pse, budalla është ky të japë 4 milionë € për kërkime universitare? Ky ia jep reperit famozdhe bota na nderon, se desh u turperuam po te anulonte koncertin shkencëtari I muzikës Kanye west. Kur ti dale ndonje skandal me këto ndertimet do e gjejë fajtorin tjetërkund

    Reply
  • Rama është gënjeshtar i korruptuar apo leshko? says:
    October 2, 2026 at 11:03 pm

    https://sot.com.al/mashtrimi-i-rames-the-guardian-zbulon-skandalin-dy-kulla-iu-dhane-arkitektit-qe-projekton-kuzhina-i5186609
    _________________________
    Shënim: Rama e tha vetë që nuk synon pasurinë duke qënë në pushtet. Ai synon një vend në histori. Pse, vallë a nuk e meriton një vend në histori si gënjeshtar, si leshko që të gjithë i hanë dardha pas shpine e ai s’di gjë , dhe apo ashtu si kullaxhi?

    Reply
    • Shtet pa shtetarë says:
      October 3, 2026 at 9:27 am

      https://sot.com.al/kulla-tek-parku-rinia-kritika-e-forte-e-gazetarit-holandez-projekt-i-kopjuar-dembel-dhe-pa-frymezim-i5186812

      Reply
    • Agimi says:
      October 5, 2026 at 12:28 pm

      Asnje nuk e kupton se sa te mira do ti sjellin popullit shqiptar keto kulla dhe lagje te reja modern dhe shume te shtrenjta,dhe se ne keto zona nuk do jetojne shqiptaret e thjesht,por te pasurit dhe te huaj te kamur qe do te mbushin Tiranen dhe qytete kryesore te Shqiperise.Ndersa pjesa tjeter dermuese e popullsise do ti rikthehet gradualisht qyteteve te vogla dhe zonave bujqsore ku sopozohet se me sakrifica dhe durim do te kete nje zhvillim ekonomik dhe jetese me kosto shume here me te lire se ne Tirane dhe qytetett kryesore shqiptare. Ky fenomen po ndodh edhe ne disa vende te Bashkimit Europian si,ne Portugali,Spanje,Greqi,etj.Ne fund te fundit Shqiperia nuk eshte vetem Tirana,Durresi,Vlora apo Shkodra,por eshte kudo ku ka kushte per te jetuar dhe ku kane jetuar te paret tane me dhjetra shekuj.

      Reply
  • optimist futurist says:
    October 3, 2026 at 5:05 am

    Respekt Thano. Per fat jo aq te mire, shoqeria jone ka mentalitetin e fshatit ose te fisit. I forti admirohet, i urti harrohet. Rama eshte i forti. Shpetoi Tiranen nga shurra ne 1999-en. Tani po e con me shpejtesi drite ne nje gjendje futuriste. Popullsia zvogelohet rrokaqelleset shtohen, ciftet e reja nuk guxojne te bejne femije. Gjyshet dalin neper video porno. Perse gjithe ky beton? Turiste te shumte mire, turiste pa mikpritesa? Nuk ka shume kuptim. Do te vijne kompanite e huaja ne Tirane me zyra neper kulla? Bukur. Por nqs ky plan ecen, dhe ritmi i lindjeve vazhdon te bjere, ne vitin 2060 gjuha shqipe do te kthehet ne gjuhe e nje minoriteti ne kete vend. Ku ishim, hicgjekundi.

    Reply
    • Zani says:
      October 3, 2026 at 6:42 am

      Gjuha shqipe nuk do të kthehet në gjuhë të minëritetit ,por do zhdoket e gjitha para 2050.Themelin për këtë e ka vënë që moti kryeministri global,që është çdo kushi,vetëm shqiptar nuk është.

      Reply
  • 1thundrak says:
    October 3, 2026 at 6:21 am

    Do na behen krahe patriotet police moterqira te bregut te lumit bashke me debil maloket dhe paataj ta shikoni si do shkelqej kjo hale.

    Reply
  • Anonymous says:
    October 3, 2026 at 6:45 am

    Shume Respekt per Jy Z. Thana. Shkrimet tuaja jan gjithmon per çeshtjet qe duhet te shqetsojne shoqerin Shqiptare. Shume reale. Dikeni qe jeni i pa perlyere me llumin e “gazetaris“. Me perpara dija e pasta tullat.

    Reply
  • Xherri says:
    October 3, 2026 at 7:34 am

    z Thano duhet te behet nje analize nga nje makroekonomist per te na treguar sa larg jemi nga kolapsi ekonomik po te kemi arasysh sindromin e Hollandes. Ju me shkrimin tuaj i keni hyre thelle keti problemi>Tani ngelet analiza ekonomike.Brigadieri dhe anetaret e brigades se tij jane shume larg dhe nga ligji por me shume larg nga te kuptuarit e ekonomise jo te ndertojne ekonomi per nje shtet

    Reply
  • Detari says:
    October 3, 2026 at 8:23 am

    Qutetaret do vijne me vone do i blejne cifutet dhe emigrantet e tyre.
    Vlores ja hoqi cdo gje vendase eshte bere vend anonim per cifutet.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 3, 2026 at 9:13 am

    VO:
    -Kam 14 vIte që lexoj e komentoj në DITA,Kur sot nuk më duket më DITË..
    ..Po më ngjan me Panoramën që ka zëvëndësuar RD TË PD FANTAZMË.!
    -Me edukimin e njeriut të RI nuk duhet të merret vetëm K.Ministri..ai po e po.. ..por të gjithë kalemxhijt e këtij vëndi..por jo ANONIMËT QË MALLKOJNË VETËM QEVERINË,NË VËND QË MË PARË TË MALLKOJNË SHKATËRUESIN E VËNDIT QË APLIKON AKOMA KANUNIN E L.DUKAGJINIT,VERIOR TË CILËT PËR EDUKIM MBAJNË KOBUREN NË BRES DHE HELMIN NË BUZË..!
    ▪︎ ARDIAN,DËGJO MUA 15 VJET ME SHËRBIM NË VERI,KU NA ÇOI ENVERI TË PËRÇONIM KULTURËM JUGORE DERI NË BËRJEN E BYREKUT ME PETË..
    -NUK MUND TË AKUZOSH KM SI INJORANT,PSE BËN KULLA,KUR NË 13 VITE KA BËRË SA TË GJITHA QEVERIT NGA 1992.!..
    …QË NUK KA FAKTE-FIRMË PËR KORRUPSION,VETËM THASHETHEME SHQUPI(BABALE) TË DËRGUARA NË SPAK ME SMS AJFONI,I BËR PALË PËR RRLZIMIN E QEVERISË ME SHPIFJE.!
    ▪︎ ZOTI THANO: MERRU ME EDUKIMIN & JO PËRSËRITJE SHPIFJESH TË SHQUP NËPËT BOTË..KJO PO JU LARGON GAZETARËT E MIRË..DHE LEXUESIT..
    ▪︎ LARGO ANINIMËT QË PO NXIJNË GAZETËN E NDERUAR..
    ▪︎ FATKEQSIA E KËTIJ VËNDI NUK ËSHTË EDI RAMA I 4 MANDATEVE,POR SALIU NON GRATA I 99 % TË HUMBJEVE NGA 1992,10 RADHAZI..QË PO E LË VËNDIN PA OPOZITË,PA TË CILËN NUK KA BE.!
    EL NEWS ALBANIA
    FLM

    Reply
    • Xha Teme Analisti says:
      October 3, 2026 at 10:30 am

      Doli ky budallai fshatit
      Cfardo shkruhet ky teveqel ne nje vrimë i bie
      Habitem si lejon moderatori Dites nivel te till ramaxhi kafeneje

      Reply
    • Anonymous says:
      October 4, 2026 at 8:33 am

      O zot sa copa mishi i paskan shërbyer me zell diktatorit. 15 vjet ka përçuar në veri kulturën jugore – thotë me krenari prej idioti kapterr-toger-qeneral et’hemi pi çorrushi. Do i ketë mësuar Saliut se si hapen petët e byrekut. Hahaha. U pu puuu çfarë keqtrajtimi u ka bërë kumandari këtyre. Ju të ditës rrofshi që nuk e censuroni injorancën. Do i bënit dëm vetes. Do binte ndjeshëm numri i klikimeve.

      Reply
  • Vlora 97 says:
    October 3, 2026 at 10:32 am

    Ka t drejte Etem Loqaj
    Si mund ta akuzojë kush për formim të cekët kryeministrin që ka mbjellë kulla me më shumë se 30 kate? A ka provë më supreme të thellësisë intelektuale se sa betoni? Pastaj, që nuk ka me firmë korrupsion, kjo dihet. Firmat në kët vend i hedhin vetëm ata që sot jan në kërkim ose te Blloku i Siguris, kurse surealisti surelit vetëm pikturon dhe frymëzohet.

    Reply
  • Mario Neta says:
    October 3, 2026 at 11:07 am

    Formim i cekët kulturor e politik i kryeministrit? Po atë e kemi patur dhe ministër kulture. Na e solli Nanua. I tha ja ku e ke zyrën, hajde të fus nga dera e pasme dhe provoje dhe ti shancin. Partia bëri Saliun njeri dhe jo më ty, të birin e skulptorit dhe nipin e shokut Spiro. Sa t’më kesh mua të jesh i sigurtë se do ja dalësh me sukses. Dhe ky nuk ja bëri llafin dysh. Po pse ka vendi vizatimor më të mirë se shalmadhnia e tij? Çfarë i hynë në punë politikës ata që kanë studiuar e mbaruar shkëlqyeshëm universitin e shkencave politike apo juridikun, kur vendi ka koka kaq madhore të apasionuara pas penelit? Ke humbur kot z. Thano. Pse nuk u morre dhe ti me lyerje fasadash? Fati një herë të bie në dorë.

    Reply
  • PANO HALLKO says:
    October 3, 2026 at 11:45 am

    KËNETAT VERTIKALE, SHKATËRRIMI YMË SHUMËPLANËSH.
    I DASHUR THANO:
    -KUR TË DËGJOSH SE ËSHTË THEMELUAR NDONJË PARTI SOCIALISTE NË SHQIPËRI, MË MERR NË TELEFON, SE DO SHKRUHEM UNË, ANËTARI I PARË I SAJ.
    PËRGËZIME!

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    October 3, 2026 at 11:54 am

    E ke qarë o Thano
    Qytete me Qyqarë tia kishe ven titullin

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    October 3, 2026 at 11:55 am

    Ju lumte Zoti Thano . Mua me vjen keq edhe qe lulishta e Parkut Rinia do te zhduket nen beton.

    Reply
  • kulla njekatshe says:
    October 3, 2026 at 12:10 pm

    shkruan Thano :”..formimi i cekët kulturor e politik i vetë Kryeministrit. ​” Hhahah, veteThano, qe merr guximin te vleresoje kulturalisht te tjeret, paska kulture te thelle sic duket nga keto ” idealizma” absurde qe shkruan. PO c’pune ka nje ndertim privat me fondet shteterore per arsmimin e njerezve ???Apo, medemek ppo te bejme godina njekatshe njerezit do edukohen me mire …!Deri ne kete pike arrin lajthitja kur aspiron te besh ideologun populist

    Reply
    • MODERATORI says:
      October 3, 2026 at 2:00 pm

      Të redaktova gjysmën e komentit ku kaloje në fyerje. Nuk ke asnjë të drejtë të fyesh mua si moderator apo autorët e gazetës. Media ka plot dhe shko lexo atje ku gjen veten.

      Ketu flitet per modelin e zhvillimit dhe prioritetet e një shoqërie. Nëse do ta lexoje me vëmendje pa u kapur pas fyerjeve personale, do ta kuptoje lehtësisht.
      ​
      Kur shteti dhe pushteti lokal i nënshtrojnë të gjitha lejet e ndërtimit, planifikimin urban dhe politikat ekonomike te zhvillimi i betonit e luksit, ata po përcaktojnë modelin se ku shkojnë burimet, ku përqendrohet kapitali dhe çfarë prioriteti ka vendi.

      Vizioni i vetëm që shohim është fasada dhe kulla, politikat sociale, arsimi dhe kultura kane mbetur në plan të dytë.
      ​
      Asnjë kritikë nuk po kërkon të ndalohet e tilla apo e atilla godinë se “duhen godina 1-katëshe”. Kur model i suksesit bëhet luksi i shpejtë dhe investimet abstrakte, ndërsa puna e ndershme lihet në harresë, shoqëria degradon.

      ​Të kërkosh që shteti të ketë në qendër NJERIUN, arsimin dhe emancipimin e qytetarit përpara se të krenohet me kulla e rezorte, nuk është “ideologji populiste” është baza elementare e çdo vendi të zhvilluar evropian.

      Herën tjetër nëse komenton me fyerje do bllokohesh jo vetëm do redaktohesh

      Reply
      • Skelar says:
        October 3, 2026 at 3:23 pm

        Moderator më vjen keq për Ju, që harxhoni kohë dhe energji me të till komentues.
        Ata munder të ofendojnë ju Apo Thanon.

        Gazeta Dita, sot, është ndoshta e vetmja media e shkruar ku e Vërteta gjen rrugën e saj, ku interesi publik mund të
        përfaqësohet. Ndryshe nga të tjerat, ju nuk jeni shitur( me aq sa mund të kuptohet nga ne).

        Kjo gjë fal edhe Thanos.

        Kështu që , çfardo fjalori që të përdoret ndaj jush, nuk ke pse ndiheni të ofenduar.
        E kanë me veten, e kanë me ata që i financojnë ose janë pjesë e përfitimit në këtë Gjiriz Politik ku jetojmë.

        Gjithsesi,
        Bëj çtë duash me moderimin e Komenteve. Është e drejta jote, veç këtë ethem sethemln, Aman, mos m’a modero. E duam ashtu “Bruto”.
        Se këta i kan ngel tani Liderrrit ton Global. Vetëm ethemët ka!

        Reply
      • Anonymous says:
        October 3, 2026 at 5:14 pm

        I ke dhënë përgjigjen e duhur moderator dhe as mos e kurse kritikën oër cilindo rrugaçi që shkel etikën. Nqs. nuk i pëlqen le të vidhiset ke paçavurja tema. Të shporret aty ku e ka vendin, aty ku janë mbledhur një grusht rrjepacakësh që shahen me libër shpije a thua se i ka dhënë apostafat leje mjerani i çepanit. Respekt.

        Reply
  • Otto says:
    October 3, 2026 at 1:34 pm

    Respekt per Thanon
    Une do ti quaja keto kulla KULLAT E GJAKUT
    Kur thuhet parat e pista nuk e di a e kane te qarte shume njerez qe ne anen tjeter te kesaj paraje ka pasur dhe ka viktima nga droga,prostitucioni
    Ka disa komentues qe e mbrojne keto lloj sistemi qe ose paguhen nga sistemi i ngritur nga Ramiu i Surrelit ose jane vete Tao palla me kompani per te zbatuar direktivat e te sulmohen kritiket
    Vetem kur ti bjere ne femijet e tyre mbase do te kuptojne se keto para te pista jane Vertet te Pista

    Reply
  • Aldrin says:
    October 3, 2026 at 1:51 pm

    Kjo shemtire tjeter ne zemer te Tiranes.
    E shkaterroi, e masakroi, e zhduku Tiranen e pare.
    Plera, vetem para shikon. Gjen menyra te reja si te grabisi Shqiperine nga Shqiptaret.
    Komb i dhjere.
    E kishim nje cope vend si nje cope diamanti ne duar, dhe e kthyem ne hale publike te bordellove te Rames.
    Popull legen

    Reply
    • Anonymous says:
      October 4, 2026 at 8:11 am

      Mund të kesh njëqind herë të drejtë por po shave kombin dhe popullin bëhesh më keq se ajo baxhella plakë që patinon surratin me allçi dhe nxjerr sumën në ankand me mikrofon ke goja.

      Reply
  • Agron says:
    October 3, 2026 at 2:04 pm

    Tirana sot është bërë unike në botë: betonohet çdo hapësirë publike, po na merret ajri e dielli për të ngritur ngrehina që nuk i përkasin qytetarit të thjeshtë. Çfarë i hyjnë në punë një mësuesi apo një mjeku kullat 50-katëshe kur rroga nuk i del as për të paguar qiranë që rritet çdo muaj? Kjo nuk është zhvillim, ësht alienim i qytetit

    Reply
  • Nn says:
    October 3, 2026 at 2:06 pm

    E ka kthyer shtetin Edua në pronë private te luksit. E ke ke shqiptarin e thjesht në dor te horrave.

    Ia kan par hajrin ketij sistemi gjith baxhellat gra e burra

    Ka ndertu Edua parajsen e baxhellave

    Të mbrosh të dobëtin e të flasësh për barazi ndërsa mbron getot e luksit dhe pi verë 30 mij euro shishja me gysat është një paradoks që vetëm në Shqipëri mund ta shohësh.

    Reply
  • Enkeled says:
    October 3, 2026 at 2:07 pm

    Shkrimi ngre shqetësime reale për arsimin dhe edukimin, por nuk mund të mohohet se Tirana kishte nevojë për modernizim dhe zhvillim urbanistik. Qytetet e mëdha në botë zhvillohen vertikalisht. Shqetësimi nuk duhet të jetë ndërtimi i kullave në vetvete, por balancimi i tyre me hapësirat e gjelbra, transparenca e kapitalit dhe sigurisht, paralelisht, investimi i barabartë te njeriu

    Reply
  • Ana says:
    October 3, 2026 at 2:08 pm

    Pjesa për shkatërrimin e moralit të punës është më e dhimbshmja. Si mësuese e shoh çdo ditë te nxënësit e mi: motivimi për të studiuar po zbehet sepse rreth e rrotull shohin se suksesi u faturohet rrugëve të shkurtra. Nëse nuk investojmë te shkollimi (nuk e kam fjalen per godinat), te kultura dhe te integriteti, këto kulla të larta do ti gezojn te tjerë se femijet tane jo

    Reply
  • Laboviti says:
    October 3, 2026 at 2:29 pm

    Penen e ke te forte por tjeter arme kerkon derri
    I qan hallin popullit, por populli eshte si delja. Shkon nga thot shkopi bariut dhe qentë qe ai mban me vete.
    Ha barin urt e butë dhe shkon te kasapi me kembet e veta.

    Më të varfër se ata që s kanë të hanë, jane ata që s kanë te ngopur

    Reply
  • adash says:
    October 3, 2026 at 2:41 pm

    fole ti fole, po populli po pret videot e radhes, se keshtu justifikon edhe gjendjen mjerane ku eshte vete. Po ti vazhdo qofte edhe per ata 5 komentues me mend ne koke qe kane mbetur, se shpresa vdes e fundit

    Reply
  • Rama në burg, Berisha në burg says:
    October 3, 2026 at 4:03 pm

    Nuk ke çfarë të thuash. Po të përdorim një parullë të së kaluarës do të duhet të themi:”Njeriu është kapitali më i çmuar”! Por Rama nuk dëgjon nga ai vesh. Është thjesht një njeri bosh, flluskë sapuni. Sot nuk kemi shtet. kemi një hapësirë gjeografike që qeveriset nga oligarkët, kemi një të ashtuquajtur drejtësi që i shërben malokut, kemi një arsim sa për formë etj etj. Në fakt e gjithë Shqipëria sot është formë, dukje e jashtme dhe pa përmbajtje. Kështu është edhe vetë i Gjati dhe kështu i pëlqen e edhe Shqipëria! Fasadë. Asgjë tjetër. Problemi ështëse nuk ka më shpresë. E keqja, si krimbi në mollë, ka hyrë shumë thellë. Patëm një mënxyrë kombëtare që quhej S.B., e zëvëndësoi një i korruptuar si Nano dhe tani kemi një teveqel si Rama! Katastrofë.

    Reply
  • Dajti says:
    October 3, 2026 at 4:09 pm

    Artikull shume i goditur, si gjithnje nga Thano. Jam shume dakort me percaktimet, megjithese te buta, qe i ka bere ketij narsicisti. Artisti i madh Robert de Niro do thoshte: He is sick, very sick! Ai eshte i semure, shume i semure! Kjo e percakton mire kete zhgarravine te gjate qe ecen me hapa breshke, veshur me te zeza, si korb i zi, ashtu si ka edhe shpirtin. Ai eshte nje kamaleon i neveritshem, fashist. Nuk ka as nje lidhje me te majten, me socialistet. Ai urren shqiptaret, sidomos pensionistet qe mendon se i marrin nga te ardhurat e buxhetit, ndryshe do ti çonte tek banditet e tij te korruptuar. Peshtyu kunder Trump ne zgjedhjet e 2016. Tani po lepin ate peshtyme qe mendon se eshte thare. Ju lepi Erdoganit, tani e tradhetoi, u lidh me Netanjahun qe po ben genocit ne Gaza. Lidhet me lloj-lloj arabesh, a thua nuk i dalin vendet europiane per investime.

    Reply
  • Luan says:
    October 3, 2026 at 5:25 pm

    Adrian

    Ti thua: “Kulmi i absurdit dhe ironisë është se i thonë vetes socialist…”

    Ka nerv, por rrezikon ta kthejë artikullin në një debat të zakonshëm “Rama nuk është socialist”. Ndërkohë, teza jote është shumë më interesante.

    Ti në fakt po thua:

    Nuk po gjykoj etiketën. Po gjykoj raportin mes retorikës sociale dhe prioriteteve reale të zhvillimit.

    Kjo është shumë më e fortë.

    Pra, në vend që të debatosh gjatë nëse Rama është apo nuk është socialist, mund ta kthesh në një kontradiktë konkrete:

    Nëse një qeveri e quan veten të majtë, pyetja nuk është sa kulla ndërton.

    Pyetja është sa investon te njeriu që nuk ka kullë, vilë, jaht apo pronë për t’u zhvilluar.

    Kjo, për mua, godet më shumë.

    Je penë migjeniane

    Shumë përgëzime nga Toronto

    Reply
  • Buda says:
    October 3, 2026 at 5:28 pm

    Kryeredaktorit Thano do t’i jepja nje mendim modest qe te mos merret shume me problemet anesore te nje katastrofe ku po e cojne Kryetaret Kryeministra te Partive fituese te zgjedhjeve me Lista e Erreta; por te hidhen projekte reale te kthimit te Shqiperise nga Republike Kryeministrore ne Republike Presidenciale, por jo si SHBA -ja e Trump-it, por si Franca.

    Reply
  • Uber says:
    October 3, 2026 at 6:59 pm

    Shiko cfr ndodh me trurin e sumfllaqexhiut tifoz i së keqes:

    Etemi thot Saliu, Saliu krejt si femijet qe i trembim duke then gogoli gogoli.

    Ky femij i moshuar nuk e le tifozlliku i verber te kuptoj qe milionat me te cilat Saliu rri gjallë politikisht dhe ende në skenë ia jep Edvini duke dhene llokma para publike dhe leje strategjike per biznesmenet e familjes Berisha

    Pastaj esht ky tipi tjeter qe eshte kapur me moderatorin. Shikoni ku arrin traplliku. Kryeministri e promovon publikisht dhe personalisht kullen te Tajvani, eshte ai qe ka dhene lejen per te dhe ky militanti thote “c pune ka kryeministri…” !!!!!!

    Reply
  • Ottousa says:
    October 3, 2026 at 7:57 pm

    E kam me te thene por vete ky surealist i Surreli jeton ne Surrel me shtepin gjelberim ne te kater anet .
    Si do te reagonte ky nqse nje tjeter Trap Kryeminister si puna e ketij do ndertojme kulla te larta me distance 5 metra nga shtepia e tij siç ben ky sot

    Reply
    • Anonymous says:
      October 4, 2026 at 7:34 am

      Ide e përkryer, po pse trap? Atij kryeministri të ri do t’i thonim rrofsh sa malet nëse atje ku ky burracak ka ndërtuar bunkerin e tij do hapte ngjitur një incenerator për djegjen e plehrave. Brekushja do merrte arratinë nga era e qelbur dhe nuk do dukej më në Surrel. Atë që i bën të tjerëve, atë duhet ta pësojë dhe vet.

      Reply
  • Astrit Jegeni says:
    October 4, 2026 at 5:39 am

    Më pëlqeu shkrimi. Tirana është bërë e pa jetueshme nga mbingarkesa e ndërtesave e nga mbingarkesa e njerëzve për metër katror.

    Reply
  • nga Enveri tek Edveri says:
    October 4, 2026 at 6:07 am

    Diktatoret kaplohen pa perjashtim nga deliri madheshtise – edhe Hitleri donte te ri-ndertonte Berlinin te emeruar si Germania.
    Edhe Enveri e niste historine nga 29 nentori 1944 kur erdhi ne pushtet. Dhe i ndertuan nje goxha monument gerdalle ne mes Tiranes qe me pas ja shkulen e hoqen zvarre.
    Por duket se kete Edver Ramen do ta marrin zvarre per se gjalli ngaqe nuk do te shkulet nga pushteti deri ne vdekje.

    Reply
  • Zgjohuni, kusari grabit diten me diell. Mos hesht says:
    October 4, 2026 at 7:08 am

    Investim shum kateshe duke perdhosur mushkrit e bulevardit qe qelbet era ndyresi prej politikavebastarde t’rendjes pas lekeve te piset prej fuqis korruptive te pushteteve. Nje turp e krim s’bashku, qe kerkon hetim e ndeshkim me tere fuqin e ligjeve.
    Bulevardi qelbet prej shkarkimit ne lane te fekaleve, kurse ky dajll me fytyr njeriu na e ilustron ket qelpsinllek me ndertime shum katshe. SPAK duhet t’nise hetimet kuder ramadurolubis per abuzim me pushtetin e pastrim lekesh sa s’eshte bere pale me krimin ne bangen e DREJTESIS.
    Kembanat po kumbojne

    Reply
  • tarras says:
    October 4, 2026 at 9:07 am

    Shtet kurvash o burr i dheut, ky perversi e shkaterroi Shqiperine, moralin, traditen, familjen.
    Bashke me shkerdhaten plak Berisha sigurisht, po ky Edvin kelysh kurve eshte kryesori.

    Reply
  • Lasgushi says:
    October 4, 2026 at 9:35 am

    Me kë tallet ky kodosh?Ndërtimi i kësaj strukture detyrimisht fo çojë në xhdukjen dhe tbarjen e bimësisë në Parkun Rinia.Ky ndëryim asfikdon bimët dhe pemët nga mungesa r lëbisjes dë ajrit dhe tempetayurat e betoni.
    Por është fati ynë i keq, që në krye te qeverisë kemi patur petdona të posjtër hajdutë kriminela apo debila skizofrenë.Çpre nga një perdon që në jryën e ti nuk ka lexuat një faqr Dituri nayyre.

    Reply
  • Ilmi Mancaj says:
    October 4, 2026 at 12:04 pm

    Thano eshte mik i fshehte i Berishes dhe mik I hapur i Rames! Pse,? Po nuk ka nje shqiptar me dy pare mend ne koke, te mos kuptoje se Ramen e mban Berisha si pjese e “pardesybardheve”.Ne javen e pare te Janarit 1991 te gjitha organizatat baze te partise dorzuan ne Komitetet e Partise se rretheve PORTOKOLLET ne proces( ata te me parshmet si te mbylluara ishin dorzuar periodikisht). Ne ato portokolle ishte figura e 163 000 e anetareve dhe kandidatve te partise. Ne ato portokolle aty kishin folur( spiunuar per kuadro apo te deklasuar). Mirpo ne javen e pare te Janarit ato portokolle u dogjen, keshtu shpetuan nga perndjekja gjithe komunistet dhe dolen pardesybardhet. Vazhdoni ju z.Thano te me bllokoni komentet duke me denuar pa gjykuar! A mos jeni ne sherbim te “pardesybardheve”?. Ose me lejoni komentet ne gazeten “Dita” ose me dergoni ne burg!

    Reply
    • Anonymous says:
      October 4, 2026 at 2:25 pm

      Do kesh qënë dhe ti një kokërr spajuni se ndryshe s’kishe pse merakoseshe për punën e një gazetari që po vlerësohet pozitivisht nga gjithë komentuesit. Ka një koinçidencë të çuditshme me ju spajunat. Keni qef të dilni me emër dhe mbiemër që të merrni ndonjë kat shtesë qyl apo rrogë shtesë nga kryethari i bashkisë. Yyyyyt legen

      Reply
  • Nostalgjiku Demo says:
    October 6, 2026 at 3:58 pm

    Ooooh. . . . , sa e bukur ishte Tirona me qerpice ! Tash don me u ba si krejt bota !
    Ishe ma mire mor zot ne katundin tat , cka tu desh me ardh m`Tirone ? !

    Reply
  • Dashi says:
    October 7, 2026 at 12:23 pm

    Nuk e lexova fare se ç’thotë Thano , nuk e pashë të nevojshme , e marr me mënd se ç’shkruan . Nisur nga titulli dhe nga foto , vetëm dy gjëra po i kujtoj autorit . Tirana nuk është qytet pa qytetarë , por po shpërthen e po skopion nga banorët . Dhe e dyta , projekti i rindërtimit në Parkun Rinia nuk kap asnjë centimetër katror të sipërfaqes së gjelbër , por vetëm sipërfaqen e ndërtesës ekzistuese . Sidoqoftë, për t’ i bërë sadopak të kënaqur ” flamingot” e rrugës dhe flamingokomentuesit e Ditës , mund t’i bëhet një kërkesë investitorit , që krahas projektit modern , të ndërtojë edhe ndonjë godinë prej qerpiçi , për të ruajtur origjinalitetin e vjetër dhe trashëgiminë e “çmuar” të fshatit Tiranë . Kaq .

    Reply
  • Dashi says:
    October 7, 2026 at 2:49 pm

    Pjesa e ofendimeve të komentit në fjalë , me shumë të drejtë është çensuruar dhe është publikuar pjesa normale e komentit . Kush ka mundësinë të lexojë një gazetë të huaj dhe komentet nën artikujt , që janë deri me mijra , do të dallojë një neto diferencë me komentet që ndeshim e lexojmë në gazetat shqiptare . Këtu shkruajnë sharës , shpifës , inatçinj profesionistë e gjysëm analfabetë , fjalori total i të cilëve nuk i kalon të 200 fjalët , 100 prej të cilave ofendime e banalitete . Në gazetat e huaja , nuk gjen asnjë fjalë të pa përshtatshme dhe për banalitete , ofendime e sharje , as që mund të mendohet . Ju si redaksi , po të mendoni drejtësish e pa ekuivokë , nuk duhet të botoni asnjë koment të këtyre përmasave negative dhe kjo të bëhet praktikë pune . Ju kini bllokuar ofendimet e një personi , por ama’ , sepse personi ndoshta ju ofendonte juve apo kryeredaktorin tuaj . Shumë mirë kini bërë . Po si , more zoti moderator , nuk kini bërë qoftë edhe një vërrejtje apo sugjerim , kur komentet e inatçinjve në gazetën tuaj , kanë marrë përmasa turpi nga ofendimet , sharjet , kërcënimet , përdorimi i fjalëve më të ndyra të fjalorit shqip , kundër kryeministrit të vëndit !? Nuk ndodh në asnjë vënd demokratik , që të ofendohet , prosvalet , anatemohet kryeministri i vëndit . Madje Turqia ka edhe ligj dënimi penal , kush nxjerr një fjalë jashtë standardit kundër presidentit të vendit . Para disa javësh u dënua një humorist , sepse në skeçin e tij , vetëm nënkuptohej Erdogani . Sigurisht , neve nuk duhet të harimë deri këtu . Kryeministri nuk e ka marë detyrën me grusht shteti, por është zgjedhur me votat e shumicës , demokratikisht ; sigurisht që është e drejta e secilit t’a dojë ose jo , t’a kritikojë sa të dojë , por fjalët e pista , ofenduese e banale , askush nuk ka të drejtë t’i bëjë . Si përfundim , bëni mirë t’i çensuroni të gjitha komentet jo të përshtatshme që cenojnë dinjitetin e kujtdo qoftë .

    Reply
  • webpage says:
    October 9, 2026 at 9:48 pm

    Comicsx xxxShriya nude picsFree young girl masturbateNude sex acts movies freeVintage lesbian porn tube
    moviesDeviant sexual porn videosBijou phillips nude videosRoxanne mesquida nudeEscort
    hong kong sex xnxx Friendly gay hawaii travelMessageboard
    slutsNew free gay dating siteSexual experience forumFacial animation softwarePediatric ringworm at penisYour filehost sex videoKatsumi breast implants https://m.xnxxtubexxx.cc/ Uderage pornGay butt fudgeMassages asianGorgeous busty teenJade swimsuit blowjobYoung adult black authorsFree trailer
    videos of young nudesTeen bible quizesDofus naked xnxx Adult live streams free
    roomSexual discrimination in the national draftSlide show of good breastsInlaw sex storiesFree hot lesbo licking picsJessica
    lynch titsOutdoor sex scenesSafe oral sex giudelinesMy boyfriend only has sex with me when hes drunkFrontline –
    sex slavesFree flash movie shemaleOpen your eyes mr skin nude

    Reply
  • [email protected] says:
    October 15, 2026 at 11:20 am

    Ne u manipuluam 1991. E kuptuam 1997 dhe nuk rame pre e antishqiptareve 1998 u aktivizuan vetem forzat atishqiptare PD. 20206 prap forzat e leket e antishqiptareve populli e di kush jane me maska do votoje per ate qe do ti sjelli mireqenie.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 22 tetor 2026
  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  • ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama
  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Malo on ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. Ish student i dhjetorit on ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. E majta qe mungon on ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Gani USA on ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. Vlora 97 on ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?