Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmenduri në Botëror: Anglia mbyll epokën e Deshamp me “tenis”, 6-4 ndaj Francës për vendin e tretë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çmenduri në Botëror: Anglia mbyll epokën e Deshamp me “tenis”, 6-4 ndaj Francës për vendin e tretë
AktualitetSport

Çmenduri në Botëror: Anglia mbyll epokën e Deshamp me “tenis”, 6-4 ndaj Francës për vendin e tretë

Published: July 19, 2026
Shpërndaje

Nga Dorin Xhima

Një “luftë” e vërtetë me 10 gola dhe emocione deri në sekondën e fundit! Anglia mposht Francën 6-4 në Miami dhe rrëmben medaljen e bronztë në këtë Botëror. “Tre Luanët” fluturuan në 4-0 në pjesën e parë, por një reagim i frikshëm i francezëve të udhëhequr nga Mbappe e çoi ndeshjen në prag të çmendurisë (4-3 dhe 5-4). Në fund, klasit të Bukayo Saka (autor i tre golave) dhe një perle individuale nga Jude Bellingham i dhanë fund dramës, duke i shkaktuar një humbje të hidhur Didier Deschamps në ndeshjen e tij të fundit si trajner i Francës

Anglia e ka mbyllur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës, duke triumfuar 6-4 ndaj Francës në ndeshjen për vendin e tretë. Spektakli i zhvilluar në Miami dhuroi plot 10 gola dhe emocione deri në sekondat e fundit.

- Publicitet -

“Tre Luanët” e nisën sfidën në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e tretë. Deklan Rajs lëshoi një goditje të fuqishme nga distanca, e cila përfundoi në rrjetë për 1-0.

Mesfushori anglez ishte sërish protagonist në minutën e 18-të, këtë herë si autor i asistit për Ezri Konsa, i cili me një goditje me kokë dyfishoi shifrat.

Dominimi i skuadrës së Tomas Tuhel vazhdoi në pjesën e parë. Në minutën e 37-të, Markus Rashford shërbeu për Bukajo Saka, i cili realizoi golin e tretë, ndërsa në kohën shtesë të fraksionit të parë sulmuesi i Arsenalit shënoi edhe golin e dytë personal, duke e dërguar Anglinë në pushim me avantazhin e thellë 4-0.

Franca reagoi menjëherë pas rikthimit në fushë. Kilian Mbape ngushtoi diferencën në minutën e 48-të pas asistit të Majkëll Olize, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë Bredli Barkola realizoi për 4-2.

“Gjelat” besuan te përmbysja kur Mbape shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 66-të, duke e çuar rezultatin në 4-3.

Megjithatë, në minutën e 85-të Anglia fitoi një penallti pas ndërhyrjes së Malo Gusto ndaj Djed Spens. Nga pika e bardhë, Bukajo Saka nuk gaboi, kompletoi tripletën personale dhe riktheu diferencën në dy gola.

Drama vazhdoi edhe në shtesë. Osmane Dembele shënoi në minutën e 96-të për 5-4, duke i dhënë Francës shpresë për një barazim të minutave të fundit. Por vetëm dy minuta më vonë, Xhud Belingam realizoi një aksion fantastik individual, kaloi disa mbrojtës dhe vulosi fitoren 6-4 të anglezëve.

Falë këtij suksesi, Anglia e mbyll Botërorinnë vendin e tretë dhe siguron medaljen e bronztë, ndërsa Franca renditet e katërta në turne. Kjo ishte njëkohësisht edhe ndeshja e fundit e Didie Deshamp në stolin e përfaqësueses franceze.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    July 19, 2026 at 6:37 am

    Ishte cirk.

    Reply
  • Fjalë me vend says:
    July 19, 2026 at 7:47 am

    Ishte pingpong.

    Reply
  • Detari says:
    July 19, 2026 at 10:16 am

    0 interes

    Reply
  • Fjala says:
    July 19, 2026 at 12:52 pm

    Ata talleshin mbreme, veçse treguan se loja e futbollit, eshte loja e hapur per te tregut bukurine e tij. Gjithe kampionati ishte mbyllur ne porte dhe kundersulmo kush te rrase violon.

    Reply
  • Andi says:
    July 19, 2026 at 2:12 pm

    Thjesht tallje…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë
  • Orët e etheve në Hagë për shtabin e UÇK-së
  • 16 shtatori i Konferencës së Pezës
  • Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Komentet e Fundit

  1. i lir on Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  2. xnxx.health on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  3. i lir on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  4. Jim on Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  5. PO , PO on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?