Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmenden çmimet e ‘luksit’, 12 mijë lekë bamjet, 7 mijë pjeshkët, 3 mijë qershia, 2 mijë pjepri…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çmenden çmimet e ‘luksit’, 12 mijë lekë bamjet, 7 mijë pjeshkët, 3 mijë qershia, 2 mijë pjepri…
AktualitetEkonomiKryesoreShoqëri

Çmenden çmimet e ‘luksit’, 12 mijë lekë bamjet, 7 mijë pjeshkët, 3 mijë qershia, 2 mijë pjepri…

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Çmimet në vend janë ‘çmendur’ gjithandej dhe veçanërisht ato të luksit sezonal me qëllim spekulimi dhe abuziviteti. Një kilogram bamje shkon deri në 12 mijë lekë të vjetra, 7 mijë pjeshka, një kg qershi deri në 3 mijë lekë kg, deri në 2 mijë lekë kg shalqi dhe pjepër dhe më tej lista e pambarimtë, që s’i ngjason aspak periudhave të kaluara në krahasime kohore apo sezonale.

Në Shqipëri nuk është sezoni i qershive, por edhe përse qershori nuk ka ardhur, këto ditë maji, tregtarët kanë nxjerrë në tezga frytin e ndaluar për shumë që e shohin. Çmimi i qershive ka shkuar deri në 3 mijë lekë në ditët e para të tregtimit. Shumë pak kanë guxuar t’i provojnë duke blerë në sasi të vogla, ndërsa të tjerë, vetëm i shohin nga larg. Edhe në ato raste kur në treg gjen qershi vendi, janë prodhime të dala nga kultivimi në sera, një mënyrë kjo për të përftuar prodhimin më herët e për të shitur më shtrenjtë. Ndaj në tregun e fruta-perimeve te Pazari i Ri në Tiranë, këtë frut e gjejmë me çmime të ndryshme nga 700 lekë-1200 lekë. Edhe në këtë rast, tregtarët kanë shfrytëzuar çmimin e lartë të qershisë së importit, duke ofruar një alternativë më të mirë, por sërish shumë të shtrenjtë për xhepat e konsumatorëve. Çmimin e mbajnë të fshehtë duke mos e afishuar mbi produkt, por kur i pyet se sa kushton nuk hezitojnë të përgjigjen. Ndryshe ndodh në tregun e Uzinës Dinamo. Nisur nga çmimi i lartë, tregtarët kanë zgjedhur të mos e kenë fare në tezga. “Pritet që edhe qershia jonë kur të dali ngaqë i ftohti ka ardhur pas kohe mund t’i ketë prish dhe nuk plotëson kushtet e prodhimit , domethënë nuk e plotëson sasinë për treg. Kështu që pritet me qenë çmimi I lartë. Aq më pak sasinë prodhim dhe aq më shumë çmimi është I lartë. Nuk parashikohet të bie poshtë 2500-300 lekë edhe kur të dali qershia jonë nga Dibra, veriu , Korça e Elbasani. Blerjet janë të pakta dhe hanë 10% e popullsisë , kush ka lekë, këto me rrogat të ulëta mund të marrin gjysmë kg ose pak për ndonjë fëmijë apo të sëmurë.”- tha Gëzim Gjoni.

Me këtë çmim të lartë, qershia nuk është në listën e pensionistëve. Por edhe produkte të tjera ushqimore, si patatja, specat dhe bamjet, hezitojnë t’i blejnë, pasi siç tregojnë çmimet e rritura, janë gati të papërballueshme për pensionin e tyre. “Çmimet për pensionistët janë të larta. Ja shkojmë tek këta150 lekë. Unë pasionin e kam 20 mijë lekë dhe shkoj atje ku janë gjërat më të mira.”- tha një shitës. “Patatja e shtrenjtë shumë.”- u shpreh një tjetër. “Me rrogat e nivelin e jetesës dhe me asistencat që ka ky popull tepër të ulëta më vjen shumë keq që jemi shumë shumë lartë me çmimet. Të bëhet qepa 130 lekë në Shqipëri në një kohë që është derdhur në lumë atje, 110 lekë patatja. Nuk e di ku do arrij”, tha një shitës.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese
  • “E keni kokën e mbushur plot me gënjeshtra”, Rama përplaset me gazetaren nga Rumania
  • MPJ e Iranit këshillon Ramën “të qetësohet”: Trego respekt për popullin tënd, mos na përdor ne si kokë turku
  • Zbardhet zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, u mor peng dhe dyshohet se është ekzekutuar

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  2. nastradini on Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  3. Shko mër debil on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Bruno on Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  5. Toni on Rama kapet sërish me influenceret: Nxisin racizëm ndaj emigrantëve filipinezë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?