Charles III është shpallur Mbret nga Nëpunësi i Këshillit gjatë ceremonisë së Këshillit të Aderimit, e cila po zhvillohet aktualisht në Pallatin St. James të Londrës. Deklarata nga Richard Tilbrook, nëpunës i Këshillit Privy, u pasua nga thirrja e audiencës “Zot ruaj Mbretin”.
Ceremonia po transmetohet për herë të parë në histori. Në fazën e parë të takimit, Mbreti Charles nuk ishte i pranishëm. Mbreti i ri i Britanisë mbërriti për pjesën e dytë të ceremonisë dhe mbajti një fjalim në të cilin u zotua të ndiqte shembullin frymëzues të nënës së tij.
Kur mbërriti në dhomën e fronit të Pallatit të Shën James në Londër, Charles njoftoi vdekjen e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, dhe tani po pranon detyrat e tij si sovran. “Është detyra ime më e trishtuar t’ju njoftoj për vdekjen e nënës sime të dashur, Mbretëreshës,”
“Unë e di se sa thellë ju, i gjithë kombi, dhe mendoj se mund të them e gjithë bota, simpatizoni me mua në humbjen e pariparueshme që pësuam të gjithë. “Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen dhe përkushtimin e saj.
Edhe pse jemi të pikëlluar, ne falënderojmë për këtë jetë më besnike. Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e rënda të sovranitetit që më kanë kaluar mua”




o.j/dita
