Nga Migena Aleksi
Deklarata e Schiederit për çështjen “Balluku” duhet parë jo si një koment mbi fajësinë apo vendimin përfundimtar, por si një mesazh që nxit respektimin e ligjit dhe punën e institucioneve ligjore dhe parlamentare të Shqipërisë, në kuadër të aspiratës së vendit për integrim në BE.
Andreas Schieder është raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, një rol që i jep për detyrë të vlerësojë progresin në reformat kyçe, sidomos në drejtësinë e luftën kundër korrupsionit si pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Në deklaratat e tij të tjera gjatë viteve të fundit, ai ka folur shpesh për rëndësinë e vazhdimit të reformave të thella, përfshirë pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe SPAK-un, si elemente kyçe për përparimin e vendit drejt BE-s.
Së fundmi, Schieder (S&D, Austri) ka komentuar çështjen “Balluku”, çështje e ditës për politikën dhe për sistemin e drejtësisë.
Teksa u pyet nga gazetarët në Tiranë mbi faktin nëse do të raportohet shtyrja e procedurave për mandatin e Ballukut, ai tha se SPAK duhet lejuar të bëjë punën për të cilën u ngrit “me gjithçka që mendojnë se është e nevojshme”
“Ne kemi thënë që të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK. Sa për Kuvendin e Shqipërisë jam i sigurt që do të bëhen diskutimet e duhura dhe do të merren vendimet e duhura në bazë të Kushtetutës. Kjo është e njëjta gjë dhe për parlamentin austriak ku kam shpërblyer për një kohë të gjatë. Jemi marrë me çështje të tilla. Në disa raste mund të merren vendime shpejt, në disa raste të tjera duhet të shihet dosja me vëmendje. Mësova se ka një afat kohor që nuk ka përfunduar. Ndaj nuk është momenti për të bërë komente. Na kanë siguruar të gjithë aktorët në parlament se janë të përgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre”.
Çfarë do të thotë kjo deklaratë?
Në pamje të parë duket neutrale, madje rutinë. Në fakt, është një nga ato formula diplomatike që thonë shumë më tepër nga sa duket.
Raportuesi europian për Shqipërinë po vendos një vijë të kuqe: As Kuvendi nuk është mbi ligjin, as politika nuk mund të zëvendësojë drejtësinë. Çdo vendimmarrje jashtë kornizës kushtetuese do të ishte jo vetëm shkelje ligjore, por edhe provë se reformat e shpallura kanë mbetur në letër.
Në gjuhën diplomatike, kjo fjali përkthehet si një paralajmërim i heshtur: mos e përdorni Kuvendin si mburojë politike dhe mos e bllokoni drejtësinë me procedura formale. Nëse institucionet janë të pavarura, atëherë ato duhet të veprojnë si të tilla. Nëse nuk janë, atëherë problemi është më i thellë se një rast i vetëm.
Schieder nuk garanton asnjë rezultat. Ai nuk thotë se çështja do të përfundojë në një drejtim apo në një tjetër. Ai thotë që tani është momenti që shteti shqiptar të tregojë nëse funksionon apo jo.
Rasti Balluku po teston institucionet. Ky test nuk i shërben Brukselit. I shërben Shqipërisë.
Dita

Deklarata është e qartë , hamendësimi juaj i pa qartë!
Pikerisht keto deklarata rutine, evazive pa precizuar gje ose shqip as mish as peshk jane oksigjeni nevojshem per Ramen e Pushtetin e tij absolut qe ta shtyje e zvarrise ate Bela pas nje imuniteti mu si rrecke por pa e leshuar nga duart. Ngaqe eshte vete qeverisja e tij e ai vete brenda asaj rrecke.
Habitesh me keto hamendesime! Kemi 36 vjet qe flasin mediokrit shqiptare! Shqiptare te dhjere thote diku poeti Doci!
Migena ! Ti e lexon keshtu sic edhe e ke shkruar, por kjo nuk do te thote se raportusi parlamentar ka dashur te thote pikerisht kete qe ti pretendon. Shkrim e kendim kemi bere te gjithe dhe une e lexoj ndryshe nga ty ate qe thote raportusi europian ! Te njejten gote te mbushur pergjysem, dikush e shikon gjysem plote, dikush e shikon gjysem bosh.
Migena ka mobilizuar partia sufllaqexhinjt.
Ndaj kot i hapni komentet se ketyre po u kritikove Ramen zere se u ke… q mos bdyj gojen
Po e ka then Fatosi viktima e pare e intrigave te Ramiut
Bëju nënën t t thon baba
O plehrat e karagjozit të Shurelit qe keni mbushur gazeten e Mero morrit dhe doni ta erresoni edhe Ditën e ndricuar
Nëse nuk merrni vesh me “cfarë tha” po ju them unë cfarë nuk tha
Është po aq e rëndësishme:
Nuk po thotë se çështja është e mbyllur
Nuk po thotë se Balluku është e pafajshme
Nuk po thotë se Kuvendi duhet ta mbrojë
Nuk po thotë se SPAK-u po gabon
A moret vesh o ushtarët e pjerdhur të Shurelit?
Nga vini ju mor nga Marsi. Shteti shqiptar duhet te tregoje qe funksionon,apo jo!? Shteti shqiptar ka funksionuar 105 vjet,mire keq,here me frena here pa frena,,Sot eshte bllokuar fare.Jo vetem kanalet e ujrave te zeza te bardha,te larta te poshtme.Eshte bllokuar Drejtesia. o Parlamenti Evropian! Pushteti krueministror dhe pushteti Parlamentar me ane te ca shurrave ne nje Gjykate Formale,qe quhet Gjykata kushtetuese po pengojne Drejtesine te gjykoje hajdutet e Taxave te popullit.Fol ere troc:-Nqs zv kryeministrja e marre e pandehur nuk arrestohet neser,sipas kerkeses se SPAK,TE gjithe kapitujt,grupkapitujt,kapitulli shtate me qeverrine grisen dhe ky vend perjashtohet nga mundesia per tu bere pjese e BE.Le te shkoje ne Kine se eshte pike e mutit.Kaq.
Une nuk e lexoj si e ka lexuar Migena Meksi , por e lexoj ashtu si e ka thene dhe shkruar. Keto nenkuptime qe i “kuptojne” njerez te veçante si gazetare apo analiste, shkaterrojne ambjentin dhe deformojne jeten normale ne nje vend. Une e lexoj qe kushtetuta dhe kur asaj i mungon argumenti, nderhyne gjykata kushtetuese per ta plotesuar dhe ka kohen e saj deri sa te arrije atje, ndersa parlamenti ka kompetencat e tij per ta hequr ose jo imunitetin apo çfare kerkohet, por kam dhe nje gje parasysh : diten qe gjykata kushtetuese ndaloi pezullimin per nje shqyrtim te mevonshem, SPak urgjente kerkoi heqjen e imunitetit ! Ketu dal si zonja Meksi qe hamendesoj se mos valle kjo eshte kundervenie dhe drejtesia e hetimit ketu ka rene si breket ne fund te kembeve?! Une sot e di që parlamenti shqiptar ka dhe dy deputete qe jane perjashtuar nga drejtesia si zbatues te ligjt, Ndoja dhe Gjoni dhe tani jane kthyer ne perpilues ligjesh si deputete (!) dhe kjo eshte katastrofe parlamentare apo qe kushtetuuta e percakton qe “deputeti nuk mban pergjegjesi per ate qe thote dhe ate qe ben” dmth me troç: parlamenti eshte nje konglomerate te çmendurish qe ne duhet ti degjojme me hir apo me pahir ! Di qe para pak kohe nxorri dhe ligjin per mbrojtjen e gazetreve qe edhe po te çpifin nuk denohen ! Prandaj ndodhin te gjitha keto dhe ndoshta jane edhe te qellimeshme per te pasur nje ilaritet sundues te disave mvi popullsine ! Prandaj, parlamenti dhe deputete duhet te pastrojne veten per te perfaqesuar dinjitetin e popullit qe i zgjodhi dhe pastaj ne respekt te perpilojne ligjet qe i sherbejne popullit duke e quajtur gjithe pjesen tjeter si sherbetor te ketij me populli me ligj. Kur ti beje keto, po i beri, do te kemi me te vertete sistem drejtesie dhe barazie para ligjit. SOt eshte shume keq. Ja çfare thote Migen, nje çike, por krimin e fut ta breje mola dalengadale drurin me ca njerez qe s’hane pyka fare . Se harrova: kur ligji e ka qe parlamenti duhet ta heq imunitetin, perse duhet thene qe parlamenti formalisht e ka heqjen e imunitetit? Si thuhet ne ligj, formalishtr apo eshte ai qe heq? Po nuk deshi nuk e heq, pavaresisht argumentit nga te dy palet, po deshi e heq edhe po eshte se personi qe akuzohet nuk i perket. Keshtu e kuptoj une ate qe ndodh dhe ligjin .
CDO GJE ESHTE E QARTE
RAMA DO FITOJ
NUK KA BYTHE LIGJI
MALIQIN TA RREZOJ
Shum mire e ka autorja
Brukseli.po i thot Rames MOS E PREK SPAKUN
ata ashtu din t flasin
Mos prisni te dalin me shpat
Nuk ia ka par njeri hajrin shpates
Edhe ata qe eshte dukur sikur ia kan par pas ca kohe kan kuptuar qe e kan shpaten e tyre n byth
Raportuesi i Parlamentit Evropian ka thene:As mish as peshk,Derisa ketu te behet tym e flake si 97.Keta parlamentare evropiane,as mish,as peshk per grabitjen e zgjedhjeve te 96 te Berishes,derisa e sollen gjendjen te nderhyjne Forcat shumekombeshe. Do ta agravojne gjendjen,per nje cope hajdute qe pushteti nuk ja dorzon Drejtesise.
Ja,kete po ben Parlamenti Evropian.
Po parlamentin për çfarë e kemi. Le të bëjë punën e tij. Nuk ka spak as gjkko që të dalë sipër tij. Ai mbart direkt vullnetin e popullit. Parlamenti po bën punën e tij siç ia jep kushtetuta. Spaku të bëjë punën e tij sipas kushtetutës. Nuk është zoti spaku. As i pakontrollueshëm. Shikojmë një spak që funksionon si guzhina e pd. Të mbajë vendin e tij. Parlamenti ka të drejten ta kontrollojë e ti tregojë deri ku është oborri i tij. Spaku nuk është shteti. I duket pd se zevendson shtetin por nuk është ashtu. Parlamenti po zbaton pikë për pikë lushtetuten. Patlamentit i fuhet të rregullojë kodin e procefurës penale sa më parë. Pa dhënë gjykata një vendim të formës së prerë kushdo ësjtë i pafajshëm. Çfarë është spaku që e mban me pranga një të pafajshëm? I mban ashtu se nuk ka fakte për të ia paraqitur gjykatës dhe duke zbatuar vetem urdhërim e pd. Sepse janë plepistë. Kanë borxhe për ti latë Salukut.
Or Gac gagac po c’fare po kerkon SPAK mor idiot? Ti hiqet imuniteti qe e pengon qe ta marre nen hetim nje deputet, kaq!
Mos jane UFO ata kaqolet atje ne salle te kuvendit qe imunitetin e kane parzmore ndaj drejtesise? O zot c’mba kjo e shkrete toke e ketij te shkrete vend! Akoma ka Gac gagac qe nuk e kuptojne se Drejtesia eshte pushtet me vehte e jo ministri e pushtetit politik.
Gacoo
Kush t ka then ty qe Parlamenti eshte mbi t gjithe???
Aaa copa gomarit
Duhen ndare dy gjera qe disa me a pa dashje i ngaterrojne bashke ; Kushtetuesja do shqyrtoje a eshte a jo i ligjshem shkarkimi nga detyre si zevendeskryeministre e B.B. prej GJKKO.
Kurse kuvendit i kerkohet prej SPAK qe nga dhjetori i kaluar qe ti hiqet imuniteti deputetes B.B. (proces rutine e aplikuar der sot per mjaft deputete tjere dhe e pa penguar kurre me pare)
E vetmja gje qe i lidh bashke keto dy aspekte krejt te ndryshme ligjore eshte shtyrja e vonesa e pakuptim qe nuk con gjekundi vecse ne nje ngerc te pa precedent konstitucional te pa hasur gjer me sot .
Por deklarim I I mesiperm thekson se edhe ASPAK nuk eshte mbi ligjin dhe kushtetuten. Para “Zotit” Jane te gjithe te barabarte. Kush eshte zoti? Zoti eshte krijuesi I ligjit dhe kushtetutes , PARLAMENTI . Ai, me organizma e Saj legjitime, I ve kembe ne nje kepuceASPAKUT dhe gjukates. Deri ne SHPERBERJE kur ka veprime antiligjore dhe antikushtetuese.
ASPAK duhet prekur, jo si institution ligjor kushtetuese, por duhet pastruar nga Prokuroret e paafte qe e Kane zaptuar. Keni degjuar? Kerkoje mbrojtje se u kercenohet jeta. Keni degjuar ndonje kercenim? Vetem ofeza nga Saliu dhe kur flet Saliu… dhjesin ne breket. Edhe kriminele me te rrezikshem nuk Kane bere kercenim. Madje Balluku qe akuzohet nuk ka nxjerre nje fjale nga goja. Nese Kane frike, kjo vjen nga fantazi a e tyre, sepse Kane shkelur ligj e kushtetuten, Kane abuzuar me ligjin vetem per ti mbajtur njerezit Ne burg, Duke iu nderrua akuzat sa here qe nuk iu vertetohet. E vetmja rruge qe iu siguron ment E kokes, eshte zbatimi me rreptesi I ligjit dhe detyres funksionale .