Sipërmarrjet shqiptare në vite janë rritur, duke krijuar grupe të konsoliduara. Në një tendencë normale diversifikimi, shoqëritë e mëdha kanë hyrë në sektorë të ndryshëm nga ai që kanë nisur aktivitetin, duke u kthyer në konglomeratë të mëdhenj.
Tri dekadat e ekonomisë së tregut në vend nuk kanë shënuar raste të rënies, apo falimentimit të grupeve të mëdha, përkundrazi ato kanë njohur zgjerim të qëndrueshëm.
“Kastrati”
Grupi “Kastrati” është tregtuesi më i madh i karburanteve në vend, ka aktivitet në fushën e sigurimeve dhe të tregtimit të automjeteve, është diversifikuar në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë, ndërsa tre vitet e fundit ka hyrë dhe në fushën e aviacionit.
Qarkullimi vjetor i grupit ishte 120 miliardë lekë, me rënie prej 16% me bazë vjetore, e ndikuar nga tkurrja e aktivitetit të tregtimit të naftës, nga çmimet e ulëta. Grupi “Kastrati”, i përqendruar në tregtimin me shumicë të naftës, mban peshën kryesore të të ardhurave, me 58% të totalit.
BALFIN
Grupi BALFIN, me interesa në tregti me pakicë, qendra tregtare, ndërtim, turizëm, miniera, banka, është i dyti më i madh sipas qarkullimit vjetor.
Të ardhurat e 9 kompanive kryesore të grupit në Shqipëri ishin rreth 44 miliardë lekë, me rritje prej 14% me bazë vjetore. “SPAR Albania” është kompania më e madhe e grupit, sipas të ardhurave në vitin 2023, me 24% të totalit.
Një pjesë të rëndësishme të aktivitetit, grupi e ka jashtë vendit. Sipas burimeve zyrtare të “Balkan Finance Investment Group”, “BALFIN Group”, është një nga grupet investuese më të rëndësishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe disa vende të Europës.
Grupi “Bigalb”
“Bigalb” është grupi më i madh në vend me aktivitet në zinxhirin e supermarketeve. Nëpërmjet dy kompanive kryesore të tij, “Big Market” dhe “Tirana Cash and Carry”, të ardhurat totale arritën në 29.6 miliardë lekë në vitin 2023, me zgjerim prej 8.2%.
Grupi “Agna”
Grupi “Agna” është distributori më i madh në vend dhe ka njohur zgjerim vit pas viti. Krahas tregtimit me shumicë, grupi ka aktivitet edhe në prodhimin dhe ambalazhimin e pijeve freskuese dhe vitet e fundit ka hyrë dhe në segmentin e prodhimit të birrës.
Dy kompanitë kryesore të grupit, “Agna” sh.a. (shpërndarës produktesh dhe investues) dhe “Alfa” sh.a. (ambalazhues i “Pepsi”, “Ivi”, “7Up”, “Lipton Ice Tea”; prodhues i “Glina” dhe “Spring”; shpërndarës i “Heineken”, “Amstel”, “Alfa Beers”, “Tsantali Wines” dhe “Shark Energy Drink”), realizuan për vitin 2023 një xhiro prej rreth 29 miliardë lekësh, me rënie prej 4% në raport me vitin e mëparshëm.
Gjonaj Group
Gjonaj është një nga grupet relativisht më të reja në vend, që ka shënuar një rritje të shpejtë gjatë viteve të fundit. Grupi ka një portofol në Telekomunikacion, Transferime të Procesit të Biznesit, Tregtim dhe Gjenerim të Qëndrueshëm të Energjisë dhe Ndërtim e Zhvillim të Pronës së Lartë.
Kompania kryesore e grupit është “Info Telecom”, me aktivitet në tranzitin e shërbimeve zanore, Transit, mesazhe dhe zgjidhje të personalizuara të menaxhimit të shërbimeve. Aktiviteti i dytë më i madh është tregtimi i energjisë, përmes “Ener Trade” ndërsa grupi po investon dhe në energjinë diellore.
Të ardhurat e dy shoqërive kryesore ishin 28 miliardë lekë në 2023, me rënie 60% me bazë vjetore, si rrjedhojë e tkurrjes së të ardhurave të tregtimit të energjisë nga rënia e çmimeve.
Grupi “Infosoft”
Kompanitë kryesore të Grupit Infosoft kanë realizuar në total, një qarkullim vjetor prej rreth 27.2 miliardë lekësh në aktivitetin në Shqipëri në vitin 2023, me rritje vjetore 10.6%. Aktiviteti i tij kryesor në Shqipëri përfshin “Infosoft System”, “Infosoft Office”, në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe kompanitë e shpërndarjes e tregtimit në segmentin FMCG, “Inter Distribution Service”, “Interbrands” dhe “Inter Trade & Distribution” (51% të aksioneve).
Bolv Group
“Bolv Group” ka si aktivitet kryesor tregtimin me shumicë dhe pakicë të karburanteve, përmes “B O L V – O I L SHA” dhe “O L S I”. Kompania është diversifikuar dhe në tregtimin e pjesëve të automjeteve apo nxjerrjen e naftës. Të ardhurat e grupit ishin gati 20 miliardë lekë në 2023.
Së fundi, grupi është orientuar dhe në ndërtim, përmes një investimi të madh Rezidenca “Folé” që përbëhet nga 4 godina banimi, një model i ri biznesi që targeton akomodim për studentë dhe apartamente hotel për të punësuarit.
Ulaj
Vëllezërit Ulaj janë ndër më të mëdhenjtë në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, përmes kompanisë “Gener 2”. Krahas ndërtimit, janë zhvilluar dhe aktivitetet e qendrave tregtare (Aba Business Center), qiradhënies, të cilat raportohet po si pjesë e aktivitetit të “Gener 2”.
Grupi është zgjeruar dhe në energji, përmes hidrocentralit Dragobia, ndërsa ka investuar dhe në energjinë përmes diellit. Prej disa vitesh, pjesë e grupit është dhe televizioni i lajmeve “A2”, partner ekskluziv i CNN. Të ardhurat e grupit ishin 10.6 miliardë lekë në 2023.
Edil Al Group
“Edil Al Group” është grupimi i disa kompanive në fusha të ndryshme me fokus në ndërtim, media, telekomunikacion. “Concord Investment” dhe “EDIL – AL – IT” janë dy shoqëritë kryesore të përqendruara në ndërtim.
Grupi është zgjeruar dhe në turizëm, përmes ndërtimit të kompleksit rezidencial “San Pietro” dhe një holeli me 500 dhoma në Gjirin e Lalëzit, nën markën e njohur spanjolle “Melia”. Grupi ka interesa dhe në programet televizive përmes platformës me pagesë “Tring” dhe televizionit “Vizion Plus”. Të ardhurat e kompanive kryesore të grupit ishin 9.1 miliardë lekë në 2023.
Duka
Vëllezërit Duka kanë një shumëllojshmëri biznesesh, nga agro industria tek tregtimi. Shoqëria më e madhe e tyre është rrjeti i super marketeve “Eco Market Food”. Në vend të dytë është kompania e tregtimit të produkteve elektroshtëpiake “Go tech”. Grupi ka interesa dhe në prodhimin e vezëve dhe tregtimin e produkteve të ndryshme. Të ardhurat e shoqërive kryesore ishin 7.6 miliardë lekë në 2023.
Grupi EHW
Grupi EHW është ndër më të mëdhenjtë në vend me aktivitet të përqendruar në industrinë përpunuese, si përpunimi i mishit (marka EHW), prodhimi i ujit (marka “Qafshtama”) dhe vitet e fundit është zgjeruar dhe në zinxhirin e supermarketeve me aksione në “Conad”.
Prej disa vitesh, kompania publikon bilanc të konsoliduar për grupin, nën logon e EHW. Të ardhurat e grupit në 2023 ishin 7.4 miliardë lekë, pothuajse të pandryshuara nga viti i mëparshëm.
Union Financiar Grup
Union Financiar Grup është ndër grupet financiare më të mëdha me kapital vendas. Grupi përfshin “Union Bank”, “Union Financiar Tiranë”, “Landeslease”, “Paylink”.
Sipas të dhënave të bilancit, të ardhurat e grupit ishin 6.7 miliardë lekë në vitin 2023, me zgjerim vjetor prej 17%, të udhëhequra nga rritja e “Union Bank”. Kjo e fundit është më e madhja e grupit, me rreth 80% të të ardhurave në vitin 2023.
Finman
Finman ka interesa në aktivitetin e ndërtimit, me kompaninë kryesore “Alb- Star”.
Vitet e fundit grupi është zgjeruar në fushën e Hoteleri Turizëm, përmes ndërtimit të Hotel Arena (nën markën e Marriott), që raportohet si pjesë e aktivitetit të Alb Star ndërsa është investitor i “Manastiri resort”, me vila dhe apartamente luksoze, në jug të vendit, i cili nuk ka filluan ende të gjenerojë të ardhura. Kompanitë kryesore të grupit raportuan 6.4 miliardë lekë në 2023.
Shume mire.
Kjo eshte ajo qe kam shkruar vite me perpara.
Shkaterimi I socializmit nga Berisha (Ramis Alia-Nexhmie Hoxha)hodhi hapat e para te kapitalizmit shqiptar.
Shume krime u bene nga dora e zeze e sigurimit te Ramis Alise qe sot ia futin Berishes.
Berisha ka pjesen e tij ne krimet per konkurenca tregetare ku tregetare te sinqerte u munduan te hynin ne kapitalizem.
Edi Rama I legalizoi dhe u dha fuqi qe sot po bejne ligjin .
Me dashje pa dashje jane kthyer ne mafie shteterore.
Ne fakt ,ndonese eshte paradoksale ,edhe keta e kuptojne qe Rama me shume prish pune ne aktivitetin e tyre se sa ben mire.
Misioni I Rames ka perfunduar.
Eshte krijuar shtresa super e pasur.
Tani Rama e Berisha jane jashte loje.
Eshte etapa shume e rendesishme ,krijimi dhe zgjerimi I shtreses se mesme.
Po te shikoni edhe ne zgjedhjet e USA ,Harris thekson fuqizimin e shtreses se mesme.
Na kenaqe, o shoku/shoqe, sidomos me kete fjaline e fundit, qe edhe ne zgjedhjet e USA, Harris thekson fuqizimin e shtreses se mesme. Me sa duket, ose je i ri/e re dhe nuk ke si te dish se per dekada te tera kush vjen dhe kush pergatitet te vije thone ate te Harris, por mbasi mbarojne kohen e tyre atje siper ikin dhe ajo shtresa e mesme shkon nga viti ne vit ne rrokullime tatepjete….. per te mos thene ne h….le. Si te tingellon kjo?!
Po qeveria shikon se mos “falimentojnë” nga tatimet që paguajnë. Tek këto kompani ka veprimtari informale.
Ja dhe partia socialiste si punoi për rritjen e mirëqënies, 10 %e popullsisë mund të futen tek shtresa e mesme dhe 80 %e popullsisë po bëhen gjithnjë e më të dobët ekonomikisht, ndërsa pensionistët po shkojnë në mjerim.
dmth keta jane hajdutet me te medh te shqiperise.
Po të kete transparence këta bajnë evazion ma shum se gjysmen e shumës së dektaluar, miliarda euro. Spak i hetojë këta gjakpirsa.
I lumte ketyre kompanive dhe iu uroj suksese te metejshme. Por kujdes krijimin e shtreses se mesme. Polarizimi i shoqerise sjell konflikte te renda sociale. I takon kurdohere klases politike ne pushtet, veçanerisht partive te krahut te majte, qe te beje here pas here nje rishperndarje te te ardhurave per te zbutur polarizimin pasuror. Shqiperia duke pasur ne pushtet Partine Socialiste, nje parti te majte, ne tere keto vite nuk e ka bere si duhet kete rishperndarje. Perkundrazi, duke rritur pagat e disa sektoreve me synim qe te siguroje pushtetin e saj, ka rritur polarizimin pasuror. Ne kete politike ka rritur koston e jeteses dhe ka derguar ne uri te plote 700 mije pensioniste qe perbejne 40 perqind te popullesise qe jeton ne Shqiperi.
Te ben pershtypje se asnje nga keta oligarke “patriotike” shqyptare nuk ka investuar asnje lek ne prodhimin e mirefillte kombetar me TVSH te larte me perjashtim te zotit Duka qe prodhon disa veze me kompanine AIBA ne Shkozet, prandaj pavaresisht nga emerat bombastike qe i ngjisin vetes kompaniste e pasanikeve barkderra te Shqypnise te gjitha perfundojne te ndertimi i droges, alla Bashkim Ulaj&Lukuni, tel karburantet nga importi alla Kastrati&Lukuni, apo tek tregetia alla “mer dhe jep” alla Samir Mane&Lukuni te gjitha aktivitete mafioze zhvatese komuniste per fitime dhe pasurime te shpejta me origjine jane veprimtari kriminale sepse biznesi i tyre eshte i lidhur ngushte me fonde dhe prona publike qe do te thote se pasurimi i tyre vjen nga zhvatja e taksapaguesve shqyptare kryesisht, ne ortakeri me qeverine e Edi Rames, ky pasurim i oligarkeve komuniste shqyptare eshte po keshtu anti-kapitaliste ne llogjike dhe thelbin ekonomik dhe qe e kane lene prodhimin kombetar ne vend numero qe nga Koha e Qepes te Enverit dhe po i largojne te rinjte te lemerisur ne dhe te huaj duke e mbuluar kete veprimtari antikombetare me nje propagande te shemtuar enveriste me median e blere nga ana e tyre.
KY NUK ESHTE KAPITALIZEM POR KOMUNIZEM I KOPJUAR NGA RUSIA E PUTINIT
Jo me kot SPAK dhe Gjykatat e Edvinit jane PACAVURE drejtesie dhe si kopje e drejtesise se Putinit
Kapitalin e Marksit e mbanin ne zyren dhe presidenti i Gjermanise ,sigurisht per ta studiuar.Lexojeni dhe do kuptoni me shume se ” c’ eshte shoqeria kapitaliste” ne interes te kujt behet,kush e drejton.Dhe kjo shoqeria Ka plaget e veta.Si t’ha ai i paharruari…” Mbreti ,qe qeverris dyniane ,qe Ka vene taraphane ….ia di kimeme parase.Dhe veziri ,qe eshte veqil,ze sikur benet Adil e mos thote kalykil…Kadiut ti rrefec parane ters e vertit sherihane,per para shet Edhe te ane…” Oligarku ne Shqipni,eshte vete Ali e vete Kadi,jà di kimeme paraseEshte kohe e tyre.Si u bene?Nese ne bote u deshen 300 vjet,ne shqiperi per 20 vjet.Vidh te vjedhim ,shkaterroi,kap cfare te kapesh.Keto Jane motivet shtytese te kapitalit oligarkik ne shqiperi.Tani po’ hyme ne fazen e stabilizimit oligarkik,Qellimi Kryesorj i demokracise pluraliste qe vetem emrin Ka ” pluraliste”.Ne fakt te gjithe,dora a djathtes dhe dora e majtes punojne per te ushqyer trupin e oligarkise kapitaliste.
Per ate Marksin qe nuk punoi as edhe nje dite ne jeten e vet e ke fjalen ti mo Zylo, per ate Marksin qe vetem kishte zili si pasuroheshin ata qe punonin dhe vete hante qyl parate qe i jepte Engelsi, qe edhe jy ia merrte babes se vet kapitalist. Keto paret qyl i pelqenin Markist qe si grafoman nuk bente gje tjeter vecse shkruante e shkruante papushim dhe u pa si shkoi ekonomia ne ato vende qe aplikuan mender marksizmin megjithe ato perrallat e atij idiotit tjeter impotent Leninit.
Me dy tre perjashtime, pjesa tjeter e ketyre te “medhenjve” dhe pasurimi i tyre galopant vjen nga kontrabanta e produkteve baze ushqimore fillimisht, si dhe nga suporti klientelist shteteror, i lidereve te partive ne pushtet. Megjithe ujin e tepert te perroit te fjaleve te Intelektualit, ai ka te drejte kur thote se bizneset e ketyre te “medhenjve” duhet te ishin orientuar drejt prodhimit. Ka tek tuk ndonje qe ka filluar me prodhim dhe e vazhdon ate siç eshte EHW, si dhe ndonje tjeter ne prodhimin e pijeve. Importet dhe shperndarjet zene vendin e pare ne aktivitetin e ketyre kontrabandisteve te cilet e filluan aktivitetin me kontrabande dhe e vazhdojne ate sikurse jane vellezerit Duka qe kishin privatizuar portin e Durresit, jane keta qe u moren me naften, si dhe ata te cilet punuan fillimisht me elektroshtepiake.
Pjesa me e madhe e ketyre kompanive kane filluar aktivitetin qe ne fillimet e ndryshimit te sistemit, por pozitiv eshte fakti se ndryshe nga fillimet kur keta nuk raportonin dhe nuk paguanin taksat, tani kane filluar te raportojne dhe paguajne pjese te tyre. Prodhimi dhe nxitja, suporti dhe orientimi i ketyre ndermarjeve te konsoliduara drejt prodhimit duhet te jete pjese e programeve qeveritare. Jo çdo gje ne kapitalizem eshte kaos dhe zhvillim pa rregulla. Teoria e Kryeministrit qe kaosi vetrregullon tregun, e huazuar nga lloj lloj ekonomisti sharlatan, eshte e gabuar dhe vetem se merr kohe. Teoria e PPP-ve nuk di te kete dhene rezultat, dhe u be pikerisht ne ato drejtime te panevojshme dhe vetem e vetem qe kliente te Kryeministrit, antare te Kabinetit, te vidhnin me dore te lire…
Etj.Etj. Ka shume per te folur e analizuar per kete teme…
Absolutisht qe jeni i sakte ne komentin Tuaj Intelektuali. E verteta shprehet qarte ne rrjeshtat qe keni shkruar dhe perfaqson nje fenomen tipik i ndodhur ne disa nga vendet lindore qe jane afer me kushtet e Shqiperise por gjithesessi jo ne kete derxhe qe eshte Shqiperia e qe sot perfaqson oazin me te madh te korrupsionit ne Europe. E keqja me e madhe eshte qe mafia dhe shteti sot jane te unifikuara ne Shqiperi dhe eshte veshtire per te dalluar se ku fillon njera e ku mbaron tjetra. Nje situate qe e ka vene ekonomine dhe masen me te madhe te njerzeve ne piken e hallit.
Persa i perket Kryeministrit aktual ai eshte me shume “Ambasadori i Mafias ne krye te shtetit”.
Ç’mund të shkruaj dikush..!
– Tek e fundit;
Zoti është në qiell,
Leku është në tokë!
Gazeta Dita, tani ju takon qe neser te sillni shpejt renditjen e 13 me te varferve ne Shqiperi
…fillojeni me Edi Ramen qe publikisht e zyrtarisht ka deklaruar vetem 3000 Euro e nja 4 milion Leke te vjetra pasuri!