Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Cilët ishin bylinët? Zbulime të reja në Bylis, një lloj ‘republike’ me nivel të lartë jetese, përmblidhte Mallakastrën e sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Cilët ishin bylinët? Zbulime të reja në Bylis, një lloj ‘republike’ me nivel të lartë jetese, përmblidhte Mallakastrën e sotme
KultureLajmi i fundit

Cilët ishin bylinët? Zbulime të reja në Bylis, një lloj ‘republike’ me nivel të lartë jetese, përmblidhte Mallakastrën e sotme

Published: January 30, 2026
Shpërndaje

Si jetonin bylinët, ku banonin dhe çfarë niveli ekonomik dhe kulturor kishin?! Këtë po përpiqen të zbulojnë grupi i arkeologëve që po kryen gërmime në Parkun e Bylisit, i cili vlerësohet të ketë patur një qytetërim shumë të zhvilluar.

Një projekt shumëvjeçar kërkimor në qytetin antik të Bylisit synon të zbulojë më në detaje mënyrën e jetesës së banorëve të tij në antikitet.

“Është një popull që ka pasur stadiumin në atë kohë, që ka pasur një nivel jete të jashtëzakonshëm dhe Bylisi është një koncentrat i këtij qytetërimi, qytet ku ka pasur një sistem demokratik. Mund të imagjinoni që ishte një lloj republike e vogël që përmblidhte Mallakastrën e sotme, me katër qytete, që kishin marrëdhënie me Dodonën, marrëdhënie me Spartën e asaj kohe.”, thotë për “Report TV” arkeologu Neritan Ceka.

- Publicitet -

Fokusi kryesor i gërmimeve janë banesat e tipit peristil, të konsideruara ndër më luksozet për kohën.

Ato ishin të ndërtuara përqark një oborri të brendshëm të hapur, të rrethuar me kolona, nga ku hapeshin dhomat e shtëpisë. Ky organizim siguronte dritë, ajër dhe freski, ndërsa oborri shpesh zbukurohej me lule apo burime uji, duke reflektuar një standard të lartë jetese.

“Ky është një projekt shumëvjeçar i Akademisë së Shkencave, që synon të sqarojë mënyrën e jetesës së bylinëve. Ata që përdornin teatrin, stadiumin dhe stoat, duam të dimë se ku dhe si jetonin. Po punojmë në një bllok banesash ku përfshihet edhe një banesë e madhe peristile, rreth 900 metra katrorë, me oborr qendror dhe ambiente të organizuara për pritje dhe shërbime. Kjo tregon një nivel jashtëzakonisht të lartë jetese në Bylis.”, shpjegon Ceka.

Ceka bën me dije se paralelisht me kërkimet arkeologjike, po punohet edhe për projektin e ndërtimit të muzeut të ri në Bylis, që pritet të nisë në pranverën e vitit 2026. Bylisi ndodhet vetëm pak minuta larg autostradës kryesore që lidh jugun e vendit me bregdetin, çka e bën atë një pikë kyçe për zhvillimin e turizmit kulturor.

o.p. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Berlin says:
    January 30, 2026 at 7:54 am

    krahaso mallakstren athere me mallakastren e kac hajdutit sot

    Reply
  • demo says:
    January 30, 2026 at 8:43 am

    Rendesi ka qe objektet,ndertesat te restaurohen nga Arkitekte te fushes.Te rindertohet nje ndertese Model ashtu si ka qene ne gjendjen fillestare me ato gure,me ate mermer,si kane bere greket me Akropolin.Ne Shqiperi lihen Antikat me themelet e vjetra,derisa i rrembejne guret dhe mermeret fshataret.Aty mbetet balta.
    Keto Antikitete Ilire te hidhen si Deshmi e qyteterimit Ilir ne Guida,Manuale,wikipedia,Internet,Biblioteka Nderkombetare,Tabela ne Terren,se po vijne karagjoze te huaj,si Zgarbi,i quajne qyteterim helenistik.Edhe dokumentariste te huaj e quajne qyteterim helenistik,sepse i marin tabelat ne Greqi per Antikitetet ne Shqiperi.

    Reply
  • Jugu says:
    January 30, 2026 at 3:39 pm

    Hajdutos ndonje leke edhe ti o Neritan nga fondet e OJQ-ve the te shtetit per keto kerkime dhe perralla. Tere jeten mbetet hajdut dhe fodull.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    January 31, 2026 at 1:44 am

    Hazineja e Ali babes fshihet ne Tunelin e Llogarase. Nga puna e Arkeologeve perfitoi NJE qe vodhi Butrintin.Edhe leket e buletave edhe truallin per Ndertim.Edhe hotel ne Ksamil
    Kush eshte????????????????????????????????????????????????????????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën të dëshmojë në procesin ndaj tyre
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  • Kurti prezanton raportin për viktimat e luftës: Janë dokumentuar 12.230 të vrarë mes tyre 1.047 fëmijë
  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren

Komentet e Fundit

  1. Rilindja e Lenka Cukove on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  2. Antipatronazhisti on Pikëpyetjet e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë: Çfarë mund të kuptohet nga pajisjet e dyshimta GPS që kishte me vete
  3. Skenaristi on Procedura nuk është automatike: Si do ekstradohet në Shqipëri i akuzuari i miliona eurove të zhdukura të AKSHI-t
  4. Ethem Lalaj on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  5. Rexha on SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?