Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çmimet e UEFA-s, City i rrëmben të gjitha! Guardiola trajneri më i mirë, Haland lë pas Messin dhe shokun e skuadrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Çmimet e UEFA-s, City i rrëmben të gjitha! Guardiola trajneri më i mirë, Haland lë pas Messin dhe shokun e skuadrës
AktualitetPikanteSport

Çmimet e UEFA-s, City i rrëmben të gjitha! Guardiola trajneri më i mirë, Haland lë pas Messin dhe shokun e skuadrës

Published: August 31, 2023
Shpërndaje

Pep Guardiola i Manchester Cityt është shpallur trajneri i vitit 2022/23 nga UEFA. 52-vjeçari spanjoll fitoi konkurrencën me Simone Inzaghin e Interit dhe Luciano Spallettin e Napolit.

Skuadra e Guardiolës e mbylli sezonin me sukses të trefishtë: në Premier League, FA Cup dhe UEFA Champions League. Kupa me veshë të mëdhenj u fitua për herë të parë në histori nga “qytetarët”.

Ky ishte triumfi i tretë i Guardiolës në Champios (pa dy sukseseve me Barcelonën), duke e bërë atë vetëm trajnerin e katërt që e prek këtë arritje.

- Publicitet -

Nën drejtimin e Guardiolës, City ka fituar 13 trofe madhorë, duke përfshirë pesë tituj kampion në gjashtë sezonet e fundit në Premier League. Së fundmi, Citizens fituan Superkupën e Europës për herë të parë më 16 gusht, duke e bërë spanjollin trajnerin e parë që e fiton trofeun me tri klube të ndryshme.

 

Rezultati i votimit:

1 Josep Guardiola (Manchester City)

2 Luciano Spalletti (Napoli)

3 Simone Inzaghi (Inter)

4 Roberto De Zerbi (Brighton)

5 Mikel Arteta (Arsenal)

6 Zlatko Dalić (Kroaci)

7 José Luis Mendilibar (Sevilla)

8 Didier Deschamps (Francë)

9 David Moyes (West Ham)

10 Franck Haise (Lent)

 

Haland i pari, Messi i dyti, De Bruyne plotëson podiumin!

Nuk kishte sit ë ndodhte ndryshe: Erling Haaland fiton çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA. 23-vjeçari ishte i pamëshirshëm para portës, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës arriti triumfin e trefishtë: Premier League, FA Cup dhe UEFA Champions League.

Haaland e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë në të dyja garat, duke shënuar 12 në Champions dhe 36 në Premier League.

Norvegjezi mposhti konkurrencën e shokut të skuadrës, Kevin De Bruyne, dhe të Lionel Messit.

“Ylli” norvegjez u bë gjithashtu lojtari më i ri dhe më i shpejtë për të arritur në shifrën e 35 gola në Ligën e Kampionëve në total.

 

Rezultati i votimit:

1 Erling Haaland (Norvegji dhe Manchester City)

2 Lionel Messi (Argjentinë dhe Paris, tani në Inter Miami)

3 Kevin De Bruyne (Belgjikë dhe Manchester City)

4 İlkay Gündoğan (Gjermani dhe Manchester City, tani në Barcelonë)

5 Rodri (Spanjë dhe Manchester City)

6 Kylian Mbappé (Francë dhe Paris)

7 Luka Modriç (Kroaci dhe Real Madrid)

8 Marcelo Brozović (Kroaci dhe Inter, tani në Al Nassr)

9 Declan Rice (Angli dhe West Ham, tani në Arsenal)

10 Alexis Mac Allister (Argjentinë & Brighton, tani në Liverpool)

11 Jesús Navas (Spanjë dhe Sevilla)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?