Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cilat janë mallrat e shportës që u rriten më shumë se inflacioni mesatar në vitin 2024
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Cilat janë mallrat e shportës që u rriten më shumë se inflacioni mesatar në vitin 2024
EkonomiLajmi i fundit

Cilat janë mallrat e shportës që u rriten më shumë se inflacioni mesatar në vitin 2024

Published: January 14, 2025
Shpërndaje

Nga 51 grupe mallrash dhe shërbimesh që shërbejnë për matjen e inflacionit mesatar, në 34 prej tyre çmimet u rriten më shumë se mesatarja përgjatë 2024.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2024 inflacioni arriti në 2.2 për qind, por shumica e grupe të shportës së mallrave u rriten mbi këtë nivel.

Sipas grafikut të mëposhtëm rritjen më të lartë të çmimeve në vitin 2024 e kishin zarzavatet me 6.2 %, kondicionerët (5.4%), akomodimi në hotele me 5.2 %. Gjithashtu rrije mbi mesataren kishin edhe veshjet për fëmijë (5.1 %), mallra dhe shërbime shtëpie 4.8%. Më shumë se inflacioni mesatar është rritur edhe tarifa e ujit, e cila rregullohet nga shteti nëpërmjet Entit Rregullator të Ujit.

- Publicitet -

Të dhëna te detajuara tregojnë se rritje mbi inflacionin mesatar kanë shënuar kryesisht ushqimet dhe mallrat për shtëpinë.

Të gjitha mallrat dhe shërbimet që kanë lidhje me shtëpinë, të tilla si elektro-shtëpiake, tapiceri, mobileje janë rritur mbi 2.5 deri në 4%.

Në krahun tjetër gjatë vitit të kaluar çmimet mesatare kanë pësuar rënie për 6 grupe mallrash dhe shërbimesh.

Rënien më të madhe e ka pësuar grupi “Vajra dhe Yndyrat” me -2.7 për qind në krahasim me vitin 2023 duke reflektuar bazën e lartë të çmimeve në këtë produkt pas luftës në Ukraine ku çmimi i yndyrave në tregjet globale arriti rekord përgjatë 2022-2023.

Rënie kanë shënuar edhe çmimeve e mjeteve të transportit me 2.4 për qind në krahasim me 2023 të ndjekura nga pajisjet audiovizive me- 2.4%, shërbimet ndaj mjeteve të transportit me -2.1% dhe çmimet e frutave që pësuan ulje me -0.9%.

Frutat janë përbërës i kryesor i inflacionit në vendin tonë, për shkak të peshës së lartë që kanë në shportën e mallrave.

Zakonisht çmimet e frutave rriten më shumë se mesatarja e inflacionit, por gjithashtu çmimi i tyre varet edhe nga ecuria e prodhimit vendas. Psh në rastet e thatësirave ose ngricave prodhimi i frutave shpesh dëmtohet si në vitin 2023 dhe çmimi i tyre rritet për shkak të furnizimeve nga importi.

Për 9 grupe të tjera të mallrave dhe shënimesh çmimet janë rritur më pak se inflacioni mesatar 2.2% më 2024. Grupe të tilla si këpucët për fëmijë, uji mineral, kafja, pijet jo-alkolike, buka dhe lavastoviljet dhe shërbimet spitalore janë rritur më pak se inflacioni mesatar.

Shporta e mallrave të konsumit mujor në vendin tonë ende dominohet nga ushqimet. Të dhënat tregojnë se rreth 60 pikë për qind të inflacionit përbehet nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Sipas INSTAT ushqimet dhe pjet jo-alkolike zënë 40 për qind të shpenzimeve mujore në familjet shqiptare në vitin 2023. Shqipëria renditet e para në Europë për peshën e lartë të ushqimeve në shpenzimet mujore të banorëve të saj, një tregues i nivelit të lartë të varfërisë relative.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Dursakja says:
    January 14, 2025 at 3:31 pm

    Vetëm për 510000pensionistë ushqimet dhe ilaçet nuk mjaftojnë për të mbyllur muajin.
    Por edhe për punonjësit me rrogë 40000 lekë për ushqimet dhe detyrimet për energjinë dhe ujin harxhojnë 80%%të pagës, edhe këto janë një numër i konsiderueshëm i punonjësve mos të flasim pastaj ata me ndihmë ekonomike dhe të paaftë për të punuar që nuk mund të bëhet fjalë…
    Pra mbi një miljon qytetarë janë drejt varfërisë ose pothuajse në varfëri.
    Ky është realiteti i thënë troç, kushdo mund ta zbukurojë, këtë e dinë dhe e pranojnë dhe emigrantët.

    Reply
  • Profesori says:
    January 14, 2025 at 3:42 pm

    PER DR TRITAN.KALON

    MBAJ RRADHEN O MIK
    JE ENDE I RI
    DUHET TA PRANOSH
    KA .SHUME MBI TY

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nuk mund t’i zihet besë një njeriu apo një kryeministri të pabesë
  • 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Komentet e Fundit

  1. K R on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  2. Xhin Xhoni on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  3. Durrsak on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. ................................................. on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  5. Gani USA on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?