Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cilat janë gjuhët më të lashta të botës, që fliten ende në ditët e sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Cilat janë gjuhët më të lashta të botës, që fliten ende në ditët e sotme
Enciklopedi

Cilat janë gjuhët më të lashta të botës, që fliten ende në ditët e sotme

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Sot në botë fliten më shumë se 7.000 gjuhë. Shteti i Papua Guinea e Re mban rekordin për shumicën e gjuhëve që fliten në një vend, me rreth 840 të tilla. Edhe në Shtetet e Bashkuara, një vend i njohur për shumë–gjuhësinë, fliten mbi 350 gjuhë.

Por ashtu si kafshët, edhe gjuhët mund të zhduken. Me shumë gjasa ju nuk do të takoni dikë që flet koptishten (një gjuhë e Egjiptit të Lashtë) në kafenenë e lagjes tuaj. Dhe megjithëse latinishtja përdoret ende, dhe madje flitet herë pas here, ajo nuk është më gjuha amtare e asnjë komuniteti. Megjithatë, disa gjuhë kanë arritur të mbijetojnë prej një kohe shumë të gjatë. Ja cilat janë disa nga gjuhët më të vjetra të njohura në botë, dhe ku mund t’i dëgjoni të fliten ato.

Hebraishtja

- Publicitet -

Hebraishtja është një shembull i një gjuhe që thuajse u zhduk, dhe pastaj u ringjall. Është një gjuhë të paktën 3.000 vjet e vjetër. Por për rreth 2 shekuj, njerëzit e vetëm që flisnin hebraisht, ishin studiuesit dhe udhëheqësit fetarë.

Kjo gjuhë u shua si një gjuhë e folur gjatë shekujve të parë të Epokës së Përbashkët, por u ringjall në shekullin XIX me ngritjen e Sionizmit. Sot, hebraishtja është gjuha zyrtare e Izraelit, dhe gjuha amtare e më shumë 5 milionë njerëzve atje, me 9 milionë folës në të gjithë botën.

Tamilishtja

Ndryshe nga hebraishtja, tamilishtja ka një rekord të pandërprerë prej të paktën 2.500 vjetësh si në letërsi, ashtu edhe në jetën e përditshme. Sot kjo gjuhë e lashtë flitet nga më shumë se 80 milion njerëz. Ajo përdoret kryesisht në Indi, Sri Lanka, Malajzi dhe Singapor. Megjithëse  popullata tamilisht-folëse ka edhe në Guajana, Ishujt Fixhi, Surinam, dhe Trinidad Tobago. Dekadat e fundit,emigrantët e kanë çuar këtë gjuhë në Australi, Evropë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Sanskritishtja

Sanskritishtja është quajtur “gjuha e perëndive”, jo vetëm sepse është gjuha e Vedas (shkrimet e shenjta të Hinduizmit), por për shkak të bukurisë dhe ndërlikimit të saj. Ajo lindi rreth vitit 2000 Para Erës Sonë, dhe për një kohë flitej gjerësisht në Azinë Qendrore, Jugore dhe Juglindore.

Mjerisht, kjo gjuhë ka vetëm rreth 2 milionë folës në Indi. Për shkak se sanskritishtja është rrënja e shumë gjuhëve indiane, të tilla si hinduishtja dhe bengalishtja, njohja e sanskritishtes mund të ndihmojë që të kuptohen edhe këto gjuhë.

Greqishtja

Gjuha greke daton rreth vitit 1300 Para Erës Sonë. Greqishtja e lashtë ka mbijetuar jo vetëm në gjuhën e folur në të gjithë Greqinë, ishujt grekë, Turqinë dhe Qipron e sotme, por edhe në gjuhët e tjera perëndimore. Sipas profesores së gjuhëve klasikëve Tamara M.Grin, 60 përqind e fjalëve angleze kanë rrënjë greke apo latine. Nëse i referoheni fjalorit të specializuar të shkencës, kjo shifër rritet në 90 për qind. Ndërsa latinishtja nuk është më gjuha amtare e askujt, ajo jeton në gjuhët moderne romane. Ndërkohë greqishtja flitet sot nga 12 milion njerëz.

Kinezishtja

Me më shumë se 1 miliard folës, kinezishtja është gjuha më e folur në botë, dhe një nga më të vjetrat në botë. Gërmat kineze janë gjetur në eshtrat e demave dhe zguallet e breshkave që datojnë që nga Dinastia Shang, dhe kjo do të thotë se kjo gjuhë është të paktën 3.000 vjeçare dhe ndoshta edhe më e vjetër.

Ekzistojnë shumë variacione të ndryshme të gjuhës kineze, megjithëse më i zakonshëm është varianti Mandarin. Këto ndryshime quhen rëndom “dialekte”, por ato tingëllojnë krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, dhe shpesh kategorizohen nga studiuesit si gjuhë të veçanta.

Arabishtja

Arabishtja e ka origjinën në Gadishullin Arabik në fillim të Epokës së Zakonshme, pastaj u përhap në Afrikë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme. Midis shekujve VIII-XII ishte gjuha kryesore e filozofisë dhe shkencës. Arabishtja, gjuha e Islamit dhe Kuranit, sot flitet nga 420 milionë njerëz, dhe është gjuha zyrtare e 24 vendeve.

Euskara (e njohur edhe si gjuha baske)

Origjina e Euskaras, gjuha më e vjetër evropiane, mbetet edhe sot një mister. Ajo nuk ka lidhje me asnjë familje gjuhësh të njohura, dhe është gjuha e vetme e mbetur e gjuhëve të folura në Evropën Jugperëndimore, para se romakët ta kolonizonin zonën, duke filluar nga shekulli II. Edhe pse ka pak statistika në dispozicion, të paktën 750.000 njerëz e flasin ende këtë gjuhë të lashtë në disa pjesë të Spanjës dhe Francës.

Nahuatl

Kjo gjuhë është një nga gjuhët autoktone më të zakonshme në Amerikën e Veriut. Është folur në Meksikën Qendrore që nga shekulli VII, dhe ishte dikur gjuha e Perandorisë Azteke. Sot, 1.5 deri në 2 milion njerëz flasin një formë të gjuhës Nahuatl. Por pavarësisht kësaj, kjo gjuhë është e rrezikuar të zhduket, pasi nuk po u mësohet më brezave të rinj. Shumë fjalë të zakonshme angleze – tomato, chocolate, avocado, chipotle and coyote- vijnë pikërisht nga kjo gjuhë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 5:11 pm

    Gjuha thuthuqe qe praktikohet edhe nga thuthuqi Edi Paloka eshte nje nga gjuhet me te lashta.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 24, 2022 at 5:16 pm

    O kurvat e Dites, ku i gjeni keto pislleqe qe botoni. Kinezishtja thote gomari i kiurves se Dites. Kush jua jep artikujt, Fondacioni i Butrintit?

    Reply
  • mali says:
    November 24, 2022 at 5:33 pm

    Gjuhe qe flitet sot ne bote me e vjetra eshte shqipja.Zanafillen e ka tek pellazget dhe me heret sepse nuk ka huazim dhe imponim nga ndonje fis tjeter dhe vazhdon me ilirine.Eshte e vetmja gjuhe qe e flasim vetem ne shqiptaret ne bote.Asnje nuk e flet gjuhen tone ,as origjinale as te deformuar,eshte nje gjuhe unike.Ne duhet te mburemi per kete por kemi akademi majmunesh qe i bejne fresk greqishtes ..Nuk behet fjale per sot me huazime si c’do gjuhe moderne.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 24, 2022 at 6:53 pm

    Merren me budalliqe dhe nuk merren me pellazget!

    Reply
  • beni says:
    November 24, 2022 at 8:58 pm

    Futja kot .
    Greqishtja e lashtë ka mbijetuar dhe flitet sot nga 12 milion njerëz ????
    Ku jetojne keta njerez ?
    Greqishtja e lashte me te sotmen kane alfabetin cirilik por asnje lidhje tjeter .Asnje shkrim nga greqishtja e lashte nuk mund te kuptohet me greqishten e re
    Zoti redaktor cojini gazetaret ne ndonje shkolle ose verini te lexojne ndonje liber me detyrim se e keni ulur fare nivelin e gazetes

    Reply
  • Gjuhetari analfabet says:
    November 25, 2022 at 1:40 am

    Te gjithe keta qejane kunder shkrimit te gazetes jane shkrncetare, profesore dhe akademike qe e njohin dhe kane bere studime ne fushen e gjuhesise. Vetem se nuk kane lexuar kurre ne jeten e tyre ndonje liber.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?