Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cila do të jetë faza e radhës e pandemisë së COVID-19?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cila do të jetë faza e radhës e pandemisë së COVID-19?
AktualitetShendetesi

Cila do të jetë faza e radhës e pandemisë së COVID-19?

Published: August 1, 2022
Shpërndaje

Ndërsa po afron dimri i tretë i pandemisë së COVID-19 në hemisferën veriore, shkencëtarët paralajmërojnë qeveritë që të përgatiten për valë të reja të virusit.

BA.5, nënvarianti i Omicron-it aktualisht po shkakton kulm infeksionesh në shumë vende të botës, pasi është jashtëzakonisht i transmetueshëm.

Kreu i Institutit të Metrikës dhe Vlerësimit të Shëndetit në SHBA, Chris Murray tha se vetëm në SHBA mund të ketë deri në një milion infeksione në ditë këtë dimër, dyfishi i infektimeve ditore të raportuara gjatë kësaj periudhe.

- Publicitet -

Në Evropë, shkencëtarët parashikojnë një sërë valësh të COVID-19 gjatë dimrit. Kjo, pasi qytetarët kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura gjatë muajve të ftohtë, pa maska dhe distancim shoqëror.

Megjithatë, ndërsa rastet mund të rriten përsëri në muajt e ardhshëm, vdekjet dhe shtrimet në spital pritet të mos rriten me të njëjtin intensitet, sipas ekspertëve, të cilët theksojnë se për këtë ka ndikuar vaksinimi, imuniteti i krijuar nga infektimet e mëparshme me virusin, si dhe trajtimet e disponueshme kundër COVID-19.

“Më shumë rrezikojnë ata që nuk kanë pasur asnjë kontakt me virusin, por pothuajse nuk ka të tillë” tha Murray.

Ndërsa shkencëtarët kishin parashikuar që virusi të pakësohej në fillim të vitit 2022, varianti i Omicron-it, më i zbutur se variantet e mëparshme, çoi në rritje të numrit të infektimeve.

Megjithatë, ekziston edhe një skenar, “skenari më i keq” sipas OBSH-së, i një varianti të ri më agresiv që do të dominonte mbi variantin Omicron.

“Të gjithë skenarët (me variante të reja) tregojnë potencialin për një valë të madhe të ardhshme në nivel që është po aq i keq, apo edhe më i keq se valët epidemike 2020-2021”, thuhet në raport, bazuar në një model nga Kolegji Imperial i Londrës.

Por, për sa kohë që Omicron mbetet varianti dominues, ka hapësirë për optimizëm. Skenari në të cilin Omicron mbetet varianti dominues, tregon vazhdimësi të zbutjes së virusit që çon drejt menaxhimit të COVID-19 si një sëmundje endemike. Me Omicron-in si variantin dominues, faza e pandemisë do të duket sikur ka mbaruar për gjithnjë e më shumë persona.

Megjithatë, ekspertët e sëmundjeve thonë bërja e parashikimeve për COVID është bërë shumë më e vështirë, pasi shumë njerëz kryejnë teste të shpejta në shtëpi të cilat nuk raportohen te ministritë e vendeve, duke e bëjë të paqartë shkallën e infeksionit.

Shkencëtarët thanë se informacione të tjera të munguara ndërlikojnë parashikimet e tyre, si psh. nëse një kombinim i vaksinimit dhe infeksionit nga COVID – i ashtuquajturi imunitet hibrid – po siguron mbrojtje më të madhe për qytetarët.

Pas më shumë se dy viteve prej kohës kur COVID-19 shpërtheu për herë të parë në Wuhan të Kinës, njerëzit në mbarë botën kanë filluar tashmë të jetojnë me virusin, duke u përshtatur me ndryshimet që kjo pandemi ka sjellë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Phoenix says:
    August 2, 2022 at 4:11 am

    Jane injektuar, 4-Milarde njerez ne Bote, te pakten me nje doze, me nje arme Biologjike gjenetike e quajtur Vaksina Covid-19.

    Asnje nga pseudo-ekspertet, te pakten atyre qe ju lejohet aksesi ne mediat e pergjithshme, nuk guxon qe te thote se shumica e atyre qe po vdesin apo qe kane semundje kronike, apo tumore te ndryshme tashme, jane injektuar te pakten njehere, Perse valle?

    Te gjithe ekspertet qe po flasin per efektet afatgjata te gjilperes, u hiqet e drejta e prefesionit { Leja ), ju bllokohen mediat sociale, llogari Bankare dhe kercenohen nga kanale anonime vazhdimisht. Perse valle?

    C’fare po fshehin, qe jane kaq te tmerruar kur nje ekspert apo Doktor vetem sa pemend qe te shikojme e te investigojme mos ndoshta shkaku i vdekjes apo i semundjes ka te beje me gjilperen? Perse automatikisht gjejne 1000 lloj arsyesh per vdekjen apo semundjen, por kategorisht e perjashtojne injeksionin e Vaksines?

    Ka pasur mijera e mijera raste, qe shume njerez 100% te shendetshem me pare, ka rene te vdekur ore ose dite pas injeksionit te Vaksines, por gjithmone rrefuzohet qe te shikohet se ndoshta ishte injeksioni ne gjak shkaktari i vdekjes.

    Po jetojme nje gjenocid te mirepaguar Global. Turp gjithe Doktorave dhe Eksperteve qe jane shitur te kjo kasapane. Turp tu vij, se hapi tjeter eshte qe edhe juve do tu heqin qafe me dozen e radhes, por edhe femijet e niperit tuaj po vazhduat keshtu. Mire per vete, po nuk ju vin keq per femijet, mbesat e nuiperit tuaj o monstra?? Duhet tu vije, sepse shenjestra e radhes e ketyre krimineleve Globaliste tashme jane femijet!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 19 Qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për të gjitha shenjat
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot
  • FOTO: I sulmoi dhe fyeu me foto të mbuluara në rrjete sociale, kush janë personat e përfshirë në postimin e Ramës
  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on FOTO: I sulmoi dhe fyeu me foto të mbuluara në rrjete sociale, kush janë personat e përfshirë në postimin e Ramës
  2. Ela on FOTO: I sulmoi dhe fyeu me foto të mbuluara në rrjete sociale, kush janë personat e përfshirë në postimin e Ramës
  3. S ka rendsi on FOTO: I sulmoi dhe fyeu me foto të mbuluara në rrjete sociale, kush janë personat e përfshirë në postimin e Ramës
  4. Fatmir on Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  5. Anonymous on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?