Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cilat kategori biznesesh lehtësohen nga tatim-fitimi?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cilat kategori biznesesh lehtësohen nga tatim-fitimi?
AktualitetEkonomi

Cilat kategori biznesesh lehtësohen nga tatim-fitimi?

Published: June 17, 2022
Shpërndaje

Ndërkohë që afro 100 mijë biznese me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë do të futen në skemën e tatimi-fitimit me 15 për qind e ndarë në dy faza, një pjesë në vitin 2023 dhe pjesa tjetër në 2029-ën, për ato subjekte që nuk kanë mjaftueshëm qarkullim është menduar që të lehtësohen. Projektligji i hedhur për konsultim nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë “Për tatimin mbi të ardhurat”, saktëson në nenin 14 aplikimin e një regjimi të veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar.

Konkretisht “Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet. Shpenzimi i zbritshëm do të aplikohet në masën 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre; 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare; 30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Duket se subjektet që përfitojnë më së shumti në këtë pikë janë tregtimi me shumicë dhe pakicë. Por ndërsa të vetëpunësuarit janë përfshirë në regjim të njëjtë tatimi me bizneset e tjera, ka një përjashtim nga rasti. Neni 12 i projektligjit citon se nëse 80 për qind ose më shumë e të ardhurave të fituara nga një individ i vetëpunësuar, merren direkt ose indirekt nga një klient i vetëm; ose 90 për qind ose më shumë e të ardhurave totale të fituara merren nga më pak se 3 klientë, atëherë kjo kategori do të përfshihet në tatimin që aplikohet për të ardhurat nga punësimi. Të ardhurat bruto nga punësimi tatohen për qind nga 0-20 milionë lekë dhe 23 për qind mbi këtë shumë.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?