Arrestimi dy rusëve dhe një ukrainasi javën e shkuar në ish fabrikën ushtarake të armëve në Gramsh, ka ngjallur interes dhe tek shërbimet inteligjente partnere me Shqipërinë.
“Ky grup përbëhet nga dy ekspertë analistë, me një eksperiencë të gjatë në çështjet e spiunazit rus. Ndërsa personi i tretë është i specializuar për profilizimin e personave që punojnë për llogari të shërbimeve sekrete ruse”, tha i njëjti burim për Top Channel në kushtet e anonimatit.
Top Channel mëson se Mikhail Zorin jetonte në Pragë, ku ndiqte studimet për Kimi.
Treshja e inteligjencës të vendit mik krahas analizimit të provave të mbledhura deri më tani, do të synojë të zbulojë detaje të tjera për studentin rus të kimisë Mikhail Zorin.
Çfarë iu gjetën tre rusëve që u lanë me masë arresti në burg?
Mësohet se grupi i gjerë i hetimit nën udhëheqjen e prokurorit Kreshnik Ajazi, kanë përftuar detaje të shumta me interes për këtë investigim, për të provuar se kemi të bëjmë me të dërguar për qëllime spiunazhi nga Rusia në vendin tonë.
Në telefonat e të arrestuarve është gjetur një skicë me shkrim dore e detajuar e hyrjeve dhe vendqëndrimeve të rojeve, në ish fabrikën ushtarake të Gramshit.
Kjo skicë është dërguar përmes aplikacionit Telegram në një numër me prefix rus.
Të tre rusëve i janë gjetur edhe një shumë monetare e konsiderueshme prej 6.000 dollarësh amerikanë.
Grupi hetimor beson se kjo shumë e konsiderueshme parash mund të përdorej prej tyre në të paguarin e bashkëpunëtorëve shqiptarë, shkruan TCH.
Prandaj një prej pistave ku po hetohet, është edhe evidentimi nëse kanë pasur bashkëpunëtor shqiptarë.
Prokurorët, Drejtoria e Antiterrorist dhe SHISH po analizojnë me kujdes përpjekjen e sponsorizuar nga Rusia, javën e shkuar, ku u tentua ofrimi për tu intervistuar nga media shqiptare të miqve të Svetlana Timofeeva dhe babait të Mikhail Zorin.
j.l./ dita

Ato agjentet e CIA qe enderron Muhamet Velliu se do vijne i duhet te shkojne atje tek e famshmja Uzine ne Gramsh qe te shohin c’ka brenda! Pra fiks “tulla e llac” sic thane ne konferencen per shtyp ministrat Cuci e Peleshi. Pastaj mire eshte te lexojne romanin “Thikat” te Neshat Tozajt para se te nisin nga puna.
Qe atje kishte tulla e llac dhe nuk kishte gje tjeter, kjo nuk verteton qe treshja ruse, nuk kishte interesa te tjera.
Edhe ne 97 llac e tulla kishte,Uzina nuk punonte,po atje u mbushen me arme jo vetem Gramshi,po gjithe jevgjeria e Atdheut tone te dashur dhe karagjoz.Ay Rama ka marre nje telefonate me te forte se Amerika,qe te dale e te thote:Ka vetem llac e tulla.Ky po shet Shqiprine,jo mos shesi Ameriken..
Shpalleni non grata,o Amerikane,se ben loje me dy porta.
Demo ziu, kujdes mos te shpallin fisin shport kara-kurvash, pa te tjerat rregullohen.
Shperqendrime
Koshi ku perfunduan karakurvat e fisit tend. Ato nuk rregullohen.