Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cilësohet si tradhtari i kombit nga SHBA, Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowden
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Cilësohet si tradhtari i kombit nga SHBA, Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowden
AktualitetBote

Cilësohet si tradhtari i kombit nga SHBA, Putin i jep shtetësinë ruse Edward Snowden

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Presidenti rus Vladimir Putin i dha sot shtetësinë ruse ish-oficerit të inteligjencës amerikane Edward Snowden, sipas dokumentit përkatës të publikuar në portalin e informacionit ligjor të Rusisë. “Në përputhje me paragrafin “a” të nenit 89 të Kushtetutës së Federatës Ruse, vendos: të pranoj shtetësinë e Federatës Ruse të personave të mëposhtëm: Edward Joseph Snowden, i lindur më 21 qershor 1983 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në dekret, me firmën e presidentit rus.

39-vjeçari Snowden është një teknik amerikan (administrator i sistemeve) i cili ka punuar, me kontratë, për NSA (Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA) dhe CIA. Në vitin 2013, Snowden zbuloi në shtyp informacione të klasifikuara nga NSA në lidhje me programet e mbikëqyrjes masive të zbatuara nga qeveritë amerikane dhe britanike. Informacioni zbulon programet e mbikëqyrjes të drejtuara nga NSA me bashkëpunimin e kompanive të telekomunikacionit dhe qeverive evropiane.

- Publicitet -

Snowden mori një leje të përhershme qëndrimi në Rusi, siç tha avokati i tij, Anatoli Kucherena, më 22.10.2020. Që atëherë, në fakt, ai kishte aplikuar për nënshtetësinë ruse.

Në SHBA, Snowden akuzohet për shkelje të dy neneve të legjislacionit të  spiunazhit. Shkelja e çdo neni dënohet me burgim deri në dhjetë vjet. Autoritetet amerikane kanë deklaruar vazhdimisht se e konsiderojnë Snowdenin tradhtar dhe nuk synojnë ta falin, pasi ai ka dëmtuar interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    September 26, 2022 at 4:58 pm

    Snowden eshte limon i shtrydhur ,pa interes per ameriken.Qe nga ajo kohe sistemet kane ndryshuar .leverdia e Putinit eshte qe e vlereson trurin e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?