Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare
AnalizaInvestigim

CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare

Published: June 15, 2026
Shpërndaje

Nga Habjon Hasani

Pasditen e 13 qershorit 2026, një pinjoll i dinastisë financiare Rothschild, Nathanieli, mbajti për të parën herë një qëndrim publik lidhur me zonën e mbrojtur të Butrintit në Shqipëri.

Ky qëndrim publik i Nathaniel Rothschild vjen në një moment kur Shqipëria është e përmbytur në protesta anti-qeveritare për zonat e mbrojtura, një histori që ka në epiqendër kryeministrin shqiptar Edi Rama, por që përfshin familjarë të Presidentit Trump, fonde investimi nga Katari, posedues trojesh në Shqipëri të hetuar për trafik kokaine, të gjitha të shoqëruara me paranojë influencerësh online, ku rekordin deri më tani e mban Candace Owens në SHBA, e cila bën çmos që të gjithë këtë fabul ta interpretojë duke theksuar mbiemrin Rothschild, ndoshta sepse ky mbiemër ngjall sugjestion dhe të bën më interesant kur i flet një publiku që nuk e ka fare haberin ku ndodhet Shqipëria.

- Publicitet -

Ky shkrim do përpiqet të hedhë dritë mbi rolin e vërtetë të personazheve të përfshirë në këtë histori dhe do të përdorim metodën e “arsyetimit invers”; dhe ne, njësoj si Candace Owens, do ta rrëfejmë historinë duke mbajtur si pikë reference Nathaniel Rothschildin dhe rolin e tij. Në fillim fare, duhet të përcaktojmë dy boshte krejt të ndryshme ku ai lidhet me Shqipërinë dhe zonat e mbrojtura dhe do analizojmë secilin bosht më vete.

Boshti 1. – Nathaniel Rothschild si frekuentues dhe mik i Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilët janë përfshirë në investimin në Zvërnec.

Boshti 2. – Nathaniel Rothschild si pinjoll i familjes që prej 3 dekadash përkujdeset për zonën e mbrojtur të Butrintit në Shqipëri.

Screenshot

Boshti 1- Jahti, Jared, Ivanka, Edi Rama, projekti

Në korrikun e vitit 2021, ndërsa Donald Trump ishte në kuotat e tij më të ulëta politike dhe nën hetim, Nathaniel Rothschild ftoi në vilën e tij në Korfuz të Greqisë Jared Kushnerin dhe bashkëshorten e tij Ivankën për të kaluar së bashku pushimet. Një personazh i pazakontë shqiptar, mik me Nathaniel Rothschildin, i quajtur Auron Tare, kontaktoi dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që t’i bashkohej në jaht këtij grupi.

Ndryshe nga Donald Trump, në vitin 2021 Edi Rama ishte në kulmin e pushtetit të tij, ai kishte fituar mandatin e tretë në Shqipëri, në Uashington Joe Biden ishte zgjedhur President, ndërsa Edi Rama fliste në WhatsApp me ministrin e Jashtëm amerikan Blinken, të dy janë njëherësh edhe miq të George Soros.

Biseda e asaj dite në jaht duket se kishte më tepër tone formale, ndërsa në atë periudhë Jared Kushner dukej i nxitur që të kryente investime në shtetin e Serbisë. Personi që e nxiste dhe e shtynte Kushnerin që të fokusohej në Serbi ishte Richard Grenell. Disa muaj më pas, në samitin e Davosit, Edi Rama dhe Jared Kushner u takuan sërish.

Kësaj here duket se kontakti i tyre i përbashkët, Richard Grenell, kishte zgjeruar rrezen e ambicies përtej Serbisë dhe kishte koordinuar që mes tyre të bisedohej për mundësitë e investimit në turizëm në Shqipëri.

Në takimin e Davosit të vitit 2021 u përmend për herë të parë mundësia e një projekti në ishullin e Sazanit në Shqipëri. Prej këtij momenti kryeministri shqiptar Edi Rama e mbajti marrëdhënien me Jared Kushner nëpërmjet Richard Grenell dhe ky i fundit u shndërrua në nyjë të lidhjes së tyre.

Rama nuk ishte komod me Nathaniel Rothschildin dhe Auron Taren nëpër këmbë, sidomos ky i fundit dukej tepër i bezdisshëm me ato fiksacionet e veta për zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Grenell ishte tepër komod dhe i përshtatshëm, atij nuk i plas fare për arkeologjinë dhe zonat e mbrojtura, i duken budallallëqe këto gjëra, paraja dhe fitimet janë busulla e Grenell, tipar ky shumë i pëlqyeshëm për kryeministrin e Shqipërisë. Shtuar këtu edhe faktin që Grenell mbante marrëdhënie dhe ndikonte fuqimisht disa eksponentë të opozitës në Shqipëri; dhe në këtë mënyrë ishte një lloj garanti që biznesi do bëhej pa zhurmë politike.

Këmbëngulja e Ramës për të punuar me Jared Kushner nëpërmjet kanalit të Grenell, u duk ashiqare kur dy vite më vonë, Nathaniel Rothschild hodhi idenë që të ishte Auron Tare menaxher i projektit turistik të Sazanit, por ky propozim nuk mori asnjëherë përgjigje. Propozimi i Auron Tares për menaxhimin e ishullit të Sazanit nuk ishte një kapricio e Nathaniel Rothschild.

Më herët Auron Tare ishte angazhuar me dy projekte studimore për Sazanin. Projekti i parë ishte nga amerikanët e RPM Nautical Foundation. Projekti i kërkimeve nënujore 10-vjeçare me bazë në Sazan. Projekti i dytë lidhej me një projekt të shtetit francez në Sazan (Konservatori Littoral i Francës) dhe që synonte krijimin e një qëndre kërkimore shkencore të studimeve detare.

Pra ndryshe nga sa denoncon zonja Candace Owens në SHBA, sikur ishulli i Sazanit ishte një vend i harruar që nuk e njihte askush dhe një ditë të bukur Ivanka nga jahti drejtoi gishtin, në fakt ky ishull është studiuar nga institucione amerikane dhe franceze. Auron Tare i cili solli Edi Ramën në jahtin e Nathaniel Rothschild ishte pikërisht person i angazhuar në të dyja këto projekte.

Mirëpo Rama s’e donte nëpër këmbë Taren. Ai e kishte përmbushur misionin e vet, bëri prezantimin me Kushner në jaht, tani marrëdhëniet me Kushnerin do t’i menaxhonte Grenell. Diku nga viti 2024, nisën dyshimet e para për projektin e ishullit të Sazanit.

Nuk dukej se bënte shumë sens. Studimet e fizibilitetit tregonin se raporti kosto-përfitim ishte i përmbysur, fiks në këtë vit u kalua në projektin alternativ turistik të gjirit të Nartës në Zvërnec.

Territori kryesor i kësaj zone të projektit posedohej nga një personazh i quajtur Artur Shehu, i cili është zyrtarisht nën akuzë për grup të strukturuar kriminal dhe i dyshuar si drejtues i një rrjeti të trafikimit ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine. Urdhër-arrestet e prokurorisë shqiptare u lëshuan javën e kaluar, në kulmin e protestave masive që po mbahen në Tiranë për Zvërnecin. Interesimi i mediave ndërkombëtare bëri që Jared Kushner të shpjegonte si u njoh me kryeministrin Edi Rama dhe natyrshëm ai përmendi jahtin e Nathaniel Rothschild.

Ky moment aktivizoi paranojën e shumë njerëzve që dëgjuan këtë mbiemër emblematik, ç’ka vijoi me teorirat e “forcave të errëta”, kur në fakt garanti dhe nyja kyçe e marrëdhënies Kushner-Rama ka qenë Richard Grenell, sepse Edi Rama e zgjodhi kanalin e vet që prej samitit të Davosit në 2021, ai u kujdes që të mbeteshin jashtë loje Nathaniel Rothschild dhe miku i tij shqiptar Auron Tare.

Është Richard Grenell ustai i kësaj marrëdhënieje dhe ndoshta përfitues nga projekti turistik në Zvërnec. Një projekt që si rrallëherë lidh indirekt familjarët e presidentit të SHBA-ve në spirale interesash me narkotrafikantë ndërkombëtarë droge. Edi Rama dhe Richard Grenell janë ekskluzivisht dy personat që gatuan skandalin që ka shpërthyer sot në Shqipëri.

Boshti 2 – Butrinti, Familja Rothschild, kllounët Uashington-Tiranë

Kryeministri Edi Rama ndoshta ka të drejtë kur deklaron sot se ai e nisi projektin e Zvërnecit me Jared Kushner në një kohë kur nuk dihej nëse Donald Trump do përfundonte në burg apo do rizgjidhej president. Sikundër është lehtësisht e konstatueshme se kundërshtarët politikë të Trumpit, po drejtojnë prozhektorët në Shqipëri sepse po afrojnë zgjedhjet “mid-term” në SHBA.

Paçka se nuk ekziston asnjë përgjegjësi penale apo implikim i Jared Kushner me narkotrafikantët e dyshuar që posedojnë tokat, lidhja indirekte është brum i mirë për luftë politike dhe retorikë kundër Trumpit në SHBA.

Por ekziston një gjurmë ama, që vërteton katërcipërisht se Edi Rama nëpërmjet Richard Grenell ka përdorur një vizitë të Ivanka Trump për kredot e tij politike. Në Shqipëri prokuroria speciale SPAK mbështetet fuqimisht nga institucionet e SHBA-ve. Në janar 2026, SPAK po kërkonte heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe arrestimin e saj, kërkesë që Rama po përgatitej ta rrëzonte.

Në janar 2026, në kulmin e kësaj krize mes Ramës dhe prokurorisë speciale, në Shqipëri mbërrin Ivanka Trump, ishte si një mesazh i koduar, dukej sikur Rama po thoshte se SPAK-u ka ca burokratë amerikanë, ndërsa unë kam Presidentin Trump.

Është ndoshta e pamundur të gjesh një rast të ngjashëm, kur një familjar i një presidenti të SHBA-ve, të shpërdorohej në mënyrë kaq brutale për hallet personale të një kryeministri të një shteti tjetër. Vetëm Edi Rama dhe Richard Grenell mund ta ndërtonin një komedi të tillë, komedi e cila jo vetëm zhbën seriozitetin e familjes Presidenciale amerikane, por i paraqet ata si kllounë të Edi Ramës dhe Richard Grenell sa herë këta të dy kanë nevojë për cirk.

Sot, disa analistë pro-Trump mendojnë se Edi Rama mund ta ketë futur qëllimisht familjen Trump në këtë kurth, por zona arkeologjike e Butrintit në Shqipëri, e mbrojtur nga UNESCO, është një shembull që tregon se Rama më herët ka futur në të tilla spirale skandalesh edhe dinastinë financiare Rothschild.

Prej tre dekadash familja e lordit të ndjerë Jacob Rothschild përkujdeset për zonën e Butrintit. Në vitet 2020-2022 Lordi Jacob ishte shëndetlig dhe i pamundur, ndërsa Edi Rama nëpërmjet Michael Granoff (një personazh i ngjashëm me Richard Grenell), implikoi reputacionin e kësaj familjeje me projekte turistike invazive dhe të dyshuara korruptive.

Një hulumtim i mëparshëm i Hashtag.al në vitin 2022 zbardhi këtë fabul (lexoje këtu).

Michael Granoff është drejtues i AAFD (Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit), një entitet që mban flamurin e interesave amerikane.

Granoff dhe AAFD, në mënyrë spekulative lejuan që territore të mëdha të shkëputeshin nga zona e Butrintit duke i hapur rrugën fshatrave turistike. Granoff e bëri këtë lëshim sepse kryeministri Edi Rama kërkonte me çdo kusht të ndërtonte resorte në këtë zonë të mbrojtur nga UNESCO.

Krahasuar me skandalin e Zvërnecit dhe Jared Kushner, ky skandal është edhe më i rëndë sepse nëse Jared Kushner nuk mban përgjegjësi nëse qeveria ia jep certifikatën e pronësisë një të dyshuari si narkotrafikant, në rastin e Butrintit një institucion zyrtar amerikan si AAFD, u implikua në shkatërrimin e territoreve të mbrojtura nga UNESCO.

Paradoksalisht, ata politikanë liberalë e demokratë në Uashington që po shtyjnë hetimin e skandalit privat të Kushner, kur Biden drejtonte administratën amerikane, lejuan që e njëjta histori të ndodhte në Shqipëri, madje e mbështetën me mekanizma institucionalë si AAFD dhe jo në mënyrë private.

Sot Lordi Jacob nuk jeton më dhe të birit të tij Nathanielit i ka kaluar zyrtarisht kontrolli i familjes, si i tillë, ai nuk e ka më luksin të ndjekë pasionet e veta por e ka detyrim funksional të kujdeset për spektrin e gjerë të interesit të familjes së tij. Në këtë spektër përfshihet edhe zona e mbrojtur e Butrintit, në të cilën sot rezulton se janë shkëputur territore të rëndësishme dhe kjo ka bërë që më në fund edhe Nathaniel Rothschild të marrë seriozisht atë që po ndodh, sepse njësoj siç resortet e Zvërnecit po bëjnë pis emrin e familjes Trump, njësoj mund të ndodhë edhe nesër me emrin e familjes Rothschild.

Hashtag

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  • Tre të vërteta të thjeshta (për kryeministrin)
  • Iku nga Grupi i PS, Koçeku i bashkohet zyrtarisht protestës qytetare në Tiranë
  • CIRK DHE RESORTE – Si Richard Grenell dhe Edi Rama e përfshinë familjet Trump dhe Rothschild në një aferë shqiptare
  • 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes, zbardhen detaje nga të shtënat në Mirditë

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on Në kërkim për trafik droge dhe pastrim parash, historia e vilës së Ilir Shtufit ku jeton Shkëlzen Berisha
  2. Qerratai on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  3. Fjalë me vend on “Ç’doni këtu, po flet broçkulla? Kushner po arrin një m*t” – Rama nuk përmbahet me gazetaren amerikane
  4. % on Deputetja e qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku, njofton largimin nga Partia Socialiste
  5. % on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që po ndodh në Tiranë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?